Seksioni IX Vepra penale në fushën e falimentit

Neni 193 Falimentimi i provokuar 

Çuarja me dashje e personit juridik në gjendjen e falimentimit dënohet me  gjobë ose me  burgim gjer në tre vjet. 

Neni 194 Fshehja e gjendjes së falimentimit   

Hyrja në marrëdhënie ekonomike tregtare me të  tretët nga ana e personit juridik, me qëllim të fshehë gjendjen e falimentimit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.   

Neni 195 Fshehja e pasurisë pas falimentimit 

Fshehja e pasurisë pas falimentimit të personit juridik, me qëllim që t’u shmanget pasojave të tij, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në shtatë vjet.

Neni 196 Shkelja e detyrimeve

Shkelja nga ana e personit juridik të detyrimeve që rëndojnë mbi të me rastin e falimentimit, përbën kundërvajtje penale  dhe dënohet me  gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

Pjesa e posaçme

  • Asnjë vlerësim. Bëhu i pari që e jep atë!