Seksioni IV/1 Vepra penale në lidhje me ushtrimin e veprimtarive bankare

(Shtuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012, neni 25)

Neni 170/c Ushtrimi pa licencë i veprimtarisë bankare

(Shtuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012, neni 25)

Ushtrimi i veprimtarisë bankare nga persona që nuk janë të licencuar për këtë qëllim, sipas legjislacionit bankar në fuqi, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

Po kjo vepër, kur i ka shkaktuar pasoja të rënda interesave shtetërorë ose atyre të shtetasve, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në shtatë vjet.

Neni 170/ç Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare

(Shtuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012, neni 25)

Ushtrimi i një ose disa veprimtarive financiare të ndryshme nga veprimtaria bankare, nga persona që nuk janë të licencuar për këtë qëllim, sipas legjislacionit bankar dhe/ose financiar në fuqi, dënohet me gjobë ose burgim gjer në tre vjet. Po kjo vepër, kur i ka shkaktuar pasoja të rënda interesave shtetërorë ose atyre të shtetasve, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.

Pjesa e posaçme

  • Asnjë vlerësim. Bëhu i pari që e jep atë!