SeksioniX Vepra penale kundër lirisë së besimit

Neni 131 Pengimi i veprimtarive  të organizatave fetare

Ndalimi i veprimtarive të organizatave fetare,  si dhe krijimi i pengesave për ushtrimin e lirë të veprimtarive të tyre, dënohet me gjobë  ose me burgim gjer në tre vjet.

Neni 132 Shkatërrimi ose dëmtimi i objekteve të kultit

Shkatërrimi ose dëmtimi me dashje i  objekteve të  kultit, kur ka shkaktuar humbjen plotësisht ose pjesërisht të vlerave të tyre, dënohet me  gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

Neni 133 Pengimi i ceremonive fetare

Ndalimi ose krijimi i pengesave që u bëhen personave për të marrë pjesë në ceremonitë fetare, si dhe për të  shprehur lirisht bindjet fetare, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

Pjesa e posaçme

  • Asnjë vlerësim. Bëhu i pari që e jep atë!