Seksioni I Krime kundër jetës të kryera me dashje

Neni 76 Vrasja me dashje

Vrasja e kryer me dashje dënohet me  burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.

Neni 77 Vrasja me dashje në lidhje me një krim tjetër

(Ndryshuar me ligjin nr.   8733, datë 24.1.2001, neni 9)

Vrasja me dashje, që paraprin, shoqëron, fsheh  ose pason një krim tjetër, dënohet me burgim jo më pak se njëzet vjet. 

Neni 78 Vrasja me paramendim

(Ndryshuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001, neni 10;  shtesë në paragrafin e dytë me  ligjin nr. 9686, datë 26.2.2007, neni 7; ndryshuar paragrafi i dytë  me ligjin nr. 144, datë 2.5.2013, neni 14)

Vrasja me paramendim dënohet me burgim nga  pesëmbëdhjetë gjer në njëzet e pesë vjet. Vrasja e kryer për interes apo hakmarrje dënohet  me burgim jo më pak se njëzet vjet ose me burgim të përjetshëm.

Neni 78/a Vrasja për gjakmarrje

(Shtuar me ligjin nr. 144, datë 2.5.2013, neni 15)

Vrasja me dashje për gjakmarrje dënohet me burgim jo më pak  se tridhjetë vjet ose me  burgim të përjetshëm.

Neni 79 Vrasja në rrethana të tjera cilësuese

(Ndryshuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001, neni 11;  ndryshuar shkronja “c” me  ligjin nr. 9275, datë 16.9.2004, neni 9; shtuar nenet 79/a,  79/b, 79/c me ligjin nr. 144, datë  2.5.2013, neni 16; shfuqizuar shkronja “c” me ligjin nr. 144, datë 2.5.2013, neni 48)

Vrasja me dashje e kryer:
a) ndaj të miturit;
b) ndaj personit me mangësi fizike ose  psikike, të sëmurë rëndë ose shtatzënë, kur cilësitë e viktimës janë të dukshme ose të njohura;
c) shfuqizuar;
ç) ndaj kallëzuesit, dëshmitarit, të dëmtuarit ose palëve të tjera ndërgjyqëse;
d) më shumë se një herë;
dh) kundër dy ose më shumë personave;
e) në mënyrë të tillë që i shkakton mundime të veçanta viktimës;
ë) në mënyrë  të rrezikshme për jetën  e shumë personave, dënohet me burgim jo më pak se njëzet vjet ose me burgim të përjetshëm.

Neni 79/a Vrasja e funksionarëve publikë

(Shtuar me ligjin nr.  144/2013)

Vrasja me dashje e deputetit, gjyqtarit, prokurorit, avokatit, ushtarakut apo  e funksionarëve të tjerë publikë, gjatë detyrës ose për shkak të saj,  kur cilësitë e viktimës janë të dukshme ose të njohura, dënohet me burgim jo më pak se tridhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm.

Neni 79/b Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit

(Shtuar me ligjin nr.  144/2013)

Vrasja me dashje e punonjësve të Policisë së Shtetit, gjatë detyrës ose për shkak të saj, kur cilësitë e viktimës janë të dukshme ose të njohura, dënohet me burgim  jo më pak se tridhjetë vjet ose me burgim të përjetshëm.

Neni 79/c Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare

(Shtuar me ligjin nr.  144/2013)

Vrasja me dashje e personit që është bashkëshort, ish-bashkëshort, bashkëjetues apo ishbashkëjetues,  gjini e afërt ose krushqi e afërt me autorin e veprës  penale,  dënohet me burgim jo më pak se njëzet vjet ose me burgim të përjetshëm.

Neni 80

Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje dënohet me burgim gjer në pesë vjet.

Neni 81 Vrasja e foshnjës

(Ndryshuar fjalët me ligjin nr.  144, datë 2.5.2013, neni 17)

Vrasja e foshnjës e kryer me dashje nga nëna,  menjëherë pas lindjes, dënohet me burgim deri në pesë vjet.

Neni 82 Vrasja e kryer në gjendje të tronditjes së fortë psikike

Vrasja me dashje e kryer  në gjendje të tronditjes së  fortë psikike të çastit shkaktuar nga dhuna ose fyerja e rëndë e viktimës dënohet me burgim gjer në tetë vjet.

Neni 83 Vrasja e kryer me kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme

Vrasja e kryer në kushtet e kapërcimit të kufijve të mbrojtjes së nevojshme dënohet me burgim gjer në shtatë vjet.

Neni 83/a Kanosja serioze për hakmarrje ose për gjakmarrje

(Shtuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001, neni 12;  ndryshuar me ligjin nr. 9686, datë 26.2.2007, neni 8; pjesa që parashikon edhe dënimin me gjobë,  si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim, shfuqizohet me ligjin nr. 144, datë 2.5.2013, neni 48)

Kanosja serioze për hakmarrje ose gjakmarrje, që  i bëhet një personi për t’u mbyllur në  shtëpi, dënohet me  burgim deri në tre vjet.

Neni 83/b Nxitja për gjakmarrje

(Shtuar me ligjin nr. 9686, datë 26.2.2007, neni 9; pjesa  që parashikon edhe dënimin me  gjobë, si dënim kryesor, krahas dënimit me burgim, shfuqizohet me  ligjin nr. 144, datë 2.5.2013, neni 48)

Nxitja e të tjerëve për hakmarrje ose gjakmarrje,  kur nuk përbën vepër tjetër penale, dënohet me burgim deri në tre vjet.

Neni 84 Kanosja

Kanosja serioze për vrasje ose për plagosje të rëndë që i bëhet një personi, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

Neni 84/a Kanosja me  motive racizimi dhe ksenofobie nëpërmjet sistemit kompjuterik

(Shtuar me ligjin nr. 10 023,  datë 27.11.2008, neni 12)

Kanosja serioze për vrasje ose plagosje të rëndë, që  i bëhet një personi, nëpërmjet sistemeve kompjuterike, për shkak përkatësie etnike, kombësie, race apo feje, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.

Pjesa e posaçme

Dispozitë kalimtare dhe treguesi alfabetik i Kodit Penal
  • Asnjë vlerësim. Bëhu i pari që e jep atë!

Komentet

  • best web hosting 2020

    1 best web hosting 2020 Më 31/08/2020

    Definitely believe that which you said. Your favorite
    justification appeared to be on the net the simplest
    thing to be aware of. I say to you, I definitely get annoyed while people consider worries that they just
    don't know about. You managed to hit the nail upon the top and defined out the whole thing without having side effect
    , people could take a signal. Will probably be
    back to get more. Thanks
  • cheap flights

    2 cheap flights Më 28/08/2020

    Hi! I've been following your blog for a long time now and finally got the courage to go ahead
    and give you a shout out from Humble Texas! Just wanted
    to say keep up the fantastic job!
  • cheap flights

    3 cheap flights Më 27/08/2020

    Saved as a favorite, I like your website!
  • cheap flights

    4 cheap flights Më 27/08/2020

    Thanks for the auspicious writeup. It in truth was a
    entertainment account it. Look complex to far
    introduced agreeable from you! However, how could we keep up a correspondence?
    cheap flights 34pIoq5
  • cheap flights

    5 cheap flights Më 26/08/2020

    Hi there, the whole thing is going perfectly here and
    ofcourse every one is sharing data, that's genuinely fine,
    keep up writing.
  • cheap flights

    6 cheap flights Më 26/08/2020

    Hi there everyone, it's my first pay a visit at this site, and piece
    of writing is genuinely fruitful in support
    of me, keep up posting such posts. cheap flights y2yxvvfw
  • cheap flights

    7 cheap flights Më 24/08/2020

    Thank you for the auspicious writeup. It in fact was a amusement account it.
    Look advanced to far added agreeable from you! However, how can we communicate?
  • adreamoftrains best web hosting company

    8 adreamoftrains best web hosting company Më 12/08/2020

    I'm not sure where you're getting your info, but great topic.
    I needs to spend some time learning much more or understanding more.

    Thanks for wonderful info I was looking for this info for my mission. adreamoftrains hosting services
  • hosting services

    9 hosting services Më 10/08/2020

    If some one wants expert view concerning running a blog after that
    i recommend him/her to visit this website, Keep
    up the nice job.
  • website hosting companies

    10 website hosting companies Më 10/08/2020

    Sweet blog! I found it while searching on Yahoo News.
    Do you have any suggestions on how to get listed in Yahoo
    News? I've been trying for a while but I never seem to get
    there! Appreciate it

Shto një koment