Kreu VII - Alternativat e dënimit me burgim

Neni 58 Gjysmëliria

(Ndryshuar me ligjin nr. 10023, datë 27.11.2008, neni 2)

Për dënimin deri në një vit burgim, gjykata, për shkak të detyrimeve të personit të dënuar për punën, arsimin, kualifikimin ose aftësimin profesional, përgjegjësitë thelbësore familjare apo për nevojën për trajtim ose rehabilitim mjekësor, mund të vendosë ekzekutimin e vendimit me burgim me gjysmëliri.

Personi i dënuar, që vuan dënimin me gjysmëliri, është i detyruar te kthehet në burg, pasi të ketë kryer detyrimet jashtë burgut, brenda periudhës kohore të përcaktuar nga gjykata.

Kur personi i dënuar nuk përmbush detyrimet, sipas këtij neni, zbatohet neni 62 i këtij Kodi.

Neni 59 - Pezullimi i ekzekutimit të vendimit me burgim dhe vënia në provë

(Ndryshuar me ligjin nr. 10023, datë 27.11.2008, neni 3)

Për shkak të rrezikshmërisë së paktë të personit, moshës, kushteve shëndetësore apo mendore, mënyrës së jetesës dhe të nevojave, veçanërisht atyre që lidhen me familjen, shkollimin ose punën, rrethanave të kryerjes së veprës penale, si dhe të sjelljes pas kryerjes së veprës penale, gjykata, kur jep dënim me burg deri në pes ̧ vjet, mund të urdhëroj ̧ që i dënuari të mbajë kontakte me shërbimin e provës dhe të vihet në provë, duke pezulluar ekzekutimin e dënimit, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale.

Gjykata urdhëron që i dënuari të përmbushë një apo më shume detyrime, të parashikuara në nenin 60 të këtij Kodi.

Afati i provës është 18 muaj deri në 5 vjet.

Nëse i dënuari nuk mban kontakte me shërbimin e provës apo nuk përmbush detyrimet e parashikuara në nenin 60, siç është urdhëruar nga gjykata, gjykata vendos zëvendësimin e dënimit të parë me një dënim tjetër, zgjatjen e afatit të mbikëqyrjes, brenda periudhës së provës, ose revokimin e pezullimit të ekzekutimit të vendimit.

Neni 59/a Qëndrimi në shtëpi

(Shtuar me ligjin nr. 10 023, datë 27.11.2008, neni 4; shtuar paragrafi i dytë me ligjin nr. 144, datë 2.5.2013, neni 10)

Për dënimet me burgim deri në dy vjet ose kur kjo kohë është pjesë e mbetur e dënimit, sipas një vendimi për një periudhë më të gjatë burgimi, gjykata mund të vendosë vuajtjen e dënimit të dhënë me qëndrimin në shtëpi të të dënuarit, në një shtëpi tjetër private apo në një qendër të kujdesit dhe të shëndetit publik, kur ekzistojnë rrethanat e mëposhtme:

a) Për gratë shtatzëna ose nëna me fëmijë, nën moshën 10 vjeç, që jetojnë me të.
b) Për baballarët, që kanë përgjegjësi prindërore për fëmijën, që jeton me të, nën moshën 10 vjeç, kur nëna e tij ka vdekur apo është e pazonja për t’u kujdesur për të.
c) Për persona, në kushte të rënda shëndetësore, që kërkojnë kujdes të vazhdueshëm nga shërbimi shëndetësor, jashtë burgut.
ç) Për personat mbi 60 vjeç, që janë të paaftë nga ana shëndetësore.
d) Për të rinj, nën moshën 21 vjeç, me nevoja të dokumentuara shëndetësore, studimore, të punës apo përgjegjësive familjare.

 

Gjykata, në rrethanat e parashikuara në shkronjat “a” dhe “b” të paragrafit të parë të këtij neni, nuk mund të vendosë vuajtjen e dënimit të dhënë me qëndrim në shtëpi, të dënuarve që kanë kryer një krim ndaj bashkëshortit, bashkëjetuesit apo fëmijës së tij.

Gjykata mund të lejojë personat e dënuar me qëndrim në shtëpi të largohen nga vendbanimi, për plotësimin e nevojave të domosdoshme familjare, për t’u angazhuar në veprimtari pune, edukimi apo arsimimi ose për programe rehabilitimi, për të cilat shërbimi i provës është dakord.

Në këtë rast gjykata përcakton masat që duhet të marrë shërbimi i provës.

Gjykata revokon qëndrimin në shtëpi dhe e zëvendëson atë me një ndëshkim tjetër, kur nuk ekzistojnë më kushtet e parashikuara në paragrafin e parë të këtij neni. Në qoftë se personi i dënuar largohet pa autorizimin e gjykatës nga vendbanimi apo shkel detyrimet e caktuara në vendimin e gjykatës, zbatohet neni 62 i këtij Kodi.

Neni 60 - Detyrimet e të dënuarit të vënë në provë

(Ndryshuar me ligjin nr. 10 023, datë 27.11.2008, neni 5)

I dënuari i vënë në provë, mund të detyrohet nga gjykata të plotësojë një apo më tepër prej detyrimeve të mëposhtme:

  1.  Të ushtrojë një veprimtari profesionale ose të marrë një arsim apo formim profesional.
  2.  Shfrytëzimi i pagës dhe i të ardhurave të tjera ose i pasurisë për përmbushjen e detyrimeve financiare.
  3.  Të riparojë dëmin civil të shkaktuar.
  4.  Të ndalohet të drejtojë automjete të caktuara.
  5.  Të mos ushtrojë veprimtari profesionale kur vepra penale ka lidhje me këtë veprimtari.
  6.  Të mos frekuentojë vende të caktuara.
  7.  Të mos frekuentojë lokale që shërbejnë pije alkoolike.
  8.  Të qëndrojë në banesën e tij në orare të caktuara.
  9.  Të mos shoqërohet me persona të caktuar, kryesisht me të dënuar apo bashkëpunëtorët e veprës penale.
  10.  Të mos zotërojë, mbajë apo përdorë armë.
  11.  Mjekimi ose rehabilitimi në një institucion shëndetësor ose nënshtrimi në një program të trajtimit, mjekësor apo rehabilitues.
  12.  Heqja dorë nga përdorimi i alkoolit ose drogës.

Në përcaktimin e detyrimeve për të dënuarin, gjykata merr parasysh moshën e të dënuarit, gjendjen mendore, mënyrën e jetesës dhe nevojat e tij, veçanërisht ato të lidhura me familjen, edukimin ose punën, motivet e kryerjes së veprës penale, qëndrimin pas kryerjes së veprës penale, si dhe rrethana të tjera, që ndikojnë në vendosjen e detyrimeve, sipas këtij neni dhe mbikëqyrjen e tyre.

Neni 60/a - Detyrimi për të hequr dorë nga përdorimi i alkoolit ose drogës

(Shtuar me ligjin nr. 144, datë 2.5.2013, neni 11)

Gjykata, ndaj të dënuarit të vënë në provë, i cili është në kushtet e varësisë kronike ndaj alkoolit apo lëndëve narkotike, vendos detyrimin për t’iu nënshtruar trajtimeve mjekësore për heqjen dorë nga përdorimi i alkoolit apo drogës.

Trajtimi mjekësor për heqjen dorë nga përdorimi i alkoolit apo drogës bëhet në institucionin mjekësor të specializuar, sipas përcaktimit që bën Ministria e Shëndetësisë, në bazë të kërkesës së shërbimit të provës.

Shërbimi i provës mbikëqyr ekzekutimin e vendimit të gjykatës dhe i raporton menjëherë prokurorit, kur personi i dënuar nuk përmbush detyrimin e vendosur.

Neni 61 - Detyrimet e të dënuarit gjatë kohës së provës

(Ndryshuar me ligjin nr. 10023, datë 27.12.2008, neni 6)

Gjatë kohës së provës i dënuari është i detyruar:

a) të paraqitet rregullisht dhe të informojë në vazhdimësi shërbimin e provës për përmbushjen e kushteve dhe detyrimeve të caktuara nga gjykata;

b) të marrë pëlqimin nga shërbimi i provës për ndryshimin e vendbanimit, qendrës së punës apo për lëvizjet e shpeshta brenda vendit.

Neni 62 - Shkelja e kushteve dhe e detyri meve gjatë kohës së provës

(Ndryshuar me ligjin nr. 10023, datë 27.11.2008, neni 7)

Nëse i dënuari, gjatë afatit të provës, kryen një vepër tjetër penale, gjykata mund të ndryshojë detyrimet që ka vendosur, ta zëvendësojë dënimin e dhënë me një dënim tjetër, apo ta revokojë, tërësisht ose pjesërisht, vendimin e pezullimit.

Nëse i dënuari, gjatë afatit të provës, shkel kushtet ose detyrimet që i janë vendosur, shërbimi i provës i raporton menjëherë prokurorit.

Për shkelje të lehta dhe për herë të parë të kushteve ose të detyrimeve që i janë vendosur nga gjykata, prokurori ka të drejtë të japë paralajmërim, i cili regjistrohet në dosjen personale të të dënuarit.

Për shkelje të rënda ose të përsëritura, prokurori i kërkon gjykatës ndryshimin e detyrimit të vendosur, shtimin e detyrimeve të tjera, zëvendësimin e tyre me një sanksion tjetër, ose revokimin evendimit të pezullimit të dënimit dhe vuajtjen e pjesës së mbetur të dënimit në burg.

Neni 63 - Pezullimi i ekzekutimit të vendimit me burgim dhe detyrimi për kryerjen e një pune në interes publik

(Ndryshuar me ligjin nr. 10023, datë 27.11.2008, neni 8)

Gjykata, për shkak të rrezikshmërisë së pakët të personit dhe të rrethanave të kryerjes së veprës penale, kur ka caktuar një dënim gjer në një vit burgim, mund të vendosë pezullimin e ekzekutimit të vendimit me burgim dhe zëvendësimin e tij me detyrimin që i dënuari të përmbushë një punë në interes publik.

Puna me interes publik nënkupton kryerjen nga i dënuari të një pune, me pëlqimin e tij dhe pa shpërblim, në favor të interesit publik apo shoqatës së caktuar në vendimin e gjykatës, për një kohë nga dyzet deri në dyqind e dyzet orë.

Ky detyrim nuk mund të vendoset kur i dënuari refuzon pezullimin në seancë gjyqësore.

Puna në interes publik kryhet brenda afatit prej gjashtë muajsh.

Në vendimin e saj gjykata përcakton numrin e orëve të punës dhe detyrimin që i dënuari të mbajë kontakte me shërbimin e provës. Shërbimi i provës vendos llojin e punës që do të kryhet, përcakton vendin e kryerjes së punës dhe ditët e javës kur do të kryhet ajo, duke pasur parasysh, për aq sa është e mundur, punësimin e rregullt të të dënuarit apo detyrimet e tij familjare. Kohëzgjatja e punës me interes publik nuk i kalon tetë orë në ditë.

Pas përfundimit të punës, dënimi konsiderohet i paqenë.

Nëse i dënuari nuk kryen punën me interes publik, nuk mban kontakte me shërbimin e provës apo shkel kushtet ose detyrimet e tjera, të vendosura nga gjykata, prokurori informon menjëherë gjykatën. Gjykata, në këtë rast, vendos sipas nenit 62 të këtij Kodi.

Neni 64 - Lirimi me kusht

(Ndryshuar me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001, neni 7; ndryshuar me ligjin nr. 10 023, datë 27.11.2008, neni 9; shtuar fjalët në paragrafin e tretë me ligjin nr. 144, datë 2.5.2013, neni 12)

I dënuari me burgim mund të lirohet me kusht, nga vuajtja e dënimit vetëm për arsye të veçanta, nëse me sjelljen dhe punën e tij tregon se me dënimin e vuajtur i është arritur qëllimit për edukimin e tij, si dhe të ketë vuajtur:

- jo më pak se gjysmën e dënimit të dhënë për kundërvajtje penale;

- jo më pak se dy të tretat e dënimit të dhënë për krime me masa dënimi gjer në pesë vjet burgim;

- jo më pak se tre të katërtat e dënimit të dhënë për krime me masa dënimi nga pesë gjer në njëzet e pesë vjet burgim.

Në masën e dënimit të vuajtur nuk llogaritet koha e përfituar me amnisti ose falje.

Nuk lejohet lirimi me kusht për të dënuarin përsëritës për krime të kryera me dashje si dhe për të dënuarit për kryerjen e veprave penale të parashikuara në nenet 78/a, 79/a, 79/b, 79/c apo paragrafi i tretë i nenit 100.

Lirimi me kusht revokohet nga gjykata, kur i dënuari për një vepër penale të kryer me dashje, gjatë kohës së kushtit, kryen një vepër tjetër penale me dashje, duke u zbatuar dispozitat për bashkimin e dënimeve.

Neni 65

(Ndryshuar paragrafi I, II me ligjin nr. 10 023, datë 27.11.2008, neni 10)

Nuk lejohet lirimi me kusht për të dënuarin me burgim të përjetshëm.

Vetëm në raste të jashtëzakonshme i dënuari me burgim të përjetshëm mund të lirohet me kusht kur:

Ka vuajtur jo më pak se njëzet e pesë vjet burgim dhe, gjatë vuajtjes së dënimit ka mbajtur sjellje shembullore dhe çmohet se i është arritur qëllimit të dënimit për edukimin e tij.

Neni 65/a - Periudha e sigurisë

(Shtuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012, neni 9)

Gjykata, në dhënien e vendimit, mund të vendosë edhe caktimin e një periudhe sigurie, gjatë së cilës nuk lejohet zbatimi i nenit 64 të këtij Kodi, në rastet kur ekziston një nga këto rrethana:

a) vepra penale, masa e dënimit të së cilës është mbi pesë vjet;

b) kryerja e veprës penale është bërë me egërsi dhe mizori;

c) kur vepra është kryer kundër fëmijëve, grave shtatzëna ose personave që, për shkaqe të ndryshme, nuk mund të mbrohen;

ç) kur vepra është kryer duke përfituar nga marrëdhëniet familjare ose të bashkëjetesës;

d) kur kryerja e veprës penale është shtyrë nga motive që kanë të bëjnë me gjininë, racën, fenë, kombësinë, gjuhën, bindjet politike, fetare ose sociale.

Periudha e sigurisë shtrihet për afatin kohor nga tre të katërtat e dënimit të dhënë nga gjykata deri në kohëzgjatjen e plotë të dënimit penal.

Pjesa e posaçme

Dispozitë kalimtare dhe treguesi alfabetik i Kodit Penal
  • Asnjë vlerësim. Bëhu i pari që e jep atë!

Komentet

  • 0mniartist

    1 0mniartist Më 09/04/2021

    Today, I went to the beach front with my children. I found a sea shell and gave it to my 4 year old daughter and said "You can hear the ocean if you put this to your ear." She put the shell to her
    ear and screamed. There was a hermit crab inside and it pinched her ear.
    She never wants to go back! LoL I know this is completely off topic but I had to tell someone!
    0mniartist asmr
  • 0mniartist

    2 0mniartist Më 09/04/2021

    I've been browsing online more than 3 hours today, yet I never found any interesting article like yours.
    It is pretty worth enough for me. Personally, if all webmasters and bloggers made good content as you did, the internet will be much more useful than ever before.

    asmr 0mniartist
  • 0mniartist

    3 0mniartist Më 08/04/2021

    Hey I know this is off topic but I was wondering if you knew of any widgets I
    could add to my blog that automatically tweet my newest
    twitter updates. I've been looking for a plug-in like this for quite some time and was
    hoping maybe you would have some experience with something
    like this. Please let me know if you run into anything.
    I truly enjoy reading your blog and I look forward to
    your new updates. asmr 0mniartist
  • 0mniartist

    4 0mniartist Më 08/04/2021

    hello there and thank you for your info – I have certainly picked up something new from right
    here. I did however expertise several technical points using this site,
    as I experienced to reload the website many times previous to
    I could get it to load correctly. I had been wondering
    if your hosting is OK? Not that I'm complaining, but slow loading
    instances times will sometimes affect your placement in google and could damage
    your high-quality score if ads and marketing with Adwords.
    Well I am adding this RSS to my e-mail and could look out for much more of your respective
    interesting content. Ensure that you update this again very soon. 0mniartist asmr
  • 0mniartist

    5 0mniartist Më 08/04/2021

    This design is spectacular! You obviously know how to keep a reader entertained.
    Between your wit and your videos, I was almost moved to start my own blog (well, almost...HaHa!) Fantastic job.
    I really enjoyed what you had to say, and more than that, how you presented
    it. Too cool! 0mniartist asmr
  • best web hosting sites

    6 best web hosting sites Më 05/09/2020

    Good post but I was wondering if you could write a litte more on this subject?
    I'd be very thankful if you could elaborate a little bit further.

    Thanks!
  • black mass

    7 black mass Më 28/08/2020

    Pretty! This was an incredibly wonderful article.
    Many thanks for providing this info.
  • cheap flights

    8 cheap flights Më 25/08/2020

    I've been surfing online more than 3 hours today, yet I
    never found any interesting article like yours. It's pretty worth enough
    for me. In my opinion, if all website owners and bloggers made good content as
    you did, the internet will be much more useful than ever before.

    cheap flights 3gqLYTc
  • cheap flights

    9 cheap flights Më 24/08/2020

    Just wish to say your article is as astonishing. The clarity for your submit is just excellent and i can assume you
    are a professional on this subject. Well together with your permission let me to clutch your
    RSS feed to stay up to date with drawing close post.

    Thank you one million and please keep up the gratifying work.

    32hvAj4 cheap flights
  • web hosting service

    10 web hosting service Më 14/08/2020

    Right now it looks like Wordpress is the best blogging platform available right now.

    (from what I've read) Is that what you're using on your blog?
  • adreamoftrains web hosting company

    11 adreamoftrains web hosting company Më 12/08/2020

    Your means of explaining everything in this article is really
    pleasant, all be capable of easily understand it, Thanks a lot.
    adreamoftrains web hosting
  • web hosting

    12 web hosting Më 11/08/2020

    Right now it sounds like BlogEngine is the preferred blogging platform available right now.
    (from what I've read) Is that what you are using on your blog?
  • vermeil

    13 vermeil Më 12/12/2018

    Hi, I ԁеsire to ѕubscribе for this webpage
    to take latest updates, therefore where can i do it please help.
  • vermeil

    14 vermeil Më 12/12/2018

    Hi, I ԁеsire to ѕubscribе for this webpage
    to take latest updates, therefore where can i do it please help.

Shto një koment