Kreu III Rekursi në Gjykatën e Lartë

Seksioni I Rregulla të përgjithshme

Neni  431 
Rekursi i drejtpërdrejtë  në  Gjykatën e Lartë 
(Ndryshuar me ligjin  nr.8813, datë 13.6.2002) 

1. Janë  objekt  rekursi  të  drejtpërdrejtë  në  Gjykatën  e  Lartë  vendimet  e  gjykatës  për mosmarrëveshjet  lidhur  me  juridiksionin  dhe  kompetencat,  si  dhe  rastet  e  veçanta  të  parashikuara  me ligj. 

Neni  432 
Rekursi kundër  vendimeve  të formës  së prerë
(Ndryshuar me ligjin  nr.8813, datë 13.6.2002) 

1.  Rekursi  në  Gjykatën  e  Lartë  kundër  vendimeve  të  gjykatës  së  apelit  mund  të  bëhet  për  këto shkaqe: 

a) për mosrespektimin ose  për zbatimin e gabuar të ligjit penal;   
b)  për  shkelje  që  kanë  si  pasojë  pavlefshmërinë  absolute  të  vendimit  të  gjykatës,  sipas  nenit  128  të këtij Kodi; 
c) për shkelje  procedurale  që  kanë  ndikuar në dhënien e vendimit. 

Neni  432/a 
Rekursi në interes  të ligjit 
(Shfuqizuar me vendimin  nr.55/1997  të Gjykatës  Kushtetuese) 

Neni  433 
Mospranimi i rekursit 

1. Rekursi nuk pranohet në qoftë se bëhet për shkaqe të  ndryshme nga  ato që lejon ligji. 
2.  Mospranimi  i  rekursit  vendoset  nga  kolegji  i  Gjykatës  së  Lartë  në  dhomën  e  këshillimit,  pa pjesëmarrjen e palëve. 

Neni  434 
Kufijtë e shqyrtimit  në  Gjykatën e Lartë 

1.  Gjykata  e  Lartë  e  shqyrton  çështjen  brenda  kufijve  të  shkaqeve  të  ngritura.  Por  për  çështjet ligjore  që  duhet  të  shihen  kryesisht  nga  gjykata  në  çdo  gjendje  e  shkallë  të  procesit,  të  cilat  nuk  janë parë, Gjykata  e  Lartë ka  të  drejtë të  vendosë. 

Neni  435   
Paraqitja e rekursit   

1.  Rekursi  duhet  të  paraqitet  me  shkrim  brenda  tridhjetë  ditëve  nga  data  që  vendimi  ka  marrë formën e  prerë. Ai duhet të përmbajë  tregimin e  saktë të  shkaqeve  të paligjshmërisë së vendimit. 
2.  Akti  i  rekursit  dhe  memoriet  duhet  të  nënshkruhen,  me  pasojë  mospranimi,  nga  mbrojtësit.  Kur i  pandehuri  nuk  ka  mbrojtës  të  zgjedhur,  kryetari  i  kolegjit  cakton  një  mbrojtës  kryesisht  dhe  në  këtë rast lajmërimet  i bëhen edhe  të pandehurit. 

Seksioni II Shqyrtimi në Gjykatën e Lartë

Neni  436 
Veprimet paraprake 

1. Kryetari i Gjykatës së Lartë cakton kolegjet përkatëse për shqyrtimin e rekurseve. 
2. Kryetari i kolegjit cakton datën për shqyrtimin e rekursit. 
3.  Sekretaria  e  gjykatës  njofton  prokurorin  pranë  Gjykatës  së  Lartë  për  depozitimin  e  akteve  që lidhen me rekursin dhe  të  paktën dhjetë  ditë para datës  së seancës e afishon atë. 

Neni  437 
Shqyrtimi gjyqësor 
(Ndryshuar me ligjin  nr.8813, datë 13.6.2002) 

1.  Gjykata  e Lartë gjykon  në  kolegj me  pesë gjyqtarë.
2.  Normat  që  lidhen  me  publicitetin,  rregullin  e  seancës  dhe  me  drejtimin  e  diskutimit  në  gjykimet e shkallës  së parë dhe  të dytë  respektohen në Gjykatën e  Lartë,  për aq sa  janë të zbatueshme. 
3. I  pandehuri dhe  palët private  përfaqësohen nga  mbrojtësit. 
4. Kryetari i kolegjit bën  verifikimin e  legjitimimit  të  palëve  dhe të  rregullsisë së lajmërimeve. 
5.  Gjyqtari  i  ngarkuar  relaton  çështjen.  Pas  fjalës  së  prokurorit,  mbrojtësit  dhe  përfaqësuesit  e palëve  private bëjnë  mbrojtjen.  Replika  nuk lejohet.

Neni  438 
Njehsimi ose ndryshimi  i praktikës gjyqësore
(Ndryshuar me ligjin  nr.8813, datë 13.6.2002) 

1.  Kur  lind  nevoja  për  njehsimin  ose  ndryshimin  e  praktikës  gjyqësore,  Gjykata  e  Lartë  ka  të  drejtë të  tërheqë  për shqyrtim në kolegjet e bashkuara çështje të  ardhura  për gjykim në Kolegjin Penal. 
2. Tërheqja  e  çështjeve  bëhet me vendim të Kryetarit  të Gjykatës  së Lartë ose të Kolegjit Penal. 
3. Kolegjet  e bashkuara gjykojnë  sipas  rregullave  të  caktuara  për  kolegjin. 
4.  Vendimi  i  kolegjeve  të  bashkuara  është  i  detyrueshëm  për  gjykatat  në  gjykimin  e  çështjeve  të ngjashme.

Seksioni III Vendimi

Neni  439 
Marrja e vendimit 

1.  Vendimi  merret  menjëherë  pas  mbarimit  të  seancës,  me  përjashtim  të  rasteve  kur  për  shkak  të natyrës  së  ndërlikuar  ose  të  rëndësisë  së  çështjes  kryetari  i  kolegjit  e  çmon  të  domosdoshme  ta  shtyjë marrjen e  vendimit për aq  ditë sa  është e  nevojshme.
2.  Vendimi  nënshkruhet  nga  të  gjithë  anëtarët  e  kolegjit  dhe  shpallet  në  seancë  duke  u  lexuar  nga kryetari ose një gjyqtar. 

Neni  440 
Zbatimi i detyrueshëm  i  detyrave  të vendimit 

1.  Detyrat  dhe  konkluzionet  e  vendimit  të  Gjykatës  së  Lartë    janë  të  detyrueshme  për  gjykatën  që rishqyrton çështjen. 

Neni  441 
Dispozitivi i vendimit 
(Shtuar  shkronja  ”d” me ligjin  nr.8813,  datë 13.6.2002)

1. Pas shqyrtimit  të çështjes Kolegji Penal ose kolegjet e bashkuara të Gjykatës  së Lartë vendosin: 

a) lënien në  fuqi të  vendimit ndaj  të cilit është bërë  rekurs; 
b)  ndryshimin  e  vendimit  për  cilësimin  ligjor  të  veprës,  për  llojin  dhe  masën  e  dënimit,  për  pasojat civile  të veprës penale; 
c) prishjen e vendimit dhe  zgjidhjen e  çështjes  pa  e  kthyer për rishqyrtim; 
ç) prishjen e vendimit dhe  kthimin e  akteve për rishqyrtim; 
d)  prishjen  e  vendimit  të  gjykatës  së  apelit  dhe  lënien  në  fuqi  të  vendimit  të  gjykatës  së  shkallës  së parë.

Neni  442 
Prishja e vendimit  dhe  zgjidhja e çështjes  pa e kthyer  për  rishqyrtim 

1.  Gjykata  e  Lartë  vendos  prishjen  e  vendimit  dhe  zgjidhjen  e  çështjes  pa  e  kthyer  për  rishqyrtim kur:

a)  fakti  nuk  parashikohet  si  vepër  penale,  vepra  penale  është  shuar  ose  ndjekja  penale  nuk  duhet  të fillonte e  të vazhdonte; 
b) vendimi është i pavlefshëm për rastet e parashikuara në  këtë Kod; 
c) vendimi është dhënë  me gabim në  person;
ç)  ka  kontradikta  midis  vendimit  të  ankimuar  dhe  një  tjetri  të  mëparshëm,  lidhur  me  të  njëjtin person dhe  me të njëjtën  vepër penale,  të dhëna  nga  e  njëjta  ose një tjetër gjykatë penale. 

2.  Në  rastet  e  parashikuara  nga  shkronja  “a”  gjykata  vendos  pushimin  e  çështjes,  për  ato  të parashikuara  nga  shkronjat  “b”  dhe  “c”  vendimi  i  njoftohet  prokurorit  për  të  marrë  masat  e  nevojshme, për  ato  të  parashikuara  nga  shkronja  “ç”  urdhërohet  që  të  zbatohet  vendimi  që  ka  caktuar  dënimin  më pak të rëndë. 

Neni  443 
Prishja e vendimit  dhe  kthimi i akteve për  rishqyrtim 

1.  Me  përjashtim  të  rasteve  të  parashikuara  nga  neni  442  Gjykata  e  Lartë,  kur  prish  një  vendim  ia dërgon aktet gjykatës  që ka  dhënë vendimin e  prishur.
2.  Kur  prishja  nuk  është  bërë  për  të  gjitha  disponimet  e  vendimit,  Gjykata  e  Lartë  deklaron  në dispozitiv se cilat pjesë të  vendimit prishen. 

Neni  444 
Prishja e vendimit  vetëm  për  pasojat civile 

1.  Kur  prish  vetëm  disponimet  ose  pikat  që  kanë  të  bëjnë  me  padinë  civile  ose  kur  pranon rekursin  e  paditësit  civil  kundër  vendimit  të  pafajësisë  së  të  pandehurit,  Gjykata  e  Lartë  ia  dërgon  aktet përkatëse gjykatës  civile  kompetente. 

Neni  445 
Ndreqja e gabimeve 

1. Gabimet ligjore në  arsyetimin e  vendimit ose tregimi i gabuar i tekstit  të ligjit nuk sjellin  prishjen e  vendimit  të  ankimuar,  në  qoftë  se  nuk  kanë  patur  ndikim  vendimtar  mbi  dispozitivin.  Por,  gjykata specifikon në  vendim gabimet dhe  ndreqjet e duhura. 

Neni  446 
Pasojat  e vendimit  mbi  masat e sigurimit 

1.  Kur  në  bazë  të  vendimit  të  Gjykatës  së  Lartë  duhet  të  pushojë  vazhdimi  i  një  burgimi,  ose  i  një dënimi  plotësues,  ose  një  mase  sigurimi,  sekretaria  ia  komunikon  menjëherë  dispozitivin  e  vendimit prokurorit pranë  gjykatës  përkatëse. 

Neni  447 
Rigjykimi pas  prishjes 

1. Në  rigjykim nuk lejohet  diskutimi i  kompetencës së njohur me vendimin e  prishjes. 
2.  Gjykata  e  rigjykimit  i  përmbahet  vendimit  të  Gjykatës  së  Lartë  për  çdo  çështje  të  së  drejtës  që është vendosur  me të. 
3.  Në  rigjykim  nuk  mund  të  ngrihen  pavlefshmëritë  e  vërtetuara  në  gjykimet  e  mëparshme  ose gjatë hetimeve  paraprake. 
4.  Prishja  e  vendimit  vlen  edhe  për  të  pandehurin  që  nuk  ka  bërë  rekurs,  përveçse  kur  shkaku  i prishjes  është personal.

Neni  448 
Ankimi kundër  vendimit të gjykatës  së rigjykimit 

1.  Vendimi  i  gjykatës  së  rigjykimit  mund  të  ankimohet  me  rekurs  në  Gjykatën  e  Lartë  kur  është dhënë  nga  gjykata  e  apelit  dhe me  apel kur është dhënë  nga  gjykata  e shkallës  së parë. 
2.  Vendimi i  gjykatës  së  rigjykimit  mund  të  ankimohet  vetëm  për  shkaqet  që  nuk  lidhen  me  pikat e vendosura  nga  Gjykata  e  Lartë ose për mosrespektimin e  nenit 447, paragrafi 2.

  • Asnjë vlerësim. Bëhu i pari që e jep atë!

Komentet

  • hosting services

    1 hosting services Më 05/09/2020

    I enjoy what you guys are usually up too. This type of clever work and
    coverage! Keep up the awesome works guys I've incorporated you guys to my blogroll.
  • web hosting providers

    2 web hosting providers Më 31/08/2020

    Wow, that's what I was looking for, what a data! existing here at this website, thanks admin of this website.
  • cheap flights

    3 cheap flights Më 26/08/2020

    Hi there, constantly i used to check webpage posts here early in the dawn, because i like to gain knowledge of more and more.
  • cheap flights

    4 cheap flights Më 24/08/2020

    Whoa! This blog looks exactly like my old one! It's on a totally different subject but it has pretty much the same page layout and design. Outstanding choice of colors!
  • web host

    5 web host Më 14/08/2020

    Hi! I know this is kind of off topic but I was wondering which blog platform are you using for this website?
    I'm getting fed up of Wordpress because I've had
    issues with hackers and I'm looking at options for another platform.
    I would be fantastic if you could point me in the direction of
    a good platform.
  • adreamoftrains website host

    6 adreamoftrains website host Më 12/08/2020

    Hi everyone, it's my first visit at this web page, and post is actually fruitful in support of me, keep up posting these
    types of posts. adreamoftrains website hosting

Shto një koment