STUDENTI I SË DREJTËS “ne jemi nën kushtetutën, por kushtetuta është ajo çfarë gjyqtarët thonë se është”. (charles evans hughes)
STUDENTI I SË DREJTËS

Kreu III Vendimi

Seksioni I Marrja e vendimit

Neni  379 
Menjëhershmëria e marrjes  së vendimit   

1. Vendimi merret menjëherë pas  mbylljes  së shqyrtimit gjyqësor. 
2.  Marrja  e  vendimit  nuk  mund  të  shtyhet  përveçse  në  rast  pamundësie  absolute.  Shtyrja  vendoset nga  kryetari me urdhër të  motivuar.

Neni  380 
Provat që mund të  përdoren për  të  marrë vendimin 

1.  Për  të  marrë  vendimin  gjykata  nuk  mund  të  përdorë  prova  të  tjera  veç  atyre  që  janë  marrë  ose janë  verifikuar në  shqyrtimin gjyqësor. 

Neni  381 
Marrja e vendimit  kolegjialisht 

1.  Trupi  gjykues,  nën  drejtimin  e  kryetarit,  vendos  veças  për  çdo  çështje  që  lidhet  me  faktin  dhe me ligjin, me  zbatimin e  masave  të sigurimit, me dënimet dhe  me përgjegjësinë  civile. 
2.  Gjyqtarët  dhe  ndihmësgjyqtarët  parashtrojnë  mendimin  e  tyre  dhe  votojnë  për  çdo  çështje. Kryetari  mbledh  votat,  duke  filluar  nga  gjyqtari  ose  ndihmësgjyqtari  me  vjetërsinë  më  të  vogël  në shërbim  dhe vetë  voton i fundit. 

Neni  382 
Përpilimi i vendimit   

1.  Pas  marrjes  së  vendimit  bëhet  arsyetimi  i  tij  duke  u  bazuar  në  provat  dhe  ligjin  penal,  si  dhe nënshkruhet nga  të gjithë  anëtarët e trupit   gjykues.

Neni  383 
Elementet e vendimit   

1. Vendimi përmban:

a) gjykatën që  e  ka  dhënë; 
b)  gjeneralitetet  e  të  pandehurit  ose  të  dhëna  të  tjera  personale  që  vlejnë  për    ta  identifikuar,  si  dhe gjeneralitetet e  palëve të  tjera  private; 
c) akuzën; 
ç)  parashtrimin  e  përmbledhur  të  rrethanave  të  faktit  dhe  provat  mbi  të  cilat  bazohet  vendimi,  si dhe arsyet për të cilat  gjykata i  quan të papranueshme provat e  kundërta; 
d) dispozitivin, duke  treguar nenet e zbatuara të ligjit;
dh) datën dhe  nënshkrimin anëtarëve të trupit  gjykues.

3.  Vendimi  është  i  pavlefshëm  kur  mungon  dispozitivi  ose  nënshkrimi  i  anëtarëve  të    trupit gjykues. 

Neni  384 
Shpallja e  vendimit 

1. Vendimi shpallet në seancë nga  kryetari ose një anëtar i trupit  gjykues  me anë të   leximit. 
2.  Shpallja  vlen  edhe  si  njoftim  për  palët  që  janë  ose  që  duhet  të  konsiderohen  të  pranishme  në seancë.  

Neni  385 
Ndreqja e vendimit   

1.  Gjykata,  edhe  kryesisht,  procedon  për  ndreqjen  e  vendimit  kur  duhet  korrigjuar  ndonjë  gabim material.

Neni  386 
Depozitimi i vendimit   

1.  Vendimi  depozitohet  në  sekretari  menjëherë  pas  shpalljes.  Nëpunësi  i  caktuar  vë  nënshkrimin dhe shënon datën e  depozitimit. 
2.  Lajmërimi  për  depozitimin  dhe  kopja  e  vendimit  i  njoftohen  të  pandehurit  që    është  deklaruar në  mungesë. 

Seksioni II Vendimi i pushimit të çështjes dhe i pafajësisë

Neni  387 
Vendimi i pushimit  të çështjes 

1.  Kur  ndjekja  penale  nuk  duhej  të  fillonte  ose  nuk  duhet  të  vazhdojë,  ose  kur  vepra  penale  është shuar, gjykata vendos pushimin e  çështjes, duke  treguar edhe  shkakun. 
2.  Gjykata  vendos  në  të  njëjtën  mënyrë  kur  ekzistenca    e  një  kushti  procedimi  apo  e  një  shkaku  që shuan veprën penale  është e  dyshimtë. 

Neni  388 
Vendimi i pafajësisë 

1. Gjykata merr vendim pafajësie  kur: 

a) fakti nuk ekziston ose nuk  provohet se ekziston; 
b) fakti nuk përbën vepër  penale; 
c) fakti nuk parashikohet  nga  ligji si vepër  penale; 
ç) vepra  penale është kryer nga  një  person që  nuk mund të akuzohet ose të   dënohet; 
d) nuk provohet që i pandehuri e  ka  kryer veprën që  akuzohet; 
e) fakti është kryer në prani të një shkaku të përligjur ose të  një  shkaku padënueshmërie, si dhe  kur ekziston dyshimi për qënien e tyre. 

Neni  389 
Disponimet mbi  masat  e sigurimit 

1.  Me  vendimin  e  pafajësisë  a  të  pushimit,  gjykata  urdhëron  lirimin  e  të    pandehurit  të paraburgosur  dhe  deklaron  heqjen  e  masave  të  tjera  të  sigurimit.  Në  të    njëjtën  mënyrë  disponohet  edhe kur vendoset pezullimi me kusht i vendimit.

Seksioni III Vendimi i dënimit

Neni  390 
Dënimi i të pandehurit 
(Nryshuar pika  “2”  me ligjin  nr.8813,  datë 13.6.2002) 

1.  Kur  i  pandehuri  del  fajtor  për  veprën  penale  që  i  atribuohet,  gjykata  jep  vendim  dënimi,  duke caktuar llojin dhe  masën e  dënimit. 
2.  Kur  i  pandehuri  ka  kryer  disa  vepra  penale,  gjykata  cakton  dënimin  për    secilën  prej  tyre  dhe zbaton normat mbi bashkimin e  veprave  penale  dhe  të dënimeve. 

Neni  391 
Deklarimi për  falsitetin  e dokumenteve 

1.  Falsiteti  i  një  akti  ose  i  një  dokumenti  të  vërtetuar  me  vendimin  e  gjykatës,  deklarohet  në dispozitiv,  në  të  cilin  urdhërohet,  sipas  rastit,  fshirja  tërësore  ose  e    pjesshme,  rivënia  në  fuqi,  përsëritja ose ndryshimi i aktit apo dokumentit, duke  caktuar edhe mënyrën me të cilën  duhet bërë. 
2. Deklarimi i falsitetit mund të ankimohet bashkë  me vendimin përfundimtar. 

Neni  392 
Detyrimi për  pagimin  e  gjobës 

1.  Kur  i  dënuari  nuk  ka  të  ardhura  ose  pasuri  të  sekuestrueshme,  gjykata  ngarkon  atë  që  përgjigjet civilisht për detyrimet e  të  pandehurit që të  paguajë  një   shumë të  barabartë me gjobën. 

Neni  393 
Detyrimi për  shpenzimet 

1.  I  dënuari  ngarkohet  me  pagimin  e  shpenzimeve  procedurale  që  lidhen  me  veprat  penale,  të cilave  u referohet  dënimi. 
2.  Të  dënuarit  për  të  njëjtën  vepër  penale  ose  për  vepra  penale  të  lidhura  detyrohen  solidarisht  të paguajnë  shpenzimet.  Të  dënuarit  në  të  njëjtin  gjykim  për vepra  penale  që  nuk  lidhen  midis  tyre detyrohen  solidarisht  vetëm  për  shpenzimet  e    përbashkëta  që  lidhen  me  veprat  penale  për  të  cilat  është dhënë  dënimi. 

Neni  394 
Detyrimi i  të paditurit  civil 

1.  Në  vendimin  e  dënimit  gjykata  disponon  edhe  mbi  kërkesën  për  kthimin  e    sendit  dhe shpërblimin e  dëmit, si dhe  për mënyrën e likuidimit  të  detyrimit. 
2.  Kur  pranohet  përgjegjësia  e  të  paditurit  civil,  ai  detyrohet  solidarisht  me  të    pandehurin  për kthimin e  sendit dhe shpërblimin e  dëmit. 

Neni  395 
Saktësimi i dëmit 

1.  Kur  provat  e  marra  nuk  mundësojnë  saktësimin  e  dëmit,  gjykata  disponon    për  të  drejtën  e shpërblimit të dëmit në tërësi dhe  ia  dërgon aktet gjykatës  civile. 
2.  Me  kërkesën  e  paditësit  civil,  i  pandehuri  dhe  i  padituri  civil  mund  të    detyrohen  të  paguajnë  një shumë të  përafërt me dëmin që  çmohet se është provuar. Ky  detyrim  ekzekutohet menjëherë.   

Neni  396 
Ekzekutimi i përkohshëm  i detyrimit  civil 

1.    Me  kërkesën  e  paditësit  civil,  kur  ekzistojnë  shkaqe  të  përligjura,  detyrimi  për    kthimin  e  sendit dhe shpërblimin e  dëmit shpallet i ekzekutueshëm përkohësisht. 

Neni  397 
Detyrimi i  palëve  private me shpenzimet procedurale 

1.  Me  vendimin  që  pranon  kërkesën  e  kthimit  të  sendit  ose  të  shpërblimit  të    dëmit,  gjykata detyron  solidarisht  të  pandehurin  dhe  të  paditurin  civil  për  pagimin e   shpenzimeve  procedurale  në  dobi të paditësit civil,  përveçse  kur çmon se duhet të  vendosë kompesimin tërësor  ose të  pjesshëm të tyre. 
2.  Kur  rrëzohet  kërkesa  ose  kur  i  pandehuri  deklarohet  i  pafajshëm,  përveç  rastit  që  është  i papërgjegjshëm,  gjykata  detyron  paditësin  civil  me  pagimin  e    shpenzimeve  procedurale  të  bëra  nga  i pandehuri  dhe  nga  i  padituri  civil  për  efekt  të    padisë  civile,  por  gjithnjë  kur  nuk  ekzistojnë  shkaqe  për kompesimin  tërësor  a  të    pjesshëm.  Kur  vërtetohet  pakujdesia  e  rëndë,  gjykata  mund  ta  detyrojë  edhe me  shpërblimin e  dëmeve  të shkaktuara  të pandehurit  ose të  paditurit civil. 

Neni  398 
Detyrimi i ankuesit me  shpenzimet dhe me  dëmet 

1.  Kur  gjykata  vendos  pafajësinë  e  të  pandehurit  për  një  vepër  penale  që  ndiqet  mbi  ankim,    sepse fakti  nuk  ekziston  ose  se  i  pandehuri  nuk  e  ka  kryer,  ankuesi  detyrohet  me  pagimin  e  shpenzimit  të procedimit  të  bëra  nga  shteti,  si  dhe  me  shpenzimet  dhe  me  shpërblimin  e  dëmit  në  dobi  të  të pandehurit dhe të  paditurit civil. 

Neni  399 
Publikimi i vendimit  për  të riparuar  dëmin  jopasuror  

1.  Me  kërkesën  e  paditësit  civil,  gjykata  urdhëron  publikimin  e  vendimit  të  dënimit,  si  mënyrë  e riparimit të dëmit jopasuror  të rrjedhur  nga  vepra  penale.   
2.  Publikimi  i  vendimit  bëhet  i  plotë  ose  me  shkurtime,  në  gazetat  e  treguara  nga  gjykata,  me shpenzimet e  të pandehurit dhe të paditurit civil. 
3.  Në  qoftë  se  publikimi  nuk  bëhet  në  afatin  e  caktuar,  paditësi  civil  mund  të  veprojë  vetë  me  të drejtën për të kërkuar shpenzimet nga  i dënuari. 

  • Asnjë vlerësim. Bëhu i pari që e jep atë!