Kreu II Shqyrtimi gjyqësor
Seksioni I Rregulla të përgjithshme
Neni 339
Publiciteti i seancës
1. Seanca gjyqësore është publike, përndryshe quhet e pavlefshme.
2. Nuk pranohen në seancë të miturit nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjeç dhe ata që janë në gjendje dehje, intoksikimi ose çrregullimi mendor.
3. Ndalohet prania në seancë e personave të armatosur, me përjashtim të pjesëtarëve të forcave të ruajtjes së rendit.
Neni 340
Rastet e gjykimit me dyer të mbyllura
a) kur publiciteti mund të dëmtojë moralin shoqëror ose mund të sjellë përhapjen e të dhënave që duhet të mbahen sekret në interes të shtetit, në qoftë se një gjë e tillë kërkohet nga organi kompetent;
b) kur nga ana e publikut ka shfaqje që prishin zhvillimin e rregullt të seancës;
c) kur është e nevojshme të mbrohet siguria e dëshmitarëve ose e të pandehurve;
ç) kur gjykohet e nevojshme në pyetjen e të miturve.
2. Vendimi i gjykatës për zhvillimin e seancës me dyer të mbyllura revokohet kur pushojnë shkaqet që e sollën atë.
1. Drejtimi i seancës bëhet nga kryetari. Urdhrat e tij për ruajtjen e rendit e të qetësisë janë të detyrueshme për palët e pjesëmarrësit dhe të zbatueshme nga organet e rendit. Ata që pengojnë zhvillimin e rregullt të seancës nxirren jashtë me urdhër të kryetarit dhe kur nuk binden dënohen me gjobë deri në dhjetë mijë lekë. Urdhri është i paankimueshëm.
2. Kur kryhet një vepër penale në sallën e gjykimit, prokurori procedon në bazë të ligjit dhe, kur është rasti urdhëron arrestimin e autorit.
Neni 342
Gjykimi i pandërprerë
(Shtuar pika “4” me ligjin nr.8813, datë 13.6.2002)
1. Kur shqyrtimi gjyqësor nuk mund të përfundohet në një seancë të vetme, gjykata vendos që të vazhdojë ditën e mëpasme të punës.
2. Gjykata mund të ndërpresë shqyrtimin gjyqësor, vetëm për arsye të veçanta, deri në pesëmbëdhjetë ditë.
3. Shtyrja dhe ndërprerja e shqyrtimit gjyqësor shpallen nga kryetari në seancë. Shpallja zëvendëson njoftimin për ata që janë të pranishëm ose që duhet të quhen të pranishëm.
4. Kur për shkaqe të përligjura ndryshon përbërja e trupit gjykues, anëtari i ri duhet të njihet me përmbajtjen e procesit gjyqësor, përveç rastit kur kërkohet prej tij që çështja të shqyrtohet nga fillimi. Kur ndryshon më shumë se një nga anëtarët e trupit gjykues që gjykon me tre gjyqtarë dhe më shumë se dy nga anëtarët e trupit gjykues që gjykon me pesë gjyqtarë, gjykimi fillon nga e para.
Neni 343
Pezullimi i shqyrtimit gjyqësor
1. Kur përfundimi i çështjes penale varet nga zgjidhja e një mosmarrëveshje civile ose administrative, për të cilën zhvillohet një gjykim, gjykata mund të vendosë pezullimin e shqyrtimit gjyqësor derisa çështja të zgjidhet me vendim të formës së prerë.
2. Kundër vendimit të pezullimit mund të bëhet ankim.
3. Kur gjykimi civil ose administrativ nuk përfundohet brenda gjashtë muajve, gjykata mund të revokojë vendimin e pezullimit, edhe kryesisht.
Neni 344
Prania e të pandehurit në seancë
(Shtuar pika “4” me ligjin nr.8813, datë 13.6.2002)
1. I pandehuri merr pjesë në seancë si person i lirë edhe kur është i paraburgosur, me përjashtim të rasteve kur duhen marrë masa të domosdoshme për të parandaluar rrezikun e ikjes a të dhunës.
2. I pandehuri që me sjelljen e tij pengon zhvillimin e rregullt të seancës, edhe pse i është tërhequr vëmendja, largohet nga salla me urdhër të kryetarit.
3. I pandehuri i larguar quhet i pranishëm dhe përfaqësohet nga mbrojtësi. Ai mund të ripranohet në sallë në çdo kohë.
4. Mungesa e të pandehurit që largohet nga salla dhe nuk ka pranuar të ketë mbrojtës, nuk e pengon zhvillimin e gjykimit. Në këtë rast caktohet një mbrojtës kryesisht dhe vazhdon gjykimi. I pandehuri ose mbrojtësi i caktuar prej tij mund të pranohet në sallë në çdo kohë.
Neni 345
Procesverbali i seancës
a) vendi, data, ora e hapjes dhe e mbylljes së seancës;
b) përbërja e gjykatës;
c) emri dhe mbiemri i prokurorit dhe të dëmtuarit akuzues;
ç) gjeneralitetet e të pandehurit ose të dhëna të tjera personale që vlejnë për ta identifikuar, gjeneralitetet e mbrojtësve, të palëve private dhe të përfaqësuesve të tyre.
2. Menjëherë pas mbylljes së seancës, procesverbali, i nënshkruar në fund të çdo flete nga ai që e ka mbajtur, i paraqitet kryetarit për ta vistuar.
3. Procesverbali i seancës përfshihet në fashikullin për shqyrtimin gjyqësor.
Neni 346
Përmbajtja e procesverbalit
1. Procesverbali përshkruan veprimet e kryera në seancë dhe pasqyron në mënyrë të përmbledhur kërkesat dhe konkluzionet e prokurorit, të të dëmtuarit akuzues, mbrojtësve dhe përfaqësuesve të palëve private.
2. Urdhrat e dhëna me gojë nga kryetari riprodhohen tërësisht. Urdhrat e shpallura në seancë me anë të leximit i bashkohen procesverbalit.
Neni 347
Kërkesat e palëve për procesverbalin
1. Palët kanë të drejtë të kërkojnë shënimin në procesverbal të çdo deklarimi për të cilin kanë interes. Memoriet me shkrim të paraqitura nga palët, në mbështetje të kërkesave dhe konkluzioneve të tyre, i bashkohen procesverbalit.
2. Kryetari mund të urdhërojë, edhe kryesisht, që sekretari të lexojë pjesë të veçanta të procesverbalit me qëllim që të verifikojë saktësinë dhe plotësinë e tij. Mbi kërkesat për korrigjim ose shuarje, si dhe mbi ato që parashikohen në paragrafin 1, kryetari disponon me vendim.
Seksioni II Veprimet paraprake
Neni 348
Verifikimi i paraqitjes së palëve
1. Para se të fillojë shqyrtimi gjyqësor, kryetari kontrollon paraqitjen e palëve.
2. Kur mbrojtësi i caktuar kryesisht nuk është i pranishëm, kryetari cakton si zëvendës një mbrojtës tjetër, sipas nenit 49, paragrafi 5.
Neni 349
Përsëritja e thirrjes
1. Gjykata urdhëron, edhe kryesisht, që të përsëritet thirrja për gjykim kur del që i pandehuri ose personi ndaj të cilit është bërë kërkesë për gjykim nga i dëmtuari akuzues nuk ka marrë njoftim ose njoftimi është i dyshimtë.
Neni 350
Mungesa e të pandehurit ose e mbrojtësit
1. Kur i pandehuri, qoftë edhe i paraburgosur, ose personi ndaj të cilit ka bërë kërkesë për gjykim i dëmtuari akuzues, nuk paraqitet në seancë dhe del se mungesa është shkaktuar nga forca madhore ose ndonjë pengesë tjetër që e përjashton nga përgjegjësia, gjykata, edhe kryesisht, shtyn ose pezullon shqyrtimin gjyqësor, cakton datën e seancës së re dhe urdhron që të përsëritet thirrja.
2. Leximi i vendimit që cakton seancën e re zëvendëson njoftimin për të gjithë ata që janë ose duhet të quhen të pranishëm.
3. Gjykata vendos në bazë të paragrafit 1 edhe kur mungon mbrojtësi, me përjashtim të rasteve kur i pandehuri ndihmohet nga dy mbrojtës dhe pengesa për paraqitje lidhet me njërin prej tyre ose kur mbrojtësi i penguar ka caktuar një zëvendësues, ose kur i pandehuri kërkon që të procedohet në mungesë të mbrojtësit të penguar.
4. Kur del që njoftimi nuk ka qenë i rregullt, gjykata vendos shtyrjen e shqyrtimit gjyqësor dhe urdhëron përsëritjen e njoftimit.
1. Kur i pandehuri i lirë ose i paraburgosur nuk paraqitet në seancë ndonëse është njoftuar dhe nuk ka patur shkaqe të ligjshme për t’u paraqitur, gjykata, pasi dëgjon palët, deklaron mungesën e tij. Në këtë rast ai përfaqësohet nga mbrojtësi.
2. Vendimi që deklaron mungesën është i pavlefshëm kur provohet se ajo ka ardhur nga mosmarrja e njoftimit ose nga pamundësia absolute për t’u paraqitur.
3. Në qoftë se i pandehuri paraqitet pas shpalljes së vendimit, gjykata revokon vendimin që ka deklaruar mungesën. Kur paraqitja bëhet para fillimit të diskutimit përfundimtar, i pandehuri mund të kërkojë të pyetet. Mbeten të vlefshme veprimet e kryera më parë, por kur i pandehuri provon se njoftimi është bërë me vonesë jo për fajin e tij, gjykata urdhëron marrjen ose përsëritjen e veprimeve që çmon se kanë rëndësi për marrjen e vendimit.
Neni 352
Mungesa dhe largimi i vullnetshëm i të pandehurit
1. Kur i pandehuri kërkon ose jep pëlqimin që shqyrtimi gjyqësor të bëhet në mungesë të tij, ose duke qenë i burgosur, refuzon të marrë pjesë, përfaqësohet nga mbrojtësi.
2. I pandehuri, i cili pasi është paraqitur, largohet vetë nga salla, konsiderohet i pranishëm, me kusht që të përfaqësohet nga mbrojtësi.
3. Dispozitat e paragrafit 2 zbatohen edhe kur i pandehuri i paraburgosur ikën në çdo moment të shqyrtimit gjyqësor ose gjatë intervaleve të tij.
4. Gjykimi në mungesë mund të bëhet edhe kur provohet që i pandehuri fshihet.
Neni 353
Shoqërimi i detyrueshëm i të pandehurit
1. Gjykata mund të urdhërojë shoqërimin e detyrueshëm të të pandehurit ose të personit ndaj të cilit është bërë kërkesë për gjykim nga i dëmtuari akuzues, kur nuk është paraqitur ose është deklaruar në mungesë, në qoftë se prania e tij është e domosdoshme për marrjen e një prove, por jo për pyetjen e tij.
1. Kërkesat që kanë të bëjnë me juridiksionin, kompetencën, me bashkimin ose ndarjen e procedimeve, me legjitimimin e paditësit dhe të të paditurit civil, nuk mund të parashtrohen më vonë në qoftë se nuk janë ngritur menjëherë pas legjitimimit të palëve përveçse kur mundësia për t’i ngritur lind vetëm gjatë shqyrtimit gjyqësor.
2. Për kërkesat paraprake kanë të drejtë të flasin prokurori, i dëmtuari akuzues, i pandehuri ose mbrojtësi i tij dhe nga një përfaqësues për çdo palë private. Nuk lejohet replika.
3. Për kërkesat paraprake gjykata disponon me vendim.
Neni 355
Deklarimi i hapjes së shqyrtimit gjyqësor
1. Pasi kryhen veprimet e treguara në nenet e mësipërme, kryetari e deklaron të hapur shqyrtimin gjyqësor dhe tregon identitetin e të pandehurit dhe akuzën në ngarkim të tij.
Neni 356
Parashtrimi hyrës dhe kërkesat për prova
1. Prokurori ose i dëmtuari akuzues parashtron në mënyrë të përmbledhur faktet objekt akuze dhe tregon provat që kërkon të shqyrtohen.
2. Sipas radhës, mbrojtësi i të pandehurit, përfaqësuesit e paditësit dhe të paditurit civilë tregojnë faktet që synojnë të provojnë dhe kërkojnë marrjen e provave.
3. Lejohet marrja e provave që nuk janë kërkuar paraprakisht kur pala që i kërkon pretendon se nuk ka patur mundësi t’i kërkonte.
Neni 357
Disponimet e gjykatës lidhur me provat
1. Gjykata, pasi dëgjon palët, jep vendim për marrjen e provave.
2. Gjatë shqyrtimit gjyqësor palët mund të bëjnë pretendime lidhur me marrjen e provave. Gjykata mund të revokojë me vendim marrjen e provave që dalin të panevojshme ose të pranojë marrjen e provave që kanë qenë refuzuar.
Neni 358
Deklarimet e të pandehurit
1. Kryetari i bën të ditur të pandehurit se ai ka të drejtë të bëjë në çdo fazë të shqyrtimit gjyqësor deklarimet që çmon të përshtatshme. Kur gjatë deklarimeve i pandehuri nuk i përmbahet objektit të akuzës, kryetari e paralajmëron dhe kur ai vazhdon i heq të drejtën e fjalës.
2. Sekretari riprodhon tërësisht deklarimet e të pandehurit, përveçse kur kryetari urdhëron që procesverbali të mbahet në formë të përmbledhur.
Seksioni III Marrja e provave
Neni 359
Radha e marrjes së provave
1. Hetimi gjyqësor fillon me marrjen e provave të kërkuara nga prokurori ose i dëmtuari akuzues dhe vazhdon me marrjen e atyre që kërkohen nga i pandehuri, mbrojtësi dhe palët e tjera.
Neni 360
Paraqitja dhe betimi i dëshmitarit
1. Para se të fillojë pyetja, kryetari e paralajmëron dëshmitarin për detyrimin dhe përgjegjësinë ligjore që ka për të thënë të vërtetën, me përjashtim të rasteve kur dëshmitari është i mitur deri katërmbëdhjetë vjeç. 2. Sekretari i gjykatës lexon deklaratën e betimit të dëshmitarit:
“Betohem se do të them të vërtetën, të gjithë të vërtetën dhe të mos them asgjë që nuk është e vërtetë.” Pas kësaj dëshmitari deklaron: “betohem” dhe tregon gjeneralitetet e tij.
3. Mosrespektimi i dispozitave të paragrafëve 2 dhe 3 sjell pavlefshmërinë e veprimit të kryer.
Neni 361
Pyetja e dëshmitarëve
(Shtuar pika “7 “ me ligjin nr.9276, datë 16.9.2004)
1. Pyetja e dëshmitarëve bëhet fillimisht nga prokurori ose nga mbrojtësi a përfaqësuesi që ka kërkuar pyetjen. Më pas pyetja vazhdon nga palët, sipas radhës.
2. Kush ka kërkuar pyetjen mund të bëjë pyetje edhe mbasi mbarojnë palët e tjera.
3. Ndalohen pyetjet që ndikojnë keq në paanësinë e dëshmitarit ose që synojnë në sugjerimin e përgjigjeve.
4. Për të ndihmuar kujtesën, dëshmitari mund të lejohet nga kryetari që të shikojë dokumentet e hartuara prej tij.
5. Pyetja e dëshmitarëve të mitur mund të bëhet nga kryetari, mbi kërkesat dhe kundërshtimet e palëve. Kryetari mund të ndihmohet nga një familjar i të miturit ose nga një specialist i fushës së edukimit të fëmijëve. Kur çmohet se pyetja e drejtpërdrejtë e të miturit nuk e dëmton gjendjen psikologjike të tij, kryetari urdhëron që pyetja të vazhdojë sipas dispozitave të paragrafëve 1 dhe 2. Urdhri mund të revokohet gjatë pyetjes.
6. Gjatë pyetjes së dëshmitarit kryetari mund të bëjë pyetje dhe, kur është rasti, ndërhyn për të siguruar radhën e pyetjeve, vërtetësinë e përgjigjeve, saktësinë e pyetjeve dhe të kundërshtimeve, si dhe për të garantuar respektimin e personit.
7. Dëshmitari mund të pyetet në distancë, brenda ose jashtë vendit, me anë të lidhjes audiovizive, duke respektuar rregullat e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe dispozitat e këtij Kodi. Personi i autorizuar nga gjykata qëndron në vendin ku ndodhet dëshmitari dhe bën vërtetimin e identitetit të tij, si dhe kujdeset për zhvillimin e rregullt të marrjes në pyetje e për zbatimin e masave të mbrojtjes. Këto veprime ai i pasqyron në procesverbal.
Neni 361/a
Pyetja e bashkëpunëtorëve të drejtësisë dhe e dëshmitarëve të mbrojtur
(Shtuar me ligjin nr.9276, datë 16.9.2004)
1. Pyetja e bashkëpunëtorëve të drejtësisë dhe e dëshmitarëve të mbrojtur zhvillohet nën masa të veçanta për mbrojtjen e tyre, të cilat përcaktohen nga gjykata, kryesisht ose me kërkesën e palëve. Kur disponon mjete teknike, gjykata mund të vendosë që marrja në pyetje e tyre të zhvillohet në distancë me anë të lidhjes audiovizive, sipas rregullave të parashikuara në pikën 7 të nenit 361.
2. Kur ndaj personit që do të pyetet është vendosur ndryshimi i identitetit, gjykata urdhëron marrjen e masave të përshtatshme për të bërë të mundur që fytyra dhe zëri i personit të mos jenë të dallueshme për palët. Në rast se është e domosdoshme njohja e identitetit ose këqyrja e personit, gjykata urdhëron thirrjen ose shoqërimin e detyrueshëm për përmbushjen e këtij veprimi. Në këtë rast gjykata urdhëron marrjen e masave të nevojshme për të mënjanuar pamjen e dallueshme të fytyrës së personit, të cilit i është ndryshuar identiteti.
Neni 362
Kundërshtimi i dëshmisë
(Shtuar pikat “1” , “2”, “3”, “4” me ligjin nr.8813, datë 13.6.2002)
1. Për të kundërshtuar, tërësisht ose pjesërisht, përmbajtjen e dëshmisë ose kur refuzon të dëshmojë, palët mund të përdorin thëniet e bëra më parë nga dëshmitari para prokurorit ose policisë gjyqësore dhe që ndodhen në fashikullin e prokurorit, por vetëm pasi dëshmitari ka deponuar mbi faktet dhe rrethanat që kundërshtohen.
2. Këto thënie nuk përbëjnë provë në vetvete për faktet që pohohen në to, por ato mund të vlerësohen nga gjykata për të përcaktuar besueshmërinë e personit të pyetur dhe përfshihen në fashikullin e shqyrtimit gjyqësor.
3. Deklarimet e dhëna para prokurorit ose policisë gjyqësore mund të vlerësohen si provë, nëse ato lidhen me prova të tjera që konfirmojnë vërtetësinë e tyre.
4. Deklarimet e mëparshme, të përfshira në fashikullin e gjykimit, sipas pikës 2 të këtij neni, çmohen si prova edhe kur rezulton se dëshmitari qoftë edhe gjatë pyetjes në seancë i nënshtrohet dhunës, kanosjes, premtimit për t’i dhënë para ose përfitime të tjera, me qëllim që të mos dëshmojë ose të bëjë dëshmi të rreme, si dhe kur rezultojnë rrethana të tjera që kanë dëmtuar sinqeritetin e përgjigjeve të tij.
Neni 363
Pyetja e ekspertëve
(Shtuar pika “3” me ligjin nr.9276, datë 16.9.2004)
1. Për pyetjen e ekspertëve respektohen dispozitat mbi pyetjen e dëshmitarëve, për aq sa janë të zbatueshme.
2. Eksperti ka të drejtë në çdo rast të konsultohet me dokumentet, shënimet dhe botimet që mund të merren edhe kryesisht.
3. Eksperti mund të pyetet në distancë, duke respektuar rregullat e parashikuara në pikën 7 të nenit 361 të këtij Kodi.
Neni 364
Pyetja në shtëpi e dëshmitarëve dhe ekspertëve
(Ndryshuar pika “1” me ligjin nr.8813, datë 13.6.2002)
1. Në rast pamundësie absolute për t’u paraqitur, me kërkesën e palëve, gjykata mund të vendosë që pyetja e dëshmitarit ose e ekspertit të bëhet në vendin ku ndodhet duke njoftuar ditën, orën dhe vendin e pyetjes. Pyetja mund të bëhet edhe vetëm nga një anëtar i trupit gjykues, në prani të palëve.
2. Pyetja bëhet në format e parashikuara nga nenet e mësipërme pa praninë e publikut. I pandehuri dhe palët private përfaqësohen nga mbrojtësi dhe përfaqësuesit e tyre. Gjykata mund të lejojë ndërhyrjen e të pandehurit në pyetje.
Neni 365
Pyetja e palëve private
1. Pyetjen e palëve private e fillon ai që e ka kërkuar këtë gjë dhe vazhdon me pyetjet e prokurorit, të mbrojtësve, të përfaqësuesve të palëve dhe të pandehurit. Ai që ka filluar pyetjen mund të bëjë pyetje edhe pas palëve të tjera.
2. Për të kundërshtuar përmbajtjen e deponimit, mund të shfrytëzohen deklarimet e bëra gjatë hetimeve paraprake nga pala e pyetur dhe që ndodhen në fashikullin e prokurorit, me kusht që pala të ketë deponuar mbi faktet dhe rrethanat që kundërshtohen.
Neni 366
Caktimi i ekspertimit gjatë gjykimit
1. Në qoftë se gjykata, kryesisht ose me kërkesën e palëve, disponon për një ekspertim, eksperti thirret menjëherë dhe duhet të shprehë mendimin e tij në të njëjtën seancë. Kur nuk është e mundur të veprohet në këtë mënyrë, gjykata ndërpret shqyrtimin gjyqësor dhe cakton datën e seancës së re, jo më larg se tridhjetë ditë.
Neni 367
Marrja e provave të reja
1. Pas marrjes së provave të kërkuara, gjykata, në qoftë se është e nevojshme, mund të bëjë pyetje shtesë dhe të disponojë, edhe kryesisht, marrjen e provave të reja. Kur nuk është e mundur të procedohet në të njëjtën seancë, ndërpritet gjykimi dhe caktohet data e seancës së re.
Neni 368
Procesverbali i marrjes së provës
1. Në procesverbalin e marrjes së provës shënohen gjeneralitetet e dëshmitarëve, ekspertëve e të përkthyesve, si dhe paralajmërimi që u bëhet për të thënë të vërtetën dhe për përgjegjësinë që kanë në rast se bëjnë dëshmi, ekspertim ose përkthim të rremë.
2. Sekretari i gjykatës riprodhon pyetjet e bëra nga palët dhe nga kryetari, si dhe përgjigjet e personave të pyetur.
3. Kur gjykata vendos që procesverbali të mbahet në formë të përmbledhur, kontrolli për saktësinë e tij bëhet nga kryetari.
Neni 369
Leximet e lejueshme
(Shtuar pika “3” me ligjin nr.8813, datë 13.6.2002)
1. Gjykata edhe kryesisht, vendos që të lexohen, tërësisht ose pjesërisht aktet që përmbahen në fashikullin për shqyrtimin gjyqësor.
2. Me kërkesën e palëve, gjykata mund të vendosë që të lexohen aktet e marra gjatë hetimeve paraprake kur për shkak të rrethanave të paparashikuara ato nuk mund të përsëriten më.
3. Leximi i deklarimeve të bëra nga shtetasi shqiptar ose i huaj, banues jashtë shtetit, mund të bëhet në qoftë se ai është thirrur dhe nuk është paraqitur ose kur nuk gjendet, me gjithë kërkimet e bëra nga policia gjyqësore, si dhe kur refuzon të dëshmojë. Në këtë rast akti vlerësohet duke u lidhur me provat e tjera.
4. Oficeri ose agjenti i policisë gjyqësore, që pyetet si dëshmitar, mund t’i përdorë aktet e policisë gjyqësore për të ndihmuar kujtesën.
5. Në vend të leximit, gjykata, edhe kryesisht, mund të tregojë aktet që lidhen me procedimin.
Neni 370
Leximi i deklarimeve të bëra nga i pandehuri
(Shtuar pika “2” me ligjin nr.8813, datë 13.6.2002)
1. Për të kundërshtuar, tërësisht ose pjesërisht, përmbajtjen e deklarimeve të të pandehurit, palët mund të përdorin deklarimet e bëra më parë nga ai dhe që ndodhen në fashikullin e prokurorit, në qoftë se ka folur për faktet dhe rrethanat që kundërshtohen.
2. Kur i pandehuri është deklaruar në mungesë ose nuk është paraqitur ose refuzon të përgjigjet për deklarimet që ka bërë në prani të mbrojtësit, gjykata vendos që të lexohen procesverbalet e deklarimeve të bëra nga ai gjatë hetimeve paraprake.
3. Kur deklarimet janë bërë nga persona të marrë si të pandehur në një procedim të lidhur, gjykata vendos shoqërimin e detyrueshëm. Kur nuk mund të sigurohet prania e deklaruesit, gjykata, pasi dëgjon palët, vendos leximin e procesverbaleve që përmbajnë deklarimet.
Neni 371
Futja e akteve në fashikullin e gjykatës
1. Procesverbalet dhe aktet që janë lexuar, si dhe dokumentet e paraqitura nga palët e të pranuara nga gjykata, futen bashkë me procesverbalin e seancës në fashikullin e gjykatës.
Seksioni IV Akuzat e reja
1. Kur gjatë shqyrtimit gjyqësor fakti del ndryshe nga ç’është përshkruar në kërkesën për gjykim dhe gjykimi i tij është në kompetencën e asaj gjykate, prokurori ndryshon akuzën dhe procedon me akuzën përkatëse.
Neni 373
Akuza për një vepër tjetër
1. Kur gjatë shqyrtimit gjyqësor del një vepër penale tjetër që ka lidhje me atë që gjykohet, sipas nenit 79 gërma “b”, ose një rrethanë rënduese që nuk është përmendur në kërkesën për gjykim, prokurori i komunikon të pandehurit veprën penale ose rrethanën, por me kusht që gjykimi të mos jetë në kompetencë të një gjykate më të lartë.
Neni 374
Akuza për një fakt të ri
1. Kur gjatë shqyrtimit gjyqësor del një fakt i ri në ngarkim të të pandehurit që nuk është përmendur në kërkesën për gjykim dhe për të cilin duhet proceduar kryesisht, prokurori procedon në format e zakonshme, duke tërhequr dosjen për të vazhduar hetimet paraprake. Megjithatë, në qoftë se prokurori kërkon, gjykata mund të lejojë shqyrtimin në të njëjtën seancë kur i pandehuri jep pëlqimin dhe nuk dëmtohet shpejtësia e procedimit.
Neni 375
Ndryshimi i cilësimit juridik të veprës
(Ndryshuar me ligjin nr.8813, datë 13.6.2002)
Me vendimin përfundimtar gjykata mund t’i japë faktit një përcaktim të ndryshëm nga ai që ka bërë prokurori ose i dëmtuari akuzues, më të lehtë ose më të rëndë, me kusht që vepra penale të jetë në kompetencën e saj.
1. Në rastet e parashikuara nga nenet 372, 373 dhe 374, kryetari i bën të ditur të pandehurit se mund të kërkojë një afat për mbrojtjen. Kur i pandehuri kërkon afat, kryetari ndërpret shqyrtimin gjyqësor për një kohë të përshtatshme, por jo më shumë se dhjetë ditë. Edhe palët e tjera mund të kërkojnë marrjen e provave të reja.
2. Kryetari urdhëron thirrjen e të dëmtuarit, duke respektuar një afat jo më të vogël se pesë ditë.
3. Kur i pandehuri gjykohet në mungesë, prokurori i kërkon gjykatës që akuza e re të përfshihet në procesverbalin e shqyrtimit gjyqësor dhe që ekstrati i procesverbalit t’i njoftohet të pandehurit. Në këtë rast kryetari ndërpret shqyrtimin gjyqësor dhe cakton një seancë të re, duke respektuar afatet e treguara në paragrafin 1.
Neni 377
Kalimi i akteve prokurorit
1. Kur prokurori e tërheq akuzën dhe në gjendjen që janë provat vërtetohet se i pandehuri nuk ka faj ose del që ekziston një nga rastet e pushimit të çështjes, gjykata vendos pafajësinë e të pandehurit ose pushimin e çështjes. Në rast të kundërt, gjykata vendos kalimin e akteve prokurorit.
Seksioni V Diskutimi përfundimtar
Neni 378
Zhvillimi i diskutimit
1. Pas marrjes së provave, prokurori, mbrojtësi i të pandehurit dhe përfaqësuesit e palëve të tjera formulojnë dhe parashtrojnë konkluzionet përkatëse.
2. Paditësi civil paraqet konkluzione me shkrim, të cilat duhet të përfshijnë, kur është kërkuar shpërblimi i dëmit, edhe përcaktimin e fitimit të munguar.
3. Prokurori, mbrojtësit dhe përfaqësuesit e palëve mund të bëjnë replikë.
4. Në çdo rast i pandehuri dhe mbrojtësi duhet të kenë fjalën e fundit në qoftë se e kërkojnë.
5. Diskutimi përfundimtar nuk mund të ndërpritet për të marrë prova të reja, përveçse kur gjykata e çmon të domosdoshme.
6. Me mbarimin e diskutimit kryetari e deklaron të mbyllur shqyrtimin gjyqësor.
Shto një koment