STUDENTI I SË DREJTËS “ne jemi nën kushtetutën, por kushtetuta është ajo çfarë gjyqtarët thonë se është”. (charles evans hughes)
STUDENTI I SË DREJTËS

Kreu I Veprimet përgatitore

Neni  333 
Caktimi i seancës 

1.  Brenda  dhjetë  ditëve  nga  depozitimi  i  kërkesës  së  prokurorit  ose  të    dëmtuarit  akuzues,  kryetari i trupit gjykues, i  ngarkuar  për gjykimin e  çështjes  cakton datën e  seancës gjyqësore. 
2.  Data  e  seancës  i  njoftohet  prokurorit,  të  pandehurit,  mbrojtësit,  të    dëmtuarit,  palëve  private dhe përfaqësuesve  të tyre  të paktën dhjetë  ditë para  datës  së caktuar për gjykim. 

Neni  334 
Kërkesa  për  gjykim  të shpejtë 

1.  Kur  janë  kushtet  e  parashikuara  në  ligj,  prokurori  mund  të  kërkojë  gjykimin  e  drejtpërdrejtë, kurse i  pandehuri gjykimin e shkurtuar. 
2. Në  këto raste zbatohen  rregullat e caktuara në  këtë  Kod për gjykimet  e  posaçme. 

Neni  335 
Të drejtat  e palëve 

1.  Deri  në  datën  e  caktuar  për  gjykim  palët,  mbrojtësit  dhe  përfaqësuesit  e  tyre    kanë  të  drejtë  të shikojnë  sendet  e  sekuestruara,  të  shqyrtojnë,  në  sekretari,  aktet  dhe  dokumentet  e  mbledhura  në fashikullin për shqyrtimin  gjyqësor, si dhe  të nxjerrin kopje të  tyre. 

Neni  336 
Veprimet e ngutshme 

1.  Për  rastet  që  kërkohet  sigurimi  i  provës,  kryetari  me  kërkesën  e  palëve  urdhëron  marrjen  e provave,  të  cilat  më  vonë  rrezikohen  të  mos  merren,  duke  respektuar  rregullat  e  parashikuara  për shqyrtimin gjyqësor. 
2.  Për  ditën,  orën  dhe  vendin  e  caktuar  për  marrjen  e  provës  lajmërohen,  të    paktën  njëzet  e  katër orë përpara,  prokurori, i  pandehuri, i dëmtuari dhe  mbrojtësi. 
3. Procesverbalet e veprimeve të  kryera përfshihen në fashikullin e  shqyrtimit   gjyqësor.

Neni  337 
Thirrja e dëshmitarëve  dhe ekspertëve 

1.  Palët  që  kërkojnë  pyetjen  e  dëshmitarëve  dhe  të  ekspertëve  duhet  të  depozitojnë  në  sekretarinë e gjykatës, të paktën pesë  ditë para datës  së caktuar për gjykim, listën  e tyre. 
2.  Kryetari    urdhëron,  edhe  kryesisht,  thirrjen  e  ekspertit  të  caktuar  gjatë  hetimit  paraprak  për sigurimin e  provës. 

Neni  338   
Përpjekja për  pajtim   

1.  Në  rastin  e  veprave  që  ndiqen  me  kërkesën  e  të  dëmtuarit  akuzues,  gjykata  thërret  të  dëmtuarin dhe  atë  kundër  të  cilit  është  bërë  kërkesa  për  gjykim  dhe  u    propozon  zgjidhjen  e  çështjes  me  pajtim. Në  qoftë  se  i  dëmtuari  e  tërheq  kërkesën  dhe  ai  që  akuzohet  e  pranon  tërheqjen,  gjykata  vendos pushimin  e çështjes.  Në  të  kundërtën  ajo  cakton  datën  e  seancës  dhe  u  bën  të  njohur  atyre  se  mund  të ndihmohen nga  mbrojtës.

  • Asnjë vlerësim. Bëhu i pari që e jep atë!