Kreu I Dispozita të përgjithshme

Neni  277 
Organet e ngarkuara për  hetimet  paraprake 
(Shtuar pika  “3”  me ligjin  nr.  8813, datë 13.6.2002)   

1.  Prokurori  dhe  policia  gjyqësore  zhvillojnë,  brenda  kompetencave  të  caktuara,  hetimet  e nevojshme që  lidhen me ushtrimin e  ndjekjes  penale. 
2. Prokurori drejton hetimet dhe  ka  në dispozicion policinë  gjyqësore. 
3.  Për  veprat  penale  që  gjykohen  në  shkallë  të  parë  nga  Gjykata  e  Lartë,  procedohet  nga Prokuroria  e  Përgjithshme. 

Neni  278 
Kompetencat e gjykatës në hetimet paraprake 
(Shtuar pika  “2”  me ligjin  nr.8813, datë 13.6.2002) 

1.  Gjatë  hetimeve  paraprake,  për  rastet  e  parashikuara  nga  ligji,  mbi  kërkesën  e  prokurorit,  të pandehurit, të dëmtuarit  dhe  palëve private, vendos gjykata. 
2. Të gjitha  veprimet e  prokurorit gjatë hetimeve paraprake shqyrtohen nga  i  njëjti gjyqtar. 

Neni  279 
Detyrimi për  të ruajtur  sekretin 

1.  Veprimet  hetimore  janë  sekrete  derisa  i  pandehuri  të  mos  ketë  marrë  dijeni  për  to.  Në  rast nevoje  për  vazhdimin  e  hetimeve  prokurori  mund  të  urdhërojë  ruajtjen  e  sekretit  për    akte  të  veçanta deri në përfundim të hetimeve. 
2.  Prokurori  mund  të  lejojë,  me  vendim  të  arsyetuar,  publikimin  e  akteve  të  veçanta  ose  të  pjesëve të tyre.  Aktet e publikuara  depozitohen në  sekretarinë  e  prokurorit. 

  • Asnjë vlerësim. Bëhu i pari që e jep atë!