STUDENTI I SË DREJTËS “ne jemi nën kushtetutën, por kushtetuta është ajo çfarë gjyqtarët thonë se është”. (charles evans hughes)
STUDENTI I SË DREJTËS

Kreu IV Revokimi dhe shuarja e masave të sigurimit

Neni  260 
Revokimi dhe zëvendësimi i masave  të sigurimit 

1.  Masat  shtrënguese  dhe  ndaluese  revokohen  menjëherë  kur  del  se  mungojnë  kushtet  dhe  kriteret e zbatimit  të tyre. 
2.  Kur  nevojat  e  sigurimit zbuten  ose  kur  masa e  zbatuar  nuk  i  përgjigjet  më  rëndësisë  së  faktit  ose dënimit që mund të caktohet, gjykata  e  zëvendëson  masën me një tjetër më të  lehtë. 
3.  Kur  nevojat  e  sigurimit  rëndohen,  gjykata,  me  kërkesën  e  prokurorit,  zëvendëson  masën  e zbatuar me një  tjetër më të  rëndë. 
4.  Kërkesa  e  prokurorit  ose  e  të  pandehurit  për  revokim  ose  zëvendësimin  e  masës  shqyrtohet  nga gjykata  brenda  pesë  ditëve  nga  depozitimi  i  saj.  Kur  është  rasti  gjykata  vendos  edhe  kryesisht  gjatë procedimit për sigurimin e  provës  ose gjatë gjykimit.

Neni  261 
Shuarja e  masave  të sigurimit 

1. Masat e sigurimit shuhen: 

a)  kur  për  të  njëjtin  fakt  dhe  ndaj  të  njëjtit  person  është  vendosur  pushimi  i  çështjes  ose  është dhënë  vendimi i pafajsisë; 
b) kur  dënimi i caktuar shpallet i shuar ose i  pezulluar me kusht; 
c) kur kohëzgjatja  e  paraburgimit të vuajtur  është më  e  madhe se masa  e dënimit të caktuar; 
ç)  kur  pas  mbarimit  të  afatit  të  parashikuar  nga  neni  245,  paragrafi  1  shkronja  “ç”  nuk  është urdhëruar përsëritja, brenda  kufijve  të parashikuar nga  nenet 264 dhe 267. 

2.  Paraburgimi  i  urdhëruar  gjatë  hetimeve  paraprake  humbet  fuqinë  në  qoftë  se  gjykata  nuk procedon  në  marrjen në pyetje brenda  afatit  të parashikuar nga  neni  248. 
3.  Shuarja  e  masave  të  sigurimit  nuk  pengon  ushtrimin  e  të  drejtave  që  ligji  i  njeh  gjykatës  ose ndonjë  autoriteti tjetër në  zbatimin e dënimeve plotësuese ose të masave  të tjera  ndaluese. 

Neni  262 
Pasojat  e shuarjes  së masave të sigurimit 

1.  Kur  arrestimi  e  humbet  fuqinë,  gjykata  vendos  lirimin  e  menjëhershëm  të    personit  ndaj  të  cilit është  marrë masa. 
2.  Në  rastet  e  humbjes  së  fuqisë  së  masave  të  tjera  të  sigurimit,  gjykata  vendos  heqjen  e menjëhershme të  tyre. 

Neni  263 
Afatet e kohëzgjatjes  së paraburgimit 
(Ndryshuar me ligjin  nr.8570, datë 20.1.2000,  neni  1)
(Shtuar pika  “7” e “8”  me ligjin  nr.8813,  datë 13.6.2002) 

1.  Paraburgimi  e  humbet  fuqinë  në  qoftë  se  nga  fillimi  i  zbatimit  të  tij  kanë  kaluar  afatet  e mëposhtme,  pa  u dorëzuar aktet në gjykatë: 

a) tre muaj, kur  procedohet për kundërvajtje penale; 
b) gjashtë muaj, kur  procedohet për krime që  dënohen në  maksimumin deri në dhjetë  vjet burgim; 
c)  dymbëdhjetë  muaj,  kur  procedohet  për  krime  që  dënohen  në  minimum  jo  më  pak  se  dhjetë  vjet  burgim ose me  burgim të përjetshëm. 

2.  Paraburgimi  e  humbet  fuqinë  në  qoftë  se  nga  dita  e  dorëzimit  të  akteve  në  gjykatë  kanë  kaluar afatet e mëposhtme,  pa  u  dhënë  vendimi i dënimit në shkallë  të parë: 

a) dy muaj, kur  procedohet për kundërvajtje penale; 
b) nëntë muaj, kur  procedohet për krime që  dënohen në maksimum deri në  dhjetë vjet burgim; 
c)  dymbëdhjetë  muaj,  kur  procedohet  për  krime  që  dënohen  në  minimum  jo  më  pak  se  dhjetë  vjet burgim ose me  burgim të përjetshëm. 

3.  Paraburgimi  e  humbet  fuqinë  në  qoftë  se  nga  dita  e  dhënies  së  vendimit  të  dënimit  në  shkallë  të parë kanë  kaluar afatet  e  mëposhtme pa  u dhënë  vendimi i dënimit në gjykatën e apelit: 

a) dy muaj, kur  procedohet për kundërvajtje penale; 
b) gjashtë muaj, kur  procedohet për krime që  dënohen në  maksimumin deri në dhjetë  vjet burgim; 
c)  nëntë  muaj,  kur  procedohet  për  krime  që  dënohen  në  minimum  jo  më  pak  se  dhjetë  vjet  burgim ose me   burgim të përjetshëm. 

4.  Në  rastin  kur  vendimi  prishet  nga  Gjykata  e    Lartë  dhe  çështja  i  dërgohet  gjykatës  së  shkallës  së parë  ose  apelit,  si  dhe  kur  vendimi  prishet  nga  gjykata  e  apelit  dhe  i  dërgohet  gjykatës  së  shkallës  së parë,  nga  dita  e  dhënies  së  vendimit  të  Gjykatës  së  Lartë  apo  të  apelit,  fillojnë  përsëri  afatet  e parashikuara, për secilën shkallë  të procedimit. 
5.  Në  rast  ikje  të  të  pandehurit  të  paraburgosur,  afatet  fillojnë  të  ecin  përsëri  nga  çasti  në  të  cilin  ai paraburgoset përsëri. 
6.  Kohëzgjatja  tërësore  e  paraburgimit,  duke  marrë  parasysh  edhe  zgjatjen  e  parashikuar  nga  neni 264 pika  2, nuk  mund të kalojë  këto  afate: 

a) dhjetë  muaj, kur procedohet për kundërvajtje penale;
b) dy vjet,   kur procedohet për krime që  dënohen në  minimum deri në  dhjetë  vjet burgim; 
c)  tre  vjet,  kur  procedohet  për  krime  që  dënohen  në  maksimum  jo  më  pak  se  dhjetë  vjet  burgim ose me  burgim të përjetshëm. 

7.  Kur  në  mbarim  të  afatit  të  paraburgimit  prokurori  i  komunikon  të  pandehurit  një  akuzë  të  re, për  të  cilën  parashikohen  afate  më  të  gjata  paraburgimi  se  ato  të  akuzës  së  parë,  ai  i  kërkon  gjykatës  të caktojë  afatin e ri të paraburgimit. Gjykata vendos në seancë gjyqësore pasi të  ketë dëgjuar palët. 
8.  Kur  akuza  e  re  lidhet  me  një  fakt  të  ri,  që  nuk  dihej  në  fillim  të  procedimit,  gjykata  cakton  një afat  të  ri,  i  cili  fillon  të  llogaritet  nga  e  para,  ndërsa  kur  ndryshon  vetëm  cilësimi  ligjor  i  veprës  penale, gjykata  cakton  masën  e  sigurimit  dhe  fillimi  i  llogaritjes  së  afatit  është  ai  i  masës  së  mëparshme  të sigurimit. 

Neni  264 
Zgjatja e paraburgimit 
(Ndryshuar pika  2  me ligjin  nr.8570,  datë 20.1.2000) 

1.  Në  çdo  gjendje  dhe  shkallë  të  procedimit,  kur  është  urdhëruar  ekspertimi  i  gjendjes  mendore  të të  pandehurit,  afatet  e  paraburgimit  zgjaten  për  kohën  që  është  caktuar  për  kryerjen  e  ekspertimit. Zgjatja  vendoset  nga  gjykata,  mbi  kërkesën  e  prokurorit,  pasi  dëgjohet  mbrojtësi.  Kundër  vendimit mund të bëhet apel ose rekurs  i drejtpërdrejtë në  Gjykatën e  Lartë. 
2.Gjatë  hetimeve  paraprake,  prokurori  mund  të  kërkojë  zgjatjen  e  afateve  të  paraburgimit,  që janë  në  mbarim  e  sipër,  kur  ekzistojnë  nevoja  të  rëndësishme  sigurimi  dhe  verifikimet  veçanërisht komplekse  e  bëjnë  të  domosdoshme  këtë  zgjatje.  Gjykata  pasi  dëgjon  prokurorin  dhe  mbrojtësin  merr vendim. Zgjatja  mund të  bëhet vetëm një  herë dhe  nuk mund të jetë më  shumë se tre muaj. 
3.  Kohëzgjatja  e  paraburgimit  nuk  mund  të  kalojë  gjysmën  e  maksimales  së  dënimit  të parashikuar për veprën penale  që procedohet. 

Neni  265 
Pezullimi i afateve të paraburgimit 
(Ndryshuar me ligjin  nr. 8570, datë 20.1.2000, neni 3) 

1. Afatet e parashikuara nga  neni  263  pezullohen me vendim të ankimueshëm  të gjykatës:

a)  për  kohën  që  shqyrtimi  gjyqësor  është  pezulluar  ose  shtyrë  për  shkak  të  veprimeve  apo kërkesave  të  padrejta  të  bëra  nga  i  pandehuri  ose  mbrojtësi  i  tij,  përveç  rasteve  kur  kërkesa  bëhet  për marrjen e  provës; 
b)  për  kohën  që  shqyrtimi  gjyqësor  është  pezulluar  ose  shtyrë  për  shkak  të  mosparaqitjes  ose  të largimit të një a  më shumë  mbrojtësve, që  lënë  pa  ndihmë një a  më shumë të  pandehur. 

Neni  266 
Disponimet në  rastet  e lirimit  nga burgu 

1.  Ndaj  të  pandehurit  të  liruar  nga  burgu  për  shkak  të  mbarimit  të  afateve,  gjykata,  kur  ekzistojnë ende  arsyet  për  të  cilat  ishte  vendosur  paraburgimi,  cakton  masa  të  tjera  sigurimi  në  qoftë  se  janë kushtet e kërkuara. 
2. Paraburgimi, kur është i nevojshëm,  rivihet në  fuqi: 

a)  kur  i  pandehuri  i  ka  shkelur  me  dashje  urdhrat  e  dhëna  në  lidhje  me  një  masë  sigurimi  të  marrë në  bazë  të paragrafit  1, por gjithënjë kur  ekzistojnë  nevojat e sigurimit; 
b) me vendimin e  dënimit,  kur ekziston nevoja  e  sigurimit të parashikuar nga  neni  228, paragrafi 3. 

3.  Me  rivënien  në  fuqi  të  paraburgimit,  afatet  fillojnë  të  ecin  përsëri,  por  për  efekt  të  llogaritjes  së afatit  të  kohëzgjatjes  së  përgjithshme  të  paraburgimit  mbahet  parasysh  edhe  paraburgimi  i  vuajtur  më parë. 
4.  Oficerët  dhe  agjentët  e  policisë  gjyqësore  mund  të  ndalojnë  të  pandehurin,  i  cili,  duke  shkelur urdhrat  që  lidhen  me  një  masë  sigurimi  të  marrë  në  bazë  të  paragrafit  1,  ka  ikur.  Zbatohen,  për  aq  sa pajtohen, dispozitat mbi ndalimin e  personit të dyshuar për veprën penale. 

Neni  267 
Afatet e kohëzgjatjes  maksimale të masave të tjera të sigurimit 

1.  Masat  shtrënguese,  të  ndryshme  nga  paraburgimi,  e  humbasin  fuqinë  kur  nga  fillimi  i  zbatimit  të tyre ka  kaluar një kohë  e  barabartë me  dyfishin e  afateve të  parashikuara nga  neni 263. 
2. Masat ndaluese e  humbasin fuqinë kur kanë  kaluar tre muaj nga  fillimi i zbatimit  të tyre. Kur ato janë  marrë  për  arsye  që  të  mos  dëmtohen  provat,  gjykata  mund  të  urdhërojë  përsëritjen  e  tyre  deri  në kufijtë e  parashikuar nga  paragrafi 1.

  • Asnjë vlerësim. Bëhu i pari që e jep atë!