Kreu IV Shpenzimet procedurale

Neni  485 
Shpenzimet e bëra  nga  shteti 

1.  Shpenzimet  procedurale  penale  parapaguhen  nga  shteti,  me  përjashtim  të  atyre  që  lidhen  me aktet e kërkuara nga  palët  private. 
2.  Në  shpenzimet  procedurale  përfshihen  shpenzimet  e  bëra  në  të  gjitha  fazat  e  procedimit  për këqyrjet,  eksperimentet,  ekspertimet,  njoftimet,  për  mbrojtësit  e  caktuar  kryesisht  dhe  çdo  shpenzim tjetër i dokumentuar rregullisht. 
3.  Në  vendimin  përfundimtar  gjykata  cakton  detyrimin  për  pagimin  e  shpenzimeve  të  parapaguara nga  shteti. 

Neni  486 
Pagimi i shpenzimeve  procedurale 

1. Detyrimi për shpenzimet procedurale  ekzekutohet nga  zyra  e  përmbarimit. 
2.  Në  rastin  e  paaftësisë  paguese  zyra  e  përmbarimit  njofton  policinë  financiare,  e  cila  merr  të dhëna  për gjendjen reale  të të  detyruarit dhe për çdo  ndryshim të saj. 

Neni  487 
Zgjidhja e ankesave  për  shpenzimet 

1.  Për  ankesat  lidhur  me  shpenzimet  procedurale  vendos  gjykata  që  ka  dhënë  vendimin,  e  cila procedon  sipas  rregullave  të caktuara  në nenin  471. 

  • Asnjë vlerësim. Bëhu i pari që e jep atë!

Shto një koment

You're using an AdBlock like software. Disable it to allow submit.