Créer un site internet

Kreu II Shqyrtimi nga gjykata i çështjeve që me ekzekutimin e vendimeve

Neni  470 
Gjykata kompetente për  ekzekutimin 

1.  Gjykata  që  ka  dhënë  vendimin  është  kompetente  për  shqyrtimin  e  kërkesave  dhe  pretendimeve që  lidhen me ekzekutimin  e tij. 
2.  Kur  ekzekutimi  ka  të  bëjë  me  disa  vendime  të  dhëna  nga  gjykata  të  ndryshme,  kompetente është gjykata që ka  dhënë  vendimin, i cili  ka  marrë formë të  prerë i fundit. 

Neni  471 
Mënyra e procedimit  nga gjykata 

1. Gjykata procedon  me kërkesën e  prokurorit, të interesuarit ose të  mbrojtësit. 
2.  Kur  kërkesa  është  haptazi  e  pabazuar  ose  përsëritje  e  një  kërkese  të  rrëzuar,  të  mbështetur  mbi të  njëjtat  shkaqe,  gjykata,  pasi  dëgjon  prokurorin  e  deklaron  atë  të  papranueshme  me  vendim,  i  cili  i njoftohet brenda  pesë ditëve  të interesuarit. Kundër  vendimit mund të bëhet ankim. 
3.  Me  përjashtim  të  rasteve  të  parashikuara  nga  paragrafi  2,  gjykata  cakton  datën  e  seancës  dhe lajmëron palët dhe mbrojtësit, të paktën dhjetë  ditë  para seancës. 
4.  Seanca  zhvillohet  me  pjesëmarrjen  e  detyrueshme  të  prokurorit  dhe  të  mbrojtësve.  I  interesuari, kur e kërkon, dëgjohet personalisht  ose me  letërporosi. 
5.  Gjykata  merr  vendim,  i  cili  u  njoftohet  palëve  edhe  mbrojtësve.  Kundër  vendimit  mund  të bëhet ankim, por ai  nuk  e  pezullon ekzekutimin, përveçse kur gjykata që  e ka  dhënë  vendos  ndryshe. 
6. Procesverbali i  seancës  mbahet në formë të përmbledhur. 

Neni  472 
Dyshimi për  identitetin  fizik të personit  të burgosur 

1.  Kur  ka  arsye  për  të  dyshuar  mbi  identitetin  e  personit  të  arrestuar  për  ekzekutimin  e  dënimit, gjykata e merr  në  pyetje,  kryen  hetimet  e  nevojshme  për  identifikimin  e  tij  dhe  merr  vendim,  i  cili  i njoftohet të interesuarit. 
2.  Kur  konstaton  se  ai  nuk  është  personi  ndaj  të  cilit  duhet  të  bëhet  ekzekutimi,  gjykata  urdhëron menjëherë  lirimin  e  tij.  Në  qoftë  se  identiteti  mbetet  i  paqartë,  ajo  urdhëron  pezullimin  e  ekzekutimit, lirimin e  të burgosurit dhe njofton prokurorin që  të  bëjë  hetime  të mëtejshme. 
3.  Kur  është  i  qartë  gabimi  për  identitetin  e  personit,  prokurori    urdhëron  lirimin  e  tij  dhe  i  dërgon menjëherë aktet gjykatës. 

Neni  473 
Gabimi në emër 

1.  Kur  një  person  është  dënuar  në  vend  të  një  tjetri për  gabim  në  emër,  gjykata  vendos  korrigjimin vetëm  kur  personi  kundër  të  cilit  duhej  të  procedohej  është  thirrur  si  i  pandehur  edhe  me  një  emër tjetër  në  gjykim.  Në  rast  të  kundërt  vendoset  rishikimi  i  çështjes  në  bazë  të  nenit  450,  paragrafi  1, shkronja  “c”.  Në çdo rast  ekzekutimi kundër personit të dënuar gabimisht pezullohet. 

Neni  474 
Disa vendime për  të njëjtin fakt 

1.  Kur  disa  vendime  janë  dhënë  kundër  të  njëjtit  person  për  të  njëjtin  fakt,  gjykata  urdhëron ekzekutimin  e  vendimit  me  të  cilin  është  dhënë  dënimi  më  i  lehtë,  duke  i  deklaruar  të  tjerët  të pazbatueshëm. Kur  dënimet kryesore janë  të barabarta, mbahet parasysh dënimi plotësues. 
2.  Kur  ka  disa  vendime  pushimi  ose  pafajësie,  i  interesuari  tregon  vendimin  që  duhet  ekzekutuar dhe  kur  ai  nuk  e  bën  këtë,  prokurori  për  rastin  e  pushimit  dhe  gjykata  për  rastin  e  pafajësisë,  urdhërojnë ekzekutimin e  vendimit më të  favorshëm. 
3.  Kur  bëhet  fjalë  për  një  vendim  pafajësie  dhe  për  një  vendim  dënimi,  gjykata  urdhëron ekzekutimin  e  vendimit  të  pafajësisë,  duke  revokuar  vendimin  e  dënimit,  ndërsa  kur  është  fjala  për  një vendim  mosfillimi  të  dhënë  nga  prokurori  dhe  një  vendim  të  dhënë  në  gjykim,  gjykata  urdhëron ekzekutimin e  vendimit të  dhënë në  gjykim. 

Neni  475 
Bashkimi i dënimeve 

1.  Në  rastin  e  disa  vendimeve,  të  dhëna  në  procedime  të  ndryshme  kundër  të  njëjtit  person,  i dënuari ose prokurori mund të kërkojnë nga  gjykata  zbatimin e rregullave për  bashkimin e  dënimeve. 

Neni  476 
Shtyrja e ekzekutimit  të  vendimit 

1.  Gjykata  që  ka  dhënë  vendimin  e  dënimit,  me  kërkesën  e  të  dënuarit,  të  mbrojtësit  ose  të prokurorit, mund të vendosë shtyrjen e  ekzekutimit  të vendimit në këto raste: 
a)    kur  i  dënuari  vuan  nga  një  sëmundje  që  pengon  ekzekutimin  e  vendimit.  Ekzekutimi  shtyhet gjer në shërimin  e të  dënuarit; 
b)  kur  e  dënuara  është  shtatzënë  ose  me  fëmijë  nën  një  vjeç.    Ekzekutimi  shtyhet  gjer  sa  fëmija  të bëhet një vjeç;   
c)   kur  vuajtja  e  menjëhershme  e  dënimit  mund  të  sjellë  pasoja  të  rënda  për  të  dënuarin  ose familjen e tij.  Shtyrja  e ekzekutimit  në këto raste nuk  mund të zgjatet më tepër se gjashtë muaj; 
ç)  në  çdo rast tjetër që çmohet nga  gjykata si i veçantë, duke u shtyrë ekzekutimi gjer në tre muaj. 

2.  Me  paraqitjen  e  kërkesës  gjykata  ka  të  drejtë  të  pezullojë  ekzekutimin  e  vendimit  gjer  në shqyrtimin e saj. 
3. Kundër vendimit të gjykatës  mund të bëhet ankim. 

Neni  477 
Lirimi me kusht 

1.  Gjykata  e  vendit  të  ekzekutimit  vendos  për  lirimin  me  kusht  dhe  revokimin  e  vendimit  të  lirimit me kusht, sipas  kritereve të  caktuara  në Kodin  Penal. 
2.  Kërkesa  nuk  mund  të  përsëritet  para  se  të  kenë  kaluar  gjashtë  muaj  nga  dita  kur  vendimi  i rrëzimit të kërkesës ka marrë formë të  prerë. 

Neni  478 
Lirimi i të burgosurit 

1.  Gjykata  e  vendit  të  ekzekutimit  mund  të  vendosë  lirimin  e  të  burgosurit  kur  vazhdimi  i  burgimit mund të rrezikojë jetën  e tij. 

Neni  479 
Revokimi i vendimit për  shkak të shfuqizimit të  veprës  penale 

1.  Në  rastin  e  shfuqizimit  ose  të  deklarimit  të  paligjshmërisë  kushtetuese  të  normës  penale,  gjykata revokon  vendimin  e  dënimit,  duke  deklaruar  se  fakti  nuk  parashikohet  si  vepër  penale.  Në  të  njëjtën mënyrë  veprohet  edhe  kur  është  dhënë  vendim  mosfillimi  ose  pafajësie  për  shkak  të  shuarjes  së  veprës penale. 

Neni  480 
Kompetenca të tjera 

1.  Në  fazën  e  ekzekutimit,  gjykata  është  kompetente  të  vendosë  për  shuarjen  e  veprës  penale  pas dënimit,  për  shuarjen  e  dënimit,  për  dënimet  plotësuese,  për  konfiskimin  ose  kthimin  e  sendeve  të sekuestruara, si dhe për çdo rast të parashikuar me ligj. 
2.  Kur  vërtetohet  shuarja  e  veprës  penale  ose  të  dënimit,  gjykata  e  deklaron  këtë  edhe  kryesisht, duke  marrë masat përkatëse.

  • Asnjë vlerësim. Bëhu i pari që e jep atë!

Komentet

  • 강남 가라오케

    1 강남 가라오케 Më 14/07/2020

    WOW just what I was searching for. Came here by searching for 강남가라오케
  • PerfectSeeking Webstarts

    2 PerfectSeeking Webstarts Më 13/07/2020

    This article will help the internet people for setting up new weblog or even a blog from start to
    end.
  • poker bni 24 jam

    3 poker bni 24 jam Më 12/07/2020

    Sweet blog! I found it while searching on Yahoo News. Do you have
    any suggestions on how to get listed in Yahoo News?
    I've been trying for a while but I never seem to get there!

    Cheers
  • Every Plate $20 OFF Home Food Delivery

    4 Every Plate $20 OFF Home Food Delivery Më 12/07/2020

    With havin so much content do you ever run into any problems of plagorism or copyright violation? My website has
    a lot of unique content I've either created myself or outsourced but it appears a
    lot of it is popping it up all over the internet without my agreement.
    Do you know any techniques to help stop content from being ripped off?

    I'd certainly appreciate it.
  • $10 for Walmart Grocery Pickup

    5 $10 for Walmart Grocery Pickup Më 11/07/2020

    These are actually enormous ideas in concerning blogging.
    You have touched some fastidious things here.

    Any way keep up wrinting.
  • 다이렉트 자동차 보험

    6 다이렉트 자동차 보험 Më 11/07/2020

    Your style is very unique compared to other people I've read stuff from.
    I appreciate you for posting when you've got the opportunity,
    Guess I'll just bookmark this page.
  • tin chuyển nhượng thể thao

    7 tin chuyển nhượng thể thao Më 11/07/2020

    Good web site you've got here.. It's hard to find high-quality writing like yours nowadays.
    I really appreciate individuals like you! Take care!!
  • 토렌트 추천

    8 토렌트 추천 Më 07/07/2020

    I'd like to find out more? I'd like to find out some additional information.
  • 완결웹툰

    9 완결웹툰 Më 06/07/2020

    It's amazing designed for me to have a web page, which is beneficial designed for my know-how.
    thanks admin
  • Perfect Seeking Lanyards

    10 Perfect Seeking Lanyards Më 25/06/2020

    I every time emailed this weblog post page to all my associates,
    as if like to read it after that my contacts will too.
  • 모ㅂㅏ일홀덤

    11 모ㅂㅏ일홀덤 Më 18/06/2020

    Hey there this is kind of of off topic but I was
    wondering if blogs use WYSIWYG editors or if you have to manually code
    with HTML. I'm starting a blog soon but have no coding know-how so
    I wanted to get advice from someone with experience.
    Any help would be greatly appreciated!
  • https://www.emailmeform.com/

    12 https://www.emailmeform.com/ Më 16/06/2020

    I really glad to find this web site on bing, just what I was looking for :D also saved to bookmarks.

Shto një koment