Kreu I Vënia në ekzekutim e vendimeve

Neni  462 
Vendimet e ekzekutueshme 

1. Vendimi penal i gjykatës  vihet në ekzekutim menjëherë pasi të ketë  marrë formë të  prerë. 
2.  Vendimi  i  pafajësisë,  i  përjashtimit  të  të  gjykuarit  nga  dënimi  dhe  ai  i  pushimit  të  çështjes,  vihet në  ekzekutim menjëherë  pas  shpalljes. 
3.  I  dënuari  me  vdekje  ka  të  drejtë  t’i  paraqesë  kërkesë  për  falje  Presidentit  të Republikës.  Paraqitja e  kërkesës  pezullon  ekzekutimin.  Çështja  i  referohet  Presidentit  të  Republikës  edhe  kryesisht  nga gjykata ku vendimi ka  marrë formën e  prerë. 
4. Mënyra e  ekzekutimit të  vendimeve  penale  rregullohet me  ligj të veçantë. 

Neni  463 
Veprimet e prokurorit 

1.  Prokurori  pranë  gjykatës  së  shkallës  së  parë  që  ka  dhënë  vendimin,    merr  masa  për  ekzekutimin e vendimit. Ai  bën kërkesa  në gjykatën kompetente  dhe ndërhyn në  të gjitha  veprimet e ekzekutimit. 
2.  Vendimet  e  prokurorit  i  njoftohen,  brenda  tridhjetë  ditëve,  mbrojtësit  të  caktuar  nga  i interesuari ose,  kur nuk ka  të tillë, atij të  caktuar nga  prokurori. 
3.  Kur  është  e  nevojshme,  prokurori  mund  të  kërkojë  kryerjen  e  veprimeve  të  veçanta  nga prokurori i një rrethi tjetër. 
4. Kur fillon ekzekutimi, prokurori njofton me  shkrim gjykatën që ka  dhënë vendimin. 

Neni  464 
Ekzekutimi i vendimeve me burgim 

1. Për ekzekutimin e  një  vendimi me burgim,  prokurori nxjerr  urdhrin e ekzekutimit. 
2.  Urdhri  i  ekzekutimit  përmban  gjeneralitetet  e  të  dënuarit,  dispozitivin  e  vendimit  dhe disponimet e nevojshme për ekzekutimin. 
3.  Kur  i  dënuari  është  i  paraburgosur,  urdhri  i  dërgohet  organit  shtetëror  që  administron  burgjet dhe i  njoftohet të interesuarit, ndërsa  kur i dënuari nuk është i paraburgosur  urdhërohet burgimi  i tij. 
4.  Në  të  njëjtën  mënyrë  veprohet  edhe  për  rastet  e  ekzekutimit  të  vendimeve  të  mbylljes  së detyrueshme në  institucione  mjekësore ose edukimi. 

Neni  465 
Llogaritja e paraburgimit  dhe e dënimeve  të shlyera 

1.  Në  caktimin  e  kohës  së  dënimit  me  burgim,  prokurori  llogarit  periudhën  e  paraburgimit  të vuajtur  për  të  njëjtën  vepër  ose  për  një  vepër  penale  tjetër,  periudhën  e  dënimit  me  burgim  të  shlyer  për një  vepër  penale  tjetër,  kur  dënimi  përkatës  është  revokuar  ose  kur  për  veprën  penale  është  dhënë amnisti apo falje. 
2.  Në  çdo  rast  llogariten  vetëm  paraburgimi  ose  dënimi  i  shlyer  pas  kryerjes  së  veprës  penale,  për të cilën duhet të  caktohet  dënimi që  do të ekzekutohet. 
3. Pasi bën llogaritjet, prokurori nxjerr  urdhrin, i cili i  njoftohet të dënuarit  dhe mbrojtësit të tij. 

Neni  466 
Ekzekutimi i  masave  të sigurimit  të urdhëruara  nga gjykata 

1.  Masat  e  sigurimit  të  urdhëruara  nga  gjykata,  ekzekutohen  nga  prokurori  pranë  gjykatës  që  ka dhënë  vendimin. 

Neni  467 
Ekzekutimi i dënimeve  me gjobë 

1. Vendimet që përmbajnë dënimin me  gjobë ekzekutohen nga  zyra  e përmbarimit. 
2.  Kur  vërtetohet  pamundësia  e  marrjes  së  gjobës  ose  e  një  pjese  të  saj,  prokurori  i  bën  kërkesë gjykatës  që  ka  dhënë  vendimin  për  të  bërë  konvertimin.  Me  kërkesën  e  të  dënuarit,  gjykata  mund  ta shtyjë  konvertimin deri në  gjashtë muaj. Kjo periudhë  nuk llogaritet në  afatet  e parashkrimit. 
3. Kundër vendimit të konvertimit mund  të bëhet ankim, i cili pezullon ekzekutimin e tij.

Neni  468 
Ekzekutimi i dënimeve  plotësuese 

1.  Për  ekzekutimin  e  dënimeve  plotësuese,  prokurori  u  dërgon  shkurtimin  e  vendimit  të  dënimit organeve  të policisë gjyqësore dhe  organeve  të tjera  të  interesuara. 

Neni  469 
Ekzekutimi i disa  dënimeve 

1.  Kur  i  njëjti  person  është  dënuar  me  disa  vendime  për  vepra  penale  të  ndryshme,  prokurori pranë  gjykatës  që  ka  dhënë  vendimin  e  fundit  i  kërkon  gjykatës  që  të  caktojë  dënimin  që  duhet  të ekzekutohet, duke respektuar normat mbi bashkimin e  dënimeve. 
2. Kërkesa  e  prokurorit i njoftohet të dënuarit  dhe  mbrojtësit të tij.

Asnjë vlerësim. Bëhu i pari që e jep atë!

Shto një koment

You're using an AdBlock like software. Disable it to allow submit.