Kreu II Llojet e provave
- Objekti dhe kufijtë e dëshmisë
- Dëshmia indirekte
- Zotësia për të dëshmuar
- Papajtueshmëria me detyrën e dëshmitarit
- Detyrimet e dëshmitarit
- Përjashtimet nga detyrimi për të dëshmuar
- Ruajtja e sekretit profesional
- Ruajtja e sekretit shtetëror
- Përjashtimi i sekretit
- Marrja e dëshmisë së Presidentit të Republikës dhe të nëpunësve të lartë të shtetit
- Marrja e dëshmisë së nëpunësve diplomatikë
- Shoqërimi i detyrueshëm
- Përgjegjësia për dëshmi të rreme ose refuzim për të dëshmuar
- Kërkesa për pyetjen
- Pyetja e një personi të marrë si i pandehur në një procedim të lidhur
- Pyetja në distancë e një personi të marrë si i pandehur në një procedim të lidhur ose që vuan dënimin jashtë shtetit
- Pyetja e palëve private
- Njohja e personave
- Zhvillimi i njohjes
- Njohja e sendeve
- Njohjet e tjera
- Njohja nga disa persona ose e disa personave
- Objekti i ekspertimit
- Caktimi i ekspertit
- Papajtueshmëria me detyrën e ekspertit
- Përjashtimi i ekspertit
- Disponimet e organit procedues
- Caktimi i detyrës
- Veprimet e ekspertit
- Akti i ekspertimit
- Zëvendësimi i ekspertit
- Kuptimi i provës materiale
- Marrja e provave materiale
- Ruajtja e provave materiale
- Disponimi për provat materiale
Seksioni I Dëshmia
Neni 153
Objekti dhe kufijtë e dëshmisë
1. Dëshmitari pyetet për faktet që përbëjnë objekt prove. Ai nuk mund të dëshmojë për qëndrimin moral të të pandehurit, përveçse kur çështja lidhet me fakte që vlejnë për përcaktimin e personalitetit të tij në lidhje me veprën penale dhe me rrezikshmërinë shoqërore.
2. Pyetja e dëshmitarit mund të shtrihet edhe në marrëdhëniet e farefisnisë dhe të interesave që ekzistojnë ndërmjet dëshmitarit dhe palëve apo dëshmitarëve të tjerë, si dhe mbi rrethanat, vërtetimi i të cilave është i nevojshëm për vlerësimin e besueshmërisë së tij. Dëshmia mbi faktet që shërbejnë për të përcaktuar personalitetin e të dëmtuarit nga vepra penale pranohet vetëm kur akuza e të pandehurit duhet të çmohet në raport me sjelljen e të dëmtuarit.
3. Dëshmitari pyetet për fakte të caktuara. Ai nuk mund të dëshmojë për çka flitet në publik dhe as të shprehë vlerësime personale, me përjashtim të rasteve kur ato nuk mund të ndahen nga dëshmia për faktet.
1. Kur dëshmitari, për njohjen e fakteve, u referohet personave të tjerë, gjykata, me kërkesën e palës ose edhe kryesisht urdhëron që këta të thirren për të dëshmuar.
2. Mosrespektimi i dispozitës së paragrafit 1 i bën të papërdorshme thëniet mbi faktet, të cilat dëshmitari i ka mësuar nga persona të tjerë, me përjashtim të rasteve kur pyetja e tyre është e pamundur për shkak se kanë vdekur, janë të sëmurë rëndë ose nuk gjenden.
3. Dëshmitari nuk mund të pyetet për fakte që i ka mësuar nga personat që janë të detyruar të ruajnë sekretin profesional ose shtetëror, me përjashtim të rasteve kur këta persona kanë deklaruar për të njëjtat fakte ose i kanë përhapur ato me ndonjë mënyrë tjetër.
4. Nuk mund të përdoret dëshmia e atij që refuzon ose që nuk është në gjendje të tregojë personin ose burimin nga të cilët ka marrë dijeni për faktet që pyetet.
Neni 155
Zotësia për të dëshmuar
1. Çdo person ka zotësi për të dëshmuar, me përjashtim të atyre që për shkak të të metave mendore ose fizike nuk janë në gjendje të dëshmojnë.
2. Kur për vlerësimin e thënieve është i nevojshëm verifikimi i aftësive fizike ose mendore për të bërë dëshmi, gjykata edhe kryesisht mund të urdhërojë verifikimet përkatëse.
Neni 156
Papajtueshmëria me detyrën e dëshmitarit
1. Nuk mund të pyeten si dëshmitarë:
- personat që, për shkak të metash fizike ose psikike, nuk janë në gjendje të bëjnë dëshmi të rregullt;
- të pandehurit në një vepër penale të përbashkët ose në një procedim të lidhur edhe kur ndaj tyre është dhënë vendimi i mosfillimit të çështjes, i pafajësisë ose i dënimit, me përjashtim të rasteve kur vendimi i pafajësisë ka marrë formë të prerë;
- ata që në të njëjtin procedim kryejnë ose kanë kryer funksionin e gjyqtarit ose të prokurorit;
- i padituri civil.
Neni 157
Detyrimet e dëshmitarit
1. Dëshmitari është i detyruar të paraqitet në gjykatë, t’u përmbahet urdhrave të saj dhe t’u përgjigjet me vërtetësi pyetjeve që i bëhen.
2. Dëshmitari nuk mund të detyrohet të dëshmojë për fakte, nga të cilat mund të lindte përgjegjësia penale për të.
Neni 158
Përjashtimet nga detyrimi për të dëshmuar
(Ndryshuar pika “a” me ligjin nr.8813, datë 13.6.2002)
1. Nuk janë të detyruar të dëshmojnë:
a) gjinia ose krushqia e afërt e të pandehurit, sipas përcaktimeve të nenit 16, me përjashtim të rasteve kur kanë bërë kallëzim ose ankim ose kur ata apo një i afërm i tyre janë të dëmtuar nga vepra penale;
b) bashkëshorti për faktet e mësuara nga i pandehuri gjatë jetës bashkëshortore;
c) bashkëshorti i ndarë nga i pandehuri;
ç) ai që edhe pse nuk është bashkëshort i të pandehurit, bashkëjeton ose ka bashkëjetuar me të;
d) ai që është i lidhur me të pandehurin me marrëdhënie birësimi.
2. Gjykata u bën të njohur personave të mësipërm të drejtën për të mos dëshmuar dhe i pyet ata nëse duan të përfitojnë nga kjo e drejtë. Mosrespektimi i këtij rregulli e bën të pavlefshme dëshminë.
Neni 159
Ruajtja e sekretit profesional
1. Nuk mund të detyrohen të dëshmojnë për sa dinë për shkak të profesionit, me përjashtim të rasteve kur kanë detyrimin që t’ua referojnë autoriteteve proceduese:
a) përfaqësuesit e besimeve fetare, statutet e të cilëve nuk janë në kundërshtim me rendin juridik shqiptar;
b) avokatët, përfaqësuesit ligjorë dhe noterët;
c) mjekët, kirurgët, farmacistët, obstetrët dhe kushdo që ushtron një profesion shëndetësor;
ç) ata që ushtrojnë profesione të tjera, të cilëve ligji u njeh të drejtën të mos dëshmojnë për ato që lidhen me sekretin profesional.
2. Gjykata, kur ka arsye të dyshojë se pretendimi i bërë nga këta persona për t’iu shmangur dëshmisë nuk ka baza, urdhëron verifikimet e nevojshme. Kur ai rezulton pa baza, gjykata urdhëron që dëshmitari të deponojë.
3. Dispozitat e parashikuara nga paragrafi 1 dhe 2 zbatohen edhe për gazetarët profesionistë lidhur me emrat e personave nga të cilët ata kanë marrë të dhëna gjatë ushtrimit të profesionit të tyre. Por, kur të dhënat janë të domosdoshme për të provuar veprën penale dhe vërtetësia e këtyre të dhënave mund të dalë vetëm nëpërmjet identifikimit të burimit, gjykata urdhëron gazetarin që të tregojë burimin e informacionit të tij.
Neni 160
Ruajtja e sekretit shtetëror
1. Nëpunësit shtetërorë, nëpunësit publikë dhe të ngarkuarit me një shërbim publik janë të detyruar të mos dëshmojnë për faktet që janë sekret shtetëror.
2. Kur dëshmitari pretendon se fakti përbën sekret shtetëror, organi procedues kërkon konfirmimin me shkrim të organit kompetent shtetëror.
3. Kur sekreti konfirmohet dhe prova nuk është thelbësore për zgjidhjen e çështjes, dëshmitari nuk pyetet, ndërsa kur prova është thelbësore,organi procedues vendos pezullimin e çështjes derisa të japë përgjigje organi më i lartë i administratës shtetërore. Pas kësaj dëshmitari detyrohet të dëshmojë.
4. Kur tridhjetë ditë nga njoftimi i kërkesës, organi shtetëror kompetent nuk jep konfirmimin e sekretit, dëshmitarit i kërkohet të dëshmojë.
5. Oficerët dhe agjentët e policisë gjyqësore, si dhe personeli i shërbimit informativ nuk mund të detyrohen të tregojnë emrat e informatorëve të tyre. Informacionet e dhëna prej tyre nuk mund të merren dhe as të përdoren në qoftë se këta zyrtarë nuk pyeten si dëshmitarë lidhur me informacionin.
Neni 161
Përjashtimi i sekretit
1. Nuk mund të jenë objekt i sekretit shtetëror të dhënat ose dokumentet që lidhen me veprat penale, të cilat synojnë përmbysjen e rendit kushtetues. Natyra e veprës penale përcaktohet nga organi procedues.
2. Kur nuk pranohet përjashtimi i sekretit njoftohet organi kompentent shtetëror.
Neni 162
Marrja e dëshmisë së Presidentit të Republikës dhe të nëpunësve të lartë të shtetit
1. Dëshmia e Presidentit të Republikës merret në selinë ku ai ushtron funksionin e Kryetarit të Shtetit. 2. Kur duhet të merret dëshmia e Kryetarit të Kuvendit, Kryetarit të Këshillit të Ministrave, Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese ose Kryetarit të Gjykatës së Lartë, këta mund të kërkojnë të pyeten në selinë ku ushtrojnë detyrën e tyre. Kur gjykata e çmon të domosdoshme paraqitjen e tyre për të kryer një veprim njohjeje ose ballafaqimi, procedohet në format e zakonshme.
Neni 163
Marrja e dëshmisë së nëpunësve diplomatikë
1. Kur duhet të pyetet një nëpunës diplomatik ose një i ngarkuar me mision diplomatik jashtë shtetit, për kohën që ndodhen jashtë territorit të shtetit shqiptar, kërkesa për marrjen në pyetje i transmetohet, nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë, organit diplomatik ose konsullor shqiptar, përveç rasteve kur çmohet e domosdoshme paraqitja e tyre. 2. Për marrjen e deponimeve nga nëpunësit diplomatikë të një shteti të huaj të akredituar pranë shtetit shqiptar, respektohen konventat dhe zakonet ndërkombëtare.
Neni 164
Shoqërimi i detyrueshëm
1. Kur dëshmitari, i thirrur rregullisht, nuk paraqitet në vendin, ditën dhe orën e caktuar, pa patur pengesa të ligjshme, gjykata mund të urdhërojë shoqërimin e detyrueshëm.
2. Personi i shoqëruar me detyrim nuk mund të mbahet në dispozicion tej kohës së nevojshme për praninë e tij dhe sidoqoftë jo më shumë se njëzet e katër orë.
3. Dispozitat e paragrafëve 1 dhe 2 vlejnë edhe për ekspertin dhe përkthyesin.
Neni 165
Përgjegjësia për dëshmi të rreme ose refuzim për të dëshmuar
1. Kur gjatë pyetjes dëshmitari bën thënie kontradiktore, jo të plota ose që janë në kundërshtim me provat e marra, gjykata ia vë në dukje duke e paralajmëruar për dëshmi të rreme. Të njëjtin paralajmërim i bën edhe dëshmitarit që pa të drejtë nuk pranon të dëshmojë.
2. Kur dëshmitari ngul këmbë në mospranimin për të dëshmuar ose kur del se dëshmitari bën dëshmi të rreme, gjykata i kërkon prokurorit që të procedojë sipas ligjit.
Seksioni II Pyetja e të pandehurit dhe e palëve private
1. I pandehuri dhe i padituri civil pyeten në qoftë se bëjnë kërkesë ose kur u kërkohet dhe ata japin pëlqimin. Po kështu edhe paditësi civil, përveç rastit kur duhet të pyetet si dëshmitar.
1. Personat e marrë si të pandehur në një procedim të lidhur, ndaj të cilëve procedohet ose është proceduar veç e veç, pyeten me kërkesën e palës ose edhe kryesisht.
2. Ata janë të detyruar të paraqiten në gjykatë, e cila, kur është e nevojshme, urdhëron shoqërimin e tyre forcërisht. Zbatohen dispozitat për thirrjen e dëshmitarëve.
3. Personat e treguar në paragrafin 1 ndihmohen nga mbrojtësi i zgjedhur dhe në mungesë të tij nga një mbrojtës i caktuar kryesisht.
4. Para se të fillojë pyetja, gjykata i njofton personat e treguar në paragrafin 1 se kanë të drejtë të mos përgjigjen.
5. Dispozitat e paragrafëve të mësipërm zbatohen edhe gjatë hetimit paraprak ndaj personave të marrë si të pandehur për një vepër penale të lidhur me atë për të cilën procedohet.
Neni 167/a
Pyetja në distancë e një personi të marrë si i pandehur në një procedim të lidhur ose që vuan dënimin jashtë shtetit
(Shtuar me ligjin nr.9276, datë 16.9.2004)
I pandehuri në një procedim të lidhur, i proceduar ose që vuan dënimin jashtë shtetit për një vepër tjetër penale, kur refuzohet ekstradimi i tij, mund të pyetet në distancë, me anë të lidhjes audiovizive, sipas marrëveshjeve ndërkombëtare, me kusht që shteti i huaj të garantojë pjesëmarrjen e mbrojtësit të të pandehurit në vendin ku kryhet marrja në pyetje.
Neni 168
Pyetja e palëve private
1. Në pyetjen e palëve private zbatohen dispozitat e parashikuara nga nenet 153,154,157, paragrafi 2 dhe 363.
2. Kur pala refuzon t’i përgjigjet një pyetjeje, bëhet shënim në procesverbal.
Seksioni III Ballafaqimet
Neni 169
Kushtet e ballafaqimit
1. Ballafaqimi lejohet vetëm ndërmjet personave që janë pyetur, kur ka mos përputhje midis tyre për fakte dhe rrethana të caktuara.
Neni 170
Rregullat e ballafaqimit
1. Organi procedues, pasi u kujton deklarimet e mëparshme personave që do të ballafaqohen, i pyet nëse i konfirmojnë ose i ndryshojnë ato, duke i ftuar, kur lind nevoja, për të bërë kundërshtimet reciproke.
2. Në procesverbal shënohen pyetjet e bëra nga organi procedues, deklarimet e bëra nga personat e ballafaquar dhe gjithçka tjetër që ka ndodhur gjatë ballafaqimit.
Seksioni IV Njohjet
1. Kur lind nevoja për të proceduar në njohjen e një personi, organi procedues fton atë që duhet të bëjë njohjen që të përshkruajë personin duke treguar të gjitha shenjat që mban mend dhe e pyet nëse ka qenë thirrur më parë për të bërë njohjen si dhe për rrethana të tjera që mund të ndikojnë në vërtetësinë e njohjes.
2. Në procesverbal shënohen veprimet e parashikuara nga paragrafi 1 dhe deklarimet e bëra nga personi që bën njohjen.
3. Mosrespektimi i dispozitave të parashikuara nga paragrafët 1 dhe 2 është shkak për pavlefshmërinë e njohjes.
1. Pasi largon atë që duhet të bëjë njohjen, organi procedues siguron praninë e të paktën dy personave sa më të ngjashëm me atë që duhet të njihet. E fton këtë të fundit të zgjedhë vendin e tij në raport me të tjerët duke u kujdesur që të paraqitet, sa të jetë e mundur, në të njëjtat kushte në të cilat do të kishte qenë parë nga personi i thirrur për njohje. Pasi paraqitet personi që do të bëjë njohjen gjykata e pyet nëse njeh ndonjërin nga ata që i paraqiten për njohje dhe, në rast se po, e fton të tregojë se cilin njeh dhe ta saktësojë nëse është i sigurt.
2. Kur ka arsye të mendohet se personi i thirrur për të bërë njohjen mund të frikësohet ose të ketë ndikime të tjera nga prania e personit që duhet njohur, organi procedues urdhëron që veprimi të kryhet pa e parë ky i fundit të parin.
3. Në procesverbal shënohen, me pasojë pavlefshmërie, mënyra e zhvillimit të njohjes. Organi procedues mund të urdhërojë që zhvillimi i njohjes të dokumentohet edhe me fotografime ose filmime.
1. Kur duhet proceduar në njohjen e provave materiale ose të sendeve të tjera që lidhen me veprën penale, organi procedues vepron duke respektuar rregullat për njohjen e personave, për aq sa mund të zbatohen.
2. Pasi gjenden, kur është e mundur, të paktën dy objekte të ngjashme me atë që duhet njohur, organi procedues e pyet personin e thirrur për njohje nëse njeh ndonjërin prej tyre dhe, në rast se po, e fton të deklarojë se cilin ka njohur dhe ta saktësojë nëse është i sigurt.
3. Në procesverbal shënohen, me pasojë pavlefshmërie, mënyra e zhvillimit të njohjes.
1. Kur vendos njohjen e zërave, të tingujve ose të çdo gjëje tjetër që mund të jetë objekt perceptimi shqisor, organi procedues vepron duke respektuar dispozitat për njohjen e personave, për aq sa mund të zbatohen.
Neni 175
Njohja nga disa persona ose e disa personave
1. Kur disa persona thirren për të bërë njohjen e të njëjtit person ose të të njëjtit objekt, organi procedues kryen veprime veç e veç duke ndaluar çdo komunikim ndërmjet atij që ka kryer njohjen dhe atyre që duhet ta bëjnë atë më pas.
2. Kur një person duhet të bëjë njohjen e disa personave ose të disa objekteve, organi procedues urdhëron, që personi ose objekti që duhet njohur të futen ndërmjet personave ose objekteve të ndryshme.
3. Zbatohen dispozitat e neneve 171, 172 dhe 173.
Seksioni V Eksperimenti
Neni 176
Kushtet e eksperimentit
1. Eksperimenti lejohet kur është e nevojshme të vërtetohet nëse një fakt ka ndodhur ose mund të ketë ndodhur në një mënyrë të caktuar.
2. Eksperimenti është riprodhimi, për aq sa është e mundur, i gjendjes në të cilën fakti ka ndodhur ose çmohet se ka ndodhur duke përsëritur mënyrat e zhvillimit të vetë faktit.
Neni 177
Rregullat e kryerjes së eksperimentit
1.Vendimi i organit procedues për kryerjen e eksperimentit përmban një njoftim përmbledhës për objektin e tij dhe tregimin e ditës, të orës dhe të vendit ku do të kryhen veprimet. Në të njëjtin vendim ose në një tjetër të mëvonshëm, mund të caktohet një specialist për kryerjen e veprimeve të caktuara.
2. Organi procedues merr masa të përshtatshme për kryerjen e veprimeve, duke urdhëruar edhe fotografimet dhe filmimet, si dhe për të mos rrezikuar sigurinë e personave dhe atë publike.
Seksioni VI Ekspertimi
Neni 178
Objekti i ekspertimit
1. Ekspertimi lejohet kur është i nevojshëm zhvillimi i kërkimeve ose marrja e të dhënave ose e vlerësimeve që kërkojnë njohuri të posaçme teknike, shkencore ose kulturore.
2. Nuk lejohen ekspertimet për të përcaktuar profesionizmin në veprën penale, prirjet kriminale, karakterin dhe personalitetin e të pandehurit dhe në përgjithësi cilësitë psikike që nuk varen nga shkaqet patologjike.
Neni 179
Caktimi i ekspertit
(Shtuar paragrafi I dhe IV me ligjin nr. 8813, datë 13.6.2002)
1. Caktimi i ekspertit bëhet duke e zgjedhur atë ndërmjet personave që janë regjistruar në librat e caktuar për këtë qëllim ose ndërmjet atyre që kanë njohuri të posaçme në degën përkatëse. Kur ekspertimi shpallet i pavlefshëm ose duhet të bëhet ekspertim i ri, organi procedues merr masa, kur është e mundshme, që detyra e re t’i besohet një eksperti tjetër.
2. Vendimi i organit procedues për caktimin e ekspertit i njoftohet të pandehurit ose mbrojtësit të tij, duke i bërë të ditur se ka të drejtë të kërkojë përjashtimin e ekspertit, të propozojë ekspertë të tjerë, të marrë pjesë vetë në ekspertim, kur është e mundur, dhe të parashtrojë pyetje për ekspertin.
3. Kur kërkimet dhe vlerësimet paraqiten shumë komplekse ose kërkojnë njohuri të ndryshme në disa degë, organi procedues ua ngarkon kryerjen e ekspertimit disa ekspertëve.
4. Eksperti është i detyruar të kryejë detyrën e tij, me përjashtim të rasteve kur ekziston një nga shkaqet që e përjashtojnë atë nga qenia ekspert ose kur pretendon se nuk është kompetent ose nuk ka mundësi të kryejë ekspertimin dhe kërkesa e tij pranohet nga organi procedues.
Neni 180
Papajtueshmëria me detyrën e ekspertit
1. Nuk mund të kryejë detyrën e ekspertit:
a) i mituri, ai që ka ndalim ligjor ose i është hequr zotësia juridike për të vepruar ose vuan nga një sëmundje mendore;
b) ai që është pezulluar, qoftë edhe përkohësisht, nga detyrat publike ose nga ushtrimi i një profesioni;
c) ai, ndaj të cilit janë marrë masa sigurimi personal;
ç) ai që nuk mund të pyetet dëshmitar apo të merret përkthyes ose që ka të drejtë të mos bëjë dëshmi ose përkthim.
Neni 181
Përjashtimi i ekspertit
1. Palët mund të kërkojnë përjashtimin e ekspertit në rastet e parashikuara nga ky Kod për përjashtimin e gjyqtarit.
2. Kur ekziston një shkak përjashtimi, eksperti është i detyruar ta deklarojë.
3. Deklarimi i shkakut të përjashtimit nga vetë eksperti ose kërkimi i përjashtimit nga palët mund të paraqiten derisa të mos jetë bërë caktimi i detyrës dhe, kur shkaqet kanë lindur aty për aty ose janë njohur më pas, para se eksperti të ketë dhënë mendimin e tij.
4. Mbi deklarimin e ekspertit për përjashtim ose të kërkesës për përjashtimin e tij vendos, me urdhër, organi procedues që ka caktuar ekspertimin.
Neni 182
Disponimet e organit procedues
1. Organi procedues disponon ekspertimin me vendim të motivuar, i cili përmban caktimin e ekspertit, paraqitjen e përmbledhur të çështjes, tregimin e ditës, të orës dhe të vendit të caktuar për paraqitjen e ekspertit.
2. Organi procedues urdhëron thirrjen e ekspertit dhe merr masat e nevojshme për paraqitjen e personave që i nënshtrohen ekspertimit.
1. Organi procedues, pasi sigurohet për identitetin e ekspertit, e pyet nëse ka shkaqe përjashtimi nga detyra e ekspertit, e paralajmëron për detyrimet e përgjegjësitë e parashikuara nga ligji penal, i formulon kërkesat e ekspertimit dhe e fton të bëjë këtë deklaratë: “I vetëdijshëm për përgjegjësinë morale dhe juridike për detyrën që marr përsipër, do ta kryej atë me ndershmëri e drejtësi dhe do të ruaj sekretin për të gjitha veprimet që lidhen me ekspertimin”.
2. Shpërblimi i ekspertit caktohet me urdhër të organit që ka disponuar për ekspertimin.
Neni 184
Veprimet e ekspertit
(Shtuar pika 4 me ligjin nr.8813,datë 13.6.2002)
1. Për t’iu përgjigjur kërkesave të ekspertimit, eksperti mund të autorizohet nga organi procedues që të shohë aktet, dokumentet dhe gjithçka që përfshihet në fashikullin e prokurorit ose të gjykatës.
2. Eksperti mund të autorizohet të marrë pjesë edhe në pyetjen e palëve dhe marrjen e provave.
3. Kur eksperti kërkon të dhëna nga i pandehuri, i dëmtuari ose nga persona të tjerë, këto të dhëna përdoren vetëm për qëllimet e ekspertimit.
4. Kur për nevojat e ekspertimit është i domosdoshëm shkatërrimi ose ndryshimi i thelbit të sendit, kur është e mundur, ekspertët detyrohen të ruajnë atë pjesë të tij, si dhe të dokumentojnë pjesën e përdorur për ekspertim, duke vënë në dijeni organin procedues dhe palët.
1. Mendimi i ekspertit jepet me shkrim.
2. Kur ekspertët e caktuar janë më shumë se një dhe kanë mendime të ndryshme, secili parashtron me akt të veçantë mendimin e tij.
3. Kur faktet janë komplekse dhe eksperti nuk mund të japë përgjigje menjëherë, organi procedues i jep atij një afat jo më të gjatë se gjashtëdhjetë ditë. Kur ka nevojë për verifikime veçanërisht komplekse ky afat mund të zgjatet edhe më shumë se një herë për periudha jo më të gjata se tridhjetë ditë, por pa kaluar afatin maksimal prej gjashtë muajsh.
Neni 186
Zëvendësimi i ekspertit
1. Eksperti mund të zëvendësohet kur nuk jep mendimin e vet në afatin e caktuar ose kur kërkesa e zgjatjes nuk është pranuar ose kur neglizhon në kryerjen e detyrës.
2. Vendimi i organit procedues për zëvendësimin jepet pasi dëgjohet eksperti. Eksperti i zëvendësuar mund të dënohet me gjobë deri dhjetë mijë lekë.
3. Eksperti zëvendësohet edhe kur pranohet kërkesa për përjashtimin e tij.
4. Eksperti i zëvendësuar detyrohet të dorëzojë në organin procedues dokumentacionin dhe rezultatet e veprimeve të kryera.
Seksioni VII Provat materiale
Neni 187
Kuptimi i provës materiale
(Ndryshuar me ligjin 9085, datë 19.6.2003)
1. Prova materiale janë sendet që kanë shërbyer si mjete për realizimin e veprës penale ose mbi të cilat gjenden gjurmë apo që kanë qenë objekt i veprimeve të të pandehurit, produktet e veprës penale dhe çdo lloj pasurie tjetër, që lejohet të konfiskohet, sipas nenit 36 të Kodit Penal, si dhe çdo send tjetër që mund të ndihmojë për sqarimin e rrethanave të çështjes.
Neni 188
Marrja e provave materiale
1. Provat materiale përshkruhen hollësisht në procesverbal, kur ka mundësi fotografohen ose filmohen dhe me urdhër të organit procedues i bashkohen fashikullit gjyqësor.
Neni 189
Ruajtja e provave materiale
1. Provat materiale, që për shkak të natyrës së tyre mund të prishen, në qoftë se nuk mund t’u kthehen personave që u përkasin, u dorëzohen për t’i përdorur enteve të caktuara, të cilët detyrohen t’i kthejnë të njëllojta ose të japin vlerën e tyre.
Neni 190
Disponimi për provat materiale
1. Në vendimin përfundimtar ose në atë të pushimit të çështjes, gjykata ose prokurori caktojnë se çfarë duhet bërë me provat materiale duke urdhëruar:
a) sendet që kanë shërbyer ose ishin caktuar si mjet për kryerjen e veprës penale dhe sendet që përbëjnë përfitimin e nxjerrë nga ajo ose shpërblimin e dhënë a të premtuar për kryerjen e saj, merren dhe i kalojnë shtetit, përveç rastit kur këto sende janë të personave që nuk kanë marrë pjesë në kryerjen e veprës penale;
b) sendet, mbajtja ose qarkullimi i të cilave është i ndaluar, u dorëzohen enteve përkatëse ose zhduken;
c) sendet që nuk kanë asnjë vlerë zhduken;
ç) sendet e tjera u kthehen personave që u takojnë dhe, kur ka konflikt për pronësinë e tyre, ruhen gjersa ai të zgjidhet nga gjykata.
2. Provat materiale mund t’u kthehen personave që u përkasin edhe para mbarimit të procedimit, kur nuk dëmtohet zgjidhja e çështjes.
Seksioni VIII Dokumentet
1. Lejohet marrja e dokumenteve që përfaqësojnë fakte, persona ose sende nëpërmjet fotografimit, filmimit, fonografimit ose çdo mjeti tjetër.
2. Kur origjinali i një dokumenti është prishur, ka humbur ose është zhdukur, mund të merret kopja. 3. Dokumentet që përbëjnë provë materiale duhet të merren cilidoqoftë personi që i ka krijuar ose që i mban.
Neni 191/a
Detyrimi për paraqitjen e të dhënave kompjuterike
(Shtuar me ligjin nr.10 054, datë 29.12.2008)
1. Gjykata, në rastin e procedimeve për vepra penale në fushën e teknologjisë së informacionit, me kërkesë të prokurorit ose të të dëmtuarit akuzues, urdhëron mbajtësin ose kontrolluesin të dorëzojnë të dhënat kompjuterike të memorizuara në një sistem kompjuterik apo në një mjet tjetër memorizimi.
2. Gjykata, në këto procedime, urdhëron edhe dhënësin e shërbimit për dorëzimin e çdo informacioni për abonentët e pajtuar, për shërbimet e ofruara nga dhënësi.
3. Kur ka arsye të bazuara për të menduar se nga vonesa mund t’u vijë një dëm i rëndë hetimeve, prokurori vendos, me akt të motivuar, detyrimin për paraqitjen e të dhënave kompjuterike, të përcaktuara në pikat 1 e 2 të këtij neni dhe njofton menjëherë gjykatën. Gjykata vlerëson vendimin e prokurorit brenda 48 orëve nga njoftimi.
Neni 192
Dokumentet mbi personalitetin
1. Lejohet marrja e vërtetimeve për gjendjen gjyqësore dhe e vendimeve gjyqësore të formës së prerë për të gjykuar mbi personalitetin e të pandehurit dhe të dëmtuarit, kur fakti për të cilin procedohet duhet të vlerësohet në lidhje me sjelljen ose cilësitë morale të tyre.
2. Këto dokumente mund të merren edhe për vlerësimin e besueshmërisë së një dëshmitari.
Neni 193
Marrja e procesverbaleve të procedimeve të tjera
1. Lejohet marrja e procesverbaleve të procedimeve të tjera penale që kanë të bëjnë me sigurimin e provës ose me provat e administruara gjatë shqyrtimit gjyqësor.
2. Lejohet marrja e procesverbalit të provës në një gjykim civil të përfunduar me vendim të formës së prerë.
3. Lejohet marrja e dokumentacionit të veprimeve që nuk mund të përsëriten.
4. Veç rasteve të parashikuara në paragrafët 1,2 dhe 3, procesverbalet e provës mund të përdoren në shqyrtimin gjyqësor në qoftë se palët janë dakort ose për kundërshtimet e parashikuara nga nenet 364 dhe 367.
5. Vendimet e formës së prerë mund të merren për qëllime të provës lidhur me ekzistencën e faktit, duke u vlerësuar në unitet me provat e tjera.
1. Dokumentet që përbëjnë njoftime anonime nuk mund të merren dhe as të përdoren, përveçse kur përbëjnë provë materiale ose janë bërë nga i pandehuri.
1. Gjykata, kur çmon se një dokument i marrë është fals, pas përfundimit të procedimit njofton prokurorin duke i dërguar edhe dokumentin.
Neni 196
Përkthimi i dokumenteve
1. Kur është marrë një dokument i shkruar në gjuhë të huaj, organi procedues urdhëron përkthimin e tij.
2. Organi procedues urdhëron, kur është e nevojshme, transkriptimin e shiritit magnetofonik.
1. Kur urdhëron marrjen e një dokumenti organi procedues, me kërkesën e të interesuarit, mund të autorizojë sekretarinë të lëshojë kopje të vërtetuar të dokumentit.
Shto një koment