STUDENTI I SË DREJTËS “ne jemi nën kushtetutën, por kushtetuta është ajo çfarë gjyqtarët thonë se është”. (charles evans hughes)
STUDENTI I SË DREJTËS

Kreu I Rregulla të përgjithshme

Neni  149
Kuptimi i provës

1.  Prova  janë  njoftimet  mbi  faktet  e  rrethanat  që  lidhen  me  veprën  penale,  që    merren  prej burimeve  të  parashikuara  në  ligjin  procedural  penal,  në  përputhje  me    rregullat  e  caktuara  prej  tij  dhe  që shërbejnë  për  të  vërtetuar  kryerjen  ose  jo  të    veprës  penale,  pasojat  e  ardhura  prej  saj,  fajësinë  ose pafajësinë  e  të pandehurit  dhe  shkallën e përgjegjësisë së tij.

Neni  150
Objekti i provave

1.  Janë  objekt  prove  faktet  që  kanë  lidhje  me  akuzën,  fajësinë  e  të  pandehurit,  caktimin  e  masave të  sigurimit,  dënimin  dhe  përgjegjësinë  civile,  si  dhe  faktet  nga  të    cilat  varet  zbatimi  i  normave procedurale.

Neni  151
Marrja e provave

1.  Gjatë  hetimeve  paraprake  provat  merren  nga  organi  që  procedon,  sipas  rregullave  të  caktuara në  këtë Kod.
2.  Në  gjykim  provat    merren  me  kërkesën  e  palëve.  Gjykata  vendos  me  urdhër,    duke  përjashtuar provat  e  ndaluara  nga  ligji  dhe  ato  që  janë  haptazi  të  panevojshme.  Disponimet  mbi  marrjen  e  provave mund të revokohen në çdo fazë  të shqyrtimit   gjyqësor.
3.  Kur  kërkohet  një  provë  që  nuk  rregullohet  me  ligj,  gjykata  mund  ta  marrë  në    qoftë  se  ajo  vlen për  të  vërtetuar  faktet  dhe  nuk  cenon  lirinë  e  vullnetit  të  personit.  Gjykata  vendos  për  marrjen  e  provës pasi dëgjon palët mbi mënyrën e  marrjes  së  saj.
4.  Provat  e  marra  në  shkelje  të  ndalimeve  të  parashikuara  nga  ligji  nuk  mund  të    përdoren. Papërdorshmëria  ngrihet edhe  kryesisht në çdo gjendje  dhe shkallë  të procedimit.

Neni  152
Çmuarja e provave

1.  Çmuarja  e  provave  është  përcaktimi  i  vërtetësisë  dhe  fuqisë  provuese  të    tyre.  Çdo  provë  i nënshtrohet  shqyrtimit  dhe  nuk  ka  vlerë  të  paracaktuar.  Gjykata  i  çmon  provat  sipas  bindjes  së  formuar pas  shqyrtimit  të tyre në  tërësi.
2.  Ekzistenca  e  një  fakti  nuk  mund  të  nxirret  nga  indicjet  përveçse  kur  këto  janë    të  rëndësishme, të sakta dhe  në përputhje  me njëra-tjetrën.
3.  Deklarimet  e  bëra  nga  i  bashkëpandehuri  në  të  njëjtën  vepër  penale  ose  nga    personi  i  marrë  si  i pandehur  në  një  procedim  që  lidhet  me  të,  vlerësohen  në  unitet  me    provat  e  tjera  që  konfirmojnë vërtetësinë  e  tyre.

  • Asnjë vlerësim. Bëhu i pari që e jep atë!