Kreu III Policia gjyqësore
Neni 30 Funksionet e policisë gjyqësore
1. Policia gjyqësore, edhe me iniciativën e vet, duhet të marrë dijeni për veprat penale, të pengojë ardhjen e pasojave të mëtejshme, të kërkojë autorët e tyre, të kryejë hetime dhe të grumbullojë gjithçka që i shërben zbatimit të ligjit penal.
2. Policia gjyqësore kryen çdo veprim hetimor që i është urdhëruar ose deleguar nga prokurori.
3. Funksionet e treguara në paragrafët 1 dhe 2 kryhen nga oficerët dhe agjentët e policisë gjyqësore.
Neni 31 Shërbimet dhe seksionet e policisë gjyqësore
a) nga oficerët dhe agjentët e policisë gjyqësore që u përkasin organeve, të cilëve ligji u ngarkon detyrën për të kryer hetime që nga çasti që marrin dijeni për veprën penale;
b) nga seksionet e policisë gjyqësore të krijuara pranë çdo prokurorie rrethi dhe të përbëra nga një personel i policisë gjyqësore;
c) nga shërbimet e policisë gjyqësore të parashikuara me ligj.
Neni 32 Oficerët dhe agjentët e policisë gjyqësore
b) oficerët e policisë ushtarake, të policisë financiare, pyjore dhe të çdo policie tjetër, të cilëve me ligj të veçantë u njihet një cilësi e tillë.
b) personeli i policisë ushtarake, i policisë financiare dhe i çdo policie tjetër të njohur me ligj, kur janë në shërbim.
3. Janë gjithashtu oficerë dhe agjentë të policisë gjyqësore, në caqet e shërbimit që u është besuar dhe sipas atributeve përkatëse, personat, të cilëve me ligj u njihen funksionet e parashikuara nga neni 30.
Neni 33 Vartësia e policisë gjyqësore
1. Seksionet e policisë gjyqësore varen nga drejtuesit e prokurorive të rretheve.
2. Oficeri që shërben në policinë gjyqësore përgjigjet para prokurorit të rrethit për veprimtarinë e zhvilluar nga ai vetë dhe nga personeli vartës.
3. Oficerët dhe agjentët e policisë gjyqësore janë të detyruar të zbatojnë detyrat që u janë caktuar nga prokurori. Pjesëtarët e seksioneve nuk mund të hiqen nga veprimtaria e policisë gjyqësore veçse me pëlqimin e Prokurorit të Përgjithshëm.
4. Gjykatat dhe prokuroritë disponojnë drejtpërsëdrejti personelin e seksioneve dhe mund të shfrytëzojnë çdo shërbim të policisë gjyqësore.
Shto një koment