Të drejtat e njeriut gjatë paraburgimit

TË DREJTAT E NJERIUT GJATË PARABURGIMIT

 NGA :

MEVLUT DERTI

FAKULTETI I DREJTESISE

Shiko te zmadhuar:Kushtet e ParaburgimitPrapa hekuraveHeqja e lirisë e vendos individin në një situatë jashtëzakonisht të cenueshme. Për këtë arsye është e rëndësishme që heqja e lirisë të jetë sa më e kufizuar dhe të ndiqen procedura rigoroze të përcaktuara në dokumentet ndërkombëtarë dhe në legjislacioninvendas. Të gjithë aktorët e përfshirë kanë gjithashtu një rol kyç në ruajtjen e këtyre standardeve dhe në marrjen e masave ndaj çdo abuzimi. Në këtë aspekt në kontekstin shqiptar, ka vend për shumë përmirësim. Kështu, është vënë re se në shumicën e rasteve, personat të cilëve u hiqet liria nuk informohen për arsyet e arrestimit/ndalimit apo për të drejtat e tyre; ata keqtrajtohen rregullisht nga policia; nuk kanë mundësi të komunikojnë me avokatin mbrojtës dhe nuk dërgohen përpara gjykatës brenda afatit të përcaktuar në Kushtetutë. Vendimet argumentohen në mënyrë shumë të dobët dhe japin përshtypjen se masa e sigurisë e arrestit në burg shpeshherë jepet pa pasur arsye ligjore. Avokatët bëjnë shumë pak për të kundërshtuar vendimet, për të nxjerrë në pah rastet e abuzimit, apo praktika të tjera të gabuara. Hetimet paraprake shpeshherë karakterizohen nga periudha të zgjatura ku nuk ndërmerret asnjë veprim dhe afatet e paraburgimit pezullohen pa arsye të ligjshme dhe për periudha të gjata. Shpeshherë këto afate tejkalohen dhe kjo nuk sjell lirimin e të pandehurit. Kushtet në të cilat mbahen personat e paraburgosur lënë shumë për të dëshiruar dhe nuk i përmbushin aspak standardet ndërkombëtare.

E drejta për të mos u privuar nga liria në mënyrë arbitrare është një e drejtë themelore dhe është shprehur në të gjitha dokumentet kryesore për të drejtat e njeriut, si në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut,9 Paktin Ndërkombëtar lidhur me të Drejtat Civile dhe Politike,10 Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut (KEDNj),11 Kartën Afrikane të të Drejtave të Njeriut dhe Popujve12 dhe Konventën Amerikane të të Drejtave të Njeriut.13 Liria personale është e lidhur ngushtë me konceptin e dinjitetit njerëzor dhe është një parakusht për të gëzuar liritë dhe të drejtat e tjera të njeriut. Megjithatë, ka raste kur shteti ka interes legjitim për t'i hequr një personi lirinë e tij/saj me qëllim që të mbrojë vetë individin, individët të tjerë ose interesa të tjera të rëndësishme. Meqenëse cenimi i lirisë nga autoritetet shtetërore e vendos individin në një pozitë tepër të cenueshme, është tepër e rëndësishme që çdo cenim i lirisë të shoqërohet me një procedurë ligjore dhe transparente, dhe të mos zgjasë më shumë se sa është plotësisht e nevojshme për të arritur qëllimin që ka heqja e lirisë.

Vendimet për caktimin e masës së sigurisë "arrest në burg"

Kuadri ligjor

Kushtet në të cilat një personi mund t'i hiqet liria dhe të drejtat e tij/saj janë përcaktuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.                                                            

  Neni 27

1. Askujt nuk mund t'i hiqet liria, përveçse në rastet dhe sipas procedurave të parashikuara me ligj.

2. Liria e personit nuk mund të kufizohet, përveçse në rastet e mëposhtme:

a) kur është dënuar me burgim nga gjykata kompetente;

b) për moszbatim të urdhrave të ligjshëm të gjykatës ose për moszbatim të ndonjë

detyrimi të caktuar me ligj;

c) kur ka dyshime të arsyeshme se ka kryer një vepër penale ose për

të parandaluar

kryerjen prej tij të veprës penale ose largimin e tij pas kryerjes së saj;

ç) për mbikëqyrjen e të miturit për qëllime edukimi ose për shoqërimin e tij në organin

kompetent;

d) kur personi është përhapës i një sëmundjeje ngjitëse, i paaftë mendërisht dhe i rrezikshëm për shoqërinë;

dh) për hyrje të paligjshme në kufirin shtetëror, si dhe në rastet e dëbimit ose të ekstradimit.

3. Askujt nuk mund t'i hiqet liria vetëm për shkak se nuk është në gjendje të përmbushë një detyrim kontraktor.

Neni 28

1. Kushdo, të cilit i hiqet liria, ka të drejtë të njoftohet menjëherë në gjuhën që ai kupton, për shkaqet e kësaj mase, si dhe për akuzën që i bëhet. Personi, të cilit i është hequr liria, duhet të njoftohet se nuk ka asnjë detyrim të bëjë ndonjë deklaratë dhe ka të drejtë të komunikojë menjëherë me avokatin, si dhe t'i jepet mundësia për realizimin e të drejtave të tij.

2. Personi, të cilit i është hequr liria sipas nenit 27, paragrafi 2, nënparagrafi c, duhet të dërgohet brenda 48 orëve përpara gjyqtarit, i cili vendos paraburgimin ose lirimin e tij jo më vonë se 48 orë nga çasti i marrjes së dokumenteve për shqyrtim.

3. I paraburgosuri ka të drejtë të ankohet kundër vendimit të gjyqtarit. Ai ka të drejtë të gjykohet brenda një afati të arsyeshëm ose të procedohet i lirë përkundrejt një garancie pasurore sipas ligjit.

4. Në të gjitha rastet e tjera, personi, të cilit i hiqet liria në rrugë jashtëgjyqësore, mund t'i drejtohet në çdo kohë gjyqtarit, i cili vendos brenda 48 orëve për ligjshmërinë e kësaj mase.

5. çdo person, të cilit i është hequr liria sipas nenit 27, ka të drejtën e trajtimit njerëzor dhe të respektimit të dinjitetit të tij.

Kodi i Procedurës Penale të Republikës së Shqipërisë  (KPrP) ndan masat e sigurimit personal në masa shtrënguese dhe ndaluese.23 Arresti në burg si masë sigurie klasifikohet si një masë shtrënguese.

            1. Sipas Kodit të Procedurës Penale "askush nuk mund t'u nënshtrohet masave të sigurimit personal (p.sh., arresti në burg ) në qoftë se në ngarkim të tij/saj nuk ekziston një dyshim i arsyeshëm, i bazuar në prova [për kryerjen e një krimi]" [kriteri i dyshimit të arsyeshëm].

            2. Masat e sigurimit personal do të merren në rastet kur (dhe vetëm kur)26 "ka shkaqe të rëndësishme që kërcënojnë marrjen ose vërtetësinë e provave" (rrezikun e dëmtimit të provës), kur i pandehuri është larguar ose ekziston rreziku që ai/ajo të largohet (rreziku i arratisjes) ose kur për shkak të rrethanave të faktit dhe personalitetit të të pandehurit mka rrezik që ai/ajo të kryejë krime të rënda ose të të njëjtit lloj me atë për të cilin ai/ajo procedohet ( rreziku i kryerjes së krimeve të tjera) [kritere të veçanta].27

            3. Në caktimin e masave të sigurimit gjykata mban parasysh përshtatshmërinë e secilës prej tyre me shkallën e nevojave të sigurimit që duhen marrë në rastin konkret dhe çdo masë duhet të jetë në raport me rëndësinë e faktit dhe me sanksionin që parashikohet për veprën penale konkrete. [kriteri i proporcionalitetit].

            4. Arresti në burg mund të vendoset vetëm kur çdo masë tjetër është e papërshtatshme për shkak të rrezikshmërisë së veçantë të veprës dhe të pandehurit. [kriteri i domosdoshmërisë].

            5. Kur i pandehuri është i mitur gjykata mban parasysh kërkesën për të mos ndërprerë proceset edukative.Të miturit nuk mund të arrestohen kur akuzohen për kundërvajtje penale.

            6. Arresti në burg mund të vendoset ndaj një gruaje që është shtatzënë ose me fëmijë në gji, ndaj një personi që ndodhet në gjendje shëndetësore veçanërisht të rëndë ose që ka kaluar moshën 70 vjeç ose ndaj një personi toksikoman apo të alkoolizuar, për të cilin zbatohet një program terapeutik në një institucion të posaçëm, vetëm kur ka shkaqe të rëndësie të veçantë për krimet që dënohen jo më pak në maksimum se dhjetë vjet burgim.

Kush vendos për arrestin në burg ose arrestimin në flagrancë

Ligji përcakton, se si rregull kryesore, gjykata merr vendimin arrest në burg, ku është e qartë se aplikohen të gjitha kushtet e renditura më sipër. Por, siç vijon më poshtë, ka disa përjashtime nga rregulla, duke i dhënë prokurorit ose policisë kompetencë për të arrestuar një person3 Në praktikë duket gjithashtu se shumica e ndalimeve/arrestimeve në Shqipëri bëhen nga policia pa vendim gjykate. Meqenëse arresti nuk përkufizohet nga KPrP si masë sigurie, nuk është e vetëkuptueshme që dispozitat e KPrP duhet të zbatohen për sa i përket dyshimit të arsyeshëm, rrezikut të dëmtimit të provave, arratisjes ose krimit të përsëritur. Megjithatë, duke marrë në konsideratë nenin 27 paragrafi 2 (c) i Kushtetutës, është e qartë se për çdo heqje të lirisë (d.m.th. arrest në shtëpi ose arrest në burg) autoriteti që kryen arrestin duhet të sigurohet që kushtet e sipërpërmendura të plotësohen. Kjo është gjithashtu në përputhje me nenin 5, paragrafi 1 (c), të KEDNj. Sipas KPrP arresti në flagrancë është një arrest në gjendjen e flagrancës. Personi i arrestuar në këtë mënyrë është përshkruar si: "një person që është kapur në kryerje e sipër të veprës penale ose ai që menjëherë pas kryerjes së veprës ndiqet nga policia gjyqësore, nga personi i dëmtuar ose nga persona të tjerë ose që është kapur me sende dhe prova materiale, nga të cilat duket se ka kryer veprën penale". Meqenëse të drejtat e garantuara nga KEDNj kanë për qëllim të garantojnë të drejtat që janë praktike dhe efikase dhe jo teorike dhe të rreme, në mënyrë që policia të përmbushë detyrimet e saj, ata duhet të sigurohen se të arrestuarit vihen në dijeni në një mënyrë të qartë dhe të kuptueshme. Si rrjedhim, vëzhgimi tregon qartë se policia nuk i përmbush detyrimet e përcaktuara nga KEDNj dhe Kushtetuta për sa i përket njoftimit të personave që u është hequr liria për arsye të arrestimit dhe të drejtat e tyre.

             Për sa i përket bazës ligjore të arrestit, personit i hiqet liria vetëm për ato arsye që parashikon Kushtetuta, d.m.th., rrezikun e dëmtimit të provave, rrezikun e arratisjes ose rrezikun e kryerjes së një krimi të ngjashëm apo të krimeve më të rënda. Megjithatë, kjo nuk pasqyrohet nga KPrP dhe duket se në rastet kur policia kryen arrestimet, këta faktorë nuk merren në konsideratë, por merret parasysh vetëm nëse është apo nuk është një gjendje "flagrance". Ka edhe të dhëna që personat janë arrestuar dhe mbajtur deri në seancën e përcaktimit të masës së sigurisë dhe të vleftësimit të arrestit më tepër si një "dënim paraprak" sesa si një masë për të siguruar integritetin e procesit gjyqësor, apo për të shmangur krime të mëtejshme.  

  Oficerët dhe agjentët e policisë gjyqësore i bëjnë menjëherë të ditur të arrestuarit ose të ndaluarit se nuk ka asnjë detyrim të bëjë deklarata (pra, ka të drejtë të mos flasë ) dhe se çfarëdo që ai thotë, mund të përdoret ndaj tij në gjyq dhe së fundmi, se ka të drejtën për të zgjedhur mbrojtës.48

            . Nëse i pandehuri nuk ka mjete të mjaftueshme, i sigurohet mbrojtja falas me avokat dhe avokati mbrojtës caktohet nga organi që procedon, d.m.th., prokurori ose gjykata.49

- Personi i arrestuar në flagrancë ose i ndaluar ka të drejtë të flasë me mbrojtësin menjëherë pas arrestimit ose ndalimit.50

- Mbrojtësi ka të drejtë të komunikojë vetëm për vetëm me të arrestuarin, të ndaluarin apo të dënuarin.

Mbrojtësi ka të drejtë të njoftohet paraprakisht për kryerjen e veprimeve hetimore ku është i pranishëm i pandehuri dhe të marre pjesë në to, të njihet me të gjithë materialin e çështjes në përfundim të hetimeve.51

- Sipas ligjit "Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim", me përjashtim të burgjeve të sigurisë së lartë, avokatët mund të vizitojnë pa autorizim klientët e tyre.52

- Mundësia për takime është e kufizuar normalisht vetëm për ditët e javës nga 9.00 deri 15.00.           

            Kushtetuta i garanton çdo njeriu, të cilit i është hequr liria të drejtën për të komunikuar menjëherë me avokatin (dhe personit i jepet gjithashtu mundësia për ta ushtruar këtë të drejtë). Edhe Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut, edhe Kushtetuta i garantojnë më tej kujtdo që ka kryer një vepër penale të drejtën për t'u mbrojtur vetë ose për të pasur ndihmën e një mbrojtësi të zgjedhur prej tij dhe, në qoftë se ai nuk ka mjete për të shpërblyer një mbrojtës, mund të ndihmohet falas. Sipas nenit 5 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, e drejta për asistencë ligjore, e cila është e lidhur me parashikimin e nenit 6 të Kartës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, rrjedh nga e drejta për t'u ankuar ndaj heqjes së lirisë. Që kjo e drejtë të zbatohet, i arrestuari duhet të ketë mundësi të kontaktojë me një avokat, të flasë me të dhe të ketë kohën e mjetet e nevojshme për të përgatitur një kërkesë për lirim. Mundësia e menjëhershme për të pasur një avokat mbrojtës është gjithashtu një masë mbrojtëse ndaj abuzimit të policisë dhe është e rëndësishme për të siguruar një mbrojtje efikase për të arrestuarin gjatë procesit gjyqësor

    Sistemi i paraburgimit tregon se të arrestuarve në përgjithësi në Shqipëri nuk u jepet mundësi e menjëhershme për avokat mbrojtës. Në shumë raste, të arrestuarit nuk e takojnë avokatin mbrojtës deri në seancën për vleftësimin e arrestit dhe caktimin të masës së sigurisë. Nëse bëhet ndonjë konsultim para kësaj seance, ajo normalisht zhvillohet në prani të policisë, prokurorit dhe çdo personi tjetër që mund të ndodhet në sallën e gjyqit ose në zyrën e gjyqtarit ku zhvillohet kjo seancë. Kjo është një shkelje e standardeve ndërkombëtare. Konsulta nuk zgjat më shumë se disa minuta dhe konsiston kryesisht në prezantimin mes palëve. Si rrjedhim, 29 të paraburgosur (ose 41%) thanë se nuk e kishin takuar avokatin e tyre mbrojtës para seancës për vleftësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurisë. Nga këta, 28 thanë se takimi fillestar nuk ishte zhvilluar vetëm për vetëm, por në sallën e gjyqit dhe në praninë e kujtdo që ishte ndodhur atje.

            Një problem tjetër është se të arrestuarve ose të ndaluarve nuk u krijohet mundësia të kontaktojnë një avokat mbrojtës dhe se, edhe kur sigurohen mjetet, i pandehuri zor se ka dijeni se me cilin avokat të kontaktojë apo se si ta kontaktojë atë. Në vend të tyre, shumica e të pandehurve treguan se ishte familja e tyre që u kishte caktuar avokatin. Kjo gjë që rrallë ndodh, nga ana tjetër, presupozon se i pandehuri është në gjendje të kontaktojë familjen e tij menjëherë pas arrestit. Meqenëse disa të pandehur nuk kanë mjete financiare për të paguar për shërbimin ligjor, ata janë gjithashtu në mëshirë të prokurorit për të zgjedhur mbrojtës të caktuar nga shteti. Në rastet kur i paraburgosuri është marrë në pyetje nga prokurori para seancës për vleftësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurisë, që normalisht ndodh kur i arrestuari ose i ndaluari është arrestuar në flagrancë,57 si rregull avokati mbrojtës duhet të jetë i pranishëm. Sidoqoftë, në shumë raste, kjo duket më shumë si një formalitet dhe nuk ka për qëllim të mbrojë në të vërtetë interesat e të pandehurit. Ka raste në të cilat avokati nuk është prezantuar me të pandehurin dhe raste kur avokati nuk është paraqitur më pas kësaj seance

13 vota. Mesatarja e 3.54 të 5.

Komentet

  • software accounting
    When I sat this page, I thought I am only reading the same as the article written in most blogs but when I am now in the middle of the article, I can't help myself to appreciate the message that written in there. I can't believe that the blogger can make this blog amazing with the quality content that others don't have. I will look forward to this page for more reading valuable content in the future.
  • cbawatches
    • 2. cbawatches Më 17/05/2012
    Does any individual actually use their observe to inform time, any longer? We are cellphone-as-clocks consumers ourselves, but that will not mean we assume a good old-fashioned wristwatch won't have a objective: It really is even so a great way for guys to make a press replica rolex watches for sale release about their personal sort.
  • cbawatches
    • 3. cbawatches Më 17/05/2012
    Does any individual in reality use their observe to tell time, anymore? We are cellphone-as-clocks buyers ourselves, but that will not imply we assume an excellent old-fashioned wristwatch will not possess a objective: It really is nevertheless a terrific way for males to make a statement <a href="http://www.cbawatches.net/rolex-datejusts.html">replica rolex watches for sale</a> about their private type.
  • yoplait delights coupons
    Yoplait Original and Yoplait Light – Available in a large variety of flavors such as Strawberry Cheesecake, Banana Cream, Blackberry, Mango and much more. High in calcium and low in fat, they are a delicious healthy snack you can enjoy wihtout the guilt. yoplait delights coupons

  • endrit
    e pershendes agjin tim nga franca fjollen florianin i dua shumm ?
  • besa
    • 6. besa Më 27/10/2011
    ..

Shih më shumë komente

Shto një koment

You're using an AdBlock like software. Disable it to allow submit.