Sistemet e ekzekutimit të dënimit me burgim

Ndër sistemet më të njohura të ekzekutimit të dënimit me burgim janë: 1. Sistemi i qelisë apo i vetmisë; 2. Sistemi auburn apo i heshtjes; 3. Sistemi progresiv (parasheh tri faza të ekzekutimit: a) veqimit në qeli gjatë ditës dhe natës; b) ditën të punojë së bashku dhe të kalojnë kohën e lirë,kurse natën ndahen nëpër qeli; c) lirimin me kusht të atyre që kanë sjellje të mira); 4. Sistemi irlandez.

Të drejtat dhe obligimet e personave të dënuar me burgim – Kruersve të veprave penale, të cilëve u është shqiptuar dënimi me burgim dhe gjenden në fazën e ekzekutimit të këtij dënimi, u njihen disa të drejta të caktuar me ligjin penal, me ligjin mbi ekzekutimin e sanksioneve penale si dhe me disa konventa ndërkombëtare.

Të drejtat e personave të dënuar me burgim – Gjatë mbajtjes së dënimit me burgim, të dënuarit i kanë këto të drejta: 1. Të drejtën në shpërblim për punën e kryer sipas dispozitave të veçanta; 2. Të drejtën në pushimin e pandërprerë prej 8 orësh gjatë 24 orësh, si dhe një ditë pushim në javë; 3. Të drejtën në pushim prej 14 ditësh gjatë një viti (push. vjetor); 4. Të drejtën në mbrojtjen shëndetësore pa pagesë; 5. Të drejtën në sigurimin invalidor në rast të fatkeqësisë në punë apo sëmundjes profesionale; 6. Të drejtën në komunikim me anë të korrespodencës, duke pranuar vizita dhe paketa; 7. Tëdrejtën e ankesës drejtorit të entit ndëshkimor në rast të cenimit të të drejtave të tij, edhe personit zyrtar, i cili e bën inspektimin në entet ndëshkuese.

Obligimet e personave të dënuar me burgim – Të dënuarit janë të obliguar ti respektojnë dispozitat mbi rendin shtëpiak, të punojnë në orarin e caktuar, ti zbatojnë urdhëresat e personave zyrtarë. Për mosrespektimin e këtyre obligimieve dhe cenimit të disiplinës, ndaj të dënuarve mund të shqiptohen këto dënime disiplinore: qortimi, ndalimi I marrjes se letrave, paketave dhe disponimit të të hollave deri në 3 muaj dhe dergimi në qeli më së tëpërmi deri në 30 ditë.

Lirimi me kusht – Konsiston në atë që personi, i cili është duke vuajtur dënimin me burg,lëshohet në liri para se ta këtë mbajtur dënimin, me kusht që derisa të skadojë koha për të cilën është dënimi, të mos kryejë vepër tjetër penale. Nëse personi nuk kryen vepër penale, pjesën e mbetur të dënimit nuk do të mbajë. Lirimi me kusht ka ngjashmëri me dënimin me kusht, ngase me anë të këtyre institucioneve personi i dënuar lirohet nga mbajtja e dënimit, mirëpo, ekzistojnë edhe dallime. Dallimet shihen në faktin se të dënimi me kusht, kryesi i veprës penale fare nuk dërgohet në burg, por personi lehet në liri, ndërsa të lirimi me kusht kryesi gjendet në vuajtjen e dënimit – burg, dhe lëshohet në liri pasi ta mbajë një pjesë të dënimit me burg. Lirimi me kusht është një masë bashkëkohore penologjike me rëndësi të madhe edhe në lëmin e së dr. penale dhe në politikën kriminale, ngase më anë të këtij institucioni të dënuaritë motivohenqë me shpejtë të përmirësohen dhe të aftësohen për jetë normale në liri.

Kushtet për shqiptimin e lrimit me kusht – Mund të ndahen në dy grupe. Grupi i parë i referohet sjelljes se të dënuarit gjatë mbajtjes së dënimit, ndërsa grupi i dytë i referohet pjesës së dënimit të mbajtur. Lidhur me sjelljen e të dënuarit, gjykata mund ta shqiptojë lirimin me kusht nëse i dënuari gjatë mbajtjes së dënimit, me sjelljet e tij tregon qartë së është përmirësuar, dhe me arsye pritet se në të ardhmen nuk do të kryej vepër tjetër penale. Lidhur me pjesën e dënimit, që i dënuari duhet ta këtë mbajtur, që të mund të aplikohet  lirimi me kusht, kodi penal i parasheh tri variante: 1. Varianti i parë – i dënuari i cili e ka mbajtur gjysmën e dënimit me burgim, mund të lirohet me kusht nga mbajtja e mëtejme e dënimit, me kusht që deri në skadimin e kohës për të cilën është shqiptuar dënimi të mos kryej vepër të re penale; 2. Varianti i dytë – personi i cili ka mbajtur 1/3 e dënimit me burgim, mund të lirohet me kusht kur rrethanat e veçanta të personit tregojnë se ai nuk do të kryej vepër të re penale; 3. Varianti i tretë – i dënuari të cilit gjykata i ka shqiptuar dënimin me burgim afatgjatë, mund të lirohet  me kusht nga mbajtja e mëtejme e dënimit nëse i ka mbajtur ¾ e dënimit.

Revokimi i lirimit me kusht – Nëse i dënuari derisa zgjatë lirimi me kusht kryen një apo më shumë vepra penale, lirimi me kusht revokohet. Sipas së dr. tonë penale, revokimi i lirimit me kusht mund të bëhet vetëm nëse i dënuari kryen një apo më shumë vepra penale gjatë kohëzgjatjes së lirimit me kusht. Për sjellje apo vepër antisociale apo kundërvajtje, lirimi me kusht nuk mund të revokohet. Revokimi i lirimit me kusht mund të jetë obligativ dhe fakultativ. Gjykata në mënyrë obligative do ta revokojë lirimin me kusht nëse personi i dënuar, derisa gjendet në lirimin me kusht kryen një apo me shumë vepra penale për të cilat i është shqiptuar dënimi me burgim më tëpër së një vit. Gjykata mundet (fakultative) nëse personi i dënuar i cili gjendet në lirimin me kusht, kryen një apo me shumë vepra penale për të cilat i është shqiptuar dënimi me burgim gjer në një vit.

Ndihma postpenale – Ndihma që i jepet personit pasi ta mbajë dënimi, emërtohet ssi ndihmë postpenale, dhe ka për qëllim që ti evitojë ato vështirësi me të cilat ndeshet i dënuari. Kjo ndihmë u jepet nga oganet kompetente të autorizuara me ligj, mund të jetë e brendshme (duke e nxitur, duke i dhënë këshilla, etj.) dhe e jashtme (dhënia e ndihmës materiale, sigurimin e punësimit, banimi, etj.).

Konfiskimi i dobisë pasurore të fituar me veprën penale – Sipas kodit penal, gjykata është e obliguar që t’ia konfiskojë çdokujt dobinë pasurore që është rezultat i veprës penale.

Natyra juridike e konfiskimit të dobisë natyrore – Qëllimi kryesor i kësaj mase është që të rivehet aso gjendje pasurore çfarë ka qenë para kryerjes së veprës penale.

Konfiskimi i dobisë pasurore nga kryesi i veprës penale – Kryesit të veprës penale i konfiskohen të gjitha të hollat, sendet me vlerë dhe çdo dobi tjetër pasurore që është fituar me kryerjen e veprës penale, ndërsa në rastet kur konfiskimi nuk është i mundshëm, kryesi detyrohet të paguajë shumën e të hollave e cila i përgjigjet dobisë së fituar pasurore.

Konfiskimi i dobisë pasurore nga personat tjerë – Në rastet e tilla mund të ndodhin dy situata. Situata e parë është kur pasuria e fituar me veprën penale të bartet në personat tjerë. Ndërsa situata e dytë është kur pasuria bartet në të afërmit e kryesit. 1. Nëse pasuria është bartur në persona të tjerë, që të mund të shqiptohet konfiskimi i dobisë pasurore, duhet që të përmbushen dy kushte: objektiv dhe subjektiv. Kushti objektiv përmbushet në rastet kur pasuria është bartur pa kompensim apo me kompensim që nuk i përgjigjet vlerës reale. Kushti subjektiv përmbushet në rastet kur personi në të cilin është bartur pasuria, e ka ditur apo ka mundur ta dijë se pasuria është fituar me veprën penale. 2. Nësedobia pasurore e fituar me veprën penale është bartur në të afërmit e ngushtë, kjo dobi do të konfiskohet nëse nuk administrojnë prova se si kompensim kanë dhënë vlerën e plotë. Nga kjo rezulton se në rastet kur të afërmit e kryesit të veprës penale kanë dhënë kompensimin e plotë, nuk ka arsye që nga ta të konfiskohet dobia pasurore. Në këto raste dobia pasurore merret nga kryesi i veprës penale.

Kërkesa pasurore e të dëmtuarit – E dr. penale e mbron edhe pasurinë e qytetarit edhe në rastet kur ajo është e dëmtuar me vepër penale. një ndër mënyrat e mbrojtjes së pasurisë është masa e marrjes së dobisë pasurore të fituar me kryerjen e veprës penale. lidhur me kërkesën e personit të dëmtuar me veprën penale, mund të paraqiten dy situata: 1. Kur i dëmtuari e ka paraqitur kërkesën pasurore-juridike, dhe 2. Kur kërkesën pasurore-juridike nuk e paraqet.

REHABILITIMI –me nocionin më të gjerë, në të dr. penale me rehabilitim nënkuptohet kthimi i të drejtave personit të dënuar pasi ta këtë mbajtur dënimin. Gjithashtu me rehabilitim të të dënuarve nënkuptojmë edhe shlyerjen e pasojave juridike në ato legjislacione të cilat i njohin këto pasoja, si shlyrjen e dënimeve nga evidenca e të ndëshkuarve. Njihet edhe në Kodin tonë penal. Sistemet juridike, të cilat e përvetësojnë rehabilitimin, njohin dy lloje  të këtij instituti: 1. Rehabilitimin ligjor – paraqitet në mënyrë automatike me kalimin e kohës së caktuar pas dënimit të mbajtur; dhe 2. Rehabilitimin gjyqësor – realizohet ndryshe, këtu vendos gjykata në bazë të lutjes së të ndëshkuarit.

Rehabilitimi në të drejtën penale të Kosovës – Po ashtu njeh dy lloje të rehabilitimit: rehabilitimi ligjor dhe gjyqësor. Rehabilitimi ligjor parasheh dy kufizime, kufizimi i parë i referohet dënimit me burgim mbi 15 vjet dhe dënimit me burgim afatgjatë. Personit të cilit i është shqiptuar dënimi me burgim mbi 15 vjet apo dënimi me burgim afatgjatë, dënimi nuk mund ti shlyhet. Kufizimi i dytë është paraparë së dënimi nuk mund të shlyhet gjatë kohëzgjatjes së masave të trajtimit të detyrueshëm.

Shlyerja e dënimit nga evidenca e të ndëshkuarve – Të gjitha dënimet që u shqiptohen kryerësve të veprave penale, regjistrohen në evidenca të posaçme – evidencat e të ndëshkuarve. Evidenca e të ndëshkuarve është lloj dhe formë e ndërhyrjes në të drejtat e njeriut. Për këtë arsye me ligj duhet të caktohen llojet, masa dhe përmbajtja e të dhënave që mund të shënohen në evidencën e të ndëshkuarve. Dënimi shlyhet nga evidenca e të ndëshkuarve në afatin e caktuar, prej kur është mbajtur dënimi, parashkruar apo falur, nëse i dënuari brenda atij afati nuk kryen vepër të re penale. afati brenda të cilit varet dënimi, varët prej llojit dhe peshës, lartësisë së sanksionit, i cili i është shqiptuar kryesit të veprës penale dhe zgjat prej 1 –15 vjet. Kushtet për shlyerje të dënimit nga evidenca e të ndëshkuarve janë nëse ka kaluar afati i caktuar  dhe nëse i dënuari  gjatë atij afati nuk ka kryer vepër të re penale. Shlyerja e dënimit sipas rehabilitimit gjyqësor bëhet në bazë të vendimit të gjykatës.

  • Asnjë vlerësim. Bëhu i pari që e jep atë!

Komentet

  • Berisha
    • 1. Berisha Më 19/01/2019
    Pershendetje i Nderum
    Jomë i denumë me 12 muajë burg efektive me daten 12 tetor 2018
    52 ditë i komë mbajtė i komë edhe 10 mujë e nje javë me 12 .12.2018 eshtë berë e plotë fuqishme nga shkalla e ll pytja ime oshtë Sa kohë duhet perë tu vjetersu