Përgjegjësia penale për veprat penale të kryera me anë të mediave

Për shkak të rëndësisë së tyre të madhe, çështja e shtypit dhe e mjeteve tjera të informimit dhe komunikimit publik është rregulluar me kushtetutë, ligje të posaçme si dhe me kodin penal. Shtypi, radioja, televizioni dhe mjetet tjera të informimit dhe të komunikimit publik kanë për detyrë të informojnë saktësisht dhe objektivisht opinionin për ndodhitë e përditshme, si dhe të publikojnë mendime e informata të organeve, organizatave e të qytetarëve që janë me interes për opinionin. Mirëpo, jo rralë shtypi dhe mjetet tjera të informimit publik i tejkalojnë autorizimet e veta për qëllime të ndryshme, e më së shumti për qëllime politike të ditës, që u konvenon individeve apo udhëheqsve politikë, etj. E keqja, bezdisja dhe pasojat shumë të dëmshme që u shkaktohen në përgjithësi vlerës së individit apo të shoqërisë me anë të shtypit dhe mjeteve tjera të informimit publik, shumë vështirë mund të menjanohen, madje në të shumtën e rasteve kurr nuk mund të kompensohen. Një mënyrë e evitimit është edhe demantimi i informatës së publikuar me të cilën është cenuar e mira juridike e individit. Formë tjetër është kompensimi material i dëmit personit të dëmtuar. Në të gjitha ligjet apo kodet penale të shteteve bashkëkohore parashihen norma të posaçme me të cilat ofrohet mbrojtja juridike-penale nga veprat penale që mund të kryhen me anë të shtypit dhe mjeteve tjera të informimit publik. Përgjegjësia penale dhe dënimet e parapara për veprat penale që kryhen me anë të mjeteve të informimit publik, në të shumtën e herave janë më të mëdha se në rastet tjera, ngase edhe pasojat e dëmshme që shkaktohen janë zakonisht më të mëdha.

NDËRLIKUESHMËRIA E konstatimit të përgjegjësisë penale të personave që I kryejnë veprat penale me anë të mediave – për shkak të specifikave të veprave penale që kryhen me anë të mediave publike, disa vende të zhvilluara të perendimit, këtë çështje e kanë rregulluar me ligjin mbi informimin dhe komunikmin publik, mirëpo, shumica e shteteve këtë çështje e kanë rregulluar me dispozita të posaçme të kodit penal. Kështu është vepruar edhe me kodin penal të Kosovës.

  • Asnjë vlerësim. Bëhu i pari që e jep atë!