Kundërligjshmëria e veprës penale

Është element apo atribut i përgjithshëm i çdo vepre penale. Parimisht, veprimi apo mos veprimi i njeriut i cili është në pajtim me figurën e veprës penale është e dhe i kundërligjshëm. Me sjelljet e këtilla zakonisht shkelen normat e ligjit penale që e ndalojnë ndonjë veprim (normat prohibitive), apo që urdhërojnë të ndërmerret ndonjë veprim (normat imperative). Kundërligjshmëria paraqet bazë juridike për përcaktimin e veprës penale. Një vepër nuk mund të konsiderohet si vepër penale po që se nuk është e kundërligjshme. Në të dr. penale, në harmoni me parimin e legalitetit, një vepër mund të konsiderohet si e kundërligjshme vetëm në rastin kur përmban të gjitha tiparët e figurës së veprës penale të përcaktuar me ligj. Kundërligjshmëria, sipas brëndësisë së saj, është e natyrës objektive, mirëpo në disa raste ajo përmban edhe elemente subjektive. Elementi subjektiv (qëllimi apo motivi i neriut) është i inkorporuar në veprim. Në rastet kur elementi subjektiv është element përbërës I veprimit si akt I kundërligjshëm, atëherë prej tij varet ekzistimi apo kualifikimi (supsumcimi) I veprës në ligj, psh., nëse marrja e sendit të huaj është bërë me qëllim të përvetësimit, do të ekzistojë vepra penale e vjedhjes, mirëpo nëse marrja e sendit të huaj është bërë me qëllim që personi vetëm ta përdorë atë, atëherë do të ekzistojë vepra penale e marrjes së pasurisë së huaj.

Rrëzikshmëria shoqërore e veprës penale si komponente materiale e kundërligjshmërisë

Rrëzikshmëria është tipar social dhe element material, komponente materiale e kundërligjshmërisë, përkatësiht e veprës penale si e tillë konsiderohet veprim I ndaluar. Rrëzikshmëria është presupozim i veprës penale, është pjesë përbërëse e veprës penale. Rrëzikshmëria është bazë, fundament i kundërligjshmërisë. Mund të konsiderohet vepër e kundërligjshme si vepër penale vetëm ajo vepër e cila është edhe e rrëzikshme. Lidhur me rrëzikshmërinë si komponente e kundërligjshmërisë, duhet theksuar së në të dr. penale nuk konsiderohet çdo vepër shoqërore e rrëzikshme si vepër penale. Për tu konsideruar një veprim I rrëzikshëm si vepër penale, është e domosdoshme që ai veprim të manifesëtohet me një shkallë më të lartë të rrëzikshmërisë dhe të jetë i përcaktuar me ligj si vepër penale. Kjo nga fakti se ekzistojnë një mori veprash të tjera të dëmshme dhe të ndaluara me ligj, por për shkak së posedojnë një dozë më të vogël të rrëzikshmërisë, nuk konsiderohen si vepra penale por, fjala vjen, si kundërvajtje, delikte civile, etj. Nga kjo del se çdo vepër e rrëzikshme nuk konsiderohet vepër penale, kurse çdo vepër penale është edhe e rrëzikshme. Në shoqëri ushtrohen një mori veprimesh që janë të rrëzikshme për shëndetin, jetën, pasurinë, etj., por të cilat nuk konsiderohen vepra penale, psh., vozitja me automobil, aeroplan, etj.

Shkallëzimi i rrezikshmërisë

Rrëzikshmëria shoqërore e veprës penale mund të jetë e intenzitetit të ndryshëm. Disa vepra penale janë më pak të rrëzikshme disa më shumë. Kështu psh., vrasja është më e rrëzikshme së lëndimi i lehtë apo i rëndë trupor, vjedhja është më e rrëzikshme së fyrja, etj. shkallëzimi i rrëzikshmërisë shoqërore bëhet duke marrë parasysh intensitetin dhe rëndësin e të mirës juridike që është rrëzikuar apo dëmtuar. Shkalla e rrëzikshmërisë përcaktohet edhe duke marrë parasysh mënyrën e kryerjes së veprës, mjetët me të cilat është rrëzikuar apo dëmtuar e mira juridike, koha e kryerjes, vendi i kryerjes, etj. Gjithashtu shkalla e rrëzikshmërisë varet edhe nga vetë kryesi (subjekti) i veprës penale, siç është motivi nga i cili personi e ka kryer veprën, jeta e tij e mëparshme, a është recidivistë apo jo, etj. Nga kjo rezulton se rrëzikshmëria është nocion objektivo-subjektiv, duke u mbeshtetur në shkallën e rrëzikshmërisë, përcaktohet pesha e veprës penale.

Rrëzikshmëria e përgjithshme dhe e posaçme

Rrëzikshmëria e përgjithshme është ajo rrëzikshmëri e veprës penale siç është përcaktuar në ligj, në mënyrë të përgjithshme (abstrakte) për numër të pacaktuar të rasteve. Pra, përcaktimin e nocionit të rrëzikshmërisë shoqërore në mënyrë të përgjithshme e bën ligjdhënësi. Kështu, psh., të gjitha llojet e veprës penale të vrasjes apo plagosjes janë të rrëzikshme dhe kjo rrëzikshmëri është e karakterit të përgjithshëm universal. Rrëzikshmëria e posaçme shprehet me kryerjen e veprës penale konkrete në kuadrin e llojit të njejtë të veprave penale. Përcaktimin e shkallës së rrëzikshmërisë së posaçme të veprës penale të caktuar e bën gjykata në çdo rast konkret, duke marrë parasysh veprën penale të kryer në tërësinë e saj siç është intensiteti i rrëzikimit apo dëmtimit të të mirës juridike, mjetët me të cilat është kryer, vendi dhe koha e kryerjes, motivet apo qëllimët e kryesit, etj. Përcaktimi i rrëzikshmërisë ka rëndësi ngase me anë të saj bëhet dallimi midis veprave penale të njejta.

Shkaqet të cilat e përjashtojnë kundërligjshmërinë

Shkaqet më të rëndësishme që mund ta përjashtojnë kundërligjshmërinë janë ndarë në tri grupe: 1. Shkaqet e përjashtimit sipas pjesës së përgjithshme të kodit penale; 2. Shkaqet e përjashtimit sipas pjesës së posaçme të kodit penale; 3. Shkaqet sipas degëve tjera të drejtësisë.

Mbrojtja – Është çdo veprim i njeriut me të cilin dëmtohet apo rrëzikohet ndonjë e mirë nga sulmuesi. Zakonisht me rastin e mbrojtjes sulmi zbrapset prej vetës apo prej të mirave juridike vetjake. Mirëpo, mbrojtja e nevojshme ekziston edhe në rastet kur kur sulmi zbrapset edhe nga personi i tretë.

Nevoja ekstreme – Është rrethanë apo shkak i dytë që e përjashton kundërligjshmërinë e veprës, edhe pse vepra e kryer përmban të gjitha tiparët e veprës penale. Nevoja ekstreme ekziston kur vepra është kryer me qëllim që kryesi ta menjanojë, ta zbrapsë prej vetës apo tjetrit rrëzikun e atëçastshëm dhe të paprovokuar, i cili nuk ka mundur të evitohet në ndonjë mënyrë tjetër, me kusht që e keqja e shkaktuar nuk është më e madhe se e keqja që është kanosur. Psh., një person hynë me dhunë në shtëpinë e personit tjetër me qëllim që të shpëtojë fëmijën apo dike tjetër me rastin e zjarrit në atë shtëpi.

DHUNA DHE KANOSJA – disa legjislacione penale të shteteve të huaja, me dispozita të posaçme parashohin përjashtimin e ndëshkimshmërisë të personit i cili e kryen veprën nën ndikimin e dhunës dhe kanosjes. Kodi jonë nuk i parasheh këto dispozita, mirëpo kjo nuk dmth., së në kodin tonë penal përdorimi i dhunës dhe kanosjes nuk ka efekt në përgjegjësinë dhe ndëshkimshmërinë e personit që ka vepruar nën ndikimin e dhunës dhe kanosjes. Në këto raste dhe kur janë përmbushur kushtet e caktuara, atëherë personi i tillë nuk do të konsiderohet kryes i veprës penale dhe nuk do të ndëshkohet.

Nocioni dhe llojet e dhunës – Dhuna është përdorim i forcës ndaj një personi me qëllim që të detyrohet të ndërmarrë apo të mos ndërmarrë një veprim me të cilin realizohen tiparet e një vepre penale. Dhuna e cila ndërmerret ndaj një personi mund të jetë forcë fizike apo mekanike. Si dhunë konsiderohet edhe përdorimi i hipnozës ose mjeteve tjera dehëse me qëllim që ndokush kundër vullnetit të vetë të vehet në gjendje të pavetëdijshme ose të bëhet i paaftë për rezistencë. Dhuna mund të shkaktohet edhe me veprimine e forcave natyrore – vis major. Në të dr. penale dhuna konsiderohet si rrethanë e cila përjashton ekzistimin e veprës penale në rastet kur e ka detyruar personin në veprimin e apo mos veprimin e caktuar dhe nëse ajo ka qenë e papërballueshme. Dhuna mund të jetë absolute dhe kompulsive.

Dhuna absolute – është ajo dhunë me të cilën personi në tërësi, në mënyrë absolute, është i privuar që lirisht të vendosë për sjelljen e vetë. Për të dr. penale është me rëndësi dhuna absolute me të cilën një person e detyron personin tjetër që të kryej vepër penale. Rast i dhunës absolute është psh., nëse personi A e lidh punëtarine autorizuar të hekurudhës i cili për këtë shkak kurrsësi nuk mund të jep sinjal që treni duhet të ndalet dhe kështu shkaktohëet ndeshja e trenave.

Dhuna kompulsive – Ndryshe quhet edhe dhunë relative. Kjo lloj dhune shprehet në rastet kur personi ndaj të cilit është e drejtuar, nuk privohet në tërësi nga mundësia për të vendosur, mirëpo dhuna që aplikohet bën presion dhe është e intensitetit të tillë që e shtrengon të ndërmarrë apo mos të ndërmarrë veprimin e caktuar. Dhuna kompulsive do të ekzistojë psh., nëse ndonjë person ja drejton revolën nëpunësit në sportelin e bankës dhe kërkon prej tij që tia dorëzojë të hollat nga arka; ose rasti tjetër nëse ndonjë person e qëllon nëpunësin dhe kërkon prej tij që tia zbulojë ndonjë sekret zyrtar. Për tu konsideruar që dhuna kompulsive përjashton ekzistimin e veprës penale, duhe të konstatohet se ajo nuk ka mundur të evitohet në ndonjë mënyrë tjetër. psh., me anë të mbrojtjes së nevojshme, duke thirrë në ndihmë, duke ikur, etj. Ndryshe nga dhuna absolute e cila është e drejtuar vetëm ndaj personit që duhet të ndërmarrë veprimin, pra është gjithëherë direkte, dhuna kompulsive mund të jetë direkte dhe indirekte. Dhuna kompulsive është direkte në rastet kur perdorët ndaj personit i cili detyrohet te veprojë apo të mos veprojë, kurse indirekte është në rastet kur psh., ndërmerret ndaj fëmijës në mënyrë që të detyrohet prindi i tij të kryej ndonjë veprim.

Kanosja – Është deklaratë apo ndonjë veprim tjetër me të cilën i vehet në dukje, i bëhet me dije ndokujt së do ta gjejë një e keqe nëse nuk vepron ashtu si dëshiron personi që i kanoset. Kanosja është një lloj presioni, një lloj dhune psikike me të cilën ndikohet në vullnetit e personit tjetër që të ndërmarrë një veprim i cili ka tiparët e veprës penale. Personi ndaj të cilit është e drejtuar kanosja gjendet pranë alternativës, ose të kryej veprimin e caktuar ose të pranojë ta godasë e keqja që i kanoset. Për tu konsideruar së ekziston kanosja, është e nevojshme që ai që kanoset edhe ta shkaktojë të keqen e caktuar. Përndryshe, nëse ndonjë personi vetëm i bëhet me dije që do ti shkaktohet ndonjë e keqe nga personi i tretë, e jo ai vetë, atëherë do të ekzistojë vetëm vërejtja e jo kanosja. Kanosja më së shpeshti kryhet në mënyrë verbale - me gojë, por edhe me anë të deklaratave të ndryshme, me shkrim apo veprime konkludente. Në të dr. penale për tu konsideruar së kanosja e përjashton fajësinë, se kendejmi edhe veprën penale, ajo duhet të jetë serioze, akutale dhe e pa evitueshme. Kanosja është serioze në rastet kur sipas rrethanave objektive dhe subjektive të rastit konkret, realisht është e mundur të realizohet dhe nëse personi ndaj të cilit është e drejtuar formon bindjen se vërtetë do ti shkaktohet e keqja e kanosur. Akutale është ajo kanosje e cila pritet të realizohet aty për aty, menjëherë, për një kohë shumë të shkurtër. Kanosja konsiderohet se është e pa evitueshme nëse sipas rrethanave konkrete ajo nuk ka mundur të evitohet në ndonjë mënyrë tjetër, psh., duke thirrur në ndihmë, duke ju kundërvënë rrëzikut, duke ikur, etj.

Vepra e rëndësisë së vogël – Mund të ndodhin raste që ndonjë person të kryej një vepër e cila i ka të gjitha tiparët e veprës penale të përcaktuar me ligjin penal, mirëpo për shkak se vepra posedon një vëllim (sasi) tejet e të vogël të rrëzikshmërisë, ajo nuk konsiderohet si vepër penale. Rast i tillë është psh., kur personi A vjedh në vetëshërbim një qese bonbone apo një çokolladë. Ajo megjithatë mbetet vepër e kundërligjshme, mund të trajtohet si kundërvajtje apo delikt disiplinor. Nga kjo del qartë se për të dr. penale nuk është relevante çdo lloj i realizimit të figurës ligjore të veprës penale, çdo lloj i rrëzikimit apo i dëmtimit të të mirës juridike. Përkundrazi, në të dr. penale, si vepra penale konsiderohen ato vepra të cilat përmbajnë në vete një vëllim apo intensitet të caktuar të rrëzikimit, apo të dëmtimit të të mirës juridike, që është e mbrojtur me të dr. penale. Për tu konsideruar një vepër e rëndësisë së vogël, duhet të përmbushen të dy kriteret, dy kushtet në mënyrë kumulative (kriteri: 1. Objektiv dhe 2. Subjektiv).

Rrëzikshmëria e parëndësishme, e vogël e veprës – Sipas Kodit Penal, rrëzikshmëria e parëndësishme apo e vogël, si kriter objektiv, mund të konsiderohet në bazë të tri kushteve dhe atë: a) natyrës ose peshës së veprës, b) pasoja e dëmshme të jetë e parëndësishme ose të mungojë, c) rrethanat në të cilat është kryer vepra.

Shkalla e ulët e përgjegjësisë penale e kryesit dhe rrethanat personale – Janë kushte të karakterit subjektiv, të cilat duhet të përmbushën në mënyrë alternative, për të mundur gjykata të konstatoj që një vepër është e rëndësisë së vogël.

Shkalla e ulët e përgjegjësisë penale e kryesit – Kodi Penal nuk e përcakton nocionin e shkallës së ulët të përgjegjësisë penale, si kusht i cili duhet të përmbushet për të mundur të konsiderohet një vepër e rëndësisë së vogël, por ketë ja lë në kompetencë gjykatës që në çdo rast konkret ta konstatojë.

Rrethanat personale të kryesit – Si rrethana personale të kryesit, në bashkndodhje me rrethanat objektive, të cilat një vepre mund ti japin karakterin e veprës së rëndësisë së vogël janë, psh., gjendja materiale, motivi i kryerjes së veprës penale, sjellja pas kryerjes se veprës penale, kompensimi i dëmit të shkaktuar me veprën penale, pendimi për veprën e kryer dhe rrethanat e ngjashme.

Urdhërat nga lartë : çështja e përgjegjësisë penale e personave të cilët kryejnë vepra penale në bazë të urdhërit të eprorëve të tyre është rregulluar në mënyrë parimore në kodin penal, ndërsa me detajisht rregullohet me ligjet të posaçme – me ligjin mbi shërbimin ushtarak, me ligjin mbi shërbimin policor dhe me ligjin mbi shërbimin e detyrave të caktuara zyrtare. Sipas Kodit Penal, edhe në rastet kur vartësi kryen një veprim në bazë të urdhërit të eprorit, veprim ky i cili është i paraparë si vepër penale, personi i këtillë do të konsiderohet penalisht përgjegjës dhe do të dënohet. Mirëpo, në tri nënparagrafe janë paraparë raste kur vartësi i cili, edhe pse ka kryer vepër penale në bazë të urdhërit të eprorit, nuk konsiderohet penalisht përgjegjës, nuk dënohet. Këto tri situata apo raste janë nëse: 1. Personi ishte i detyruar ligjërisht (sipas ligjit) t'u bindej urdhërave të qeverisë ose të eprorit të tij, 2. Personi nuk e dinte që urdhëri ishte i kundërligjshëm, 3. Urdhëri nuk ishte në mënyrë të dukshme i paligjshëm, i kundërligjshëm.

Shkaqet e përjashtimit të kundërligjshmërisë sipas pjesës së posaçme së legjislacionit penal të Kosovës

Në Kodin Penal të Kosovës është paraparë si vepër penale ndërprerja e palejuar e shtatëzanisë. Mirëpo, në ligjin mbi ndërprerjen e shtatëzanisë, në të cilën udhëzon kjo normë, për këto shkaqe apo indikacione mund të lejohet ndërprerja e shtatëzanisë: nëse është rrëzikuar jeta apo shëndeti i gruas shtatëzënë (indikacionet mjeksore); nëse ekziston rrëziku që fëmija të lind me të meta të rënda fizike apo psikike (indikacione eugjenike); nëse shtatëzania është rezultat i kryerjes së veprës penale (indikacion kriminal); dhe nëse ekziston rrëziku që gruaja për shkak të lindjes të gjendet në rethana të rënda personale, familjare apo materiale, rrethana këto të cilat nuk kanë mundur të evitohen në ndonjë mënyrë tjetër (indikacioni social). Nga kjo shihet se nëse ndërprerja e shtatëzanisë është bërë për shkaqe e përmendura, atëherë nuk konsiderohet vepër penale, bëhet përjashtimi i kundërligjshmërisë i veprës së këtillë. Zbullimi i paautorizuar i fshehtësisë (sekretit), nuk është vepër e kundërligjshme nëse është kryer për interes të përgjithshëm ose për interes tjetër që është më i rëndësishëm nga interesi i ruajtjes së sekretit.

Shkaqet e përjashtimit të kundërligjshmërisë që nuk janë të parapara në Kodin Penal – Janë relativisht të shumta dhe të natyrës së ndryshme. Në këtë grup bëjnë pjesë: 1. Veprimet e kryera gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare; 2. Rrëziku i lejuar; 3. Vepra e kryera në bazë të së drejtës prindërore dhe të drejtës së edukimit; 4. Veprat e kryera gjatë ushtrimit të profesionit (detyrës) së mjekësisë; 5. Pëlqimi i të dëmtuarit; 6. Veprimi në interes të të dëmtuarit “pëlqimi i supozuar”.

Veprat e kryera gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare – Janë, psh.,: bastisja e banesës, privimi nga liria, marrja e letrave, marrja e mjetit me të cilin është kryer vepra penale, ekzekutimi i dënimit me burgim, etj. Po të mos ekzistonin autorizimet ligjore për veprimet e këtilla, secila prej këture veprave do të konsiderohej vepër penale. personat e autorizuar të cilëve u ajnë besuar detyra zyrtare në organet e policisë nuk konsiderohen së kryejnë vepra penale, në rastet kur brenda suazave të parapara me ligj, psh., përdorin forcën fizike, shkopin e gomës apo armët e zjarrta.

Rrëziku i lejuar – Fjala vjen, puna në xehërore, trafiku, përkatësisht transporti i të gjitha llojeve, shfrytëzimi i elektranave nukleare, prodhimi i armëve, eksplozive të ndryshme, helmeve, etj., janë të rrëzikshme. Gjithashtu shoqëria për shkak të interesit të përgjithshëm lejon dhe toleron rrëziqet e ndryshme që janë imanente në rastin e garave të ndryshme sportive. Shkenca tekniket dhe teknologjike kanë për detyrë që në masën më të madhe që është e mundur, ti caktojnë masat dhe standartet që duhet të respektohen me qëllim të kufizimit të rrëzikut. Gjithashtu edhe shoqëria, veçmas degët e drejtësisë së bashku me të dr. penale, bëhet që me normat e tyre ti përcaktojnë kufijtë e tolerimit të rrëzikut dhe përgjegjësinë e personave të cilët i cenojnë rregullat. Nëse konstatohet se pasojat e dëmshme nga veprimtaritë e rrëzikshme janë shkaktuar për shkak së nuk janë respektuar normat përkatëse, përkatësisht për shkak se nuk janë ndërmarrë masat e duhura për parandalimin e pasojave të dëmshme, atëherë vepra e tillë, e cila më së shpeshti kryhet me mosveprim, paraqet vepër penale.

Veprat apo masat që ndërmerren në bazë të të drejtës prindore dhe të drejtës së edukimit – Veprimet apo masat e këtyre personave nuk do të konsiderohen veprime të kundërligjshme, nëse ndërmerren me qëllim të edukimit dhe të arsimimit të të miturve dhe nëse nuk paraqesin keqpërdorim të të drejtës se edukimit dhe arsimit, psh., veprimet e prindërve apo mesuesit nuk do të konsiderohen vepra penale të fyerjes, privimit të kundërligjshëm të lirisë, cenimit të fshehtësisë së letrave, marrja e disa sendeve të tyre, etj.

Intervenimet mjekësore – Nuk paraqesin rrezik, përkundrazi me to mbrohet jeta dhe shëndeti i njerëzve. Ndërmarrja e intervenimeve mjeksore jep gjasa më të mëdha për të sëmuritë së sa mos mjekimi i tij. prandaj, veprimet e këtilla të mjekeve, nëse janë ndërmarrë në pajtim me të mbrrimet e shkencës së mjekësisë dhe me qëllim të mjekimit, si dhe me pëlqimin e pacientit, nuk konsiderohen të kundërligjshme. Lidhur me intervenimet mjeksore në përgjithësi disa prej tyre në kushtet e caktuara mund të konsiderohen të kundërligjshme, psh., sterilizimi (shterrpësimi), tredhja, transplatimi i organeve, eutanazia apo vdekja nga mëshira. Sipas të drejtës sonë penale eutanazia nuk është e lejuar, përkatësisht konsiderohet vepër penale. edhe kirurgjia estetike nuk është e kundërligjshme, sepse është në interesin e pacientit. Nuk janë të lejuara dhe konsiderohen vepra penale eksperimentet e mjekeve në njerëz, psh., aplikimi i mënyrave dhe mjeteve të reja me qëllim të terapisë apo diagnozës, të cilat më parë nuk janë provuar apo në praktikë nuk kanë dhënë rezultate të mira.

Pëlqimi i të dëmtuarit – Legjislacioni ynë penal në asnjë normë nuk parasheh pëlqimin e të dëmtuarit si rrethanë apo shkak që përjashton ekzistimin e veprës penale. Gjithashtu sipas parimeve të përgjithshme të së dr. penale, që janë përcaktuar në legjislacionin tonë penal dhe në legjislacionet penale të shteteve të huaja, del qartë së parimisht pëlqimi i të dëmtuarit nuk e përjashton ekzistimin e veprës penale. Në të shumtën e rasteve për shkak të rëndësisë, natyrës, objektit i cili sulmohet dhe pasojave të cilat shkaktohen, sipas të dr. penale prej pëlqimit të të dëmtuarit fare nuk varet se a do të konsiderohet se është kryer vepra penale apo jo, psh., veprat penale me të cilat mbrohet interesi  i përgjithshëm. Veprat penale për të cilat mund të merret parasysh pëlqimi i të dëmtuarit si rrethanë e përjashtimit të kundërligjshmërisë, janë disa vepra penale të lehta, psh., ato me të cilat mbrohen të mirat juridike të individeve, të cilat sipas ligjit titullari mund ti disponojë (veprat kundër ndërit, autoritetit, etj). Në rastet kur pëlqimi i të dëmtuarit merret si bazë për përjashtimin e veprës penale, duhet të plotësohen këto kushte: pëlqimi duhet të jepet para se të jetë kryer vepra; duhet ti është dhënë personit të caktuar; këtë duhet dhënë personi që është i aftë, që e dinë rëndësinë dhe efektin e deklaratës të tillë dhe që deklarata të jetë serioze.

Të vepruarit në interes të të dëmtuarit dhe pëlqimi i supozuar – Ekziston në rastet kur ndonjë person ja dëmton të mirën juridike personit tjetër me qëllim që tia shpëtojë atij ndonjë të mirë juridike me vlerë shumë më të madhe, psh., kur një person hyn me dhunë në shtëpinë e fqinjit në të cilën nuk gjendet askush me qëllim që ta ndal ujin që ka shpërthyer, ose kur një person lëndon tjetrin duke e shpëtuar nga zjarri, ose që të mos fundoset në ujë; ose kur mjeku e bën operacion pacientin pa pëlqimin e tij, etj.

Vetëlëndimi – Ekziston në rastet kur një person e dëmton të mirën e vetë juridike, të mirën personale, psh., kur i shkakton vetës lëndim trupor apo e dëmton pasurinë e vetë. Të mira juridike personale konsiderohen psh., jeta, integriteti trupor, ndëri, autoriteti, liria e qarkullimit, etj. Nëse me vetëlëndim personi ka për qëllim që ti shmanget ndonjë obligimi apo të realizon ndonjë të drejtë që nuk i takon, atëherë vetëlëndimi konsiderohet vepër penale, psh., nëse një person lëndon vetën me qëllim që ti shmanget obligimit ushtarak, ose e lëndon trupin e vetë ose e dëmton shëndetin me qëllim që të realizojë ndonjë të drejtë nga sigurimi, etj.

 

  • 4 vota. Mesatarja e 5.00 të 5.