Dënimet plotësuese

Nocioni dhe qëllimi

Dënimet plotësuese janë lloje të posaçme të sanksioneve penale të cilat u paraqiten si rezultat i njohurive se dënimet kryesore nuk mund të jenë të vetmet mjete efikase ndaj të gjithë kryerësve të veprave penale. kryesit të veprës penale i shqiptohet dënimi plotësues me qëllim që ti merren apo ti kufizohen disa të drejta, të cilat për shkak të natyrës së tyre nuk mund ti merren apo ti kufizohen disa të drejta, të cilat për shkak të natyrës së tyre nuk mund të merren apo të kufizohen me dënime kryesore. Kufizimi apo marrja e disa të drejtave të posaçme, me dënime plotësuese, midis të tjerash, bëhet për dy arsye kryesore: 1. Arsyeja e parë qëndron në atë që funksionimi dhe autoriteti i disa detyrave dhe profesioneve shtetërore e publike kërkon që ti ushtrojnë personat të cilët kanë një të kaluar të pastër. Psh., sado e arsyeshme qoftë ideja për resocializimin e plotë të të dënuarit, vështirë do të përvetësohet pikëpamja që menjëherë pas mbajtjes së dënimit kryesor ti besohet ushtrimi i detyrës së gjykatësit, prokurorit, inspektorit, etj., personit i cili ka kryer vepër penale të mashtrimit, marrjes së ryshfetit apo vepër tjetër. 2. Arsyeja e dytë e marrjes apo kufizimit të disa të drejtave personit të dënuar është e natyrës kriminalo-politike, është paraparë me qëllim të parandalimit të recidivit. Përkatësisht, personin e dënuar me dënim kryesor nuk duhet vënë në sprovë që menjëherë pas mbajtjes së dënimit kryesor të gjendet në aso rrethana dhe kushte ku do të ushtrojë po të njejtën detyrë apo profesion të cilin pikërisht e ka shfrytëzuar për të kryer vepër penale, ngase ekziston rrëziku potencial që ky sërish ta keqpërdorë atë detyrë apo profesion për të kryer vepër tjetëër penale. Psh., nuk do të ishte e arsyeshme që arketari, i cili ka qenë i dënuar për vepër penale të shpërdorimit të pasurisë shtetërore, pas mbajtjes së dënimit, ti besohet përsëri detyra e atillë në të cilën mundet përsëri të kryej të njëjtën vepër penale. dënimet plotësuese me të cilat për një kohë të caktuar u merren apo u kufizohen disa të drejta personave pasi që ta mbajnë dënimin kryesor, konsiderohen si lloje të sanksioneve me të cilat ushtrohet lufta kundër kriminalitetit, veçmas recidivi, dhe si të tilla janë edhe të karakterit preventiv. Dënimet plotësuese shqiptohen krahas dënimit kryesor, kurse në disa raste krahas dënimit alternativ (dënimi me kusht), ngase me kryerjen e veprës penale personi njëherit i ka keqpërdorë këto liri dhe të drejta.

Lidhja midis dënimeve plotësues, kryesore dhe alternative

Ngjashmëritë apo karakteristikat e përbashkëta midis këtyre tri llojeve të dënimeve janë: 1. Të tri dënimet janë sanksione penale; 2. Me të tri këto lloje të dënimeve shoqëria ka për qëllim që ta parandalojë kryerjen e veprave penale; 3. Të tri këto lloje të sanksioneve penale aplikohen me dhunë, ekzekutimi i tyre bëhet nga ana e organeve të shtetit me aparatin e dhunës. Kryesit të veprës penale i merren apo i kufizohen disa liri dhe të drejta, apo i caktohen disa të detyrime, të cilat duhet ti përmbushë; 4. Bazë për zbatimin e të tri dënimeve është vepra penale; 5. Për të tri dënimet vlen parimi i legalitetit; 6. Të tri dënimet i shqipton gjykata e jo ndonjë organ tjetër shtetëror.

Sistemi dhe llojet e dënimeve plotësuese sipas kodit penal

Kodi Penal përcakton sistemin e dënimeve plotësuese. Me këtë dispozitë përvijohet edhe parimi i ligjshmërisë. Kjo dispozitë në mënyrë taksative cek llojet e dënimeve plotësuese që mund tu shqiptohen kryerësve të veprave penale. kurse në dispozitat tjera, në të cilat parashihen veç e veç dënimet plotësuese, ceken në mënyrë decidive edhe kushtet që duhet të plotësohen për të mundur të shqiptohen këto dënime. Kodi penal parasheh këto lloje të dënimeve plotësuese: gjobën; heqjen e së drejtës për tu zgjedhur; ndalimin e ushtrimit të funkssionit në admin. publike; ndalimi i ushtrimit të profesionit; marrjen e patentë shoferit, etj.

Heqja e të drejtës për t'u zgjedhur

Sipas Kodit Penal, gjykata mund ta shqiptojë dënimin me heqje të së drejtës për t'u zgjedhur një personi nëse ai person me qëllim që të zgjedhet shërbehet me kërcenim, falsifikon listat e votimit ose kryen ndonjë vepër tjetër penale për të cilën i është shqiptuar dënimi së paku 5 vite burgim. Dënimi i heqjes se të drejtës për t'u zgjedhur mund të shqiptohet në kohëzgjatje prej një deri në tre vjet.

Ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimet publike

Këtë lloj të dënimit plotësues gjykata do ta shqiptojë (në mënyrë obligative) në rastet kur personi, të cilit i është besuar ushtrimi i funksioneve në organet e pushtetit, këtë dëtyrë e shpërdorë, e keqpërdorë, me ç’rast kryen vepër penale për të cilën i është shqiptuar dënim me burgim së paku 10 vjet funksione të tilla personi i këtillë nuk do të këtë të drejtë të ushtrojë gjatë kohëzgjatjes prej 1 – 5 vite, ndërsa ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbime publike, mund të shqiptohet (në mënyrë fakultative) edhe në rastet kur personi me shpërdorimin e këtyre funksioneve ka kryer vepër penale, për të cilën gjykata i ka shqiptuar dënim me burgim gjer në 10 vjet. Në kësi raste ky lloj i dënimit plotësues mund të shqiptohet në kohëzgjatje prej 1 – 3 vjet. Si nëpunës apo person zyrtar në organet e pushtetit konsiderohet, psh., polici, apo ndonjë person zyrtar në polici, prokurori, gjykatë, komunë, kuvend, etj., ndërsa si nëpunës apo person zyrtar në shërbime publike, konsiderohet udhëheqësi apo nëpunësi me autorizime të caktuara në elektroekonomi, në postë, etj.

Ndalimi i ushtrimit të profesionit, veprimtarisë ose detyrës

Me këtë lloj të dënimit, kryesit të veprës penale gjykata ja ndalon ushtrimin e profesionit të caktuar, veprimtarinë e pavarur, detyrën menaxhuese ose administrative ose detyrat që janë të lidhura me sistemin, menaxhimin ose shfrytëzimin e pasurisë së tillë, nëse personi e ka keqpërdorë pozitën e tij ose nëse me arsye mund të pritet se ushtrimi i profesionit, veprimtarisë apo detyrës së tillë nga ai mund të keqpërdorët për kryerjen e veprës penale. Këta persona mund të jenë, psh., mjek, farmacist, avokat, mësues, kontabilist, etj. Në vendimin e gjykatës me të cilin shqiptohet ky dënim, duhet në mënyrë të qartë të ceket së për cilin profesion, veprimtari apo detyrë shqiptohet kjo ndalesë. Raste të keqpërdorimit të profesionit janë, psh., kur shoferi profesionist i autobusit kryen vepër penale të trafikimit me njerëz apo të tregtisë me drogë; mjeku kryen abortime të palejueshme, etj. Minimumi i kohëzgjatjes së këtij dënimi është një vit, dhe maksimumi 5 vjet.

  • 1 votë. Mesatarja e 4.00 të 5.

Komentet

  • google
    hello this pst so interesting
  • Giovani
    Ridículo busca lá. O que ocorreu depois? Boa sorte!