Créer un site internet

Dënimet alternative

Parashikimi i dënimeve dhe masave alternative si substitute, zëvendësim i dënimit me burgim, është një trend progresiv në të drejtën penale bashkëkohore dhe njëherit paraqet reformë të rëndësishme në konceptin dhe sistemin e sanksioneve ndëshkuese. Karakteristikë themelore e sistemit bashkëkohor të dënimeve dhe përspektivat e tij është trend i bifurkacionit – ndarjes në dy drejtime dhe atë: dënimi me burgim, për vepra penale më të rënda, dënimet alternative dhe masat alternative, për veprat penale më të lehta. Në disa legjislacione janë afirmuar disa alternative të privimit të lirisë, siç janë: kufizimi i lirisë, mbikqyrja, kaucioni, lirimi me fjalën e dhënë se i akuzuari do të paraqitet në gjykatë.

Llojet e dënimeve alternative sipas kodit penal të Kosovës – Qëllimi kryesor i dënimeve dhe masave të tjera alternative, të parapara në legjislacionin penal të shteteve bashkëkohore, është që në të gjitha rastet e mundshme të ushtrohet luftë efikase kundër kriminalitetit pa u ekzekutuar dënimi me burgim. Në kodin penal të Kosovës janë paraparë 5 lloje të dënimeve alternative, të cilat mund të shqiptohen në vend të dënimit me burgim. Këto janë: 1. Dënimi me kusht, 2. Dënimi me kusht me urdhër për trajtim të detyrueshëm rehabilitues, 3. Dënimi me kusht me urdhër për mbikqyrje nga shërbimi sprovues, 4. Dënimi me kusht me urdhër për punë në dobi të përgjithshme, 5. gjysmëliria.

Nocioni i dënimit me kusht – Dënimi me kusht është pezullim i ekzekutimit të dënimit të shqiptuar për një kohë ta caktuar dhe me kushte të caktuara. Ky është një lloj sanksioni parapenal. Nëse personi i dënuar me kusht nuk kryen vepër penale të re brenda afatit të caktuar dhe nëse i përmbushë kushtet të cilat ja ka caktuar gjyqi, dënimi i shqiptuar nuk do të ekzekutohet, kurse personi i këtillë nuk do të konsiderohet i dënuar. Dënimi me kusht për herë të parë është paraqitur në SHBA dhe në Angli me emrin “probation” – sprovim. Qëllimi i dënimit me kusht është resocializimi i delikuentit me anë të pezullimit të dënimit.

Sistemet e dënimit me kusht – Janë: 1. Sistemi anglo-amerikan – apo probation (i sprovimit). Karakteristikë e këtij sistemi është se ndaj kryesit të veprës penale zhvillohet procedura penale, konstatohet fajësia e tij, mirëpo nuk i shqiptohet dënimi. Shqiptimi i dënimit pezullohet për një kohë dhe caktohen kushtet që duhet përmbushur. Gjithashtu, personi i këtillë gjatë kohës se pezullimit të shqiptimit të dënimit, vehet nën mbikqyrje të posaçme (personi zyrtar). 2. Sistemi evropian-kontinental – karakteristikë e këtij sistemi të dënimi me kusht është se kryesin e veprës penale gjyqi e shpall fajtor dhe ia shqipton dënimin, mirëpo dënimin e shqiptuar nuk e ekzekuton, këtë e pezullon për një kohë të caktuar me kusht që kryesi gjatë kësaj kohe tëmos kryej vepër të re penale dhe ti përmbushë kushtet tjera të cilat gjyqi mund tia caktojë me aktgjykim. Kryesit të veprës penale nuk i caktohet kurrfarë mbikqyrje nga personi zyrtar. 3. Sistemi Ipërzier – përmban elemente të sistemit kontinental dhe të atij anglo-amerikan. Sipas këtij sistemi të përzier, ndaj kryesit të veprës penale zhvillohetprocedura penale, i shqiptohet dënimi dhe pezullohet ekzekutimi i tij, por gjykata mund ti caktojë edhe masë të posaçme të mbikqyrjes për një kohë të caktuar. Gjithashtu personit të dënuar me kusht mund ti caktohen obligime të cilat duhet ti përmbushë ai. Kodi ynë penal e përvetëson sistemin mikst të dënimit me kusht, me primesa të theksuara të sistemit anglo-amerikan.

Llojet e dënimit me kusht në të drejtën penale të Kos. – Kodi penal i Kosovës njeh 4 lloje të dënimit me kusht: 1. Dënimin me kusht; 2. Dënimin me kusht me urdhër për trajtim të detyrueshëm rehabilitues; 3. Dënimin me kusht me urdhër për mbikqyrje nga shërbimi sprovues; dhe 4. Dënimin me kusht me urdhër për punë në dobi të përgjithshme. Këto dënime kodi ynë penal i konsideron si dënime alternative në vend të dënimit me burgim apo me gjobë.

Dënimi më kusht – Sipas dispozitës së kodit penal, me rastin e caktimit të dënimit me kusht, gjykata ja shpall personit të dënuar dënimin dhe në të njëjtën kohë urdhëron që ky dënim të mos ekzekutohet nëse personi i dënuar për kohën të cilën e ckton gjykata (koha e verifikimit), e cila nuk mund të jetë më e shkurtër se 1 vit dhe as me e gjatë se 5 vite, nuk kryen vepër tjetër penale.

Kushtet për shqiptimin e dënimit me kusht Mund të ndahen në dy grupe: a) kushtet që i referohen dënimit të paraparë në ligj dhe dënimit të shqiptuar nga ana e gjykatës (burgim deri në 5 vjet, nëse është paraparë dënimi 10 vjet burgim), b) kushtet që i referohen personalitetit të kryesit të veprës penale dhe qëllimit të dënimit me kusht (janë kushte materiale dhe i referohen personalitetit të kryesit: sjellja e mëparshme e kryesit, sjellja e kryesit pas kryerjes se veprës penale, shkalla e përgjegjësisë penale e kryesit, rrethanat tjera në të cilat është kryer vepra penale).

Kushtet dhe detyrimet të cilat gjykata mund tia caktojë personit të dënuar me kusht – Këto kushte dhe detyrime janë të përgjithshme dhe të posaçme. Kushti i përgjithshëm – është që personi i dënuar për kohën që e cakton gjykata, e cila nuk mund të jetë më e shkurtër se një vit dhe as më e gjatë se pesë vite, të mos kryej vepër penale (koha e verifikimit). Kushtet e posaçme – janë që: a) ta kthejë përfitimin pasuror të fituar me veprën penale; b) ta kompensojë dëmin e shkaktuar me veprën penale; c) ti përmbushë detyrimet e tjera të parapara me dispozitat e ligjit penal.

Revokimi i dënimit me kusht – Konsiston në ekzekutimin e dënimit të shqiptuar me kusht. Sipas kodit penal, dënimi me kusht mund të revokohet për këto tri shkaqe: 1. Nëse i dënuari gjatë periodës së verifikimit kryen vepër të re penale; 2. Nëse pas shqiptimit të dënimit me kusht vërtetohet se i dënuari ka kryer vepër penale, para se të jetë dënuar me kusht; 3. Nëse i dënuari nuk i ka përmbushur detyrimet, të cilat i janë caktuar me dënimin me kusht.

Revokimi i dënimit me kusht për shkak të veprës së re penale – Nëse personi gjatë kohës së caktuar kryen vepër penale, gjykata mund ta revokojë dënimin me kusht. Revokimi i dënimit me kusht mund të jetë obligator (nëse i dënuari gjatë kohës së verifikimit kryen një apo shumë vepra penale për të cilat i është shqiptuar dënimi me burgim prej dy apo me shumë vjetesh) dhe fakultativ (nëse i dënuari gjatë kohës së verifikimit kryen një apo më shumë vepra penale për të cilat është shqiptuar dënimi me burgim më pak se dy vjet apo dënimi me gjobë). Nëse gjykata e revokon dënimin me kusht, për të gjitha veprat penale e shqipton një dënim unik, duke I zbatuar dispozitat e matjes së dënimit për veprat penale në bashkim.

Revokimi i dënimit me kusht për shkak të veprës penale të kryer më parë – Në këto raste, gjykata mund të revokojë dënimin me kusht nëse vlerëson se nuk do të kishte bazë për shqiptimin e dënimit me kusht po të dihej për atë vepër. Me rastin e vendosjes nëse do ta revokojë dënimin me kusht, gjykata do të marrë parasysh kriteret, të cilat janë paraparë për revokimin e dënimit me kusht për shkak të veprës penale të re. Nëse gjykata e revokon dënimin me kusht, e shqipton dënimin unik për të gjitha veprat penale duke i zbatuar dispozitat mbi matjen e dënimit për veprat penale se bashku, ndërsa nëse nuk e revokon, atëherë për veprën e kryer më parë e shqipton dënimin, apo dënimin me kusht.

Revokimi i dënimit me kusht për shkak të mospërmbushjes së detyrimeve të caktuara – Detyrimet që duhet ti përmbushë personi i dënuar me kusht, janë: ta kthejë përfitimin pasuror të fituar me veprën penale, ta kompensojë dëmin që e ka shkaktuar me veprën penale, apo ti përmbushë obligimet e tjera të parashikuara me dispozitat penalo-juridike. Nëse i dënuari me kusht nuk e përmbushë njërën nga këto detyrime brenda afatit të caktuar me aktgjykim, gjykata mund të vendosë: a) që personit të dënuar t’ia vazhdojë afatin e përmbushjes se detyrimit; b) personin e dënuar mund ta lirojë nga përmbushja e atij obligimi, nëse bindet se i dënuari, për shkaqe të arsyeshme, nuk mund ta përmbushë obligimin; c) detyrimin e caktuar më parë ta zëvendësojë me obligim tjetër të paraparë me ligj; apo ç) mund ta revokojë dënimin me kusht. Në rast se gjykata vendos që ta revokojë dënimin me kusht, atëherë dënimi i shqiptuar me kusht bëhet i pakusht, ekzekutohet.

Afatet e revokimit të dënimit me kusht – Lidhur me afatin brenda të cilit mund të revokohet dënimi me kusht, ligji parasheh një zgjidhje parimore sipas se cilës, pa marrë parasysh nëse është fjala për revokimin obligativ apo fakultativ, dënimi me kusht mund të revokohet gjatë kohës së verifikimit, e caktuar me vendimin e gjykatës. Mirëpo, nëse i dënuari me kusht, gjatë kohës se verifikimit kryen vepër penale për shkak të se cilës duhet të revokohet dënimi me kusht, ndërsa kjo është konstatuar pas skadimit të kohës se verifikimit, dënimi me kusht mund të revokohet më se voni brenda afatit prej një viti, prej ditës kur ka kaluar koha e verifikimit.  Në të gjitha rastet kur të skadojë një vit, nga koha e verifikimit, e cila ka qenë e caktuar me vendimin e gjykatës, dënimi i shqiptuar me kusht nuk mund të revokohet, pa marrë parasysh nëse është fjala për revokimin obligativ apo fakultativ.

Dënimi me kusht me urdhër për trajtim të detyrueshëm rehabilitues – Është lloji i dytë i dënimit me kusht dhe në përgjithësi lloj i dënimit alternativ, i cili ndaj kryerësve të veprave penale mund të shqiptohet në vend të dënimit me burgim. Sistemi i kombinuar i dënimit me kusht klasik, i njohur në Evropë si sistem belgo-francez dhe sistem anglo-amerikan është zgjedhje më e avancuar, ngase nuk konsiston vetëm me zëvendësimin e dënimit me burgim me dënimin me kusht, por njëherit edhe me parashikimin e mundësive që të dënuarit me kusht ti jepet ndihmë në mjekimin e tij si dhe të mbikqyret gjatë periodës se verifikimit. Gjykata mund të shqiptojë dënimin me kusht me urdhër për trajtim të detyrueshëm rehabilitues në rast se personi i dënuar ka shkelur ligjin për herë të parë dhe është i varur nga droga ose alkooli, nëse gjykata konstaton se faktori kryesor që ka ndikuar në kryerjen e veprës penale është varësia nga alkooli apo nga droga dhe trajtimi i suksesshëm do ta zvogëlonte rrëzikun për kryerjen e veprës tjetër penale. Personit të dënuar gjykata ja cakton obligimin që ai të mjekohet. Programin e trajtimit e përpilon dhe e mbikqyrë organi i shërbimit sprovues. Lidhur me kohëzgjatjen e dënimit me kusht me urdhër për trajtim, gjykata mund ta shqiptojë prej 6 muajve – 3 vite.

Dënimi me kusht me urdhër për mbikqyrje nga shërbimi sprovues – Është lloji i tretë i dënimit me kusht, i cili është paraparë në kodin penal. Për nga natyra, përmbajtja dhe mënyra e ekzekutimit, është formë e dënimit me kusht të tipit anglo-amerikan, ngase konsiston në pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim si dhe kontrollin dhe dhënien ndihmë kryesit të veprës penale. Gjykata mundet kryesit të veprës penale t’ia shqiptojë dënimin me kusht nën mbikqyrjen e shërbimit sprovues, nëse duke marrë parasysh rrethanat në të cilat është kryer vepra penale dhe këshillat e shërbimit sprovues, jetën e tij të mëparshme dhe sjelljen pas kryerjes se veprës penale, konsideron se me caktimin e mbikqyrjes se shërbimit sprovues do të realizohet më mirë qëllimi i dënimit me kusht dhe integrimi në shoqëri i të dënuarit. Dënimi mund të zgjasë së paku 6 muaj dhe jo më tëpër së 3 vjet.

Llojet e detyrimeve të mbikqyrjes së shërbimit sprovues të caktuar me dënimin me kusht dhe mënyra e zgjedhjes së tyre – Kodi penal i Kosovës parasheh 11 lloje të detyrimeve, të cilat janë të përcaktuara në mënyrë taksative: 1. Mjekimi ose rehabilitimi në entin shëndetësor; 2. Nënshtrimi në programin e trajtimit mjeksor ose të rehabilitimit; 3. Vizita të psikologu; 4. Aftësimi profesional në një profesion të caktuar; 5. Kryerja e aktiviteteve punuese; 6. Shfrytëzimi i pagës ose të ardhurave tjera për përmbushjen e detyrimeve familjare; 7. Mosndërrimi i vendbanimit pa autorizim; 8. Heqja dorë nga përdorimi i alkooli/drogës; 9. Heqja dorë nga shkuarja në lokale ku shërbehet alkooli; 10. Heqja dorë nga shoqërimi me persona të caktuar; 11. Heqja dorë nga mbajtja e armëve.  Në raste kur i dënuari me kusht nën mbikqyrjen e shërbimit sprovues nuk e mban kontaktin me shërbimin sprovues ose nuk i përmbushë detyrimet të cilat ja ka caktuar gjykata, detyrimin e mëparshëm gjykata mund t’ia zëvendësojë me një detyrim tjetër apo t’ia vazhdojë afatin brenda kohës së verifikimit apo ta revokojë këtë lloj të dënimit me kusht.

Dënimi me kusht me urdhër për punë në dobi të përgjithshmë – Është lloji i katërt i dënimit alternativ, i cili është paraparë në kodin penal. Koncept strategjik i këtij trendi që maksimalisht në të gjitha rastet e mundshme, në vend të dënimit me burgim të shqiptohen dënime alternative, dënime këto të cilat nuk e izolojnë kryesin e veprës penale, nuk ja marrin lirinë e lëvizjes dhe njëherit përmbajnë në vete atribute të dënimit moral, financiar dhe detyrime të caktuara ndaj të dëmtuarit dhe shoqërisë, të cilat ai duhet ti përmbushë. Ky lloj dënimiështë paraparë si substitut i dënimit me burgim apo me gjobë. Puna në dobi të përgjithshme si dënim alternativ konsiston në atë që me aktgjykim të gjykatës, kryesit të veprës penale i caktohet obligimi që brenda afatit të caktuar të kryej punë në dobi të përgjithshme, në interes publik, psh., të pastrojë rrugët apo parqet e qytetit të kujdeset për personat e moshuar, etj., këto punë i kryen pa kompensim dhe nën mbikqyrjen e shërbimit sprovues.

Kushtet për shqiptimin e dënimit me kusht me urdhër për punë në dobi të përgjithshme – Janë: që gjykata, kryesit të veprës penale ti këtë caktuar dënimin me burgim deri në 1vit ose me gjobë deri në 2.500 euro; të ekzistojë vlerësimi nga raporti i shërbimit sprovues; dhe të jepet pëlqimi i të dënuarit se ai dakordohet që ti shqiptohet ky lloj dënimi.

Kohëzgjatja e punës në dobi të përgjithshme dhe mundësia e caktimit të detyrimeve tjera – Puna në dobi të përgjithshme shqiptohet në kohëzgjatje se paku se paku 30 orë, e më se tëpërmi 240 orë pune. Orët e caktuara nga gjykata duhet të kryhen brenda vitit. Gjykata me vendim të posaçëm cakton numrin e orëve të punës, ndërsa shërbimi sprovues vendos për llojin e punës, cakton organizatën për të cilën personi i dënuar do të kryej punën, vendos për ditët e javës gjatë të cilave duhet të kryhet puna dhe e mbikqyrë kryerjen e punës. Kohëzgjatja e përmbushjes se detyrimeve nuk duhet të jetë më e shkurtër se 6 muaj dhe me e gjatë se 3 vjet.

Revokimi i dënimit me kusht me urdhër për punë në dobi të përgjithshme – Në rastet kur personi i dënuar pas kalimit të afatit të caktuar, në tërësi apo pjesërisht, nuk e kryen punën në dobi të përgjithshme, nuk mban kontaktin me shërbimin sprovues ose nuk e kryen detyrimin të urdhëruar nga gjykata, atëherë gjykata mund ta zëvendësojë detyrimin e mëparshëm me një tjetër, mund ta shtyjë kohëzgjatjen e mbikqyrjes brenda kohës së verifikimit ose ta revokojë dënimin me kusht.

Gjysmëliria – Apo siç quhet ndryshe semi liberte (frenge), është lloji i pestë i dënimit alternativ i paraparë në kodin penal të Kosovës. Gjysmëliria si lloj i dënimit alternativ, konsiston në atë që personit të cilit i është shqiptuar dënimi me burgim, i mundësohet çdi ditë, brenda orëve të caktuara (6, 8 apo 10 orë), të mund të qëndrojë në liri për të vazhduar punën profesionale të cilën e ka kryer edhe para kryerjes se veprës penale, apo që të kryej punët familjare, të vijojë shkollimin, të vazhdojë mjekimin, etj. Pasi ti kryej punët është i dëtyruar të kthehet në entin penal, në burg.

Kushtet për shqiptimin e gjysmëlirisë – Janë: që kryesi i veprës penale të jetë dënuar me burgim deri në 1 vit; që për kryesin, familjen e tij por edhe shoqërinë, do të jetë shumë e dobishme ti lejohet vazhdimi apo përfundimi i punëve apo aktiviteteve të cilat qëndrojnë para tij; dhe që për çdo ditë, pas kryerjes së punëve të caktuara, gjatë orëve të lejuara për të qëndruar në liri, të kthehet në burg. Programin për implementimin e dënimit me gjysmëliri e përpilon drejtori i burgut në bashkëpunim me organin e shërbimit sprovues.

Revokimi i gjysmëlirisë – Nëse i dënuari nuk i përmbushë detyrimet lidhur me punën, arsimimin apo aftësimin profesional, për të cilat është shqiptuar gjysmëliria, gjykata do ta revokojë këtë lloj të dënimit dhe do të urdhërojë që ky dënim, apo pjesa e mbetur e këtij dënimi, të ekzekutohet në burg. Gjysmëliria do të revokohet nëse i dënuari gjatë kohëzgjatjes së këtij dënimi kryen vepër tjetër penale.

  • 3 vota. Mesatarja e 2.67 të 5.

Komentet

  • mapq.st

    1 mapq.st Më 14/04/2021

    Useful information. Lucky me I discovered your website
    by accident, and I'm surprised why this accident did not took place in advance!
    I bookmarked it. 0mniartist asmr
  • asmr https://0mniartist.tumblr.com

    2 asmr https://0mniartist.tumblr.com Më 14/04/2021

    Your style is very unique in comparison to other people I've read stuff
    from. Thanks for posting when you have the opportunity, Guess I'll just book mark
    this page. 0mniartist asmr
  • asmr https://0mniartist.tumblr.com

    3 asmr https://0mniartist.tumblr.com Më 13/04/2021

    What's up, yup this piece of writing is really fastidious and I
    have learned lot of things from it on the topic of blogging.
    thanks. asmr 0mniartist
  • 0mniartist

    4 0mniartist Më 13/04/2021

    Hello! I've been reading your blog for a while
    now and finally got the bravery to go ahead and give you a shout out from Houston Tx!

    Just wanted to mention keep up the good work! asmr 0mniartist
  • 0mniartist

    5 0mniartist Më 12/04/2021

    Hi my friend! I wish to say that this post is
    awesome, nice written and include almost all significant infos.

    I'd like to see more posts like this . 0mniartist asmr
  • 0mniartist

    6 0mniartist Më 12/04/2021

    Excellent blog! Do you have any tips and hints for aspiring writers?
    I'm planning to start my own site soon but I'm a little lost on everything.

    Would you propose starting with a free platform like Wordpress
    or go for a paid option? There are so many choices out there that I'm
    totally overwhelmed .. Any tips? Cheers! asmr 0mniartist
  • asmr https://0mniartist.tumblr.com

    7 asmr https://0mniartist.tumblr.com Më 11/04/2021

    Hi there, I discovered your blog by means of Google whilst looking for
    a similar subject, your website got here up, it seems good.
    I've bookmarked it in my google bookmarks.
    Hello there, simply became alert to your weblog through Google, and located that it's truly informative.
    I am going to be careful for brussels. I'll be grateful should you continue this in future.
    A lot of folks can be benefited from your writing.
    Cheers! asmr 0mniartist
  • asmr https://0mniartist.tumblr.com

    8 asmr https://0mniartist.tumblr.com Më 11/04/2021

    Its like you learn my mind! You seem to grasp a lot about this, like you wrote the book in it or something.
    I feel that you simply could do with a few %
    to power the message home a little bit, however other than that, that is
    excellent blog. A great read. I'll definitely be back. 0mniartist asmr
  • asmr https://0mniartist.tumblr.com

    9 asmr https://0mniartist.tumblr.com Më 10/04/2021

    I am sure this article has touched all the internet people, its really really nice post on building up new blog.
    0mniartist asmr
  • 0mniartist

    10 0mniartist Më 09/04/2021

    Hmm is anyone else experiencing problems with the pictures on this blog loading?
    I'm trying to determine if its a problem on my end or if it's
    the blog. Any feed-back would be greatly appreciated. 0mniartist asmr
  • 0mniartist

    11 0mniartist Më 09/04/2021

    Appreciate the recommendation. Will try it out. asmr 0mniartist
  • 0mniartist

    12 0mniartist Më 08/04/2021

    Good day! I know this is kinda off topic however I'd figured I'd ask.
    Would you be interested in exchanging links or maybe guest writing a blog article or vice-versa?
    My website covers a lot of the same topics as yours and I believe we could greatly benefit from each
    other. If you're interested feel free to send me an email.

    I look forward to hearing from you! Terrific blog by the way!
    asmr 0mniartist
  • 0mniartist

    13 0mniartist Më 08/04/2021

    Aw, this was a very nice post. Taking the time and actual effort to create a really good article… but what can I
    say… I procrastinate a whole lot and never manage to get anything done.

    0mniartist asmr
  • 0mniartist

    14 0mniartist Më 08/04/2021

    My brother suggested I may like this blog. He used to be entirely right.
    This put up truly made my day. You cann't believe just how much time I had spent for this information! Thanks!
    asmr 0mniartist
  • houston scrap car buyers

    15 houston scrap car buyers Më 04/04/2021

    Good information. Lucky me I recently found your site by chance (stumbleupon).
    I have book-marked it for later!
  • houston junk car buyers

    16 houston junk car buyers Më 30/03/2021

    This is a very good tip particularly to those fresh to the blogosphere.
    Simple but very precise info… Thank you for sharing this
    one. A must read post!
  • fa thor shirt

    17 fa thor shirt Më 25/03/2021

    Spot on with this write-up, I truly feel this website needs far more attention. I'll probably be back again to see more, thanks for the information!|
  • fathor shirt

    18 fathor shirt Më 25/03/2021

    Hi there! I just wanted to ask if you ever have any issues with hackers? My last blog (wordpress) was hacked and I ended up losing a few months of hard work due to no back up. Do you have any solutions to protect against hackers?|
  • fathor t shirt

    19 fathor t shirt Më 24/03/2021

    Hi there! I know this is kinda off topic however I'd figured I'd ask. Would you be interested in exchanging links or maybe guest writing a blog post or vice-versa? My site addresses a lot of the same topics as yours and I feel we could greatly benefit from each other. If you are interested feel free to send me an e-mail. I look forward to hearing from you! Fantastic blog by the way!|
  • fa thor shirt

    20 fa thor shirt Më 24/03/2021

    Hi there would you mind stating which blog platform you're using? I'm going to start my own blog soon but I'm having a tough time selecting between BlogEngine/Wordpress/B2evolution and Drupal. The reason I ask is because your layout seems different then most blogs and I'm looking for something unique. P.S Sorry for being off-topic but I had to ask!|
  • fa thor t shirt

    21 fa thor t shirt Më 23/03/2021

    It's actually a nice and helpful piece of info. I'm satisfied that you shared this useful information with us. Please keep us up to date like this. Thank you for sharing.|
  • junk car in houston

    22 junk car in houston Më 23/03/2021

    WOW just what I was looking for. Came here by searching for old junk cars for
    sale
  • fa thor shirt

    23 fa thor shirt Më 23/03/2021

    Hello friends, fastidious piece of writing and fastidious arguments commented at this place, I am truly enjoying by these.|
  • fa thor shirt

    24 fa thor shirt Më 22/03/2021

    Hello there! I could have sworn I've visited this web site before but after looking at a few of the posts I realized it's new to me. Anyways, I'm certainly delighted I found it and I'll be book-marking it and checking back often!|
  • fathor t shirt

    25 fathor t shirt Më 21/03/2021

    I have been browsing online more than 2 hours today, yet I never found any interesting article like yours. It is pretty worth enough for me. In my view, if all site owners and bloggers made good content as you did, the net will be a lot more useful than ever before.|
  • fa thor shirt

    26 fa thor shirt Më 20/03/2021

    WOW just what I was looking for. Came here by searching for %meta_keyword%|
  • buying junk cars

    27 buying junk cars Më 19/03/2021

    Hey just wanted to give you a quick heads up.
    The text in your content seem to be running off the screen in Safari.
    I'm not sure if this is a format issue or something to do with
    browser compatibility but I thought I'd post to let you know.
    The design and style look great though! Hope you get the issue
    solved soon. Thanks
  • HTown Junk Car

    28 HTown Junk Car Më 14/03/2021

    Hello I am so thrilled I found your blog page, I really found you by mistake, while I was researching on Askjeeve for something else, Anyhow I am here now and
    would just like to say cheers for a tremendous post and a all round enjoyable blog (I also
    love the theme/design), I don’t have time to go through it all
    at the moment but I have book-marked it and also added your
    RSS feeds, so when I have time I will be back to
    read a lot more, Please do keep up the great jo.
  • theragun review

    29 theragun review Më 11/03/2021

    Hello just wanted to give you a quick heads up. The text in your post seem to be running off the screen in Internet explorer. I'm not sure if this is a formatting issue or something to do with internet browser compatibility but I figured I'd post to let you know. The style and design look great though! Hope you get the issue solved soon. Cheers|
  • Jami

    30 Jami Më 10/01/2021

    Howdy! I know this is somewhat off-topic however I needed to ask.
    Does managing a well-established blog such as yours take a large amount of work?
    I am completely new to running a blog but I do write in my journal daily.
    I'd like to start a blog so I can easily share my own experience and thoughts online.
    Please let me know if you have any recommendations or
    tips for new aspiring bloggers. Appreciate it!
  • link

    31 link Më 10/01/2021

    Appreciating the hard work you put into your website and in depth information you present.
    It's nice to come across a blog every once in a while that isn't
    the same old rehashed material. Fantastic read!

    I've saved your site and I'm adding your RSS feeds to
    my Google account.
  • how to make an atmospheric water generator

    32 how to make an atmospheric water generator Më 05/01/2021

    I'm amazed, I have to admit. Seldom do I come across a blog that's equally educative and amusing, and without a doubt, you've hit the nail on the head. The issue is something that too few men and women are speaking intelligently about. I'm very happy I found this during my search for something concerning this.|
  • hey

    33 hey Më 05/01/2021

    Taxi moto line
    128 Rue la Boétie
    75008 Paris
    +33 6 51 612 712  

    Taxi moto paris

    Hi i am kavin, its my first time to commenting anywhere, when i read this article i thought i could also create
    comment due to this brilliant post.
  • thefeed

    34 thefeed Më 26/12/2020

    This website was... how do you say it? Relevant!! Finally I've found something that helped me. Thank you!|
  • thefeed

    35 thefeed Më 25/12/2020

    Hi there, just became alert to your blog through Google, and found that it's truly informative. I am gonna watch out for brussels. I'll be grateful if you continue this in future. Many people will be benefited from your writing. Cheers!|
  • thefeed

    36 thefeed Më 25/12/2020

    I am really grateful to the owner of this site who has shared this impressive article at at this place.|
  • thefeed

    37 thefeed Më 24/12/2020

    I read this piece of writing completely on the topic of the difference of latest and previous technologies, it's awesome article.|
  • feed

    38 feed Më 23/12/2020

    Incredible points. Sound arguments. Keep up the good work.|
  • camouflage phone case

    39 camouflage phone case Më 17/12/2020

    This is my first time pay a visit at here and i am actually happy to read everthing at alone place.|
  • iphone 12 phone case

    40 iphone 12 phone case Më 14/12/2020

    I quite like reading through an article that can make people think. Also, thanks for allowing for me to comment!|
  • we did 46 hat

    41 we did 46 hat Më 11/11/2020

    If you are going for finest contents like myself, only visit
    this web page every day since it offers feature contents, thanks
  • biden we just did 46 hat

    42 biden we just did 46 hat Më 10/11/2020

    Hi! This is kind of off topic but I need some
    help from an established blog. Is it difficult to set up your own blog?
    I'm not very techincal but I can figure things
    out pretty quick. I'm thinking about creating my own but I'm not sure where to begin. Do you have any ideas
    or suggestions? With thanks
  • camo phone case

    43 camo phone case Më 10/11/2020

    This design is incredible! You certainly know how to keep a
    reader amused. Between your wit and your videos, I was almost moved to start my own blog (well, almost...HaHa!) Great job.
    I really loved what you had to say, and more than that, how you presented it.

    Too cool!
  • black mass

    44 black mass Më 28/08/2020

    You've made some decent points there. I looked on the web
    for additional information about the issue and found most people will go along with
    your views on this website.
  • cheap flights

    45 cheap flights Më 27/08/2020

    Hi there to all, since I am actually eager of reading this blog's post to be
    updated daily. It carries good data.
  • cheap flights

    46 cheap flights Më 26/08/2020

    This article gives clear idea for the new people
    of blogging, that actually how to do blogging and site-building.
  • cheap flights

    47 cheap flights Më 26/08/2020

    Magnificent beat ! I wish to apprentice even as you amend
    your website, how can i subscribe for a weblog
    web site? The account aided me a acceptable deal.

    I have been tiny bit familiar of this your broadcast offered vibrant clear concept cheap flights 32hvAj4
  • cheap flights

    48 cheap flights Më 25/08/2020

    Informative article, totally what I was looking for.
    cheap flights y2yxvvfw
  • cheap flights

    49 cheap flights Më 25/08/2020

    Wonderful post however , I was wondering if you could write a litte more on this subject?
    I'd be very grateful if you could elaborate a
    little bit further. Bless you! 34pIoq5 cheap flights
  • best web hosting

    50 best web hosting Më 14/08/2020

    At this time it appears like Wordpress is the best blogging platform available right now.
    (from what I've read) Is that what you're using on your blog?
  • web hosting reviews

    51 web hosting reviews Më 14/08/2020

    Spot on with this write-up, I absolutely think this website needs far more attention. I'll probably be back
    again to see more, thanks for the information!
  • webhosting

    52 webhosting Më 11/08/2020

    Good site you have here.. It's hard to find high-quality writing like
    yours these days. I really appreciate individuals like you!

    Take care!!
  • zeqir

    53 zeqir Më 13/11/2016

    A bon nje pyetje
  • zeqir

    54 zeqir Më 13/11/2016

    A bon nje pyetje

Shto një koment