Bashkimi i veprave penale

Ekziston atëherë kur personi me një apo më shumë veprime kryen dy apo më shumë vepra penale për të cilat në të njejtën kohë zhvillohet procedura penale dhe për të gjitha veprat e kryera shqiptohet një dënim unik. Për tu konsideruar se ekziston bashkimi i veprave penale duhet të përmbushen këto kushte kryesore: që të jenë kryer dy apo më shumë vepra penale;  që këto vepra të jenë kryer nga i njejti person dhe që për këto vepra kryesi të mos këtë qenë i dënuar më parë. Bashkimi i veprave penale është mjaft i ngjashëm me recidivin ngase edhe me rastin e recidivit personi ka kryer dy e më shumë vepra penale. Dallimi në mes këtyre dy institucioneve konsiston vetëm në faktin të recidivi është fjala për personin i cili për veprën penale të mëparshme është dënuar dhe e ka mbajtur  dënimin, kurse të bashkimi personi dënohet në të njejtën kohë për të gjitha veprat penale. Sipas kodit penal rezulton se njihen dy lloje kryesore të bashkimit: bashkimi ideal dhe bashkimi real i veprave penale.

Bashkimi fiktiv ideal – Ekziston në rastet kur personi me një veprim realizon tiparët e dy apo më shumë veprave penale, mirëpo në të dr. penale konsiderohet së është kryer një vepër e jo shumë vepra penale. bashkimi fiktiv i veprave penale ekziston në rastet kur në mes të figurave të veprave penale shprehet marrëdhënia e: 1. Specialitetit; 2. Supsidiaritetit; dhe 3. Konsumcionit.

Bashkimi fiktiv real – Ekziston atëherë kur me shumë veprime realizohen elementet e shumë figurave të veprave penale, mirëpo sipas ligjit penal konsiderohet se është kryer vetëm një vepër penale. Në teorinë e së dr. penale bashkimi fiktiv real sipas marrëdhënies së konsumcionit, ngjashëm sikur të bashkimi fiktiv ideal, ekziston në rastet: të veprës penale të përbërë; veprës penale të vazhduar; dhe veprës penale kolektive.

Vepra penale e përbërë – Konsiderohet ajo vepër e përbërë prej dy a më shumë veprave penale, të cilat sipas natyrës së tyre janë doemos të lidhura dhe të kushtëzuara me njëra-tjetrën. Dhe për shkak të lidhshmërisë së tyre, ligjdhënësi I bashkon në një vepër penale. vepra penale e përbërë përjashton ekzistimin e bashkimit real sepse ajo me ligj konsiderohet si një vepër penale. andaj këtu është fjala vetëm për bashkimin fiktiv real të veprave penale. vepër penale e përbërë konsiderohet edhe heqja e kundërligjshme e lirisë duke keqpërdorur pozitën zyrtare ose autorizimet. Në teorinë e së dr. penale njihen dy lloje të veprave penale të përbëra: ato të drejta dhe jo të drejta.  në rastet kur kryhet vepra penale e përbërë, sipas kodit penal shqiptohet një dënim, e jo dy e më shumë dënime për secilën vepër që bën pjesë në strukturën e veprës së përbërë penale, siç veprohet të bashkimi i veprave penale.

Vepra penale e vazhduar – Është konstrukcion i praktikës gjyqësore dhe i teorisë së të dr. penale, i cili është përvetësuar në mënyrë të tërthortë edhe në legjislacionin tonë penal.  Në teorinë dhe praktikën gjyqësore, si vepër e vazhduar penale konsiderohen rastet kur shumë vepra penale të kryera nga i njejti person brenda afatit të caktuar, e që mes vete janë ngushtë të lidhura, derdhen në një dhe sajojnë një vepër penale, psh., nëse shitësi në shitore ku punon, brenda vitit vjedh 100 palë rroba; apo një person brenda një viti për çdo ditë vjedh rrymë apo ujë. Për këto vepra do të ishte e pamundur, apo do të mirrte shumë kohë që të gjitha një nga një të gjykoheshin.

Vepra penale kolektive Me këtë vepër nënkuptojmë kryerjen e shumë veprëve penale të njejta apo të llojit të njejtë nga disa persona, të cilat në të dr. penale konsiderohen si një vepër penale, me ç’rast elementi që bashkon shumë vepra në një është i natyrës subjektive. Njihen tri forma të veprës penale kolektive: në formë të zejes, në formë të profesionit, dhe nga shprehia.

  • 3 vota. Mesatarja e 3.67 të 5.