Korrupsioni dhe veçoritë e tij

Master – Penal

Punim Seminarik

 

Lënda:  Krimi i Jakës së bardhë

Tema:    Korrupsioni  dhe  veqoritë e tij

Mentori:                                                                                                                       Kandidati                                                                                                                    

Prof Dr.sc Rexhep GASHI                                                                          Lirigzon KASTRATI      

                                                                   

 

Prishtinë, nëntor, 2015

Përmbajtja

Hyrja..............................................................................................................................................3

Historiku mbi korrupsionin............................................................................................................4

Korrupsioni si formë e kriminalitetit ekonomik............................................................................5

Tipet e korrupsionit........................................................................................................................6

Format e korrupsionit.....................................................................................................................7

Pasojat e korrupsionit.....................................................................................................................8

Shkaqet e paraqitjes së korrupsionit...............................................................................................10

Korrupsioni si formë e krimit të organizuar...................................................................................11

Korrupsioni në Kosovë...................................................................................................................13

Institucionet....................................................................................................................................14

Korrupsioni sipas Kodit Penal të Kosovës.....................................................................................17

Literatura........................................................................................................................................20

 

Hyrja

“Korrupsioni është i keq, jo sepse paraja dhe përfitimet ndryshojnë dorë apo për shkak të motiveve të pjesëmarrësve, por sepse ai privatizon aspekte të veçanta të jetës publike duke krijuar debate dhe probleme të ndryshme.”                                                                                              Dennis F.Thompson, (1993)

            Krahës dukurive tjera negative në shoqërin bashkohore edhe korrupsioni paraqet një formë të krimit kundër shoqëris andaj, duke patur parasyshë problemet e ndryshme qe përballet sot shoqëria bashkëkohre në përgjithësi dhe format e ndryshme kundërligjore nga ana e persoave përgjegjës të këtyre veprimeve, me shumë dëshirë vendosa që të punojë këtë tem në lidhje me korrupsionin.

Në këtë aspekt dhe përmasave të ndryshme korrupsioni ushtron ndikim negativë në të gjitha shoqërit, duke patur parasyshë  seriozitetin e problemeve dhe rreziqeve që dalin nga korrupsioni për stabilitetin dhe sigurinë e shoqërive, duke dëmtuar demokracinë dhe drejtësin dhe duke rrezikuar zhvillimin thelbësor të shtetit ligjor, duhet ditur se kërkohet nje trajtim i plotë për parandalimin dhe luftimin e tij me efektivitet.

Parandalimi dhe çrrënjosja e korrupsionit është një përgjëgjësi e të gjitha shtetëve e veqanërisht institucioneve relevante që merren me këtë formë të veprës penale, duke bërë zbatimin e drejtë të ligjit në gjykimet penale.

Autori

Historiku mbi Korrupsioni

                 Fenomeni i korrupsionit është shumë vjecar, autor të ndryshëm për korrupsionin kan shkruar që nga shek e IV p.e.s në hartimin e politikave ekonomike dhe strategjisë ushtarake, ka ekzistuar për një kohë të gjatë dhe do të vazhdojë edhe në të ardhmen, vetëm nese qeveritë mund të gjejnë mënyra efektive për parandalimin e tij.  Ai gjendet në të gjitha mjediset, në të gjitha sistemet dhe regjimet e mundshme duke përbërë një kërcënim për to, veçanërisht për demokracitë. Në Shekullin e XX ai është quajtur dhe si ―krimi i bardhë‖ pasi në mënyrë specifike ai është vështirë për tu zbuluar dhe ndëshkuar. Ai i përshtatet të gjitha situatave duke mbijetuar edhe gjatë fushatave të organizuara kundër tij dhe konsiderohet si: ―Keqpërdorimi i fuqisë apo pozitës për përfitime personale‖. Në një kuptim më të ngushtë korrupsionin mund ta përkufizojmë si: ―Shkelje e detyrave nga zyrtarët publik ose personat përgjegjës të subjekteve juridike dhe çdo veprimtari e iniciatorëve apo përfituesve të kësaj sjelljeje, në shkëmbim të një shërbimi që drejtpërdrejtë ose indirekt është premtuar, ofruar, dhënë, kërkuar, pranuar apo është pritur për tu marrë për veten apo për një person tjetër‖.Shitja e vendeve parlamentare në Britaninë e Madhe përpara aktit të Reformës në vitin 18321 dhe ―Makinat politike‖ në SHBA në shek 19 dhe 202 , janë dy nga historitë më të njohura të korrupsionit. [1]                   

            Korrupsioni është një dukuri shumëdimensionale dhe po aq i vjetër sa edhe vetë njerëzimi. Është në natyrën e vetë njeriut që të mundohet të krijojë privilegje dhe përfitime personale pa marrë parasysh nevojat e të tjerëve, qoftë edhe në disfavor të tjerëve duke mbetur një ndër fenomenet më negative, që cënojnë demokracinë dhe shtetin ligjor në shoqërinë e sotme.[2]

      Korrupsioni është i njohur që nga kohët më të lashta. Edhe pse po ekzistonte në të gjitha pjesët e botës, shoqëritë shpeshherë i kanë ikur diskutimit rreth këtij realiteti. Pra, korrupsioni është fenomen i përhapur në të gjitha pjesët e botës, dhe është mendim i gabuar i atyre që mendojnë se korrupsioni është produkt i vetëm disa sistemeve. Fjala korrupsion është një term i paqartë. Edhe në literaturën profesionale përmban kuptime të ndryshme dhe të pa padefinuar. Ky definicion është aq i lloj-llojshëm, aq sa janë edhe organizatat ndërkombëtare qeveritare e joqeveritare.                                               Por në vija të përgjithshme, të gjitha burimet e përkufizojnë korrupsionin si shpërdorim të pushtetit publik për përfitime personale, siç është mitmarrja, nga nëpunësit publikë, marrëveshjet e fshehta në prokurorimet publike ose përvetësimi i fondeve publike. Me një fjalë mund të themi se: çdo kush që i shërben vetes, në mënyrë jo morale dhe jo etike, është korruptues.

 

Korrupsionit si formë e kriminalitetit ekonomik

Veprimet kriminale ekonomike, janë ato veprime që e pengojnë afarizmin ekonomike ndërsa pjesmarrësëve në këtë afarizëm u shkaktojnë dëme të mëdha materiale dhe financiare.     Me kriminalitet ekonomik nënkuptojmë të gjitha ato veprime dhe sjellje kundërligjore të personave fizik dhe juridik të cilët jantë të kyqur në afarizmin dhe veprimtarinë ekonimike. Kriminaliteti ekonomik paraqet një panoramë të formave dhe veprimeve kriminale që kryen ne ekonomi.[3]

Korrupsioni si fenomen i ndërlikuar social, në radhë të parë botkuptimor shfaqet në të gjitha sferat e jtetës shoqërore-shtetërore. Ai shtrihet në veprimtarintë partiake të partive të spektrit plotik, në qeverisjen qendrore dhe atë vendore, në organizata shtetërore dhe ato joqeveritare, në ekonomitë shtetërore  dhe ato private, me një fjalë të përgjithshme në qdo sfer të shoqëris.

Të gjitha burimet e përkufizojnë korrupsionin si: “Shpërdorim të pushtetit publik për përfitime personale, siç është mitmarrja, nga nëpunësit publikë, marrëveshjet e fshehta në prokurimet publike ose përvetësimi i fondeve publike”.[4] Nocioni korrupsion rrjedh prej fjalës ―corrumpere‖ që do të thotë marrje e mitos, ryshfet etj. Fjala korrupsion ka prejardhje nga latinishtja , dhe kuptimi i mirëfilltë është prishje, ndyrje, fëlliqje. i përkufizuar thjeshtë, “Korrupsioni është keqpërdorimi i fuqisë së besuar për përfitime personale”.

Në një kuptim më të ngushtë korrupsionin mund ta përkufizonim si: ―çdo shkelje e detyrës së personave zyrtarë ose personave përgjegjës të subjekteve juridike dhe çdo veprimtari e iniciatorëve apo përfituesve të kësaj sjelljeje, në këmbim të një shërbimi që drejtpërdrejtë ose indirekt është premtuar, ofruar, dhënë, kërkuar, pranuar apo është pritur për tu marrë për veten apo për një person tjeter‖. Në këtë përkufizim përfshihet korrupsioni aktiv dhe ai pasiv, pra si: për personat zyrtarë që kanë një funksion publik ose ushtrojnë një shërbim publik, personat përgjegjës për drejtimin dhe administrimin e shoqërive tregtare dhe personat që janë iniciatorë të sjelljeve korruptive.

Korrupsioni nënkupton realizimin e ndonjë të drejte apo interesi për të cilin personi apo grupi i caktuar nuk ka bazë ligjore ose realizimi i të drejtave dhe interesave për të cilat ka bazë ligjore, por në mënyrën e cila krijonë pozitë të priviligjuar në raport me të drejtat dhe interesat e të tjerëve që kanë baza të njejta ligjore për realizimin e tyre.[5]

Tipet e korrupsionit

  • Korrupsioni aktiv dhe
  • Korrupsioni pasiv

Korrupsioni aktiv nënkupton vepra penale që realizohet me anë të premtimit, propozimit ose dhënies së drejtëpërdrejtë ose tërthorazi të qdo lloj përfitimi, funksionarit publik apo privat për të kryer ose jo një veprim në kundërshtim me detyrën apo funksionin e tij.         Korrupsioni pasiv nënkupton veprën penale që realizohet me anë të kërkimit , marrjes  të çdo lloj përfitimi të parregullt ose pranimi i një oferte a premtimi nga funksionari publik apo privat për të kryer ose jo, një veprim në kundërshtimi më detyrën apo funksionin e tij.[6]

Me fjalë të tjera me korrupsion nënkuptojmë shkeljen e rregullave juridike me qëllim të përfitimit personal. Kjo dukuri mund të analizohet nga, më se paku, në tri këndvështrime në atë juridik, ekonomik si dhe politik. Në konceptin juridik korrupsioni përkufizohet jo vetëm si vepër e dënueshme, por edhe shkelje e rendit ligjor të një vendi. Në këndvështrimin ekonomik, korrupsioni është një dukuri shkatërrimtare, e cila iu kundërvihet ligjshmërisë dhe parimeve të ekonomisë. Sipas këndvështrimit politik, korrupsioni paraqet rrezik për parimet e shtetit, të së drejtës si dhe për interesin e përgjithshëm.  

Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, korrupsioni minon institucionet demokratike, ngadalëson zhvillimin ekonomik dhe i bën qeveritë më pak të qëndrueshme, kurse Banka Botërore e ka përshkruar korrupsionin si një ndër pengesat më kryesore të zhvillimit ekonomik. Korrupsioni është një problem që ekziston në të gjitha vendet, ndaj, për këtë arsye, të gjitha vendet duhet të forcojnë dhe përmirësojnë politikat, strategjitë, institucionet, kuadrin ligjor dhe përpjekjet konkrete të qëndrueshme për ta parandaluar dhe për ta luftuar atë.[7]

 

Format e korrupsionit

Dallojmë disa forma apo lloje të korrupsionit, varësishtë nga autorë të ndryshëm që i ndajnë:

  • Korrupsioni politik, i cili ka të bëjë me marrjen e funksioneve të pushtetit politik ose në mbajtjen e privilegjeve të caktuara politike duke u dhënë rryshfetë, mito, gjatë fushatave paraelektorale dhe gjatë zgjedhjeve, marrja e donacioneve dhe pagesave tjera  nga personaapo shoqata në mënyrë të fshehtë.(rasti me zbulimin e aferave të donacioneve në partinë CDU) 
  1. Shpenzimet jo ligjore përfshirë këtu blerjen e votave
  2. Financimi nga burimet e dyshimta
  3. Abuzimi i resursve shtetërore
  4. Kërkesa për kontributet nga shërbyesit civil
  5. Pasurimi personal
  6. Ofrimi i mjeteve financiare nga jashtë
  7. Detyrimi i sektorit privat për të kryer pagesa [8]

 

  • Korrupsioni administrativ ka të bëjë me administratën shtetërore, duke i shfrytëzuar kompetencat në administratë, prej asaj locale deri tek ajo qendrore, merr mito, ryshfet d.m.th. korruptohet duke u dhënë leje, qertifikata, dokumentedhe akte të tjera individëve, grupeve dhe firmave për realiziminj e interesave të ndryshme ,materiale dhe financiare për grumbullimin e pasurisë, që shpeshëherë që nuk u takon.
  1. Sigurimi i një shërbimi të rrallë ose shmangia e pagesës
  2. Sigurimi i një shërbimi jot e rrallë por që varet nga diskreacioni i administratës
  3. Sigurimi i një burimi informacioni të brendshëm ose përshpjetimin apo anashkalimi i procedurave.[9]

 

  • Korrupsioni gjyqësor i cili ka të bëje me dhënien dhe marrjen e ryshfetiti dhe mitos  të punojësëve në gjykatë, me qëllim që te pengohet procedura penale , me qëllim që te nxirren vendime gjyqësore të favorshme, me qëllim që të bishtërohet shqiptimi i dënimeve dhe sanksioneve tjera.[10]

 

Pasojat e korrupsionit

Korrupsioni si dukuri negative në shoqëri, mbi të gjitha frenon zhvillimin ekonomik dhe social, duke dëmtuar sidomos vendet në zhvillim sidomos ato shtete që janë dal nga tranzicioni ku bëjmë pjes edhe ne.

  • Ndikimi i korrupsionit në aspektin social-
  1.  Ulja e nivelit të jetesës për pjesën më të madhe të popullsisë, pasi duke ndryshuar destinacionin e fondeve, krijohet një hendek midis grupeve, atyre që përfitojnë nga korrupsioni (që janë më të pakët në numër) dhe pjesës tjetër të popullsisë (taksapaguesit) të ardhurat e të cilëve ulen me rritjen e nivelit të korrupsionit, duke ulur në këtë mënyrë nivelin e tyre të jetesës .
  2. Rritja e kriminalitetit: Së pari sepse korrupsioni në vetvete është një vepër penale por njëkohësisht ndikon në rritjen e veprave të tjera penale si vjedhja, vrasja etj. Numri më i madh i veprave penale në Shqipëri është për vjedhjen, në të gjitha format që ajo mund të shfaqet, duke u pasuruar me veprat e tjera korruptive. Vjedhja ka të bëjë direkt me përfitimin ekonomik. Rritja e shkallës së korrupsionit ul nivelin e të ardhurave për pjesën më të madhe të popullsisë, kjo do të sjellë rritje të mundësive për kryerjen e vjedhjeve si një mundësi për të siguruar të ardhura për jetesës.
  • Ndikimi i korrupsionit në aspektin ekonomik
  1. Së pari, meqënëse suksesi ekonomik varet kryesisht nga shpërndarja optimale e burimeve, ndryshimi i destinacionit të fondeve, nëpërmjet aktiviteteve të korruptuara të menaxherëve dhe zyrtarëve përfaqëson një çrregullim të shpërndarjes dhe rrjedhimisht redukton burimet e disponueshme për rritjen ekonomike.
  2. Së dyti, korrupsioni frikëson investitorët dhe dekurajon investimet e huaja direkte duke zvogëluar kështu përdorimin e burimeve të kapitalit human.
  3. Në shtetet e korruptuara, komuniteti i biznesit duhet të ndajë disa nga fondet e veta për korrupsionin, gjë që shkurton investimet dhe prodhimin kombëtar bruto. · Korrupsioni i zë frymën konkurrencës së lirë, në mënyrë të veçantë kompanive të vogla. · Me rënien e konkurrencës, ulet edhe cilësia e mallrave dhe e shërbimeve. · Ulen të ardhurat shtetërore dhe rritet ekonomia në hije (informale). · Aty ku tolerohet korrupsioni, punonjësit civilë marrin të ardhura të vogla dhe mbi qytetarët e thjeshtë rëndon mita që ata duhet të paguajnë për zgjidhjen e problemeve të tyre. · Investitorët e huaj kanë më pak besim tek shteti dhe, për këtë arsye, kontributi i tyre ndaj ekonomisë së vendit bie. [11]
  • Ndikimi i korrupsionit në aspektin politik
  • Pasoja kryesore e korrupsionit në aspektin politik është ulja e besimit të qytetarëve ndaj qeverisjes në përgjithësi dhe e qeverisë në veçanti si, përgjegjësja kryesore për nivelin e korrupsionit. Nga ana tjetër ulja e besimit ndaj qeverisjes dhe qeverisë shoqërohet me pasoja të rënda për shoqërinë që lidhen me forcimin dhe respektimin e shtetit të së drejtës dhe shtetit social, respektimin e të drejtave dhe lirive themelore, etj. [12]
  • Mirëqenia personale gjithnjë e më shumë vlerësohet më e rëndësishme se mirëqenia publike, e cila pothuajse lihet në harresë. · Politikanët dhe punonjësit civilë fillojnë të keqpërdorin pozitën e tyre për të krijuar mirëqenie personale. · Të rinjtë i shohin shërbimet civile si një mënyrë jetese sa e përshtatshme, aq edhe tërheqëse. · Shoqëria e korruptuar nuk arrin të shohë as motivet e luftës kundër korrupsionit. Vetë njerëzit nuk arrijnë të dallojnë nëse: janë të pakënaqur me praninë e korrupsionit si të tillë, apo me faktin që dikush tjetër dhe jo ata ka siguruar përfitime të mëdha ose më të mëdha? · Niveli i korrupsionit mund të lidhet me kulturën, mentalitetin dhe traditat e një shoqërie të caktuar. Në shoqëritë ku korrupsioni gati përligjet është shumë më e vështirë të ndryshohen veset e jetesës dhe të menduarit. · Punonjësit civilë mund të demoralizohen nga pagat e ulëta, nga përgjegjësitë e punës që nuk kanë të bëjnë me llojin dhe cilësinë e saj, nga qëllimet jo të qarta të organizatës për të cilën punojnë dhe nga klientelizmi ndërmjet/midis eprorit dhe vartësit, etj.

Ndikimi i korrupsionit ne cilsinë e qeverisjes së shtetit

  1. Ulet numri i investimeve publike dhe efikasiteti i ndërmarrjeve shtetërore. · Fushat e aktiviteteve qeveritare dhe strukturat e shpenzimeve i nënshtrohen ndryshimit – zyrtarë publikë të korruptuar “miratojnë” projektet, të cilat garantojnë shuma më të mëdha. · Egoizmi i zyrtarëve publikë lë në hije të menduarit strategjik në kuptimin e nevojave të shtetit, prandaj mungon vëmendja e duhur për problemet ekonomike dhe sociale. · Ulet cilësia e shërbimeve publike. [13]

 

Shkaqet e paraqitjes së korrupsionit

Janë të njohur disa indikator të paraqitjes së korrupsionit si dukuri negative ne zhvillimin ekonomik të shoqëris:

  • Mosfunksionimi i sistemit gjyqësor
  • Burokracia tradicionale
  • Të ardhurat e ulëta
  • Kontrolli i pamjaftueshëm institucional
  • Rregullat logjore dhe jotransparente
  • Rritja e intervenimit të shtetit në ekonomi
  • Ndryshimet e sistemeve qeverisese në vend.

 

Korrupsioni si formë e krimit të organizuar

Korrupsioni si fenomen i ndërlikuar social, mund të thuhet se rrjetet korruptive përbëhen nga struktura kriminale të kamufluar në administratën publike, organet shtetërore dhe institucionet e ndryshme publike. Mjerisht, shumë fakte imponojnë mendimin se shteti, duke e toleruar dhe mosluftuar korrupsionin, bëhet sistem korruptiv dhe këtë lloj krimi, jo vetëm që e ‚‘‘legalizon‘‘ por edhe e mbron me mekanizmat e pushtetit të krijuar dhe të parapara për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit. Ndërkaq, korrupsioni nuk mund të trajtohet dhe të vështrohet ndaras nga krimi i organizuar, dihet se krimi i organizuar është kërcënimi më i madh i stabilitetit politik dhe ekonomik të qdo vendi ndërsa ka pasoja për sigurin rajonale dhe tërë Evropën.[14]

Konventat Ndërkombëtare dhe Konventat Evropiane  kundër Korrupsionit

Konventa e Kombeve të Bashkuara kundër korrupsionit e miratuar ne Neë York më 31 tetor 2013, në preambulën e saj është e paraparë nevoja e shtetëve pëer luftimin e këtij fenomeni negativë në botë. Në neni 1 të kësaj konvente janë parapar qëllimet: a) nxitja dhe forcimi i masave për parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit më me efiçencë dhe efektivitet; b) nxitja, lehtësimi dhe mbështetja e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe asistencës teknike në parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit, duke përfshirë rimarrjen e pasurisë; c) nxitja e integritetit, përgjegjësisë dhe administrimi i rregullt i çështjeve publike dhe pasurisë publike.[15]

Konventat mbi kriminalitetin ekonomik,i  kanë të parapara tre lloje veprash që cenojnë rendin ekonomik: këto vepra lidhen me pastrimin e parave, me korrupsionin dhe me kiberkriminalitetin. Konventat Penale mbi Korrupsionin(1999) dhe Protokolli i saj shtesë (2003)              Korrupsioni në të gjitha format e tij është një nga plagët më të rënda të shoqërive tona. Shumë legjislacione kombëtare e kanë parashikuar atë si vepër penale që prej shumë kohesh. Do të përmendim disa konventa dhe protokolle të Bashkimit Evropian si dhe Ligje të miratuara nga Këshilli i Evropës:

  • Rekomandimi i Konferencës së 19 të Drejtoris së Ministrave Evropianë të mbledhur në Valetë në vitin 1994, rekomandimi i cili solli Programin e Veprimit kundër Korrupsionit, të miratuar nga Këshilli i Ministrave Këshillit të Evropës në nëntor 1994
  • Rezuluta (97)24 të miratuar nga Ministratë Evropianë të Drejtësis në Pragë në vitin 1997, qe rekomandonte një Konvent Penale në lidhje me Korrupsionin të hapur për shtetet antare dhe joanëtare.

Nga të gjitha këto u arritë në Konventën Penale Kundër Korrupsionit, e cila u nënshkruar në strasburg më 27 janar 1999, dhe ka hyrë në fuqi prej 1 shkurtit 2005 dhe është plotsuar nga Protokolli i saj shtesë i nënshkruar në Strasburg më 15 maj 2003.

Kjo Konventë në kapitullin II i ka paraparë këto masa:

  1. Së pari, konventa fton shtetet të inkriminojnë disa lloj veprimesh në bazë të një dallimi klasik mes korrupsionit aktiv dhe korrupsionit pasiv
  2. Së dyti, secila palë miraton masat e nevojshme për të përcaktuar kompetencën e vet kur vepra kryhet të paktën pjesërishtë në territorin e saj, kur autori është shtetas i saj ose kur vepra implikon një nga nënpunësit e saj që është gjithashtu edhe shtetas i saj.
  3. Së fundi është krijuar një organ për të ndjekur punën në vazhdimësi, i cili është grup i shtetëve kundër korrupsionit(GRECO).[16]

 

Korrupsioni në Kosovë

              Institucionet në Kosovë kanë krijuar një kornizë institucionale dhe ligjore për t'u ballafaquar me këtë problem dhe kanë azhornuar këtë kornizë shumë herë për shkak të dështimeve të tyre të vazhdueshme. Disa hapa janë ndërmarrë në luftimin e kësaj dukurie, ndërsa disa ligje janë miratuar si: Ligji për Agjencinë Kundër Korrupsionit,[17] Ligji për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë dhe të Dhuratave të Zyrtarëve të Lartë Publik[18] dhe Ligji për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksioneve Publike.[19] Gjithashtu, Qeveria e Kosovës (QeK) ka hartuar dy strategji: Strategjinë kundër Korrupsionit dhe Planin e Veprimit për vitin 2009-2011[20] , dhe së fundi Strategjinë Kundër Korrupsionit dhe Planin e Veprimit për vitin 2013-2017, e miratuar nga Kuvendi i Kosovës,[21] i cili është përballur me vonesa për miratim për gati dy vjet. Ky është një dokument themelor në përmbushjen e kritereve afatshkurtra të kërkuara nga Kosova në mënyrë që të përparojë në dialogun për liberalizimin e vizave dhe ishte një parakusht për Kosovën që të merr një përgjigje pozitive në lidhje me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit (MSA). Sipas Ligji kundër Korrupsionit me Korrupsion nënkuptojmë :çdo shkelje të detyrës së personave zyrtarë ose përgjegjës në subjektet juridike dhe çdo veprimtari e iniciatorëve apo përfituesve të kësaj sjelljeje, e drejtuar si përgjigje ndaj një shpërblimi që drejtpërdrejt ose indirekt është premtuar, ofruar, dhënë, kërkuar, pranuar apo është pritur për t’u marrë për veten apo për një person tjetër.[22]

AKK (2007): Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK), e krijuar në vitin 2007 si një institucion i pavarur për të verifikuar dhe raportuar mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarëve shtetërorë dhe për konflikt të interesit, vazhdon të jetë nën kritika të vazhdueshme nga ana e institucioneve shtetërore dhe nga partitë opozitare. Mandati AKK-së për të verifikuar pasurinë e deklaruar nga zyrtarët e shtetit ka mbetur i mbërthyer në një harresë, pa fuqi të mjaftueshme hetimore, shpesh duke dhënë rezultate të kufizuara në luftë kundër korrupsionit. Kjo tregohet edhe nga të dhënat statistikore të dhëna nga vet Agjencia. Nga numri i përgjithshëm i rasteve për periudhën prej 2008 deri 2012 të raportuara nga AKK që janë dërguar prokurorëve të Kosovës dhe Policisë, vetëm 9.39 % të këtyre rasteve përfunduan me aktakuza te ngritura nga ana e Prokurorisë.      Sipas ligjit për agjencionë e kundër korrupsionit me Korrupsion nënkuptojme – çdo keqpërdorim të pushtetit apo çdo sjellje tjetër të personit zyrtar, personit përgjegjës apo personit tjetër me qëllim të arritjes së një përparësie apo përftimi të kundërligjshëm për veten apo për tjetrin.[23]

PSRK (2008): Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës është themeluar me Ligjin për Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës ( Ligji nr 03/L-052),37 i miratuar në mars 2008, si një nga ligjet në pakon e Ahtisaarit, me qëllim që ti ofrojë Kosovës institucionet e nevojshme për "pavarësi të mbikqyrur". PSRK-ja u bë funksionale me 9 dhjetor 2008 si një "zyrë e përhershme dhe e specializuara e prokurorisë që vepron në kuadër të Zyrës së Prokurorit të Shtetit në Kosovë". PSRK-ja administrohet nga të dy, autoritetet e Kosovës ( Ministria e Drejtësisë) dhe nga EULEX-i, dhe udhëhiqet nga një prokuror i EULEX-it. Ligji i PSRK-se [24] është hartuar nën udhëheqjen e administratës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë gjatë vitit 2007 në mënyrë që të përmbushë nevojat e Kosovës për të luftuar krimin e organizuar, pastrimin e parave, terrorizmin, krimet ekonomike dhe krimet e luftës. Misioni ishte i vetëdijshëm për rolin e tij te zvogëluar pasi që institucionet e Kosovës shpallen pavarësinë në vitin 2008, kishin për qëllim krijimin e PSRK-së për të siguruar transferimin e rasteve të pazgjidhura të UNMIK-utnë misionin e ri te ardhshëm për sundimin e ligjit EULEX. Që nga themelimi i saj, PSRK-ja u përqendrua kryesisht në çështjet e krimeve të luftës, por në vitet e fundit PSRK-ja i ka kushtuar gjithnjë e më shumë vëmendje rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë. Megjithatë, rezultatet kanë qenë të kufizuara me një normë prej përafërsisht 26 % të dënimeve për rastet e ngarkuara nga PSRK-ja në vitin 2012.

Task Forca Speciale Anti–Korrupsion e PSRK-së (2010): Përveç AKK-së, pasi që avancimi në luftën kundër korrupsionit nuk pati sukses, Qeveria e Kosovës lëshoi një vendim në shkurt 2010,40 për të krijuar Task Forcën Speciale Kundër Korrupsionit në kuadër të PSRK-së me detyrën e saj kryesore për të luftuar korrupsionin e nivelit të lartë. Vendimi thekson se në bashkëpunim me EULEX-in, qeveria e Kosovës kërkon nga PSRK-ja të krijoj një departament special anti-korrupsion të përbërë nga prokurorë ndërkombëtarë, prokurorë vendorë, persona me njohuri mbi tatimet dhe 30 zyrtarë të policisë të përzgjedhur nga Qeveria e Kosovës. Mandati i Task Forcës është të hulumtoj dhe të luftoj fenomenin negativ të korrupsionit në Kosovë. Vendimi ka garantuar edhe mbrojtje për prokurorët dhe familjet e tyre por kjo nuk është aplikuar në praktikë. Në një vizitë në PSRK, Shefi i misionit të EULEX-it, Yves de Kermabon iu ka referuar themelimit të kësaj Task Force "një sinjal i fortë nga qeveria për të luftuar kundër korrupsionit", ndërsa përfaqësuesit e shoqërisë civile shprehën dyshimet e tyre për efikasitetin e kësaj task force. Kredibiliteti i saj u zvogëlua edhe më tej kur kreu i kësaj Task Force Nazmi Mustafi u arrestua nga policia e EULEX-it në prill 2012. Ai u akuzua për veprën penale të kërkim ryshfetit nga individë që janë nën hetim nga ana e PSRK-së në këmbim të lirimit të tyre .[25] Ai u gjet fajtor së bashku me tre të tjerë për korrupsion dhe shkelje të tjera të ngjashme.[26]

Koordinatori Kombëtar për Luftën Kundër Korrupsionit – Zyra e Prokurorisë së Shtetit (2010): Në vitin 2010 Prokuroria e Shtetit të Kosovës emëroi një koordinator mes prokurorëve të shtetit për të koordinuar luftën aktuale të prokurorisë së shtetit ndaj korrupsionit. Në vitin 2012 koordinatori i emëruar është konfirmuar pas kërkesave që vijnë nga Kriteret e Liberalizimit të Vizave për Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK) dhe Zyrës së Prokurorit të Shtetit. Vendimi i lëshuar detyron koordinatorin të raporton çdo ditë për aktivitetet e tij dhe ti raportojë Sekretariatit të KPKsë çdo të hënë lidhur me aktivitetet e Sistemit të Prokurorisë, Zyrës së Prokurorit të Shtetit dhe zyrtarit përgjegjës për proceset e Integrimit Evropian. Koordinatori mbetet i përfshirë kryesisht në koordinimin e raportimit të zyrës se prokurorisë shtetërore në luftë kundër korrupsionit.

Këshilli Kombëtar kundër Korrupsionit (2012): Me qëllim për të rritur më tej përpjekjet e institucioneve të Kosovës në shkurt të vitit 2012 Presidentja e Kosovës themeloi një organ tjeter për të luftuar korrupsionin përkatësisht Këshillin Kombëtar kundër Korrupsionit. Megjithatë ky organ nuk ka prodhuar rezultate dhe vetëm ka degraduar performancën e tij duke raportuar dhe duke minimizuar rolin e tij koordinues, rolin e forcimit të mekanizmave ekzistues në luftën kundër korrupsionit dhe inicimin ose përmirësimin e ligjeve për të luftuar korrupsionin në pajtim me mandatin e tij. Prandaj Këshilli i cili ka qenë paraparë fillimisht të forcoj efikasitetin e institucioneve të Kosovës në luftë kundër korrupsionit mbetet një mekanizem tjetër me rezultate të dobëta në mesin e shumë mekanizmave tjerë në Kosovë. Rezultatet e dobëta janë shënuar edhe në Raportin e Progresit të KE-së për Kosovën 2013.

Koordinatori Kombëtar Kundër Krimeve Ekonomike (2013): Pavarësisht nga institucionet e shumta të krijuara me qëllim që të përmirësojnë luftën kundër korrupsionit përsëri në shtator të vitit 2013, me iniciativën e Departamentit të Thesarit të SHBA-ve, përfaqësuesit e organeve të sundimit të ligjit të Kosovës ranë dakord për të krijuar një tjetër organ, Koordinatorin Kombëtar për Luftën kundër Krimeve Ekonomike që do të emërohet nga radhët e prokurorisë. Një memorandum mirëkuptimi u nënshkrua mes disa institucioneve, dhe për bazë ligjore në krijimin e një institucioni tjetër për të luftuar korrupsionin e posaëërisht krimeve ekonomike, është përdorur Rregullorja e Këshillit Prokurorial të Kosovës. Koordinatori ende nuk është emëruar, por prapë paraqet rrezik për të shkaktuar ndeshje me institucionet ekzistuese duke përfshirë PSRK-në dhe Njësinë e Inteligjencës Financiare të Kosovës me mandate të ngjashme.[27]

Në mes të gjitha ligjeve, politikave dhe mekanizmave Kosova vazhdon të renditet lartë kur është fjala për nivelin e korrupsionit. Në përcaktimin e nivelit të korrupsionit duhet marrë parasyshë se nuk mund të merren për bazë vetëm perceptimet publike për korrupsionin, por i duhet shtuar edhe një pjesë e korrupsionit në nivele të larta të cilat janë jashtë perceptimit publik dhe që nuk mund të përcaktohen nëpërmjet statistikave pasi zakonisht në ato nivele korrupsioni zhvillohet në sekret të plotë. Niveli i lartë i korrupsionit në vendet e dala nga regjimet komuniste vjen si pasojë e eksperiencës së munguar në trajtimin e çështjeve të ndryshme me politika e praktika demokratike por edhe si pasojë e mungesës së stabilitetit dhe  varfërisë së madhe që ka karakterizuar këto vende përgjatë tranzicionit.[28]

Përveç kësaj, disa të dhëna shqetësuese janë raportuar edhe në Barometrin Global të Korrupsionit 2013, të kryer nga Transparency International (TI). Sipas këtij barometri, përqindja e të anketuarve të cilët kanë raportuar se kanë paguar ryshfet në vitin 2012 për ndonjë nga tetë ofruesit e shërbimeve në Kosovë është 16 %. Institucioni i cili ka rezultuar me perqindjën më të lartë në nivelin e perceptuar të korrupsionit, në mesin e 12 institucioneve kryesore ne lidhje me institucionet më të korruptuara në vend, është gjyqësia e Kosovës e cila shënoi 4.3 pasuar nga partitë politike me 4.2.[29]

 

Korrupsioni duke qenë i ndërlidhur me ekonominë, biznesin, tenderimet, jetën politike etj., ndikon drejtpërdrejti edhe në paraqitjen e tronditjeve shoqërore dhe të krizave të ndryshme qeveritare. Ai shkakton ngecje në zhvillimin ekonomik, në reforma politike e institucionale, pengesa e vështirësi në integrimin e vendit në organizata e institucione ndërkombëtare, antipati ndaj shtetit të tillë “problematikë” etj. Në fakt, korrupsioni, sidomos kur me te merren personat që ushtrojnë funksione të larta publike, shkakton edhe humbje të shpresës së qytetarëve lidhur me perspektivën e tyre dhe të vendit, sepse krijohet përshtypja se ai është i pamposhtur. [30]

 

Korrupsioni sipas Kodit Penal të Kosovës

Korrupsioni është një ndër format mjaft të rrezikshme të krimit të jakës së bardhë i cili vazhdon të jetë i pranishëm edhe sotë në shoqërin bashkohohore. Edhe kody Penal i Republikës së Kosovës i miratuar nga Kuvendi i Kosovës i cili ka hyrë në fuqi më 1 janar 2013, ne kapitullin XXXIV , ka inkriminuar Korrupsionin në nenin 428 Marrja e ryshfetit e cila ndryshe emertohet korrupsion, kryhet në rastet kur personi zyrtar kërkon apo pranon para a ndonjë përfitim tjetër lidhur me ushtrimin apo mosushtrimin e detyrës zyrtare,[31] 1. Personi zyrtar i cili në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, kërkon ose pranon ndonjë dhuratë apo përfitim tjetër për vete apo personin tjetër, ose që pranon ofertën apo premtimin për dhuratë apo përfitim të tillë, në mënyrë që  personi zyrtar të veprojë ose të mos veprojë në pajtim me detyrën e tij zyrtare, dënohet me gjobë dhe me burgim prej

gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.

2. Personi zyrtar i cili në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, kërkon ose pranon ndonjë dhuratë apo përfitim tjetër për vete apo personin tjetër, ose që pranon ofertën apo premtimin për dhuratë apo përfitim të tillë, në mënyrë që personi zyrtar të veprojë ose të mos veprojë, në kundërshtim me detyrën e tij zyrtare, dënohet me gjobë dhe me burgim prej tre (3) deri në dymbëdhjetë (12) vjet.

3. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me përfitim në vlerë që tejkalon pesëmbëdhjetë mijë

(15.000) Euro, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet[32]

 Dhe  nenin 429 Dhënia e ryshfetit, nocion ‘’dhuratë’’dhe ndonjë përfitim tjetër kanë të njejtin kuptim si edhe te vepra penale Marrja e ryshfetit.[33], nga përshkrimi ligjor i veprës penale rezulton se bëhet fjalë për formën e dytë të korrupsionit, e cila është e lidhur funksionalishtë me veprën penale të parashikuar nga nenin 428 i KPK. Me këtë veprë penale personi zyrtarë shtyhet ne shkeljen e kryrjes ligjore të detyrës. Për dallim nga veprat tjera penaletë këtijë grupi, të cila mund ti kryejë vetëm personi zyrtarë, veprën penale të dhënies së ryshfetit apo përfitimi tjetër e kryen personi që nuk e ka cilsionë e personit zyrtarë.[34] 1. Kushdo që në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, i premton, ofron ose i jep ndonjë dhuratë apo përfitim tjetër personit zyrtar, në mënyrë që ai person të veprojë ose të mos veprojë në pajtim me detyrën e tij zyrtare, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjet. 2. Kushdo që në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, i premton, ofron ose i jep ndonjë dhuratë apo përfitim tjetër personit zyrtar, në mënyrë që ai person të veprojë ose të mos veprojë në kundërshtim me detyrën e tij zyrtare, dënohet me gjobë dhe me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet. 208 3. Nëse vepra penale nga paragrafi 1. i këtij neni rezulton me përfitim në vlerë që tejkalon pesëmbëdhjetë mijë (15.000) Euro, kryesi dënohet me gjobë dhe me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet. 4. Nëse kryesi i veprës penale nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni e ka dhënë ryshfetin me kërkesë të personit zyrtar apo personit përgjegjës dhe e lajmëron veprën para se ajo të jetë zbuluar ose para se të ketë kuptuar se vepra është zbuluar, gjykata mund ta lirojë nga dënimi. [35]

             Në paraqitjen e dukurisë së korrupsionit në Kosovë ndikojnë një numër i shkaqeve dhe rrethanave favorizuese. Sipas vlerësimeve të bëra nga organizma ndërkombëtar konsiderohet se mungesa e vullnetit të qartë politik për të luftuar korrupsionin dhe masat e panjaftueshme legjislative dhe ekzekutive janë ndër arsyet kryesore të një gjendje të tillë. Po ashtu, në këtë drejtim përmenden pagat e ulëta të zyrtarëve publik, mungesa e kontrollave të rrepta administrative, mungesa e efikasitetit të sistemit gjyqësor, problemet e trashiguara nga e kaluara komuniste, motivi për pasurim të shpejtë etj.[36]

Kosova si shteti më i ri në botë dhe në rrugtimin e saj drejtë integrimit në Bashkimin Evropian si faktorë te dytë pengues e shehë korrupsionin.

Faktori i dytë është padrejtësia sociale, sipas sondazheve korrupsioni është një faktorë madhorë dhe me shumë ndikim në jetën publike. Korrupsioni lidhet edhe me një pjesë të papunësisi, sa 30% e qytetarëve mendojnë se punësimi mundë të arrihet duke e pasur një të afërmë të pushtetshëm në aspektin publikë ose të jeshë i angazhuar politikishtë, apo të paguash ryshfetë për të ndërmarrë një sipërmarrjeprivate, biznes.[37] Pastaj mungesa e rotacionit politik dhe prania për një kohë të gjatë të të njejtëve drejtues politik në rolet kryesore qeverisëse ka lënë mundësinë për anashkalimëin e procedurave ligjore dhe favorizimin e korrupsionit, nepotizmit dhe favorizmieve jashtëligjore.[38]

 

 

 Literatura

Krimi i Jakës së bardhë, Prishtinë 2012 Prof.Dr Rexhep GASHI

Kriminologjia , Prishtinë2011 Prof. Dr Ragip HALILI

E Drejta Penale pjesa e posaqme Prishtine 2014 Prof Dr. Ismet SALIHU

Politika Kriminale Prishtinë 2011 Prof Dr Vesel LATIFI

Kosova si çështje Europiane  Tiranë 2012 Mimoza Cika-Kelmendi

Komentari i Kodit Penal Prishtinë 2014  Prof Dr  Ismet Salihu, Prof Dr, Fejzullah Hasani, Hilmi Zhitija

. E Drejta Penale Evropiane Pradel Jean, Corstens Geert, Vermeulen Gert e përkthyer nga frengjistja nga Edmond Xhabija dhe Valbona Nano, Tiranë

Fjalor i Terminologjisë Juridike, Prishtinë 2013    Skender Gojani

Burime tjera

http://ëëë.undp.org/content/dam/kosovo/docs/SAEK/2014%20Final%20Report_UNDP_Opinion%20Poll_Corruption%20in%20Education%20ALB.pdf

http://ëëë.kipred.org/repository/docs/Lufta_Kund%C3%ABr_Korrupsionit-_Analiz%C3%AB_Krahasuese_Mes_Kosov%C3%ABs_Dhe_Kroacis%C3%AB_164083.pdf

https://ëëë.unodc.org/documents/data-and-analysis/statistics/corruption/Kosovo_Business_corruption_report_ALB.pdf

http://feut.edu.al/images/doktoratura%20-%20adela%20shera.pdf

http://tia.al/ëp-content/uploads/2014/04/MEKANIZMAT-PER-PERFSHIRJEN-E-PUBLIKUT-NE-LUFTEN-KUNDER-KORRUPSIONIT.pdf

http://ahc.org.al/ëeb/images/publikime/al/RAPORT_STUDIMOR_PR_VEPRAT_PENALE_T_KORRUPSIONIT_DHE_FORMAVE_T_SHPRDORIMIT_T_DETYRS.pdf

https://ëëë.coe.int/t/dghl/cooperation/economiccrime/corruption/Projects/Albania/Manuals/Edukimikunderkorrupsionit-finalversion20feb2012.pdf

http://ëëë.transparency.org/cpi2013/results

http://pashtriku.beepëorld.de/files/kosova_2010/mars_2010/elife_luzha_kashtkorrupsioni_31.3.10.htm

https://ëëë.coe.int/t/dghl/cooperation/economiccrime/corruption/Projects/Albania/Manuals/Edukimikunderkorrupsionit-finalversion20feb2012.pdf

 

Ligjet

http://akk-ks.org/repository/docs/Ligji_per_Agjencine_kunder_Korrupsionit_nr_03_L_159.pdf

http://ëëë.kuvendikosoves.org/common/docs/ligjet/Kodi%20penal.pdf

http://ëëë.kuvendikosoves.org/common/docs/ligjet/2008_03-L052_en.pdf

 http://ëëë.kuvendikosoves.org/common/docs/ligjet/2009-159-ang.pdf

http://ëëë.assemblykosova.org/common/docs/ligjet/Laë%20on%20declaration%20of%20property%20of%20senior%20public%20official s.pdf

http://ëëë.kuvendikosoves.org/common/docs/ligjet/2007_02-L133_en.pdf

 

 

[3] Halili.R Kriminologjia prishtinë 2011, fq.195

[5] Gojani Skender, Fjalori i Terminologjis Juridike Prishtinë ,2013 fq.137

[6] Po aty

[9] Po aty                              

[10] Halili. R Kriminologjia Prishtinë 2011 fq. 202

[14] Latifi Vesel, Politika Kriminale Prishtinë 2008 fq.243-244

[15] Kjo konvent është miratuar në Nju Jork më 31 tetor 2003.

[16] Pradel Jean, Corstens Geert, Vermeulen Gert. E Drejta Penale Evropiane e përkthyer nga frengjistja nga Edmond Xhabija dhe Valbona Nano, Tiranë 2010 fq.194

[18] Shihë ligjin në http://ëëë.assemblykosova.org/common/docs/ligjet/Laë%20on%20declaration%20of%20property%20of%20senior%20public%20official s.pdf  

[20] Kuvendi i Kosovës Seanca Plenare më 12 tetor, 2009, http://ëëë.kuvendikosoves.org/?cid=2,159,2615

[21] Kuvendi i Kosovës Seanca Plenare më 11 shkurt 2013,  http://ëëë.kuvendikosoves.org/?cid=2,159,4737

[22] Shih ligjin nr.2004\34 Kundër Korrupsionit

[24] Shih Ligjin për Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës në, http://ëëë.kuvendikosoves.org/common/docs/ligjet/2008_03-L052_en.pdf

[26] Komunikatë për shtyp e EULEX-it, "Përmbledhje e procedurës së Drejtësisë në maj", 11 qershor, 2013, http://ëëë.eulex-kosovo.eu/en/executive/00014.php

[28] Kelmendi- Cika Mimoza , Kosova si çështje Europiane, Tiranë 2012

[29] Sipas Barometrit të Transparency International në një shkallë nga 1 deri në 5, ku 1 do të thotë 'nuk është korruptuar "dhe 5 do të thotë" jashtëzakonisht të korruptuar ". Edhe institucionet e tjera në vijim të perceptimit të Barometrit në Kosovë janë Mjekësia dhe Shëndetësia 4.0, Parlamenti / Legjislativi 3.9, Biznesi/ Sektorët privat 3.5, Zyrtarë Publik / Nëpunësit Civil 3.3, të ngjashme si Sistemi i Arsimit, Policia 3.1, Mediat 3.0, OJQ-të 2.3, Organet Fetare 2.0 , Ushtria 1.6. Shih http://ëëë.transparency.org/cpi2013/results

[31] Salihu Ismet, E Drejta Penale pjesa e posaqme, Prishtinë 2014

[33] Po aty..

[34] Komentari i Kodit Penal të Kosovës, autor  Salihu Ismet. Hasani Fejzullah, Zhitija Hilmi , botimi 1 prishtinë 2014

[36] Gashi Rexhep, Krimi i Jakës së Bardhë, Prishtinë 2012

[37] Kelmendi-Cika Mimoza, Kosova si çështje evropiane tiranë 2012

[38] Po aty

  • 2 vota. Mesatarja e 5.00 të 5.

Shto një koment

You're using an AdBlock like software. Disable it to allow submit.