Like faqes ☞ Prof Asoc Dr Jordan DACI per Avokat Populli 

Dënimi me vdekje shkel të drejtat themelore të njeriut.

DËNIMI ME VDEKJE DHE DREJTËSIA

NGA :

MEVLUT DERTI

FAKULTETI I DREJTESISE

Ata që i nënshtrohen dënimit me vdekje kanë kryer krime

mizore. A nuk ia kanë sjellë vetë vetes ndëshkimin e tyre?

 

Denimi me vdekje    Të drejtat e njeriut zbatohen ndaj të gjithëve, përfshirë ata të cilët kryejnë krime mizore. Parimi thelbësor në bazë të të drejtave të njeriut është që ato janë të patjetërsueshme. Ato nuk jepen për sjellje të mirë dhe nuk mund të hiqen edhe nëse një person ka kryer krime tronditëse dhe veprime brutale. Mesazhi i një shoqërie që beson në të drejtat e njeriut është që këto të drejta nuk duhet të shkelen ‘kurrë’. Ato zbatohen ndaj më të keqit prej nesh ashtu si dhe ndaj më të mirit prej nesh, kjo është pse ato na mbrojnë ne të gjithëve. Dënimi me vdekje shkel të drejtat themelore të njeriut. Si traktate europiane ashtu edhe ndërkombëtare parashikojnë heqjen e dënimit me vdekje në kohë paqeje dhe madje në kohë lufte. Protokolli Nr. 6 I KEDNJ i trupëzon qartë standarded europiane, duke parashikuar heqjen e dënimit me vdekje në kohe paqeje. Në nivel ndërkombëtar, Protokolli i Dytë Fakultativ I Konventës për të Drejtat Civile dhe Politike parashikon heqjen e plotë të dënimit me vdekje, por u lejon shteteve palë të mbajnë dënimin me vdekje në kohë lufte në se ato shprehin një rezervë për këtë qëllim në kohën e ratifikimit ose kur bëhen palë në Protokoll. Këshilli i Europës tani është duke filluar punën për një protokoll të ri të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, duke e hequr dënimin me vdekje edhe në kohë lufte. Dënimi me vdekje është një shkelje e hapur e së drejtës për jetën të pranuar ndërkombëtarisht, si dhe e së drejtës për të mos iu nënshtruar trajtimit mizor, çnjerëzor dhe poshtërues.7 Jurisprudenca e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut (veçanërisht çështja e rëndësishme Soering) tregon se “fenomeni i radhës së vdekjes” nëShtetet e Bashkuara të Amerikës përbën trajtim çnjerëzor dhe poshtërues duke shkelur Nenin 3 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut. Mizoria e këtij ndëshkimi nuk është kufizuar në brutalitetin e vetë vrasjes, por gjithashtu në ashpërsinë mendore dhe fizike të pritjes së radhës për ekzekutim. Përveç kësaj, dënimi me vdekje shpesh zbatohet në një mënyrë të padrejtë, arbitrare dhe diskriminuese; ai përdoret jo proporcionalisht kundër të varfërve, pakicave dhe anëtarëve të bashkësive racore, etnike dhe fetare.

Një politikë penale humane dhe morale bën dallim ndërmjet kriminelit dhe krimit dhe kjo është e vetmja politikë me vlerë për një shoqëri demokratike.

 

Si do të ndjeheshit ju nëse motra juaj është përdhunuar dhe vrarë? A nuk do të dëshironit që autori i krimit të vritej?

    Gjithkush, motra, miku apo anëtari i familjes së të cilit është një viktimë e një krimi të dhunshëm ndjen një sërë emocionesh të forta përfshirë tërbim, zemërim, tronditje, dëshpërim, vuajtje, neveri dhe një dëshirë për t’u hakmarrë dhe për të ndëshkuar personin që kreu atë krim. Këto janë reagime krejt të natyrshme njerëzore. Çdokush do të donte që ky person të kapej sa më shpejt që të ishte e mundur dhe të ndëshkohej ashpër. Kjo kërkon një imponim efikas të ligjit dhe një sistem gjyqësor të efektshëm. Një sistem ku krimet hetohen në mënyrë të efektshme dhe të plotë, të dyshuarit gjykohen shpejt dhe me drejtësi dhe fajtorët .........

ndëshkohen. Eshtë thelbësore që të ketë procedura të përshtatshme për të siguruar që të kapet dhe ndëshkohet personi i saktë – jo dikush që është i pafajshëm – ndërsa autori i krimit të lejohet të jetë i lirë. Dënimi me vdekje nuk siguron se do të kapet autori i saktë i krimit. Shumë më shpesh ofron një reagim tepër dramatik që shërben për të fshehur mungesën e efikasitetit në sistemin e drejtësisë penale. Vrasja e autorit të krimit do të ishte një reagim barbar dhe anakronik ndaj kësaj situate të tmerrshme dhe që nuk i përshtatet një shoqërie të civilizuar të udhëhequr prej shtetit të së drejtës. Historia e përpjekjes për të krijuar shtetin e së drejtës është një histori e kufizimit në rritje të hakmarrjes personale në politikën publike dhe kodet ligjore. Eshtë një histori e krijimit të procedurave efikase dhe të drejta që i përshtaten një shoqërie njerëzore, e cila ndëshkon kriminelët duke respektuar të drejtat themelore të njeriut.

Nuk ka asnjë prove që krimi i organizuar dhe terrorizmi janë pakësuar prej ekzistencës së dënimit me vdekje. Ekzekutimi mohon plotësisht parimin e rehabilitimit dhe të respektit për të drejtat e njeriut. Ia vlen të kujtohet se është shoqëria që prodhon të

burgosur – dhe burgjet janë një pjesë përbërëse e shoqërisë.

Nëse kostot janë shqetësimi i vërtetë i një shteti, nuk është përqindja shumë e paktë e të burgosurve në radhën e vdekjes që do të ketë një ndikim mbi buxhetin e shtetit.

Shtojca 1

Protokolli Nr. 6 i Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore lidhur me heqjen e dënimit me vdekje.

Shtetet anëtare të Këshillit të Europës, nënshkruese të këtij Protokolli të Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, nënshkruar në Romë më 4 nëntor 1950 (këtu më poshtë të referuar si “Konventa”), Duke marrë parasysh se ndryshimi që ka ndodhur në disa Shtete anëtare të Këshillit të Europës shpreh një prirje të përgjithshme në favor të heqjes së dënimit me vdekje; Kanë rënë dakord si më poshtë:

 

Neni 1

Heqja e dënimit me vdekje

Dënimi me vdekje do të hiqet. Askush nuk do të dënohet me një dënim të tillë dhe askush nuk do të ekzekutohet.

Neni 2

Dënimi me vdekje në kohë lufte

Një Shtet mund të parashikojë në legjislacionin e tij dënimin me vdekje përsa u përket veprimeve të kryera në kohë lufte apo në kërcënimin iminent të luftës; një dënim i tillë do të zbatohet vetëm në rastet e shprehura në ligj dhe në përputhje me dispozitat e tij. Shteti duhet t’i bëjë të ditur Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Europës dispozitat e rëndësishme të këtij ligji.

Neni 3

Ndalimi i cënimeve

Prej dispozitave të këtij Protokolli nuk do të bëhet asnjë derogim në bazë të Nenit 15 të Konventës.

Neni 4

Ndalimi i rezervave

Asnjë rezervë nuk mund të bëhet në bazë të Nenit 57 të Konventës në lidhje me dispozitat e këtij Protokolli.

Neni 5

Zbatimi territorial

1 Çdo shtet mundet që në kohën e nënshkrimit apo të depozitimit të instrumentit të tij të ratifikimit, pranimit apo miratimit, të përcaktojë territorin apo territoret në të cilat do të zbatohet ky Protokoll.

2 Çdo shtet mundet që në një datë të mëvonshme, nëpërmjet një deklarate të drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Europës, të shtrijë zbatimin e këtij Protokolli në ndonjë territor tjetër të përcaktuar në deklaratë. Në lidhje me një territor të tillë, Protokolli do të hyjë në fuqi në ditën e parë të muajit pas datës së marrjes së një deklarate të tillë nga Sekretari i Përgjithshëm.

3 Çdo deklaratë e bërë sipas dy paragrafëve të mësipërm, në lidhje me çdo territor të përcaktuar në një deklaratë të tillë, mundet të tërhiqet nëpërmjet një deklarate të drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm. Tërheqja do të hyjë në fuqi në ditën e parë të muajit që pason datën e marrjes së një deklarate të tillë nga Sekretari i Përgjithshëm.

Neni 6

Marrëdhënia me Konventën

Ndërmjet Shteteve Palë, dispozitat e Neneve 1 deri 5 të këtij Protokolli do të konsiderohen si artikuj shtesë të Konventës dhe për to do të zbatohen prështatshmërisht të gjitha dispozitat e Konventës.

Neni 7

Nënshkrimi dhe ratifikimi

Protokolli do të jetë i hapur për nënshkrim prej Shteteve anëtare të Këshillit të Europës, nënshkruese të Konventës. Ai do t’i nënshtrohet ratifikimit, pranimit apo miratimit. Një Shtet anëtar i Këshillit të Europës nuk mund të ratifikojë, pranojë apo miratojë këtë Protokoll, përderisa nuk ka ratifikuar Konventën, në të njëjtën kohë apo më parë. Instrumentet e ratifikimit, pranimit apo miratimit do të depozitohen pranë Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Europës.

Neni 8

Hyrja në fuqi

1 Ky Protokoll do të hyjë në fuqi në ditën e parë të muajit që pason datën në të cilën pesë Shtete anëtare të Këshillit të Europës kanë shprehur miratimin e tyre për t’iu nënshtruar Protokollit, në përputhje me dispozitat e Nenit 7.

2 Në lidhje me çdo Shtet anëtar, i cili më pas shpreh pranimin e tij që t’i nënshtrohet atij, Protokolli do të hyjë në fuqi ditën e parë të muajit pas datës së depozitimit të instrumentit të ratifikimit, pranimit apo miratimit.

Neni 9

Funksionet depozituese

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Europës do të njoftojë Shtetet anëtare të

Këshillit për:

a. çdo nënshkrim;

b. depozitimin e çdo instrumenti të ratifikimit, pranimit

apo miratimit ;

c. çdo datë të hyrjes në fuqi të këtij Protokolli në përputhje

me Nenet 5 dhe 8;

d. çdo akt, njoftim apo komunikim tjetër lidhur me këtë

Protokoll.......

Në dëshmi të kësaj të poshtëshënuarit, të autorizuar siç duhet për këtë, kanë nënshkruar këtë Protokoll. Bërë në Strasburg, më 28 prill 1983, në anglisht dhe frëngjisht, të dy tekstet njëlloj autentikë, në një kopje të vetme, e cila do të depozitohet në arkivat e Këshillit të Europës. Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Europës do të transmetojë kopje të vërtetuara pranë çdo Shteti anëtar të Këshillit të Europës.

STUDENTI I SE DREJTËS}

12 vota. Mesatarja e 4.08 të 5.

Komentet

  • chanel 海外
    something that can be added is undoubtedly end computer game content material material. nevertheless presented violence, novel dailies, and thus. relax that, it may be superb to have an overabundance of predicaments (Although there are additional becoming other than there were peviously inside discharge), possibly even these raids. lets hope which will cleared increase just a. when not feel free to leave any questions with feedback box in this article. Next, systems standard 12 bar doldrums solo's as lead's are selecting speedy, closed circumstance guitar scales.Among a lot of things that you both share in your daily life, is generally music. so very, harvest associated with warm songs, register children even on a CD as well as,while birthday present idea of which towards your lover! head, Bryan Adams' "all kinds of things although i, I try it with your case, make the CD affectionate including constantly songs you are going to could quite possibly absorb. options a aptitude designed for creating, well then pad down a birthday poetry about him! Even if you can't create articles, get hold of a little excellent poems the net in addition,yet allocate the crooks to your partner.
  • vincenso
    • 2. vincenso Më 29/10/2012
    shum mir
  • auditor
    Incredible! Your post has a bunch viewers. How did you get all of these readers to view your post I’m envious! I’m still studying all about posting information on the web. I’m going to click on more articles on your blog to get a better idea how to get more visable. Thanks for the help!
  • tina
    • 4. tina Më 25/05/2012
    shumm e mir...
  • business lawyers melbourne
    I am amazed to see a informational post over here.
  • web design services
    that's true as you said apo miratimit do të depozitohen pranë Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Europës.
    seo company australia, web page designers
  • instant payday loans
    I stumbled upon this information earlier today while at work. Very educational. Sent the website link to myself and will probably bookmark it when I make it home.
  • aresa
    • 8. aresa Më 28/05/2010

Shih më shumë komente