Créer un site internet

Vendimet dhe aktiviteti i OKB-së në fushën e punës dhe asaj sociale

Karta e OKB-së (1948) parasheh që kjo organizatë merret me zgjedhjen e problemeve të mëdha ekonomike dhe sociale në botë. Në deklaratë flitet për të drejtat në: sigurim social, lirinë e punës, kushte të përshtatshme të punës, kompensim të drejtë për punë, etj. Më vonë këto të drejta janë përpunuar në paktin ndërk për të drejtat ekonomike, kulturore e sociale – 1966. përveç akteve të cekura më lartë dhe akteve të tjera për të drejtën e punës, rëndësi të madhe ka i tërë aktiviteti i OKB-së dhe i organeve të saj, si Këshilli ekonomiko-social i OKB-së, pastaj aktiviteti i Agjensive të specializuara, siç është UNESCO, ONP, etj.

ORGANIZATA NDËRKOMBËTARE E PUNËS

Është themeluar në vitin 1919 në Konferencën e Paqës në Paris. Pas luftës së dytë botërore, ONP, në bazë të marrëveshjes së veçantë me OKB-në në vitin 1946 bëhet agjensi e parë e specializuar e OKB-së me qëllime dhe detyra të caktuara. Kjo marrëveshje ka siguruar bashkpunimin e ngushtë dhe të gjithanshëm ndërmjet ONP-së dhe OKB-së. ONP-ja ka statusin e personit juridik dhe autonomi të plotë si në aspektin financiar, ashtu edhe në atë administrativ. ONP-ja është unike dhe është themeluar me qëllim që në mënyrë permanente ti trajtojë problemet nga fusha e punës dhe fusha sociale. ONP-ja mund të ndërmerr masa me qëllim të zgjidhjes së problemeve nga kjo fushë, si dhe përmirësimit të kushteve të punës dhe të jetës së punëtorëve. ONP-ja ka disa karakteristika që e dallojnë nga organizatat tjera ndërk, siç janë: përhershmëria, universaliteti dhe tripariteti. Përhershmëria si karakteristikë e kësaj organizate rrjedh nga vetë karakteri i saj si organizatë e përhershme ndërk e punës.karakteristika e dytë është universaliteti, ku, anëtar e ONP-së mund të bëhet çdo shtet anëtar i OKB-së, i cili shpreh dëshirën për këtë, me të vetmin kusht që ti pranojnë obligimet që dalin nga kushtetuta e ONP-së si dhe çdo shtet tjetër për pranimin e të cilit vendosin 2/3 e delegatëve. ONP-ja shprehimisht ka obligime sociale të cilat nuk ka mundësi që mos të jenë universale. në kuadër të ONP-së sot janë anëtarësuar 174 shtete. Karakteristikë kryesore e ONP-së është Tripariteti, që dmth, së përfaqësohet në mënyrë të barabartë nga përfaqësuesit e qeverive, dhe të punëdhënësve e të punëmarrësve. Qeveritë, punëtorët dhe punëdhënësit janë tre faktorë që bashkërisht përcaktojnë politikën dhe kahet e veprimtarisë së ONP-së.

Struktura organizative e ONP-së

ONP-ja aktivitetin dhe veprimtarinë e saj e ushtron nëpërmjet të tri organeve kryesore: Konferenca e përgjithshme e Përfaqësuesve të Shteteve anëtare (Konferenca Ndërk e Punës), Këshilli Administrativ dhe Byroja Ndërk e Punës.

Konferenca e Përgjithshme – është kuvend gjeneral I shteteve anëtare të ONP-së, është organi më i lartë (institucioni suprem), kompetent për tu deklaruar për politikën sociale ndërk. Është edhe organi më i lartë ligjvënës i Onp-së, sepse e vetmja ajo është e autorizuar që të nxjerr konventa dhe rekomandime nga fusha e punës dhe ajo sociale, me të cilat institucionalizohen normat ndërk nga këto fusha. Në kompetencë të ONP-së hyjnë edhe: emërimi i anëtarëve të Këshillit Administrativ, miratimi i buxhetit vjetor të ONP-së si dhe vendosja për të gjitha çështjet me rëndësi që i propozon këshilli adm apo i inicojnë delegatët. Delegatët e çdo shteti (përfaqësuesit e qeverisë dhe përfaqësuesit e punëdhënsve dhe punëmarrësve) i emërojnë qeveritë e shteteve anëtare.

Këshilli Administrativ – është organ drejtues i ONP-së, ka përbërje tripartite dhe është i përbërë nga 56 anëtarë, 28 përfaqësues të shteteve anëtare, 14 të punëdhënsve dhe 14 të punëmarrësve. Këshilli adm mban përgjegjësi të përgjithshme për bashkrendimin e të gjitha veprimtarive të organizatës, poashtu përcakton rendin e ditës së konferencës së përgjithshme të ONP-së dhe ushtron edhe detyra tjera si: a) shqyrton projektin e buxhetit vjetor të ONP-së, të cilin pastaj ja drejton konferencës për miratim; b) përcakton formën sipas të cilës shtetet janë të obliguara ti paraqesin raportet e tyre lidhur me zbatimin e konventave dhe të rekomandimeve si dhe rezolutave të miratuara nga konferenca e përgjithshme e ONP-së; c) emëron drejtorin e Byrosë Ndërk të ONP-së.

Byroja Ndërkombëtare e Punës – është organ ekzekutiv, administrativ, teknik i ONP-së, ku i siguron kushtet për punë Konferencës së Përgjithshme, Këshillit Adm dhe organeve tjera ndihmëse të ONP-së. Byroja Ndërk e punës ka këto funksione dhe kompetenca: mbledh, përpunon dhe shpërndan informata që kanë të bëjnë me rregullimin ndërk të kushteve dhe sistemit të punës; zbaton aktet e ndryshme që i përcakton konferenca apo këshilli adm; përgadit dokumentacionin dhe materialin tjetër për të gjitha seancat që mbahen në kuadër të ONP-së; publikon në gjuhë të ndryshme revista, studime dhe raporte pëer çështje ekonomike dhe sociale; u ofron ndihmë qeverive të shteteve me kërkesën e tyre; jep informata, shënime dhe këshilla, me kërkesë të qeverive organizatave të punëmarrësve dhe punëdhënsve; përgadit për zbatim – jetësim progrramet e ndihmës teknike, etj. Byroja udhëhiqet nga drejtori gjeneral të cilin e emëron këshilli adm me mandat të përhershëm. Drejtori gjeneral udhëzimet i merr nga këshilli adm dhe i kryen të gjitha detyrat që ia beson ky organ, po ashtu drejtori e ushtron funksionin e sekretarit të përgjithshëm të Konferencës së ONP-së.

Përveç tri organeve kryesore përmes të cilave ONP-ja e zhvillon aktivitetin dhe veprimtarinë e saj, në kuadër të ONP-së ekzistojnë edhe organet tjera ndihmëse: komisionet, komitetet dhe organet tjera të përhershme apo të përkohshme.

Qëllimet dhe veprimtaria e ONP-së

ONP-ja ka për detyrë që ti trajtojë dhe ti zgjidhë problemet nga fusha e punës dhe politikës sociale në qarqet ndërk, respektivisht që të punojë me qëllim të përmirësimit të kushteve të punës dhe të jetës së njerëzve dhe ruajtjes nëpërmjet drejtësisë sociale. Pas luftës ONP-ja veprimtarinë e saj e orienton në aktivitete praktike, respektivisht në ofrimin e ndihmës teknike, e në veçanti për vendet në zhvillim. Onp-ja ka zhvilluar një aktivitet të madh edhe në planin hulumtues – shkencor.

Konventat dhe rekomandimet e ONP-së

Në aspektin e së drejtës ndërk dhe asaj të brendshme kanë rëndësi dhe aplikim të veçantë. ONP-ja që nga themelimi i saj e deri më sot, ka miratuar 180 konventa dhe 190 rekomandime. Konventat dhe rekomandimet përfshijnë rregullimin e të gjitha segmenteve të marrëdhënieve të punës: kohën e punës, pushimet, mbrojtjen enë punë, preventivën kundër rreziqeve në punë, sigurimin social, punën e natës, mbrojtjen e grave dhe të rinjve, përcaktimin e pagave minimale, të drejtat dhe liritë sindikale, etj.

Karakteri i konventave dhe rekomandimeve – dallimi ndërmjet tyre

Konventat për nga përmbajtja e tyre kanë karakter obligues normativ. Konventat me miratim e fitojnë fuqinë e ligjit në qarqet kombëtare të shtetit i cili i ka miratuar. Rekomandimet nuk krijojnë obligime për shtetet, por shtetet anëtare kanë vetëm obligim moral që ti ndërmarrin masat ligjore dhe administrative të cilat do ti përgjigjeshin intencave të rekomandimeve, pra, shërbejnë vetëm si orientim për shtetet anëtare. Ato kanë karakter të këshillave, udhëzimeve për legjislacion kombëtar të shteteve anëtare në lidhje me atë se si të veprojnë në raste të caktuara. Rekomandimet më së shpeshti nxirren si plotësim i konventave. Megjithatë, rekomandimet mund të nxirren edhe pavarësisht nga konventat, me qëllim të rregullimit të ndonjë çështjeje për të cilën nuk është miratuar konventa.

Procedura e miratimit të konventave dhe rekomandimeve

Miratimi i konventave dhe rekomandimeve bëhet nga ana e Konferencës së Përgjithshme të ONP-së. Iniciativën për nxjerrjen e konventave dhe të rekomandimeve mund ta marrin qeveritë e shteteve të caktuara anëtare të ONP-së, përfaqësuesit e punëdhënësve dhe të punëmarrësve si dhe organizatat tjera ndërk. Procedura e mëtejme është në kompetencë të këshillit adm, i cili e hap proc për nxjerrjen e konventës dhe e parashtron në rend të ditës të Konferencës. Konferenca pas debatit që e zhvillon me çështjen që është objekt i konventës, çështjen ua drejton koomisioneve të caktuara për shqyrtim më të detajuar. Nëse pranohet teksti i propozuar i konventës, konferenca mund të vendosë që edhe më tej të debatohet për çështjen e caktuar, përmes një komisioni që e formon e i cili njihet si Komision Anketues. Konventa (vlen edhe për rekomandime) miratohet me votën e 2/3 të delagatëve prezentë në Konferencë. Në raste të caktuara, kur Konventa nuk pranohet nga ndonjë shtet anëtar i ONP-së, atëherë shteteve tjera anëtare të ONP-së, u lejohet mundësia që atë ta pranojnë sipas tekstit të propozuar, në bazë të marrëveshjes bilaterale.

Obligimet e shteteve anëtare ndaj konventave dhe rekomandimeve të miratuara

Qeveritë e shteteve anëtare të ONP-së janë të obliguara që çdo konventë dhe rekomandim, të cilin e miraton Konferenca e ONP-së, në afat prej më së paku 1 viti ose më shumti 18 muajsh, t’ia paraqesë organit kompetent, me qëllim të vendosjes ose ratifikimit. Shtetet anëtare të ONP-së poashtu janë të obliguara ta informojnë drejtorin e Byrosë Ndërk të Punës mbi masat e ndërmarra lidhur me ratifikimin e Konventës, masat që i kanë ndërmarrë në drejtim të prezentimit të Konventës, organet kompetente shtetërore që duhet të kujdesen për zbatimin e konventës së caktuar si dhe ta njoftojnë lidhur me masat të cilat i kanë marrë këto organe në këtë drejtim. Sipas dispozitave kushtetuese të konventave, shtetet anëtare të ONP-së, nuk janë të obliguara ta bëjnë ratifikimin e konventave, mirëpo, edhe në rastet kur nuk i ratifikojnë, kanë obligim ndaj ONP-së, që në një periudhë të caktuar kohore ti paraqesë raport drejtorit të Byrosë Ndërk të Punës, lidhur me praktikën legjislative nacionale të rregullimit të çështjes që është objekt i Konventës, ku duhet të shënohen edhe të dhënat për shkaqet që e pengojnë ratifikimin e konventës. Tërheqja e nënshkrimit të ratifikimit të konventës së caktuar mund të bëhet në çdo kohë, pas skadimit të afatit 10 vjeçar. Afati i tërheqjes është 1 vit, dhe nëse brenda këtij afati nuk bëhet tërheqja, konventa mbetet në fuqi për edhe 10 vite të ardhshme.. sipas rregullit, konventat ratifikohen në tërësi. Ratifikimi i pjesërishëm mund të lejohet vetëm atëherë kur këtë e parasheh vetë konventa dhe atë për shkak të kushteve specifike që dominojnë në disa shtete anëtare të ONP-së, siç janë: kushtet klimatike, zhvillimi i pamjaftueshëm i organizimit industrial dhe rrethanat tjera specifike. Konventa hyn në fuqi pasi të ratifikohet së paku nga dy shtete, mirëpo, kjo konventë përmban klauzolën mbi numrin e shteteve që duhet ta ratifikojnë, për t’ia dhënë karakterin juridik apo ligjor. Në praktikë konventa hyn në fuqi 12 muaj nga dita e regjistrimit të ratifikimit të saj.

Inkorporimi i konventave dhe rekomandimeve në legjislacionet nacionale të shteteve anëtare të ONP-së

Zbatimi i konventave u nënshtrohet dy parimeve themelore që i obligojnë të gjitha shtetet anëtare të ONP-së: a) parimi i obligimit të zbatimit të konventave, dhe b) parimi i mbrojtjes së minimumit të të drejtave. Parimi i parë nënkupton së shtetet anëtare të ONP-së, pas ratifikimit të konventës, janë ta obliguara ta bëjnë zbatimin e saj, qoftë drejtpërdrejtë apo duke i inkorporuar në legjislacionin nacional. Parimi i dytë, i mbrojtjes së minimumit të të drejtave, i orienton shtetet anëtare të ONP-së, të cilat e kanë bërë ratifikimin e Konventës, në kufizimin e minimumit të të drejtave konvenciale, dmth, kufiri më i ultë i të drejtave, niveli i të cilave gjithnjë duhet të respektohet. Inkorporimi i konventës se ratifikuar në legjislacionet nacionale të shteteve anëtare të ONP-së bëhet përmes nxjerrjes së ligjeve, akteve nënligjore, akteve të përgjithshme autonome ose konventave kolektive. Të gjitha këto akte duhet të kenë për objekt harmonizimin me dispozitat e konventës së ratifikuar.

Procedura e kontrollimit të zbatimit të konventave dhe të rekomandimeve

Kontrollimi i zbatimit të konventave dhe rekomandimeve bëhet nëpërmes: raporteve, reklamacionit ose padisë.

Raportet – në bazë të kushtetutës së ONP-së, çdo shtet anëtar është i obliguar që Byrosë Ndërk të Punës t’ia paraqes raportin vjetor lidhur me zbatimin e konventës së ratifikuar. Forma dhe përmbajtja e raportit duhet të bëhet sipas kërkesës së Këshillit Adm.

Reklamacioni – mund ta bëjnë organizatat profesionale të punëdhënsve dhe punëmarrësve nëse konsiderojnë së ndonjëri nga shtetet anëtare të ONP-së nuk i përmbush obligimet që dalin nga konventa e ratifikuar. Reklamacioni i drejtohet Byrosë Ndërk të Punës, e cila përmes Këshillit Adm, reklamacionin mund t’ia prezentojë qeverisë së shtetit kundër të cilit është bërë reklamacioni. Nga qeveria e shtetit mund të kërkohet që të deklarohet lidhur me atë çështje në afatin e caktuar, e nëse këtë nuk e bën brenda afatit të caktuar, Këshilli Adm ka të drejtë ta bëj shpalljen e reklamacionit, nëpërmes mjeteve të informimit që i ka ONP-ja, dhe me këtë ka për qëllim që të demaskoj shtetin që nuk i përmbush dispozitat e konventës së ratifikuar.

Padia – çdo shtet anëtar ka të drejtë të bëjë padi në rastet kur konsideron se shteti tjetër anëtar i ONP-së nuk i përmbush obligimet e marra nga konventa e ratifikuar. Këshilli Adm mund të veprojë si në rastin e reklamacionit, ku kërkon deklarimin e shtetit i cili paditet. Nëse pas kontaktit nuk ka përgjigje të arsyeshme, Këshilli Adm mund ta emërojë komisionin i cili do ta shqyrtojë padinë dhe pas shqyrtimit të padisë ta paraqesë raportin. Drejtori gjeneral i Byrosë Ndërk të Punës, raportin pastaj ia paraqet komisionit të Këshillit Adm si dhe qeverive të shteteve anëtare që janë të interesuara për çështjen konkrete dhe gjithashtu duhet të sigurojë publikimin e këtij raporti. Secila qeveri anëtare e ONP-së, që është e interesuar lidhur me këtë kontest, në afat prej tre muajsh, e informon drejtorin gjeneral të Byrosë Ndërk të Punës lidhur me atë se a i pranon apo jo rekomandimet e paraqitura në raportin e komisionit të Këshillit Adm. Nëse ndonjëra nga qeveritë nuk pajtohet me rekomandimet e paraqitura në raport, ajo është e obliguar të deklarohet nëse dëshiron apo jo që zjgidhja e kontestit të kërkohet nga Gjykata Ndërk e Drejtësisë. Vendimi i kësaj gjykate është definitiv. Kjo Gjykatë mund ta vërtetojë, ndryshojë apo modifikojë çdo konkluzë apo rekomandim të komisionit të Këshillit Adm.

Komiteti për zbatimin e konventave dhe të rekomandimeve – konferenca e përgjithshme e ONP-së, para çdo fillimi të seancës së saj, bën emërimin e komitetit i cili e shqyrton zbatimin e konventave dhe të rekomandimeve. Komiteti dhe organet e tjera të ONP-së kanë përbërje tripartite dhe emërohet në pajtim me dispozitat kushtetuese. Komiteti për zbatimin e konventave dhe të rekomandimeve shqyrton: raportet lidhur me zbatimin e konventave dhe të rekomandimeve të parashtruara nga ana e shteteve anëtare të cilat e kanë ratifikuar konventën ose e kanë pranuar rekomandimin; shqyrton raportet rreth përmbushjes së obligimeve që dalin nga konventat dhe rekomandimet nga ana e qeverive të shteteve anëtare të ONP-së. Komiteti për përfundim të punës këtë raport e paraqet në Konferencë. Në kuadër të konferencës, përveç komitetit për zbatimin e konventave dhe të rekomandimeve, vepron edhe komiteti i ekspertëve për kontrollimin e zbatimit të konventave dhe të rekomandimeve.

  • 4 vota. Mesatarja e 3.25 të 5.

Komentet

  • cheap flights

    1 cheap flights Më 28/08/2020

    I'm not sure why but this website is loading very
    slow for me. Is anyone else having this issue or is it a issue on my end?

    I'll check back later and see if the problem still exists.
  • cheap flights

    2 cheap flights Më 28/08/2020

    Superb post but I was wanting to know if you could write a litte more on this topic?
    I'd be very grateful if you could elaborate a little bit further.
    Bless you!
  • cheap flights

    3 cheap flights Më 27/08/2020

    Hey there! I just wish to offer you a huge thumbs up for your excellent info you have
    got here on this post. I will be coming back to your website for more
    soon.
  • cheap flights

    4 cheap flights Më 26/08/2020

    Do you have any video of that? I'd love to find out some additional information.
  • best website hosting

    5 best website hosting Më 25/08/2020

    Right now it sounds like Expression Engine is the top blogging platform available right now.
    (from what I've read) Is that what you are using on your blog?
  • best website hosting

    6 best website hosting Më 14/08/2020

    Thanks in favor of sharing such a good thought, paragraph is fastidious, thats why i have read it fully
  • webhosting

    7 webhosting Më 11/08/2020

    I am in fact grateful to the holder of this site who has shared this wonderful article
    at at this place.
  • web hosting company

    8 web hosting company Më 11/08/2020

    I was very pleased to discover this great site. I want to to thank
    you for your time for this wonderful read!! I definitely liked every little bit of it and i
    also have you bookmarked to look at new information on your blog.

Shto një koment