Créer un site internet

Sistemimi i punëtorëve në vendet e punës

Shumica e legjislacioneve të punës e parashohin institucionin e sistemimit të punëtorëve në vendet e punës. Qëllimi i sistemimit është njohja sa më e mirë e punëtorit me vendin e punës, kushtet e punës, obligimet punuese, etj. Edhe punëdhënsi duhet të ndërmerrë masa me qëllim të sigurimit dhe mbrojtjes së shendetit të punëtorëve. Këto masa kanë të bëjnë: me obligimin e punëdhënësit që punëtorit në bazë të aftësive të tij profesionale dhe me një kujdes normal ta kryej punën pa e rrezikuar jetën dhe shendetin e tij dhe as të të tjerëve; me sigurimin e mjeteve dhe masave mbrojtëse, të cilat duhet të përdorën në vendin e caktuar dhe pa mbikqyrje profesionale; punëdhënësi duhet që me akt të përgjithshëm të përcaktojë vendet e punës ku ekziston rreziku për lëndime dhe sëmundje dhe duhet që të bëhen kontrollat e përkohshme shendetësore; punëtori ka të drejtë ta refuzojë punën në atë vend ku paraqet rrezik për jetën dhe shëndetin e tij, nëse punëdhënësi nuk i ka siguruar mbrojtjen e paraparë. Punëdhënsi apo ndërmarrja nuk kanë të drejtë që punëtorin pa pëlqimin e tij ta sistemojnë në vend tjetër të punës, që nuk i përgjigjet aftësive të tij profesionale dhe ku kërkohet shkallë më e ultë e përgaditjes profesionale. Përjashtimisht kjo mund të ndodh si masë ndëshkuese për shkak të shkeljes së detyrave të punës, por përkohësisht.

  • 3 vota. Mesatarja e 3.67 të 5.

Shto një koment