Pushimet

Cilësohen si të drejta të karakterit mbrojtës. Punëtori ka të drejtë në: pushim gjatë ditës së punës, pushim ditor, pushim javor, vjetor, gjatë festave zyrtare dhe pushim mjekësor.

Pushimi gjatë ditës së punës - Zgjatë 30 minuta dhe nuk përcaktohet se a konsiderohet si kohë e kaluar në punë apo jo. Në legjislacionet e vendeve të shumta nuk përdorët terminologjia pushimi gjatë ditës së punës, por pushimi gjatë punës. Pushimi gjatë ditës së punës nuk ipet as në fillim dhe as në fund të orarit të punës, por në mes të orarit dhe iu shërben punëtorëve kryesisht për ushqim.

Pushimi ditor – është pushimi në mes të dy ditëve të punës dhe atë në kohëzgjatje prej më së paku 10 orë pandërprerë.

Pushimi javor – punëtorët kanë të drejtë në pushim javor dhe atë në kohëzgjatje prej 1 dite të lirë gjatë javës së punës (zakonisht të dielën). Në organizatat me specifika të caktuara siç janë komunikacioni, bujqësia, prodhim të filmave, etj., me kontratë kolektive, shfrytëzimi i pushimit ditor dhe pushimit javor mund të përcaktohet ndryshe, por në kohëzgjatje që është garantuar me ligj. ONP-ja në kuadër të veprimtarisë së saj ligjdhënëse ka miratuar disa konventa që i referohen pushimit javor.

Pushimi vjetor – është pushimi të cilin punëdhënësi është i obliguar t’ia japë punëtorit për çdo vit kalendarik me kusht që punëtori të këtë punuar për periudhën e caktuar minimale kohore. Edhe pse pushimi vjetor është ii kohës së re, ai paraqet një nga arritjet më të rëndësishme për mbrojtjen e punëtorëve në punë. ONP-ja në v.1936 miratoi konventën me të cilën vendosen normat mbi përcaktimin e pushimit të paguar vjetor për punëtorët. Që nga miratimi i kësaj konvente, e drejta në pushim vjetor me ligj është njohur ose është aplikuar në praktikë pothuajse në të gjitha vendet. Sipas rregullorës për ligjin themelor të punës në Kosovë, punëtorët kanë të drejtë në pushim vjetor me pagesë gjatë vitit kalendarik. Gjatë vitit të parë të punësimit pushimi vjetor i takon punëtorit vetëm 12 ditë pune (dmth, 1 ditë në muaj), dhe pas atij viti punëtorit i takojnë 18 ditë pune pushim vjetor (dmth, 1,5 ditë pune në muaj). Periudhën kohore të pushimit vjetor e cakton punëdhënësi pas konsulltimit me punëtorin. Pushimi vjetor duhet të shfrytëzohet gjatë atij për të cilin llogaritet, por jo pas 31 janarit të vitit tjetër, përveç nëse punëdhënsi dhe punëtori mirren vesh ndryshe.

  • 1 votë. Mesatarja e 5.00 të 5.