Përkufizimi dhe emërtimet e të drejtës së punës

Përkufizimi i të drejtës së punës

E drejta e punës si degë e sistemit pozitiv – juridik përfshinë normat shtetërore, kontratat kolektive dhe dispozitat autonome që i referohen marrëdhënieve të punës në ndërmarrje, institucione, tek punëdhënsit dhe subjekte të tjera. Pra, e drejta pozitive juridike përfshinë tërësinë e parimeve juridike dhe tërësinë e normave juridike në bazë të cilave rregullohen marrëdhëniet e punës.

Emërtimet për lëndën e të drejtës së punës

Gjatë zhvillimit të se drejtës se punës në doktrinë, në legjislacion dhe në praktikë ne disa shteteve hasim në këto emërtime: e drejta e fabrikës (legjislacioni industrial), legjislacioni i punëtorëve, e drejta sociale, e drejta sindikale dhe në kohët më të reja e drejta e punës. Përveç të drejtës se punës të gjitha emërtimet tjera nuk shprehin saktë objektin dhe përmbajtjen e kësaj dege të se drejtës, sepse sipas rastit ato janë emërtime të gjera ose të ngushta. Emërtimi e dr e punës është pranuar edhe në komunikimin juridik ndërk të shteteve në lëmin e marrëdhënieve të punës, por edhe nga organizatat ndërk (veçanarisht ONP).

  • 8 vota. Mesatarja e 3.38 të 5.

Shto një koment