Pagat dhe kompensimet e pagave

Mund të thuhet se sot në botë nuk ekziston saistemi unik sa i përket pagave të punëtorëve, por ekzistojnë sisteme të përziera të cilat aplikohen në industritë e ndryshme. Të gjitha këto sisteme mund të orientohen në dy baza: sistemi i pagesës sipas kohës dhe sistemi i pagesës sipas produktivitetit.

Sistemi i pagesës sipas kohës

Bëhet në atë mënyrë kur çdo punëtori të sistemuar në vendin e caktuar të punës, i paguhet një shumë e caktuar e të hollave për çdo orë, ditë apo javë të punës nga ana e punëdhënësit të tij. Shuma e caktuar e pagesës i ipet punëtorit pavarësisht nga rezultatet e aktiviteteve të tij punuese, e sipas kriterit të kohëzgjatjes së punës. Sistemi i pagesës sipas kohës praktikohet në shumë vende e sidomos në profesione të caktuara për të cilat puna nuk mund të matet (psh, punët në zyrë, punët e mbikqyrjes, etj.).

Sistemi i pagesës sipas produktivitetit

Ky sistem i pagesës është i lidhur me shkallën e produktivitetit të punëtorëve dhe drejtpërdrejtë e institucionalizon raportin e pandërprerë me rezultatin e punës së punëtorëve. Të ky sistem poashtu mund të parashihet garantimi i pagave minimale personale, me qëllim që punëtorëve t’iu sigurohet se varësisht nga rezultatet e tij, pagesa e tyre sipas orës apo ditës nuk do të jetë më e ultë se shuma e caktuar për pagën minimale. Punëdhënësit e përkrahin këtë sistem pasi që ky sistem i nxitë punëtorët që ti rrisin rezultatet e tyre. Sindikatat në këtë sistem e shohin pasigurinë e pagesës, e cila shpesh mund të shkaktohet nga faktorët jashtë kontrollit të punëtorëve, si dhe ky sistem provokon ngarkesa të mëdha dhe lodhje të punëtorët. Sistemi i pagesës sipas produktivitetit mund të jetë i dy llojshëm: sistemi i pagesës me copë dhe ai sipas premive.

Sistemi i pagave sipas legjislacionit tonë të punës

Në Ligjin Themelor të Punës në Kosovë parashihet që punëdhënësi është i obliguar punëtorit t’ia paguajë pagën: se paku çdo muaj personalisht ose përmes transferit bankar dhe të shoqëruara me deftesën e pagesës.

Kompensimet e pagës

Në parim përcaktimi i pagave dhe kompensimeve të pagës bëhen në tri mënyra: 1. nëpërmes negociatave individuale; 2. nëpërmes kontratave kolektive dhe 3. nga ana e organeve të pushtetit publik. Çeshtja e rregullimit të pagave dhe kompensimet e pagës të ne ende nuk është konkretizuar si në vendet tjera. Kompensimi i pagës punëtorit i takon për kohën kur ai nuk punon apo për shkaqe të caktuara përkohësisht është jashtë procesit të punës. në këtë drejtim punëdhënësi është i obliguar që punëtorit ti japë kompensimin e pagës në rastet e mungesave nga puna me pagesë, shfrytëzimit të PV, PM, lindjes dhe ditëve të festave. Këto obligime bien mbi barrën e punëdhënësit.

  • Asnjë vlerësim. Bëhu i pari që e jep atë!