Make a free website Close

Nocioni dhe objekti i të drejtës së punës

Një nga nocionet bazë në studimin e marrëdhënieve të punës është puna. E dr. e punës si degë e sistemit pozitiv juridik për objekt të trajtimit i ka marrëdhëniet e punës, si e tillë e dr e punës, nuk është vetëm e dr positive e marrëdhënieve të punës dhe të drejtave të tjera që janë të lidhura për këto marrëdhënie. E dr. e punës është shkencë që merret me studimin teorik dhe praktik të ligjeve dhe dispozitave tjera nga kjo fushë, si dhe studimin e praktikës se subjekteve dhe faktorëve tjerë – punëtorë, punëdhënës, subjekteve shtetërore, gjykatave, etj., marrë brenda shtetit, në nivel ndërk (e dr comparative) duke i kuqyr edhe aspektet gjithëpërfshirëse shoqërore.

Praqitja dhe zhvillimi i të drejtës së punës

E dr e punës është relativisht e re, u paraqit atëherë kur u bë evidente se subjektet e marrëdhënieve të punës duhet ti kenë të drejtat e tyre, sepse zhvillimi dhe çështjet që u lajmëruan gjatë këtij zhvillimi, nuk kanë mundur të zgjidhen në kuadër të ndonjë dege tjetër të se drejtës.

Zhvillimi i të drejtës së punës

E dr e punës si degë e veçantë juridike kaloi një proces të gjatë të ndarjes nga e dr civile, ekonomike, përkatësisht tregtare. Në fillim të shek XIX marrëdhëniet në mes punëdhënësit dhe punëmarrësit rregulloheshin me kontratë mbi punën dhe si të tilla kishin karakter individual dhe i përkisnin legjislacionit civil dhe për to vlenin dispozitat e kontratës mbi qiranë. Zhvillimi i se dr së punës ndahet në tri periudha. Në periudhën e parë vjen deri të formimi të formimi i shoqatave të para të punëtorëve, të cilat inicuan disa lëvizje me qëllim të mbrojtjes të të drejtave më elementare të punëtorëve. Qëllimi i tyre ishte përmirësimi i kushteve tejet të vështira të punës dhe të jetës se tyre. Me anë të mjetit më efikas të tyre – grevës, erdhi deri të nisma e shtetit në intervenim për rregullimin e kushteve të punës dhe të punësimit si dhe zbehjen e konceptit që marrëdhëniet e punës të rregullohen me legjislacion civil, (dmth, e dr e punës ishte pjesë përbërëse e të dr civile). Gjatë mesit të shek XIX shteti fillojë ti nxjerrë dispozitat e para të ashtuquajtura ’’legjislacioni mbrojtës’’, se pari në Angli e pastaj në Gjermani dhe në Francë. Kjo ishte periudha e kapitalizmit liberal që mbeshtetej në parimin e lirisë së plotë të kontraktimit. Kjo periudhë e zhvillimit të se dr se punës përshkohet nga dy karakteristika: së pari, shumica e dispozitave që i referoheshin marrëdhënieve të punës mbeten edhe më tutje në kuadër të degëve tjera juridike (civile, tregtare, etj.), dhe e dyta, që me dispozita të veçanta ishin të rregulluara vetëm disa çështje me rëndësi nga fusha e punës (koha e punës, mbrojtja e grave dhe fëmijëve, mbrojtja higjieno-teknike në punë dhe sigurimin social). Periudha e dytë fillon në fund të shek XIX dhe fillim të shek XX, dhe zgjatë deri në mbarim të luftës se parë botërore. Në këtë periudhë shenohet një intervenim shumë më i madh i shteti në fushën e rregullimit të marrëdhënieve të punës, nxirren shumë ligje që rregullonin disa çështje nga fusha e marrëdhënieve të punës (pushimi javor, puna e natës, pagat minimale, ndihmës për të papunët, etj.). ë këtë periudhë vjen të ndarja e shkallëzuar e legjislacionit të punës dhe kodifikimit të parë të se dr se punës, dhe në v. 1910 dhe 1912 në Francë nxirret ligji i punës. Gjatë kësaj periudhe paraqitëet një numër i konsiderueshëm i organizatave të punëtorëve nga të cilat linden sindikatat, e së bashku me to edhe kontratat kolektive. Periudha e tretë përfaqëson periudhën në mes të dy luftrave botërore (1919 – 1939). Karekteristikë e kësaj periudhe është intensiteti i madh i legjislacionit të mbrojtjes se punëtorëve, pastaj vazhdohet në masë të madhe me kodifikimin e të drejtës së punës, ku nxirren ligje të veçanta. Në këtë periudhë vjen deri të krijimi i të drejtës se punës si degë e veçantë e së drejtës në shumicën e vendeve. Në zhvillimin e se dr se punës ndikim të madh kishte edhe Organizata Ndërk e Punës (ONP), që u themelua me 1919 në Konferencën e paqës në Paris si organizatë në kuadër të Lidhjes se Kombeve. Periudha e katërt përfaqëson periudhën nga përfundimi i luftës se dytë botërore e deri më sot, ku e dr e punës është zhvilluar si degë e se drejtës nacionale në të gjitha vendete botës.

E drejta bashkëkohore e punës – karakteristikat e saj

Karakteristikat e së dr bashkëkohore të punës janë: 1. tendenca për zgjerimin e vazhdueshëm; 2. organizimi i punëtorëve në sindikata; 3. kontraktimi kolektiv, dhe 4. integriteti. Tendenca për zgjerim të vazhdueshëm – rrjedh nga fakti se më nuk trajtohet vetëm puna, shërbimet publike, organizimi, por trajtohen edhe dukuri tjera që janë të lidhura me të drejtën për punë. E drejta e punës nuk ka të bëj vetëm me punëtorët që punojnë për paga, por ju referohet edhe kategorive të tjera, psh, personave që mirren me ushtrimin e veprimtarive tjera profesionale. Përveç kësaj, në disa shtete, disa institucione të së dr se punës i përkasin edhe nëpunësve (psh, e drejta në grevë, e dr në sindikata, sigurim social, etj.). e dr e punës në kuptim të gjerë përfshin edhe normat të cilat rregullojnë pjesëmarrjen e punëtorëve dhe të nëpunësve në vendosjen për çështjet që janë në interes të tyre, çështjet e mbikqyrjes, dokumentacionin e punës, etj. Organizimi i punëtorëve në sindikata – sindikata si asociacion i punëtorëve në shumë vende është bërë faktor i pazëvendësueshëm në realizimin e shumë të drejtave për punëtorët (si, sigurimin social, kushte më të mira të punës, paga më të larta dhe më të sigurta, orarin më të shkurtër të punës, mbrojtje në punë, etj. Sindikata ka kompetencë, organizimin e aksioneve kolektive dhe industriale siç është greva, në rastet kur me bisedime nuk arrihet marrëveshje. Kontraktimi kolektiv – gjithnjë e më shumë po bëhen instrument i rëndësishëm për rregullimin e kushteve të punës, të drejtave dhe obligimeve në mes të punëdhënësve dhe të punëtorëve, krahas dispozitave shtetërore, të cilat përcaktojnë bazën e këtyre marrëdhënieve. Shteti është i interesuar që marrëdhëniet e punës të rregullohen me kontrata kolektive, ky interesim është sepse, sa më mirë rregullohen marrëdhëniet e punës, më mirë do të funksionojë sistemi ekonomiko-shoqëror i vendit. Në të drejtën bashkëkohore të punës ka tendenca edhe për krijimin e një të drejte të re ’’E dr kolektive’’ ose ’’Legjislacioni autonom i punës’’. Integriteti – paraqitet si rrjedhojë e cilësisë së veçantë të punës, e ajo është fuqia e madhe integrative e saj. Puna është ajo që më se tëpërmi i bashkon njerëzit, pa marrë parasysh racën, fenë, nacionalitetin, etj., të cilët duke ushtruar veprimtari të ndryshme racionale dhe të levërdishme, i sigurojnë vetës ekzistencën.

E drejta e krahasuar e punës

Është rezultat i normave juridike ndërk, sidomos konventave të ONP-së dhe kohëve të fundit edhe akteve të UE-së, duke u bazuar në faktin së shumica e vendeve kanë miratuar konventat më të rëndësishme (për kohën e punës, mbrojtjen e nënave, fëmijve, të rinjve, për pushimin vjetor me pagesë, etj.), kjo nxiti interesim për inçizimin, krahasimin dhe trajtimin e legjislacionit të punës dhe atij social, dhe dallimet në vendet e Evropës. Rol të rëndësishëm në krahasimin e legjislacionit kanë edhe sindikatat, sidomos ato ndërkombëtare.

1 votë. Mesatarja e 5.00 të 5.

Shto një koment