Mungesat nga puna

Përveç të drejtës së pushimit, punëtorët kanë të drejtë edhe në mungesa nga puna. Dallimi në mes të pushimeve dhe mungesave nga puna, qëndron në atë së mungesat nga puna janë të lidhura me pozitën private dhe interesin afarist të punëtorit dhe si të tilla janë të lidhura me vullnetin e punëtorit. Mungesat nga puna ndahen në mungesa me pagesë dhe pa pagesë.

Mungesat nga puna me pagesë

Me mungesa me pagesë nënkuptojmë situatën kur punëtori nuk punon por ka të drejtë në kompensim të pagës dhe të drejta tjera nga marrëdhënia e punës. Mungesat me pagesë i referohen rasteve kur punëtori mungon nga puna për shkaqe objektive të cilat kanë të bëjnë me vetë punëtorin. Si mungesa me pagesë konsiderohen këto raste: martesa, sëmundja, lindja dhe vdekja. Periudha kohore e pushimit dhe shkalla e pagesës së tij nuk përcaktohet, por i lihet në dispozicion punëdhënësit dhe punëtorit që këtë ta rregullojnë në mes tyre.

Mungesa nga puna pa pagesë

Kjo formë e mungesës nga puna ka të bëj me situatën kur vjen deri të ndërprerja e shkurtë e punës nga ana e punëtorit për shkaqe të caktuara subjektive. Për këto mungesa punëtorit nuk i takon kompensimi i pagës, e nga ana tjetër atij i pushojnë të gjitha të drejtat nga marrëdhënia e punës e cila edhe më tutje ekziston. Legjislacioni ynë i punës parasheh mundësinë e shfrytëzimit të kësaj të drejte nga ana e punëtorit, por nuk i konkretizon rastet dhe kushtet nën të cilat ai mund ta shfrytëzojë këtë lloj të drejte.

  • 2 vota. Mesatarja e 2.50 të 5.