Koha e punës

Në fillim të zhvillimit të kapitalizmit e sidomos në periudhë e liberalizmit të hershëm koha e punës nuk ishte e kufizuar, punohej 18 orë në ditë. Me zhvillimin e industrisë vjen deri të punësimi i një numri të madh të grave dhe fëmijve, të cilët i ishin nënshtruar një eksploatimi të madh. Presioni i vazhdueshëm i punëtorëve bëri që shteti të intervenojë, dhe dispozitat e para për kufizimin e kohës u nxorën në Angli e pastaj në vendet tjera, të cilat ju referoheshin vetëm kufizimit të kohës vetëm për fëmijë. Më vonë pas presionit të madh të punëtorëve u bë kufizimi i kohës në 10 orë në ditë për të gjithë punëtorët – 1850 Angli. Më pas kufizimi i kohës së punës u bë në 9 orë, e pastaj në 8 orë në ditë, vendi i parë që bëri kufizimin ishte Anglia. Në vendet tjera kufizimi i kohës u bë vetëm pas luftës së dytë botërore. Një ndikim të rëndësishëm pati edhe ONP-ja në kufizimin e kohës.

Nocioni i kohës së punës

Legjislacionet e shumicës së vendeve, si dhe konventat e punës përkufizojnë kohën e punës së periudhë në të cilën personi i punësuar i është në dispozicion punëdhënësit. Me kohën e punës apo orarin e punës nënkuptojmë ditën e punës apo kohën e punës brenda së cilës punëtori është i obliguar që të punojë. Dispozitat që i referohen kohës së punës edhe sot kanë karakter mbrojtës dhe si të tilla kanë për qëllim mbrojtjen e punëtorit nga orari i gjatë i punës. Dispozitat kryesisht i referohen si kohës apo orarit të plotë të punës ashtu edhe orarit jo të plotë të punës, të shkurtuar, të zgjatur dhe segmenteve tjera të lidhura me kohën e punës.

Koha e plotë dhe jo e plotë e punës – sipas legjislacionit të tanishëm të punës, orari i punës nuk zgjatë më shumë së 40 orë në javë – koha e plotë e punës. Koha e punës përcaktohet nga punëdhënsi dhe duhet të shpallet në vendin e punës. Orari ditor i punës nuk mund të zgjasë më tëpër së 12 orë. Në sektorin e xehtarisë dita e punës për punëtorët që punojnë në nëntokë nuk zgjatë më shumë së 8 orë, dhe për transportin rrugor jo më shumë së 9 orë në ditë. Punëtori i cili punon me orar jo të plotë të punës i realizon të gjitha të drejtat nga marrëdhënia e punës si punëtori që punon me orar të plotë, përveç atyre të drejtave që varen nga kohëzgjatja  e kohës së punës (psh, pagat, kompenzimet e ndryshme, etj.), në pajtim me rregulloren e punës, kontratën kolektive apo kontratën e punës.

Koha apo orari i shkurtaur i punës – orari i shkurtuar i punës zakonisht aplikohet për ata punëtorë që punojnë në ato vende të punës për të cilat nuk ka mundësi të realizohet apo të sigurohet mbrojtja nga ndikimet e dëmshme edhe përkundër aplikimit të masave mbrojtëse në punë.

Puna më e gjatë se koha e plotë e punës (puna jashtë orarit) – puna jashtë orarit të punës është e jashtëzakonshme dhe mund të lejohet vetëm në rastet të cilat përcaktohen me ligj, përkatësisht me kontratë kolektive. Kjo punë nuk mund të zgjasë më shumë së 20 orë në javë, paguhet me një shkallë më të lartë prej 20% në orë, ose mund të kompensohet me pushim përkatës gjatë muajit punues. Puna jashtë orarit të punës është e ndaluar për personat nën moshën 18 vjeçare si dhe personat me të meta dhe grave në muajin e tretë të shtatëzanisë.

Puna e natës – është karakteristikë për ato veprimtari të cilat kanë kontinuitet të punës gjatë tërë ditës, por paraqitet edhe tek ata punëdhënës të të cilët puna dhe disa punë dhe detyra të punës në kuadër të vendeve të punës kryhet kryesisht natën, psh, në komunikacion, hotelieri, roja, etj. Punë e natës konsiderohet puna e cila kryhet në periudhën kohore prej orës 22 – 5 të mengjesit. Paguhet si punë jashtë orarit, dhe është e ndaluar për personat nën moshën 18 vjeç dhe për gra shtatëzëna.

  • 1 votë. Mesatarja e 5.00 të 5.