Make a free website Close

Burimet e të drejtës së punës

Në sistemet juridike në të cilat vlenë parimi I kushtetueshmërisë dhe I ligjshmërisë, e dr e punës nuk ka burime të veta autentike burimore, përveç kontratave kolektive, për këtë arsye mund të thuhet se si burime të së dr së punës të ne mund të konsiderohen, të gjitha aktet juridike të karakterit të përgjithshëm të cilat trajtohen si burime juridike në sistemin e tanishëm të administruar nga ndërkombëtare deri në zgjidhjen e statusit final. Burimet e të dr së punës nuk mund të përcaktohen përgjithmonë dhe për të gjitha sistemet juridike, sepse ato ndryshojnë prej dite në ditë. Përcaktimi I tyre bëhet duke u bazuar në të drejtën positive të çdo shteti. Burimet e se drejtës së punës mund të ndahen, në: 1. dispozitat shtetërore; 2. aktet e përgjithshme të ndërmarrjes, institucioneve, organizatave tjera dhe punëdhënsve (burime autonome); 3. interpretimi i obliguar; 4. e drejta zakonore; 5. praktika gjyqësore; 6. kontratat kolektive; 7. burimet ndërk të së drejtës se punës.

1. Aktet shtetërore

Janë të vetmet akte juridike, përveç kushtetutës të cilat përmbajnë sanksione klasike. Aktet shtetërore ndahen në tri grupe: 1. kushtetuta; 2. ligji; 3. aktet nënligjore.

Kushtetuta – është akti më i lartë juridik dhe paraqitet si burim i të gjitha degëve të sistemit juridik, dmth, se me të janë të rregulluara çështjet themelore dhe ato më vitale. Normat kushtetuese janë të karakterit parimor, kurse konkretizimi i tyre bëhet nëpërmes ligjeve dhe akteve nënligjore. Normat kushtetuese edhe për të drejtën e punës në të shumtën e rasteve paraqiten si burime të karakterit indirekt, sepse mund të aplikohen vetëm pas konkretizimit ligjor, e jo drejtpërdrejtë.  Si parim themelor në të drejtën e punës në kushtetutat e shumicës së vendeve janë: e drejta për punë, liria sindikale dhe negociatat kolektive, liria e punës (ndalimi i punës së dhunshme), barazia në mes gjinive, parimi i mbrojtjes së punëtorëve në punë, etj.

Ligjet – është burimi më i rëndësishëm i së drejtës së punës, pas kushtetutës, dhe përmban rregulla të përgjithshme juridike me fuqi më të lartë juridike pas kushtetutës. Për të dr e punës rëndësi ka Rregullorja nr. 2001/27 për Ligjin Themelor të Punës në Kosovë. Në aspektin praktik, ligji është burimi më i rëndësishëm i të dr së punës ngase dispozitat kushtetuese aplikohen drejtpërdrejtë vetëm në raste specifike, sepse janë të karakterit parimor.

Aktet nënligjore – këtu hyjnë aktet e përgjithshme juridike, të cilat sipas rregullit i bëjnë organet ekzekutive dhe ato administrative (edhe të administratës lokale, nëse nuk janë nxjerrë nga kornizat e kompetencave origjinale). Me dispozita nënligjore si akte të përgjithshem si akte të përgjithshme të karakterit imperativ, përshtaten dhe konkretizohen rregullat e përgjithshme dhe abstrakte të përfshira në ligj, me qëllim të aplikimit të tyre sa më të drejtë. Si të tilla , dispozitat nënligjore janë të karakterit sekondar dhe derivativ në raport me dispozitat ligjore, të cilat janë origjinale. Me to nuk mund të krijohen autorizime dhe obligime për subjektet në kundërshtim me dispozitat e caktuara ligjore. Ato bihen në bazë të ligjit dhe në harmoni me ligjin. Si akte nënligjore të organeve shtetëore ekzekutive mund të jenë: urdhëresat, direktivat dhe vendimet. Të bashkësive lokale mund të jenë: rregulloret, urdhëresat, udhëzimet dhe direktivat. Për organet administrative mund të jenë: rregulloret, urdhëresat dhe udhëzimet.

2. Burimet autonome të së drejtës së punës

Me burime autonome nënkuptohet sistemi i normave, të cilat nuk i imponojnë dhe nuk i krijojnë ekskluzivisht organet shtetërore, por subjektet tjera shoqërore (personat juridik, fizik dhe personat civilo-juridik). Një formë të veçantë të së dr autonome e krijojnë personat në ekonomi dhe në fushat tjera (sindikatat, bashkësitë e qytetarëve, partitë politike, etj.) të cilat pavarësisht formohen, konstituohen dhe funksionojnë jo vetëm në bazë të normave juridike të shtetit, por edhe në bazë të normave, të akteve të tyre të konstituimit (statutit, vendimit, rregullorës, kontratës) si dhe akteve tjera autonome. Punëtorët krahas institutit tradicional të lirisë individuale të kontraktimit, lidhin kontrata kolektive, me qëllim të vendosjes se disa kushteve të obligueshme për lidhjen e kontratave individuale të punës. Për institucionet arsimore, shkencore, shëndetësore, mbrojtjes sociale, etj., që hyjnë në kuadër të shërbimeve publike, për to parashihet si akt i përgjithshëm i institucionit – rregullat e institucionit.

3. Interpretimi i obliguar

Është një rregull juridike e cila orienton në atë së si duhet kuptuar një dispozitë ekzistuese ligjore. Në këtë kontekst, interpretimi i obliguar është një normativ dhe ka karakterin e normës ligjore. Interpretimi zakonisht bëhet në rastet kur në ndonjë dispozitë ligjore ka paqartësi. Interpretimi i ushtruar nga vetë ligjvënësi, emërtohet interpretim autentik.

4. E drejta zakonore si burim i të drejtës së punës

E dr zakonore përmban normat shoqërore respektivisht zakonet të cilat nuk kanë karakter shtetëror por lindin në mënyrë spontane. Që një zakon të konsiderohet normë shoqërore kërkohet ti plotësojë tri kushte: 1. aplikimi i gjatë i zakonit; 2. përsëritja e shpeshtë e tij dhe 3. ekzistoj pajtimi i përgjithshëm që rregulla morale është e drejtë dhe i përgjigjet botëkuptimeve të shumicës së pjesëtarëve të një shoqërie, për çka ata i nënshtrohen vullnetarisht. Kur shteti me dispozitat e tij obligon aplikimin e zakonit për zgjidhjen e disa çështjeve konkrete, atëherë zakoni shëndërrohet në të drejtë. Në parim teoricientët e ndryshëm të drejtën zakonore e pranojnë si burim plotësues të së drejtës, dmth, aplikimi i tij vjen në shprehje vetëm kur nuk ekzistojnë dispozita shtetërore që e rregullojnë çështjen e caktuar ose kur është evidente që në dispozitat juridike ka zbrazëti juridike. Aplikimi i së dr zakonore bëhet nëse dispozitat juridike shtetërore shprehimisht nuk e ndalojnë aplikimin e atij zakoni dhe rregullat zakonore nuk janë në kundërshtim me parimet e dispozitave të përcaktuara shtetërore dhe botkuptimeve morale të shoqërisë. E dr zakonore sot paraqitet në raste të caktuara, psh, zakonet e afarizmit dhe uzansat, rendi i punës, kultura e punës, etj.

5. Praktika gjyqësore si burim i të drejtës së punës

Gjykata më të larta nuk i gjykojnë dhe nuk i shpallin vetëm aktgjykimet e tyre, por janë të autorizuara që ti harmonizojnë dhe ti përcaktojnë qëndrimet e tyre në seancat e përbashkëta të të gjitha këshillave ose në mbledhjen e përgjithshme të gjithë qytetarëve. Në bazë të kësaj mund të pranohet mendimi që botkuptimet e harmonizuara dhe të shpallura janë të një rëndësie të veçantë për interpretimin e ligjeve, si dhe për praktikën gjyqësore, por nuk mund të konsiderohen si burime juridike në kuptimin në kuptimin formal-material. Praktika gjyqësore indirekt, paraqitet si burim i të drejtës në rastet kur instancat më të larta gjyqësore, në një përiudhë kohore më të gjatë në rastet e njëjta apo të ngjashme, bijnë vendime të njëjta.

6. Burimet e të drejtës së punës me origjinë ndërkombëtare

Hyjnë të gjitha ato akte apo instrumente që i miratojën organizatat e ndryshme ndërk. Këtu hyjnë: 1. burime iniversale; 2. burime regjionale; 3. kontratat ndërkombëtare; dhe 4. aktet e miratuara nga organizatat e specializuara ndërk (psh, ONP, etj.).

Burimet e të dr. së punës me karakter universal – konsiderohen të gjitha ato akte apo instrumente të cilat I ka miratuar OKB-ja dhe që kanë shtrirje të përgjithshme. Kombet e bashkuara punojnë për ngritjen e standardit jetësor dhe realizimin e punësimit të plotë, si dhe zgjidhjen e problemeve të mëdha  në planin ndërk nga sfera e jetës ekonomike sociale në botë, nxitjen dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore për të gjithë. Të gjitha këto më gjerësisht janë të përpunuara në Deklaratën universale mbi të drejtat e njeriut dhe qytetarit të proklamuar nga Asambleja e KB në v.1948.

Burimet e të drejtës së punës me karakter regjional – vlejnë për një regjion të caktuar (psh, Karta Sociale Evropiane – 1965, për regjionin e Evropës); për të drejtën e punës në vendin tonë janë të rëndësishme burimet evropiane të së drejtës, e në këtë drejtim edhe burimet evropiane të së drejtës së punës.

Burimet evropiane të së drejtës së punës – e dr evropiane përgjithësisht, e në këtë kontekst edhe e drejta evropiane e punës, ndahen në të drejtën parësore (parësore) dhe në të dr dytësore (sekondare). Në të drejtën evropiane parësore hyjnë kontratat mbi themelimin e UE-së (BEE,së), dhe në këtë kontekst e drejta parësore u jep të drejtë organeve të UE-së që ta krijojnë të drejtën dytësore. Në të drejtën dytësore hyjnë të gjitha ato akte që I nxjerrin organet kompetentee të BE-së (Këshilli I Evropës, Komisionet, etj.). Në këtë grup të normave hyjnë: urdhëresat, udhëzimet, vendimet, rekomandimet dhe qëndrimet. Marrëdhëniet individuale të punës dhe e drejta evropiane e punës – për marrëdhëniet individuale të punës në kuadër të UE-së vlejnë parimet kryesore: parimi I lirisë së qarkullimit dhe zgjedhjes se vendbanimit për punëtorin; parimi I barazisë dhe trajtimit të barabartë në fushën e punësimit; parimi I mbrojtjes së punës – harmonizimit teknik; dhe parimi në të drejtat elementare sociale. Marrëdhëniet kolektive të punës dhe e drejta evropiane e punës – marrëdhëiet kolektive të punës janë mjaftë specifike dhe si të tilla më shumë janë të lidhura me legjislacionin kombëtar të çdo shteti, kurse fusha e legjislacionit ndërk është më e kufizuar sa I përket këtyre marrëdhënieve. Rregullimi I këtyre çështjeve prekë autonominë dhe prerogativat normative të partnerëve social, sindikatave dhe asociacioneve të punëdhënësve  që ende është e mbrojtur apo zonë e paprekur e të drejtave ndërk. Megjithatë, ligjdhënësi evropian i ka vu themelet për disa çështje edhe nga fusha e marrëdhënie kolektive të punës, psh, liria e qarkullimit dhe e të drejtës së punëdhënsit në qëndrim brenda shteteve anëtare të UE-së, këtyre punëtorëve gjithashtu u është njohur e drejta në bashkim sindikal dhe lirinë sindikale. Punëmarrësi i cili ka shtetësinë e ndonjë shteti anëtar të UE-së, kurse është i punësuar në atë fushë, ku në mënyrë të pavarur qeverisë një shtet anëtar, ka të drejtë në trajtim të barabartë, në aspektin e anëtarësimit në sindikatë, në realizimin e lirive sindikale, etj.

Asnjë vlerësim. Bëhu i pari që e jep atë!

Shto një koment