Créer un site internet

Leksione

Punuar nga Ma. Sc. Dardan Vuniqi

labor-law.jpg

Nocioni dhe objekti i të drejtës së punës

Një nga nocionet bazë në studimin e marrëdhënieve të punës është puna. E dr. e punës si degë e sistemit pozitiv juridik për objekt të trajtimit i ka marrëdhëniet e punës...
arbeitsrecht.gif

Përkufizimi dhe emërtimet e të drejtës së punës

E drejta e punës si degë e sistemit pozitiv – juridik përfshinë normat shtetërore, kontratat kolektive dhe dispozitat autonome që i referohen marrëdhënieve të punës në ndërmarrje, institucione, tek punëdhënsit dhe subjekte të tjera. Pra...
branches-du-droit-quebecois.png

Raporti i të drejës së punës me degë të tjera juridike

Raporti i të drejtës së punës me degët tjera juridike posaçërisht shprehet me të drejtën kushtetuese, civile, administrative, ekonomike, etj...

Vendi i të drejtës së punës në sistemin juridik

Lidhur me vendin e të drejtës së punës flitet për tri teori: 1. në periudhën fillestare të zhvillimit të së drejtës së punës, kur marrëdhëniet e punës rregulloheshin me kontrata individuale, e të cilat janë konsideruar si kontrata juridiko-civile, e dr e punës hynte në kuadër të së dr private...

Burimet e të drejtës së punës

Burimet e se drejtës së punës mund të ndahen, në: 1. dispozitat shtetërore; 2. aktet e përgjithshme të ndërmarrjes, institucioneve, organizatave tjera dhe punëdhënsve (burime autonome); 3. interpretimi i obliguar; 4. e drejta zakonore; 5. praktika gjyqësore; 6. kontratat...

Vendimet dhe aktiviteti i OKB-së në fushën e punës dhe asaj sociale

Karta e OKB-së (1948) parasheh që kjo organizatë merret me zgjedhjen e problemeve të mëdha ekonomike dhe sociale në botë. Në deklaratë flitet për të drejtat në: sigurim social...

E Drejta Kolektive e Punës

E dr. kolektive e punës trajton, krijon, respektivisht rregullon dhe realizon ato institucione të së drejtës së punës në aspektin e mbrojtjes dhe avansimit të interesave kolektive (sindikatat, raportet e trupave të punëdhënësve dhe sindikatave, marrëveshjet kolektive, kontratat kolektive, zgjidhje të konflikteve kolekt

Marrëdhëniet e punës

E drejta e punës është disiplinë e veçantë juridike, e cila përfshinë tërësinë e normave juridike, të cilat rregullojnë fushë të caktuar të marrëdhënieve shoqërore – marrëdhëniet e punës.

Parimet e sistemit të punës dhe marrëdhënieve të punës

Parimet e punës dhe sistemi i marrëdhënieve të punës mund të klasifikohen në: 1. parimi i lirisë së punës, 2. parimi i të drejtës për punë, 3. parimi i ndalimit të punës së dhunshme, 4. parimi i ndalimit të diskriminimit në punësim, dhe 5. parimi i lirisë sindikale.

Themelimi i marrëdhënieve të punës

Palët e marrëdhënies së punës, janë: punëdhënësi (është personi fizik ose juridik i cili i siguron punë punonjësit dhe i paguan atij rrogën për punë apo shërbimet e kryera); dhe punonjësi (është personi fizik i punësuar për të kryer punë ose shërbime për punëdhënësin nën autoritetin dhe kontrollin e tij).

Sistemimi i punëtorëve në vendet e punës

...Qëllimi i sistemimit është njohja sa më e mirë e punëtorit me vendin e punës, kushtet e punës, obligimet punuese, etj. Edhe punëdhënsi duhet të ndërmerrë masa me qëllim të sigurimit dhe mbrojtjes së shendetit të punëtorëve. Këto masa kanë të bëjnë: me obligimin e punëdhënësit që punëtorit në bazë të aftësive të tij

Koha e punës

Me kohën e punës apo orarin e punës nënkuptojmë ditën e punës apo kohën e punës brenda së cilës punëtori është i obliguar që të punojë. Dispozitat që i referohen kohës së punës edhe sot kanë karakter mbrojtës dhe si të tilla kanë për qëllim mbrojtjen e punëtorit nga orari i gjatë i punës. Dispozitat kryesisht i referoh

Pushimet

Cilësohen si të drejta të karakterit mbrojtës. Punëtori ka të drejtë në: pushim gjatë ditës së punës, pushim ditor, pushim javor, vjetor, gjatë festave zyrtare dhe pushim mjekësor.

Mungesat nga puna

Përveç të drejtës së pushimit, punëtorët kanë të drejtë edhe në mungesa nga puna. Dallimi në mes të pushimeve dhe mungesave nga puna, qëndron në atë së mungesat nga puna janë të lidhura me pozitën private dhe interesin afarist të punëtorit dhe si të tilla janë të lidhura me vullnetin e punëtorit. Mungesat nga puna ndah

Mbrojtja në punë

Nocioni i mbrojtjes në punë në kuptimin e gjerë ka të bëjë me sistemin e masave dhe mjeteve për mbrojten e punëtorit, si në aspektin e legjislacionit të punës, ashtu edhe në aspektin e aplikimit të masave teknike, organizative dhe masave tjera me qëllim të mbrojtjes së jetës dhe shëndetit të punëtorëve.

Pagat dhe kompensimet e pagave

Mund të thuhet se sot në botë nuk ekziston saistemi unik sa i përket pagave të punëtorëve, por ekzistojnë sisteme të përziera të cilat aplikohen në industritë e ndryshme. Të gjitha këto sisteme mund të orientohen në dy baza: sistemi i pagesës sipas kohës dhe sistemi i pagesës sipas produktivitetit...

E drejta e punëtorëve dhe punëdhënësve për organizim

Në këtë drejtim punëtorët dhe punëdhënësi kanë të drejtë të themelojnë dhe varësisht nga rregullat e organizatës së caktuar, t’iu bashkohen organizatave të cilat ata i zgjedhin vetë pa kurrfarë leje paraprake. Organizatat e punëtorëve dhe të punëdhënësve kanë të drejtë të themelojnë dhe tu bashkohen federatave dhe konf

Përgjegjësia disiplinore e punëtorëve në punë

Përgjegjësia disiplinore është përgjegjësia për shkeljen apo mosrespektimin e e detyrave të punës dhe është një lloj i përgjegjësisë juridike që dallohet nga përgjegjësitë tjera (psh, penale, civile, etj).vepra disiplinore mund të definohet si vepër e cila supozon ekzistimin e disiplinës së caktuar të punës e cila ësh

SHKËPUTJA E KONTRATËS SË PUNËS (ndërprerja e marrëdhënies së punës)

Në vendet ku dominon parimi i të drejtës në punë është i institucionalizuar edhe parimi që punëtorit nuk mund ti shkëputet kontrata e punës apo ti ndërpritet marrëdhënia e punës pa dëshirën e tij. Por legjislacionet e punës i kanë paraparë edhe rastet e shkëputjes së kontratës së punës edhe kundër dëshirës së tij, kur

Inspektorati i punës dhe mbrojtja e të drejtave të punëtorëve

Inspektorati i punës ka kompetencë mbikqyrjen e zbatimit të legjislacionit të punës duke filluar nga ligjet e punës, kontratat kolektive, aktet e tjera që i referohen fushës së punës dhe kontratës së punës. Çështja e mbikqyrjes së zbatimit të legjislacionit të punës nuk është vetëm objekt i normativës kombëtare por edh