Vështrim Historik mbi Kodin Civil dhe Dispozitat e tij

HYRJE

Zhvillimi historik i të dr. civile - Sonila RrahmaniSiç jemi mesuar te njohim nepermjet historise, Shqiperia ka pesuar situata te here pas hershme pushtimi dhe per pasoje edhe kushtet politike-ekonomike kane ndryshuar.

Gjithashtu ndryshime gati te rrenjesishme pesonte here pas here edhe legjislacioni yne.

Deri ne 1912 kur ndodhi dhe akti i shpalljes se Pavarsise ne Shqiperi mbizoteronte E drejta Zakonore Shqiptare dhe E drejta Osmane. Keto dy burime te se drejtes sa vinin e modernizoheshin, pershtateshin me kohen dhe paraqiteshin me nje forme me te pranueshme derisa edhe njiheshin si te drejta ”shtetenore” me karakter te pergjithshem dhe imponues.

E njejta praktike ndodhte dhe me legjislacionin civil, teme te cilen po e shqyrtojme me gjeresisht ne nje interval kohor prej nje shekulli. Edhe mbas lindjes se shtetit te ri Shqiptar te vitit 1929, deri ne hyrjen ne fuqi te legjislacionit civil te kohes te Zogut,i cili konsistonte ne Kodin Civil te vitit 1929 pati probleme te shumta ne fokusimin e dispozitave.

Ky i fundit solli nje fryme te modeleve romaniste te se drejtes private duke trajtuar teorine e veprimit juridik ne Titullin e Dyte “obligimet dhe kontratat ne pergjithesisht”. Gjithashtu e njejta linje ndiqej edhe per pavlefshmerine dhe anulueshmerine e kontratave  si dhe shkaqet  qe sjellin  kete pavlefshmeri.

Persa i takon periudhes pas vitit 1944 legjislacioni civil ka qene krejt i varfer dhe i pasistemuar.

Nje sistem i ngjashem ku politika dhe ideologjia u shfaqen ne forme masive dhe ekstreme u ruajten ne Kodin Civil te 1981.
Nje rikthim ne modelin romanist pati ne Kodin Civil te 1994 ku u nderthur bashke me modelin gjermanik duke iu afruar nje modeli me bashkohor i cili vazhdon te vihet ne zbatim deri me tani.

Ne kete rrugtim te gjate  te se drejtes civile per nje kohe relativisht te shkurter do te perpiqemi te bejme nje pasqyrim te ngushte te shtetit  tone ne fushen e se drejtes civile.

Legjislacioni Civil pas periudhës së shpalljes së pavarsisë (1912)

Situata e re qe i'u gjend shtetit shqiptar pas shpalljes se pavarsise, e vendosi ne veshtiresi perqendrimin ne rregullimin e nje fushe te caktuar, per kete arsye edhe sistemi i drejtesise ne fillim u vertit ne nje labirint zgjedhjesh te volitshme te shtetit te ri. Meqene se u perhap nje fryme demokratike ne qeverisje , edhe normat juridike u synuan te formoheshin nga kjo fryme e re. Gjate kesaj periudhe ne fuqi ishte Qeveria Kombetare e Vlores.

Persa i perket organizimit te gjyqesorit, ne maj te 1913 kjo qeveri vendosi qe deri ne miratimin e ligjeve te reja , ne fuqi te qendronin ligjet dhe rregulloret e qeverise osmane. Diferenca ne kete vazhdimesi ishte se do te hiqeshin funksionet e kadinjeve, qe me pare merreshin me shqyrtimin e ceshtjeve gjyqesore bazuar ne legjislacionin fetar islamik, tashme ceshtjet me karakter civil do te shqyrtoheshin nga gjykatat shteterore dhe ato me karakter fetar nga gjyqet e sherise.[1]

Kanuni i Pertashem” sherbeu si nje rregullator per ndarjen e pushteteve.  Keshtu gjykatat ndaheshin nga administratat civile dhe organet e tjera shteterore nuk mund te nderhynin ne drejtesi. Keto ishin perpjekje qe  perfaqesonin vullnetin per tu shkeputut nga trysnia e legjislacionit osman, dhe per ti dhene sistemit te drejtesise nje fryme sa me demokratike. Nuk mund te themi qe duke qene se Qeveria Kombetare e Vlores e la ne fuqi legjislacionin osman nuk beri perpjekje per prurje te reja. Perkundrazi ajo nxorri edhe akte te reja legjislative, si vendimi mbi menyren e ndarjes se pasurive te trasheguara.

Qeveria e krijuar nuk arriti dot ta persoste kete sistem juridik te futjes se normave te reja, pasi edhe jeta e saj ishte e shkurter. Ne 1914 detyrohet  te jape doreheqjen, dhe pushteti i kalon Komisionit Nderkombetar te Kontrollit.

Rregullimi I marredhenieve te trashegimise po ashtu u rregullua nga e drejta otomane. Mardheniet e trashegimise nuk rregulloheshin ngaKodi Civil por sipas te drejtes se shenjete. Sipas kesaj te drejte trashegimtaret ligjor ndaheshin ne: trashegimtar me pjese te caktuar, trashegimtar pa pjese te caktuar

Princ Vidi dhe Statuti Organik

Pavarsisht trysnise qe ushtronin shtetet e tjera, me ardhjen e Princ Vidit, sistemi juridik civil u shtrua ne menyre me te volitshme. Organizimi gjyqesor i asaj kohe perfshinte kater hallka: keshillin e pleqve, gjykatesit paqetues; gjykatat e shkalles se pare; gjykatat e apelit.

Gjykatesit paqetues rregullonin pa apel ne fushen civile mosmarrveshjet per shumat deri ne 100 franga, dhe me apel konfliktet deri ne 500 franga. Gjykatat e shkalles se pare kishin edhe shtrirje me te gjere veprimi. Ato gjykonin pa apel konfliktet per shuma nga 500 deri 1000 franga, dhe me apel te gjitha konfliktet e tjera civile. Persa i perket gjykatave te apelit, ato do te ishin tre te cilat do te rregullonin ne fushen civile te gjithe konfliktet e shqyrtuara nga gjykatat e shkalles se pare.

Statuti, ne nje kre te vecante te tij trajton edhe problemet e pronesise mbi token. Pasurite e patundshme ndaheshin ne: 1) pasuri private te personave fizike ose juridike, 2) pasuri publike ose shteterore, 3) pasuri te kishave ose vakefeve, te lena ne trashegimi instuticioneve fetare.

Demokratizimi i legjislacionit me Qeverinë Demokratike të Fan Nolit

Ashtu sic parashikonte edhe program i  i Qeverise Demokratike nje pjese e rendesishme e vemendjes perqendrohej ne sistemin juridik te vendit. Juristet e rinj hasnin veshtiresi te shumta pasi njohurite e tyre te marra ne vendet evropiane nuk perputheshin me legjislacionin e shkruar ne turqisht. Nevoja per ekzistencen e nje Kodi Civil po shtrohej gjeresisht edhe nepermjet shtypit te asaj kohe. Keshtu psh. Gazeta “Politika” e dt. 10 korrik 1924 shkruante: “Te behet Kodi Civil i cili te permbaje dispozita moderne mbi marredheniet e shtetasve sipas nevojave, psikologjise dhe mentalitetit te sotem”. Qeveria Demokratike ia kishte nisur punes per pergatitjen e reformave me frymen e Evropes Perendimore ne menyre qe te shkeputej krejtesisht prej legjislacionit turk. Nje deklarate mbi kete beri ministri i Drejtesise se asaj kohe Stavro Vinjau ne intervisten per gazerten “Bashkimi” me 29 gusht 1924: “Reformat qe pergatitim iu perkasin ligjeve me te vjeteruara dhe me te rendesishme. Keto jane: Kodi Tregtar, Kodi Civil sidomos pjesa e trashigimise dhe e se drejtes familjare dhe Procedura Civile. Te gjitha keto do te jene te mbaruara Brenda 6 muajve dhe deri atehere do te vihen ne zbatim pjese pjese nepermjet dekretligjeve”[2]

Ndryshimet ne te drejten civile dhe te detyrimeve mbeshteten me se tepermi rrugen per zhvillimin kapitalist te vendit. Iu kushtua shume rendsesi vendosjes se sistemit te kontratave ne industri, ashtu edhe ne bujqesi cka favorizoi mardheniet borgjeze ne prodhim. Ne te drejten familjare parashikohej vendosja e nje sistemi unik legjislativ shteteror, me karakter demokratiko-borgjez.

Nje ceshtje per diskutim mbeti edhe pranimi i Kanunit te Lek Dukagjinit pasi vete situate kerkonte te dyja edhe institutin e beses per te mbajtur nen kontroll qertesine e vendit edhe perpjekjet per te zhdukur te metat e te drejtes zakonore shqiptare.

Kodi Civil në Periudhën e mbretërimit të mbretit Zog

Kodi Civil i Mbretërisë Shqipëtare i cili hyri në fuqi me 1 prill 1929 u hartua mbi bazën e kodit më modern të asaj kohe, Kodit Civil të Napoleonit, i cili ka ushtruar ndikim të madh në shumë shtete të tjera e sidomos tek Kodi Civil italian dhe ai zvicerian. Kodi Civil i mbretit Zog  pati rëndësi të madhe në atë kohë sepse për herë të parë vendosi mbi baza ligjore marrëdhëniet familjare, të cilat do të ishin unike për të gjithë Shqipërinë. Ishte tepër e vështirë që ai të gjente zbatim, sidomos kur ndikimi i rregullave të kanuneve dhe normave fetare ishte tepër i fuqishëm dhe i vazhdueshem. Mgjithate perpjekja reale e mbreterise ishte shperndarja e gjykatave fetare

Sic eshte cituar edhe me siper burimet e ketij Kodi Civil ishin:

- Kodi Civil francez ose napoleonian
- Kodi Civil zvicerian.
- Kodi zvicerian i Obligimeve
- Kodi gjerman

Pretendohet qe te quhet burim i tij edhe Kodi Civil Italian, por nuk eshte pranuar me argumentin se ky i fundit ka si burim Kodin francez.

Per nga perberja Kodi Civil ndertohej nga nje hyrje qe shprehte dispozita te pergjithshme mbi zbatimin dhe interpretimin e ligjeve, si edhe nga kater libra te tjere ose pjese.

Keto libra ndaheshin ne:

  1. “Personat dhe familja”
  2. Dispozita “Mbi trashgimine ligjore dhe testamentare”.
  3. Dispozita “Mbi sendet, zoterimin dhe mbi modifikimin e tij”.
  4. Dispozita “Mbi menyrat e fitimit dhe te transferimit te pronesise si edhe te te drejtave mbi sendet”.

 

◊  Libri i Pare

Libri i pare mbi personat dhe familjen trajton gezimin e te drejtave civile dhe problemet dhe menyrat e fitimit te shtetesise. Gjithashtu  trajtohet martesa, njohja e atesise dhe amesise, tutoria por cka eshte dhe me e vecante shohim nje trajtim edhe te personave juridik ne pjesen e fundit te ketij libri, emeruar si shoqata apo fondacione.

Keshtu  Kodi Civil 1929 shprehet ne nenin 1 te tij “ Cdo shtetas gezon te drejtat civile, kur nuk asht rrezue nga ato me nje denim ndeshkimuer[3] qe nenkuptohej qe te drejtat civile i atribuohej gjithe shtetasve pervec atyre te cilet kane marre nje mase ndeshkuese. Ne kete nen shikohet parimi i barazise perpara ligjit qe ne prezantimin e neneve te ketij Kodi.

Me pas vijon trajtimi i dispozitave per fitimin e shtetesise, e cila sipas Kodit mund te fitohej ne keto menyra:

a) Per shkak te lindjes.

 Cdo femije qe nga casti I lindjes se tij quhej shtetas shqiptar nese I ati ishte shtetas shqiptar. Gjithashtu  edhe kur nena ishte shqiptare dhe babai nuk dihej ose ishte shtetas i huaj femija mbante shtetesine shqiptare.

b) Per shkak te marteses se gruas.

Me martesen e gruas fitohej automatikisht shtetesia e burrit, edhe nese kjo e fundit kishte paraprakisht shtetesi te huaj apo shqiptare

c) Me aktin e organit te larte kopetent shteteror

Me nje vendim te dhene nga Keshilli i Ministrave mund te jepej shtetesia shqiptare shtetasve te huaj ne perputhje me dispozitat ligjore.

Ne Kodin Civil te 1929 gjejme te pasqyruar nje element te vecante ndryshe nga kodi i sotem ne zbatim ku  mardheniet familjare rregullohen nga Kodi Familjar, ndersa ne legjislacionin e atehershem Kodi Civil funksiononte sebashku me mardheniet familjare.

Dallohet si element i vecante ne mardheniet familjare ishte sanksionimi I pabarazise se gruas dhe gjendja inferiore e saj kundrejt burrit. Kjo shprehet ne nenin 188 ku thuhet se: “Burri  asht kreu I familjes. Gruaja ndjek poziten civile te burrit, merre mbiemrin e tij dhe detyrohet me e shoqnue kudo qe ai e shef te arsyeshme me caktue qendresen e vet”.

Martesa lidhej me kontrate, me nje akt noterial para celebrimit te marteses. Gjithashtu njihej edhe pavlefshmeria e kontrates se marteses, bazuar ne shkaqe qe shihehin si te arsyeshme per te prishur martesen.

Rrregullime te tjera ne fushen familjare beheshin edhe per njohjen e amesise apo te atesise se femijes se lindur jasht martese, per adoptimin (me kusht qe biresuesit te mos kishin femije te tyre apo te paslindur ligjor).

◊  Libri i Dyte

Libri i dyte perfshinte dispozita mbi trashegimine ligjore dhe testamentare.

Ne kete pjese te Kodit behet e ditur qe trashegimia mund te ishte ligjore apo testamentare. Neni hyres i ketij libri parashikonte “Trashegimia me ligj ka vend vetem , kur ,e persa mungon trashegimia testamentare”

Kodi Civil shqiptar e shtrinte trashegimine ligjore deri ne rrethin e gjashte te terthorte. Pra cdo trashegimi e nenes babait apo te paralindurve te tjere mund te kalonte ne favor te femijeve apo  te paslindurve te tjere, pa dallim seksi. Percaktimi i fundit tregon perpjekjen per demokratizimin e ketij Kodi, dhe barazine e burrit me gruan. Per tiu kunderpergjigjur kesaj ne nje nen te caktuar karakteri i tij i demokratik humbet ne parimin e barazise ku trashegimia per femijet e lindur jasht martese duhej te ishte sa gjysma e atyre legjitim.

Ne rast se mungonin trashegimtaret njelloj si sot pasuria trashegimore kalonte ne favor te shtetit

Ndersa ne trashegimine testamentare njiheshin disa lloje testamentesh:

1. Testamenti olograf (i shkruar dhe i nenshkruar nga vete trashegimdhenesi)
2. Testament me akt noterial te fshehte ose te hapur.

Ky Kod njihte sistemin e fitimit te pasurise, ku ne marrjen e pasurise se trasheguar nuk merrej parasysh mospelqimi apo pranimi i trashegimmarresit.

◊ Libri i Trete

Libri i trete qe perfshinte dispozitat mbi sendet, zoterimin dhe mbi modifikimin e tij, sanksiononte karakterin e pakufizuar te pronesise private.

Ky liber nga pikpamja juridike e shihte sendin si cdo gje qe formonte objekt te drejtash e qe mund ti nenshtrohej fuqise sone dhe qe sjell dobi ekonomike per personin qe ka tagrim me e ushtruar te drejten mbi te[4]. Kjo lidhet drejtpersedrejti me zotimin qe cilesohet si me poshte

Neni 794 shprehte “Zotnimi asht e drejta me gezue e me disponue sendet pa asnje kufizim tjeter, jasht atyne qe caktohen me ligj ose me rregullore”

Pergjithesisht sendet ndaheshin ne:

1 - Sende te palandeta (nenkuptonin sendet qe nuk shiheshin apo prekeshin pra nuk kishin nje forme objektive por thjesht sende te pershkroheshin nga mendja e njeriut.)
2 - Sende trupore dhe te patrupeta (trupore quheshin ato qe mund te prekeshin si prona, petku etj. dhe te patrupeta ato sende qe perbeheshin prej te drejtave si trashegimi, usufrukti,apo obligimet e tjera)
3 - Sende te nevendesueshme ose te mekembesueshme (qe kane te bejne me zevendesimin e sendit)
4 - Sende te pjestueshme (karakterizohen nga aftesia e tyre e ndarjes ne pjese te tjera )
5 - Sende te thjeshta e te kompozueme (ndarja e tyre bazohej ne kriterin ekonomik- shoqeror ku te thjeshta quhen ato qe jan ne perdorim te perditshem ndersa te perbera atehere kur formohet nje grup sendesh)
6 - Sende kryesore dhe akcesore (ka te beje me ate qe ne sot i quajme sende plotesuese ndaj sendit kryesor)
7 - Sende dominale dhe patrimonale (sendet dominale perbenin pasurine dominale te shtetit apo njesive te tjera administrative ndesa ato patrimoniale i pergjigjeshin pasurive te privateve)
8 - Sende te tregetueshme ose te patregtueshme (te tregtueshme ishin gjithe ato sende qe mund  te formonin objekt kontraktimesh dhe disponimesh private)
9 - Sende ne pasuni dhe jasht pasunije (sendet qe ishin ne zoterim te dikujt quheshin ne pasuri dhe sendet qe nuk ishin ne zoterim te askujt quheshin jasht pasurie)

Titulli i III trajtonte bashkezoterimin dhe bashkepasunimin ndryshimi midis te cileve qendronte ne ate qe ne bashkepasunim marrin pjese shume subjekte, bashkezoterim ndersa ne sendet jane te destinuara qe te gezohen sebashku nga subjektet. Bashkepasunimi mund te ishte ordinar kur zgjidhja e tij jepej kurdohere qe deshirohej nga bashkepjestaret, por mund te ishte edhe i pazgjidhshem ose i forcuem kur natyra e sendeve te bashkepasunimit nuk mund te pjestohej.

Nje tjeter nocion i trajtuar eshte edhe ai uzufruktit cka nenkupton  nje te drejte reale te titullarit per te zoteruar sendin e tjetrit sic do ta gezonte zoteruesi vete, por me kusht qe te mos humbiste thelbi i sendit por te kishte te njejtin pozicion si me perpara.

Uzufruktuari kishte te drejta dhe detyrime. Te drejtat e tij ishin:

a) E drejta per ta marre sendin ne posedim
b) E drejta per ta gezuar sendin
c) E drejta per te ceduar ushtrimin e se drejtes se tij
d) E drejta per te administruar sendin

Ndersa detyrimet qe kishte uzufruktuari ishin:

Obligimet para marrjes ne posedim te sendeve:

a) Inventari
b) Garancia

 Pas marrjes në posedim:

a) Detyrimi per te mos ia humbur, prishur substancen sendeve
b) Zoterimi i sendeve njelloj si te ishte i zoti duke i zoteruar
c) Detyrimi  per te bere riparimet e nevojshme
d) Heqja e barreve qe rendojne mbi frutat
e) Detyra me paguar shpenzimet e padive
f) Lajmerimi i zoteruesit ne rast grabitje apo cenimi te sendit nga nje i trete

Ne kete pjese ky Kod, njihte edhe te drejten e parablerjes midis bashkepronareve, pengun dhe hipoteken si edhe posedimin, servitudet, etj.

◊  Libri i Katërt

Libri i katert trajtonte menyrat e fitimit dhe transferimit te pronesise si edhe te drejtave mbi sendet.Vendin kryesor ketu e zinte kontrata ne te gjitha llojet e saj.

Bazuar ne ligjin zvicerian hyri ne fuqi edhe nje ligj mbi zbatimin e Kodit Civil shqiptar. Megjithate ne zonat e thella malore vazhdoi te ekzekutoheshin parime te se drejtes sone zakonore.

Kodi Civil gjatë udhëheqjes komuniste (1981)

Pas perfundimit te Luftes se Dyte boterore pushtetin e moren forcat komuniste te cilat sollen nje fryme krejt te re dhe te panjohur per shtetin shqiptar. Pas ardhjes ne fuqi te komunisteve, i gjithe legjislacioni i meparshem u shfuqizua. Kjo u realizua me ligjin Nr.61, date 17.05.1945, “Mbi abrogimin e dispozitave ligjore te promulguara gjate okupacionit te huaj… dhe mbi vleften e dispozitave ligjore qe ishin ne fuqi para dates 7 prill 1939”. Deri ne vitin 1957, legjislacioni civil ishte krejt i pasistemuar dhe i varfer. Ne ligjet e mevonshme qe perbenin ligjet ne fuqi ishin te dukshme karakteristikat e se drejtes socialiste te cilat e moren formen e tyre me te plote ne Kodin Civil te 1981. Kjo karakteristike e saj vinte si pasoje e asaj qe juristet qe e hartuan ate ishin arsimuar ne shkolla sovjetike, megjithate nuk mund te themi qe qofte edhe ne menyre indirekte keto juriste nuk ishin perpjekur per te futur edhe elemente te se drejtes gjermanike.

Shqiperia u nenquajt Republika Popullore Socialiste e Shqiperise dhe forma e qeverisjes ishte diktature proletariati. Duke qene se filloi nje tradite e re qeverisese edhe perpunimi I legjislacionit duhet te fillonte nga e para. Kod Civil te mirfillte pati ne 1981 me miratimin e tij me ligjin Nr.6340, datë 26.6.1981 nga Prestidiumi i Kuvendit Popullor te RPSSH me kryetar Haxhi Llesh-in.

Kodi ndahej ne dy pjese ne ate te pergjithshmen dhe te posatcmen.

Legjislacioni civil i Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, ishte shprehesi i vullnetit te klasës punëtore të organizuar në shtetin e diktaturës së proletariatit. Ky legjislacion rregullonte marrëdhëniet pasurore, si edhe marrëdhëniet personale jopasurore ndërmjet ndërmarrjeve, institucioneve, kooperativave bujqësore, organizatave shoqërore, ndërmjet këtyre e shtetasve, si edhe ndërmjet vetë shtetasve.

Nder burimet kryesore te ketij Kodi cilesohej: 1) Kushtetuta e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë. Gjithashtu ndikonin 2) politika e Partisë së Punës të Shqipërisë dhe 3) ideologjia e klases punetore te marksizem- leninizmit.

Ky Kod i njihte te drejten per te vepruar personit fizik dhe atij juridik. Formimi dhe zhvillimi i shoqerive te huaja ishte i ndaluar.

Per sa i takon pronesise, kodi nuk permbante shume dispozita pasi pronesia private ishte e ndaluar. Nje kategori tjeter ishte prona vetjake e cila mbrohej nga ligji socialist.

◊  SUBJEKTET E MARRËDHËNIEVE JURIDIKE CIVILE

Ashtu si edhe ne dispozitat e Kodit Civil qe zbaton aktualisht RSH edhe ky Kod ne nje marredhenie juridike civile njihte dy kategori subjektesh:

- Personat fizikë
- Personat juridik

Forma tipike e organizimit te personit juridik ishin koperativat, qe vepronin me legjislacion dhe program te rregulluar nga shteti. Ato si cdo person tjeter juridik kishin emrin dhe firmen e tij. Jeta e tyre niste me ligj ose vendim nga KM dhe perfundonte me ligj kur perfshihej ne nje forme pronesie me te larte.

Personat fizik gezonin te drejten per te vepruar e cila i ndante:

-  Ne persona me zotesi te plote per te vepruar
-  Ne persona me zotesi te kufizuar per te vepruar
-  Ne persona te pazotë per te vepruar

Per shtetasit e huaj Kodi njihte zotesine per te vepruar te tyre sipas marrveshjeve te lidhura me vendet e tyre. Ne rast se skishin marrveshje te drejtat civile per to do te ishin njelloj si per shtetasit shqiptare por nuk perjashtoheshin kufizimet.

◊  Marrëdhënia Juridike civile

Marrëdhëniet juridike civile ne kete Kod ishin marrëdhënie shoqërore me karakter politik e ideologjik, që përcaktoheshin nga marrëdhëniet socialiste në prodhim dhe rregulloheshin nga legjislacioni civil.

Keto marredhenie kishin karakter klasor duke shprehur vullnetin e klasës punëtore dhe të masave të tjera punonjëse, si edhe synonin ndertimin e plote te shoqerise socialiste.

Ne nje marredhenie juridike Kodi njihte veprimin juridik i cili mund te ishte i njeanshem ose i dyanshem. Keto veprime juridike mund te ishin: kontrate shitje, dhurimi, qiraje, porosie etj.

Veprimi juridik mund te behej me goje ose me shkrim (e vertetuar, e thjeshte ose me perpilim nga noteri). Veprime juridike te pavlefshme konsideroheshin ato qe:

a)  cilesoheshin haptazi ne dem te shtetit
b)  vinin ne kundershtim me ligjin
c)  beheshin per te mashtuar ligjin
d)  kryheshin nga persona me aftesi te kufizuar dhe moshe te mitur
e)  fshihnin nje veprim juridik tjeter

Veprimi juridik që deklarohej i pavlefshëm quhej i tillë nga çasti kur është kryer.

U vu re ne menyre te vecante qe e drejta private u perthith nga e drejta publike pasi u eleminua prona private ,tregetia private u zevendesua nga ekonomia e centralizuar, kontratat civile e humben rendesine e tyre. U perhap bindja se komunizmi do ta perthithte te drejten. Ne Shqiperi  u zevendesuan te gjitha rregullimet e meparshme te se drejtes, por nuk u arrit te shfuqizohej tradita e se drejtes civile.

Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë

Sot, synohet per nje legjislacion civil sa me afer parametrave europiane dhe per kete arsye edhe ndryshimet ne kohe jane te vazhdueshme e te shumta.

Nese duke e mbyllur me Kodin Civil aktual do te beja njekohesisht nje paralelizem  me te gjithe Kodet e periudhave te siperpermendura do te kuptojme qe pothuajse objekti i se drejtes civile eshte i njejte, dmth, ajo rregullon mardheniet me karakter pasuror dhe personal jo pasuror midis personave.
Ne nje mardhenie juridike tri jane elementet kryesore:

a)      Subjektet
b)      Permbajtja
c)      Objekti

Subjektet, qe nenkuptojne personat qe marrin pjese ne nje mardhenie juridike si mbajtes te drejtash e detyrimesh i gjejme te shfaqura ne dy kategori: persona fizik qe i perket nje individi te caktuar dhe persona juridik eshte cdo subjekt i se drejtes i ndryshem nga personi fizik. Ne mardhenien juridike te detyrimeve subjektet e se drejtes i gjejme te shprehur si kreditor dhe debitor.

Permbajtja perbehet nga teresia e te drejtave dhe detyrimevete subjekteve qe marrin pjese ne mardhenien juridike. Keto te fundit jane te lidhura ngushte me njera tjetren dhe synojne arritjen e qellimeve te caktuara, kenaqja e interesave per subjektet qe marrin pjese ne nje mardhenie juridike.

Objekti perben ate pike ku drejtohen te drejtat dhe detyrimet e subjekteve pa te cilin nje mardhenie juridike nuk do te perbente kuptim.Pra ndryshe mund ta shohim sic do shkak qe subjektet hyjne ne nje mardhenie juridike.

Burimet kryesore te se drejtes sone civile aktuale jane:

  1. Kushtetuta
  2. Marreveshjet nderkombetare te ratifikuara
  3. Ligjet
  4. Kodi dhe Kodifikimi
  5. Aktet nenligjore
  6. Praktika gjyqsore
  7. Zakoni

Tek e drejta civile njihen dy kategori te medha ndarjesh qe jane e drejta objektive dhe e drejta subjektive. E para nenkupton teresine e rregullave te miratuara nga organi perkates, zbatimi i te cilave sigurohet ne menyre te detyruar. Ndersa me te drejte subjektive do te kuptojme pretendimet apo kerkesen e nje subjekti qe individe te tjere te sillen sipas rregullave te parashikuara nga normat juridike. Te drejten subjektive e gjejme te shfaqur ne disa forma si

1.Te drejta pasurore  qe edhe keto ne vetvete ndahen ne te drejta absolute ku subjektet e trete jane pasive dhe ne te drejta relative ku subjekti pasiv eshte nej person i caktuar. Gjithashtu  te drejtat pasurore mund te jene reale dhe te drejta detyrimi.

Edhe ky Kod ne nje marredhenie juridike civile njihte dy kategori subjektesh:

- Personat fizik
- Personat juridik

Personi juridik paraqitet si kolektiv personash me disa karakteristika qe jane: uniteti organizativ i tij, pavaresia pasurore. Personi juridik paraqitet si titullar me vete i te drejtave dhe detyrimeve dhe jo si nje grupim i thjeshte i personave fizike qe e perbejne dhe gjithashtu eshte karakteristikke e tij pergjegjesia e pavarur pasurore. Ai ka emrin e tij te plote ose te shkurtuar dhe mund te jene persona juridik privat dhe person juridik publik.

Me veprim juridik do te kuptojme  veprimet e ligjshme te njerezve qe sjellin pasoja juridike sipas se drejtes private, pra shfaqja e ligjshme e vullnetit  te personit fizik ose juridik, qe synon te krijoje, te ndryshoje ose te shuaje te drejta ose detyrime civile.

Veprimin juridik e kemi te njeanshem me shfaqjen e vullnetit te nje personi te vetem , te dyanshem  me shfaqjen e vullnetit te dy ose me shume personave qe veprojne ne drejtime te kunderta por ne perputhje me njera tjetren, dhe i shumanshem kur kemi shfaqje te vullnetit te shume personave veprojne ne drejtimete ndryshme por qe synojne ardhjen e pasojave te njejta juridike. Veprim juridik mund te kemi mes te gjalleve (inter vivos) dhe veprime juridike per shkak te vdekjes (mortis causa)

Veprimi juridik quhet i pavlefshem  ne rast se vijne ne kundershtim me nje dispozite urdheruese te ligjit, kur kryhen per te mashtruar ligjin, kur kryhen nga te mitur nen moshen 14 vjec, kur kryhen nga nje person duke qene i mashtruar, kur kryhen nen ndikimin e kanosjes apo ne kushtet  nevojes se madhe si edhe lajthimit. Gjithashtu nje veprim juridik mund te jete absolutisht I pavlefshem, relativisht I pavlefshem, fiktive (kryer formalisht vetem per dukje) te stimuluara (mbrojtja e nje veprimi juridik tjeter).

Keto nocione te se drejtes civile jane te qarta qe nuk kane pesuar ndryshime te rrenjesishme pasi ne nga ky analizim qe beme ne te gjithe keto periudha pame qe ishin pothuajse te njejtat koncepte te perseritura. Eshte tipike qe cdo forme qeverisje dhe cdo tip shteti ka karakteristikat e tij dhe i shtrin keto ne te gjitha fushat politike- juridike.

Bibliografia

- Historia e shtetit dhe e se drejtes ne Shqiperi; Luarasi University Press, Tirane 2007
- Kodi Civil 1929 (Mbretnia  Shqiptare - Ministria e Drejtesis);  Shtepia Botuese Papirus, 2010
- Baltasar Benussi, Komentar i Kodit Civil- Sendet Zotenimi dhe modifikimet e tija (Libri i III I KC); Botim i Ministrise se Drejtesise; Tirane, 1931
- Kastriot Dervishi, Historia e Shtetit Shqiptar 1912- 2005; Shtepia Botuese 55
- Kodi Civil i Republikes Popullore Socialiste Shqiptare; Qendra e Botimeve Zyrtare, Tirane 1981
- Kodi Civil i Republikes se Shqiperise (me ndryshimet perkatese); AlbJuris, Tirane 2012
- Bernd J. Fischer, Mbreti Zog dhe perpjekja e tij per stabilitet; Shtepia Botuese “Cabej”; Perkthyer nga Krenar Hajderi, Tirane 2004


[1] Historia e Shtetit dhe e se Drejtes ne Shqiperi; Luarasi University Press, Tirane 2007
[2] Historia e Shtetit dhe e se Drejtes ne Shqiperi – Luarasi Uniuversity Press, Tirane 2007 Fq 354
[3]Kodi Civil 1929(Mbretnia  Shqiptare - Ministria e Drejtesis);  Shtepia Botuese Papirus, 2010
[4]Baltasar Benussi, Komentar i Kodit Civil- Sendet Zotenimi dhe modifikimet e tija (Libri i III I KC); Botim i Ministrise se Drejtesise, 1931; fq 3

5 vota. Mesatarja e 1.80 të 5.

Komentet

  • te tem
    • 1. te tem Më 08/06/2014
    :2 Më shumë emocione
    1:

Shto një koment

You're using an AdBlock like software. Disable it to allow submit.