Pajtueshmeria me Kushtetuten e Republikes së Shqipërisë e Nenit 75 Kodi i Procedures Civile (Analizë)

1. Hyrje

Gjykata Kushtetuese e RShNga Suela Zeneli

Procedura civile ka per objekt tërësinë e akteve dhe formaliteteve, me kryrejen e të cilave një juridiksion zgjidh një problem juridik.Po ashtu ajo është e destinuar të shqyrtojë edhe tërësinë e organizatave dhe funskionin e shërbimit publik në drejtësinë civile.Pra perfshin teresinë e rregullave qe duhet të ndiqen nga palët dhe nga gjykata për të arritur një vendim të saktë dhe ekzekutimin e tij. Kjo tërësi rregullash përfaqëson edhe parimet qe karkaterizojnë pikerisht proceduren gjyqësore ne përgjithësi dhe procedurën civile në veçanti .

Këto parime burojnë nga dokumenta ndërkombëtare ku Shqiperia është anëtarësuar, siç është “Konventa nërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politke” si dhe “Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe liritë Themelore”  (KEDNJ). Me ratifikimin e tyre nga Republika e Shqipërisë ato tashmë janë pjesë e së drejtës së brendshme të saj. Këto të drejta duhet të jenë, dhe sigurisht janë  të siguruara më mirë nënivel kombëtar. Kjo edhe për faktin se meqënëse qeveritë vendase janë më pranë individit dhe janë në dijeni për atë çka ndodh rreth tij, mjetet dhe mënyrat e përdorura nga to, priten të jenë mëefektive se ato ndërkombëtare. Kështu Kushtetuta shqiptare, përmban kryesisht të njëjtat të drejtame ato të konventës. Konventa dhe Kushtetuta e Shqipërisë përfshijnë midis të tjerave edhe “të drejtën për një proçës të rregullt gjyqësor”. Rëndesia e parashikimit të këtyre të drejtave nuk qëndron fetëm të njohja formale e tyre por edhe të mekanizmat mbrojtës të vendosura në nivel kombëtar dhe në atë europian.

Çështjet e zhvilluara përpara GJEDNJ (ndryshe Gjykata e Strasburgut), kanë zhvilluar më thellë dispozitat e konventës dhe kanë ushtruar një influencë gjithnjë e më të thellë mbi ligjet dherealitetet shoqërore të shteteve anëtare. Gjykatat kombëtare të shteteve anëtare të konventës, kurvendosin mbi një çështje për të drejtat e njeriut, i referohen gjithnjë e më tepër vendimeve të Strasburgut dhe zbatojne standartet dhe parimet e vendosura atje. Në këtë punim  do të trajtohet proçesi i rregullt e i drejtë gjyqësor , i cili ka një rëndësi të madhe për një shoqëri dhe ekzistencës së një demokracie funksionale.

Me konkretisht boshti i këtij punimi do të jetë gjykimi civil përballë proçesit të drejtë gjyqësor dhe vështirësitë që hasai për t’u zhvilluar në mënyrë të drejtë, nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme si dhe brenda një afati të arsyeshëm kohor.Në rast të konfliktit midis individit dhe pushtetit publik nuk është me rëndësi nëse një organ i caktuar vepron në cilësinë e subjektit civil, apo në cilësinë e mbartësit të pushtetit publik, me rëndësi është karakteri i së drejtës që implikohet. Në rastin tonë Te drejta civile dhe detyrime civile. Gjykimi i çështjeve gjithmonë duhet të respektojë rregullat proçeduriale të vendosura nga normat kombëtare por duke respektuar edhe standartet europiane.

Në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë tëmiratuar më 1998 e gjejmë të shprehur në mënyrë të qartë, dukë mos lënë hapsira për keqinterpretime në nenin 42 pika 2 të saj.

2. kushdo, për mbrojtjen e të drejtave, të lirive dhe të interesave të tij kushtetuese dhe ligjore, ose në rastin e akuzave të ngritura kundër tij, ka të drejtën e një gjykimi të drejtë dhe publik, brenda një afati të arsyeshëm kohor dhe nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme e caktuar me ligj.

Një nga mjetet efikase për t’u drejtuar, kur ne pretendojme shkeljen e një te drejtë, është Gjykata

Kushtetuese.GJ.K është e ngarkuar të vendosë, lidhur me ankesat kushtetuese të bëra nga individët qëpretendojnë shkeljen e të drejtës për gjykim të drejtë. GJ.K e ka zgjeruar kuptimin e së drejtës për gjykim të drejtë, e cila tani përfshin edhe disa të drejta shtesë. Ne vijim do trajtoj nje nga te drejtat qe përfshihen ne konceptin  e “gjykimit të drejtë”, që është ajo e gjykimit nga nje gjykatë e pavarur dhe e paanshme.

2. Koncepti i pavarsisë dhe paanshmërisë së gjykatave në dritën e KEDNJ dhe Kushtetutës së Republikës së Shqiperisë

Neni 6 deklaron se çdokush ka të drejtën  për një seancë gjyqësore nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme e krijuar me ligj. Dy kushtet e pavarësisë dhe paanshmërisë janë të ndërlidhuradhe shpesh Gjykata i merr në konsideratë së bashku.

Pavarësia

Gjykatat normalisht konsiderohen të jenë të pavarura dhe gjyqtarëve kombëtarë rrallëdo t’u duhet të vendosin nëse një gjykatë është e pavarur, pra pavarsia prezumohet deri ne prove të kundert.

 Kur merret vendimi nëse një gjykatë është e pavarur, Gjykata Evropiane merr në konsideratë:

1. mënyrën e emërimit të anëtarëve të saj;
Gjykata është shprehur se prezenca e gjyqësorit ose e anëtarëve ligjërisht të kualifi kuarnë një gjyq është një indikator i fortë i pavarësisë së saj.1

2. kohëzgjatjen e detyrës së tyre;
Më tej, nëse anëtarët e një gjykate emërohen për periudha të caktuara kohore, kjo shihet si një garanci pavarësie2

3. ekzistencën e garancive kundrejt presioneve të jashtme


4. çështjen nëse organi përfaqëson njëdukje të pavarësisë objektive.
Dyshimet përsa i përket dukjes së pavarësisë në njëfarë mase duhet të justifikohen objektivisht3

Gjykata është shprehur se gjykata duhet të jetë e pavarur si nga ekzekutivi ashtu edhe nga palët.


Paanshmeria

Gjykata u shpreh se Ndërsa normalisht paanshmëria nënkuptonmungesën e paragjykimeve ose anshmërisë, ekzistenca e saj ose mosekzistenca në mënyrë tëdukshme në bazë të Nenit 6 (1) të Konventës do të testohet në mënyra të ndryshme. Mund të bëhet një dallim në këtë kontekst midis një mënyre subjektive që përbën përpjekjen për të siguruar dënimin personal të një gjyqtari të caktuar në një çështje të caktuar, dhe një mënyrë objektive që nënkupton përcaktimin nëse ai ofron garanci të mjaftueshme për të përjashtuar ndonjë dyshim legjitim në këtë kuadër4

Përsa i përket paanshmërisë subjektive Gjykata kërkon prova të anshmërisë aktuale.

Paanshmëria personale e një gjyqtari të duhur të emëruar prezumohet derisa të këtë prova për

të kundërtën. Ky është një prezumim shumë I fortë dhe në praktikë është mjaft  e vështirë që të provohet anshmëria personale.

Gjykata e ka bërë të qartë që cilido gjyqtar në lidhje me të cilin ekziston një arsye legjitimepër të pasur frikë se i mungon paanshmëria duhet të tërhiqet.

Përsa i përket testit të objektivitetit5 Gjykata deklaroi në se në bazë të testit të objektivitetit duhet të përcaktohet nëse, përveç faktit të sjelljes personale të gjyqtarit, ekzistojnë fakte të vërtetueshme që mund të ngrenë dyshime përsa i përket paanshmërisë së tij .Në këtë kuadër edhe dukja e pavarësisë objektive mund të ketë rëndësinë e vet.Ajo që është në rrezik ka të bëjë me besueshmërinë që duhet të nxisin gjykatat në një shoqëri demokratike në publik dhe mbi të gjitha, përsa i përket ndjekjeve penale në të akuzuarin. Kjo nënkupton që në marrjen e vendimit nëse në një çështje të caktuar ekziston një arsye legjitime për të pasur frikë se një gjyqtari të caktuar i mungon paanshmëria, këndvështrimi i të akuzuarit është i rëndësishëm por jo vendimtar. Ai që është vendimtar është fakti nëse kjo frikë mund të justifi kohet në mënyrë objektive.

 

Rolet e ndryshme të gjyqtarit

Shumë nga precedentët mbi paanshmërinë e gjyqësorit kanë lidhje me situata ku një gjyqtar luan role të ndryshme proceduriale gjatë procesit gjyqësor.

Nje rast i tillë është ai i paraqitur: Në De Haan kundër Vendeve të Ulta ku gjyqtari që drejtonte gjyqin e apelit duhej të vendoste për një objeksion kundër vendimit për të cilin ai ishte përgjegjës.6

Ne teresine e vendimeve qe gjykata e Strasburgut ka vendosur ndaj Shqiperise, konkretisht në çështjen Driza kundër Shqipërisë, Gjykata pohoi se ka rëndësi themelore, që në një shoqëri demokratike që gjykata të përcjellë besim tek qytetarët7. Neni 6 kërkon, që një gjykatë brenda juridiksionit të saj të jetë e paanshme. Paanshmëri do të thotë mungesë paragjykimi, apo anësie dhe ekzistenca e saj mund të provohet në mënyra të ndryshme. Kështu, Gjykata ka evidentuar dallimin midis kriterit subjektiv, i cili në thelb kërkon të provuarit e faktit, që bindja personale apo interesi i një gjyqtari kanë ndikuar në vendimin e gjykatës, dhe kriterit objektiv, i cili kërkon të provuarit nëse ai apo ajo ofruan garanci të mjaftueshme për të përjashtuar çdo dyshim të arsyeshëm8.
 Gjykata ka deklaruar vazhdimisht se në kuptim të kriterit subjektiv, paanshmëria e gjyqtarëve duhet të prezumohet derisa të provohet e kundërta9.

Përsa i përket kriterit të dytë, nëse ky kriter zbatohet për anëtarët e trupit gjykues, ai nënkupton se, veç sjelljes personale të çdo anëtari të trupit gjykues, duhet të provohet, nëse ka fakte bindëse, të cilat vënë në dyshim paanshmërinë. Në këtë kuadër edhe dukja e jashtme mund të ketë një fare rëndësie10.

Në përcaktimin, nëse në një çështje konkrete ka arsye logjike për të dyshuar që një gjyqtar nuk është i paanshëm, këndvështrimi i atyre që ankohen për diçka të tillë është i rëndësishëm, por jo vendimtar. Në fakt, vendimtare është nëse objektiviteti i këtyre dyshimeve është mjaftueshmërisht i bazuar.11

 

Ne driten e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese  unike në funskionin e saj për interpretimin e Kushtetutës si dhe shpalljen të papajtueshme me të akteve të tjera ligjore, nënligjore apo gjyqësore.

Në vendimin e saj Nr 4, datë 25.02.2009Gjykata thekson se analiza duhet zhvilluar nën dritën e jurisprudencës aktuale të vetë kësaj Gjykate, si edhe të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut (GjEDNj).

Neni 42, paragrafi 2 i Kushtetutës parashikon se: “Kushdo, për mbrojtjen e të drejtave, lirive dhe të interesave të tij kushtetues dhe ligjorë ... ka të drejtën e një gjykimi të drejtë ... nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme e caktuar me ligj.”

Koncepti në shqyrtim është i njohur dhe mbrohet edhe nga aktet ndërkombëtare si: “Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike”, “Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut” (KEDNj), të ratifikuara nga RSH, e për pasojë pjesë e të drejtës së brendshme të saj (nenet 116 dhe 122 të Kushtetutës së RSH). KEDNj në nenin 6 (“E drejta për një proces të rregullt”), paragrafi “1”, parashikon: “Çdo person ka të drejtë që çështja e tij të dëgjohet drejtësisht ... nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e caktuar me ligj, e cila do të vendosë ... për konfliktet mbi të drejtat dhe detyrimet me karakter civil ... .”

Në jurisprudencën e GJEDNj është analizuar dhe janë dhënë edhe përkufizimet e nevojshme mbi nocionin “gjykatë e paanshme”. Në radhë të parë, jurisprudenca e kësaj gjykate ka konkluduar se, një gjykatë duhet të jetë e tillë jo vetëm formalisht, por edhe në mënyrë të shprehur: “E drejta për t’u gjykuar përpara një gjykate kompetente, të pavarur dhe të paanshme të caktuar me ligj kërkon që drejtësia jo vetëm duhet të bëhet, por ajo gjithashtu duhet të shikohet që bëhet”.

“Një nga elementët e rëndësishëm të procesit të rregullt ligjor apo të procesit të drejtë të garantuar nga neni 42 i Kushtetutës dhe neni 6 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, është edhe ai i paanshmërisë së gjykatës në gjykimin e çështjes. Në këtë kuadër, Gjykata thekson se parimi i paanshmërisë ka në vetvete elementin e vet subjektiv, i cili lidhet ngushtë me bindjen e brendshme që krijon gjyqtari për zgjidhjen e çështjes në gjykim, si dhe elementin objektiv me të cilin kuptohet dhënia e garancive të nevojshme për gjykim të paanshëm nga vetë gjykata, përmes mënjanimit prej saj të çdo dyshimi të përligjur në këtë drejtim. Ndër të tjera, gjykata duhet të jetë e kujdesshme dhe të marrë parasysh veçanërisht problemin e përbërjes së trupit gjykues, në mënyrë që të mënjanohen nga gjykimi i çështjes gjyqtarët që nuk kanë garancitë e kërkuara për paanshmëri në kuptimin objektiv. Në shtetin e së drejtës, kjo kërkesë merr rëndësi të veçantë në funksion të besimit në dhënien e drejtësisë që duhet të krijojnë në çdo rast në shoqërinë demokratike jo vetëm palët në gjykim, por çdo qytetar i thjeshtë”12.Karakteri thelbësor i rasteve të papajtueshmërisë i referohet në fakt hipotezës specifike në të cilën vlerësimi paragjykues, megjithëse është shprehur në një proces formalisht të ndryshëm nga aktuali, i përket një ngjarjeje thelbësisht të njëjtë për procesin, që mund, ose duhej të ishte gjykuar në kontekstin e vetë procesit. Paragjykimi eventual për paanësinë e gjyqtarit mund të ngrihet edhe në hipotezën se gjyqtari është shprehur në një procedim tjetër me një vlerësim që ka të bëjë me përmbajtjen e të njëjtit fakt, në lidhje me të njëjtin subjekt.

Jurisprudenca e deritanishme e Gjykatës Kushtetuese ka evidentuar se parimi i paanshmërisë në gjykim edhe në këndvështrim të përbërjes së trupit gjykues, duhet të respektohet në çdo shkallë të gjykimit, duke mos përjashtuar as shqyrtimin e çështjes në dhomën e këshillimit të Gjykatës së Lartë. PërGjykatën është konsideruar“gjykatë e anshme” trupi gjykues, në përbërje të të cilit ka qenë i pranishëm qoftë edhe vetëm një gjyqtar, i cili në këndvështrimin objektiv nuk jepte garanci për një gjykim të paanshëm;Gjykata ka theksuar se “thjesht dhe vetëm pjesëmarrja e një apo më shumë gjyqtarëve në një procedim të mëparshëm, pavarësisht nga ndikimi i prezencës dhe i mendimit të tyre në të gjithë trupin gjykues, është një arsye e mjaftueshme dhe njëkohësisht një garanci më pak për kërkuesin, tek i cili është krijuar dyshimi i bazuar, se gjykata nuk ka qenë e paanshme në shqyrtimin e kësaj çështjeje13



1Çështja e Sramek kundër Austrisë

2Le Compte kundër Belgjikës

3Belilos kundër Zvicrës

4Piersack kundër Belgjikës

5Fey kundër Austrisë

6De Haan kundër Vendeve të Ulta

7shih Padovani v. Italy, vendimi i dt. 26 shkurt 1993, Seria A nr.257-B p.20

8shih Piersack v. Belgium, vendimi i datës 1 tetor 1982, Seria A nr.53, § 30 dhe Kyprianou v. Cyprus [GC], nr. 73797/01, § 118-119, ECHR 2005-..

9shiko, për shëmbull, Le Compte, Van Leuven dhe De Meyere v. Belgium, vendim i datës 23 qershor 1981, Seria A nr 43, p.25, § 58).

10(shiko Castillo Algar v. Spain, vendimi i datës 28 tetor 1998, Raporti 1998-VIII, p.31116, § 45 dhe Morel v. France, nr. 34130/96, § 42, ECHR 2000-VI)

11(shiko Ferrantelli dhe Santangelo v. Italy, vendim i datës 7 gusht 1996, Reports 1996-III, pp. 951-52, § 58, dhe Ëettstein v. Sëitzerland, nr. 33958/96, § 44, CEDH 2000-XII; Kyprianou v. Cyprys [GC], nr 73797/01, §§ 118 -119, ECHR 2005).

12Shih vendimin nr. 12, datë 13.04.2007 të Gjykatës Kushtetuese

13Shih vendimin nr.48, datë 30.07.1999 të Gjykatës Kushtetuese.

3. Neni 75 i Kodit të Procedures Civile dhe pajtueshmëria me Kushtetuten e Republikës së Shqipërisë

Citoj më poshtë nenet:

Kushtetuta e Republikes së Shqipërisë

Neni 42/2

2. Kushdo, për mbrojtjen e të drejtave, të lirive dhe të interesave të tij kushtetues dhe ligjorë,ose në rastin e akuzave të ngritura kundër tij, ka të drejtën e një gjykimi të drejtë dhe publik Brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme e caktuar me ligj.

 

Kodi  i Proçedurës Civile

Proçedura për përjashtimin e gjyqtarit

Neni 74

(ndryshuar me ligjin Nr. 8812, datë 17.05.2001, neni 11)

Në rastet kur është e detyrueshmë heqja dorë e gjyqtarit, secilat nga palët mund të kërkojë përjashtimin e tij.

Kërkesa e nënshkruar nga pala përkatësë ose përfaqësuesi I saj, duhet të depozitohet në sekratarinë e gjykatës kur është bërë I ditur emri I gjyqtarit apo gjyqtarëve që shqyrtojnë çështjen dhe në rastine kundërt menjëherë pas shpalljes së gjyqtarit apo gjyqtarëve që do gjykojnë çështjen.

Para qitja e mëvonshme e kërkesës lejohet vemtëm kur palaka marrë dijeni më vonë për shkakun e përjashtimit osë kur gjatë ushtrimit të funskioneve gjyqtari ka shfaqur mendim të njëanshëm gjykimi, por sidoqoftëjo më vonë se tri ditë nga marrja dijeni.

Kërkesa duhet të përmbajë shkaqet e përjashtimit, dokumentet e provat e tjera që disponohen.

 

Kompetenca për shqyrtimin e kërkesës

 Neni 75

(Ndryshuar me ligjin nr 8812, datë 17.05.2001, neni 12)

Kërkesa për përjashtimin e gjyqtarëve shqyrtohet në seancë nga I njëjti trup gjykues që gjykon çështjen.Ndaj vendimit për pranimin ose rrëzimin e kërkesë për përjashtim lejohet ankim së bashku me vendimin përfundimtar.


Neni 76

Sanksione për kërkesën e deklaruar të papranueshme

(ndryshuar me ligjin nr. 8812  datë 17.05.2001, neni 12)

Kërkesa për përjashtim quhet e papranueshme kur nuk është bërë në mënyrën dhe në afatet e parashtruara në nenin 74 të këtij kodi.

Vendimi, qe deklaron të papranueshme kërkesën ose nuk e pranon përjashtimin e gjyqtarit, përmban shpenzimet gjyqësore përkatëse, si dhe një gjobë deri në 10.000 lekë kur është përson fizik dhe deri në 20.000 lekë kur është person jurdik në ngarkim të palës që duke abuzuar ka parashtrua një ankim të padrejtë.


Neni 72

Rastet për përjashtimin e gjyqtarit Gjyqtari është i detyruar të heqë dorë nga gjykimi i një çështje konkrete kur:
1. ka interes në çështje ose në një mosmarrëveshje tjetër që ka lidhje me atë në gjykim;
2. ai vetë ose bashkëshortja e tij është i afërt deri në shkallë të katërt apo krushqi deri në shkallë të dytë ose është i lidhur me detyrime birësimi apo bashkëjeton në mënyrë të përhershme me njërën nga palët ose nga mbrojtësit;
3. ai vetë ose bashkëshortja e tij janë në konflikt gjyqësor ose në armiqësi apo në marrëdhënie kredie apo huaje me njërën prej palëve, ose njërin prej përfaqësuesve;
4. ka dhënë këshilla ose ka shfaqur mendim për çështjen në gjykim apo ka marrë pjesë në gjykimin e çështjes në një shkallë tjetër të procesit, është pyetur si dëshmitar, si ekspert ose si përfaqësues i njërës apo tjetrës palë;
5. është kujdestar, punëdhënës i njërës prej palëve, administrator ose ka një detyrë tjetër në një ent, shoqatë, shoqëri ose institucion tjetër që ka interesa për çështjen në gjykim;
6. në çdo rast tjetër kur vërtetohen, sipas rrethanave konkrete, arsye serioze njëanshmërie.
Kërkesa për heqjen dorë i paraqitet kryetarit të gjykatës përkatëse i cili vendos.Për deklarimin e heqjes dorë të kryetarit të gjykatës së shkallës së parë vendos kryetari i gjykatës së apelit dhe për kërkesën e këtij të fundit vendos kryetari i Gjykatës së Lartë.
Përmbajtja e kërkesës u njoftohet palëve
.

Neni 73 - Heqja dorë e gjyqtarit nga gjykimi i çështjes

(Ndryshuar fjalia e dytë me ligjin nr.10 052, datë 29.12.2008, neni 3)

Gjyqtari, i cili vlerëson me ndërgjegje se ka shkaqe të arsyeshme për të mos marrë pjesë në shqyrtimin e një çështjeje, i kërkon kryetarit të gjykatës zëvendësimin e tij. Kryetari i gjykatës, kur e sheh me vend kërkesën, urdhëron zëvendësimin e tij me një gjyqtar tjetër, me anë të shortit.

Ne nje interpretim teresor  te dispozitave te mesiperme vihen re  elemente te rendesishme per sa I perket respektimit te parimit te nje “gjykimi te drejte” ne  menyren e konceptimitte tij nga Gjykata Europiane e Te Drejtave te Njeriut dhe gjykata jone kushtetuese. Konkretisht te parimit te parashikuar ne piken 2 te nenit 42 te kushtetutes së Republikës së Shqipërisë, e drejta per nje proces te rregullt ligjor.Saktësisht e drejta për tu gjykuar nga një gjykate e pavarur dhe e paanshme.

Ne këtë kendveshtrim vlen te behet një analize e parimit të paanshmërisë së gjykatave.

Ne driten e analizimit te këtij parimi nga gjykata e Strasburgut dhe Gjykata Kushtetuese te cilat bejne nje interpretim te gjerë të tij: paanshmëria vleresohet si raport midis perpjekjes per te percaktuar ate qe gjyqtari mendon ne ndergjegjen e tij te brendshme ne rrethanat e nderhyrjeve e presionit(elementisubjektiv) dhe perpjekjes objektive per te ballafaquar veprimet e gjyqtarit me funksionin e tijdhe madje me dukjen e tij, me qellim qe te ofroje garancite e mjaftueshme duke perjashtuar cdo dyshim te ligjshem(elementi objektiv).Jane vete qendrimet e gjykates qe mund te krijojne tek palet ne gjykim, dyshimin e perligjur se gjyqtaret nuk i rezistojne dot ndërhyrjeve e presioneve dhe si rrjedhoje, nuk permbushningarancite kushtetuese per te qene te paanshern ne gjykim. Keshtu qe, gjykata duhet te jete ekujdesshme dhe te marre parasysh vecanerisht problemin e perberjes se trupit gjykues, nemenyre qe te menjanohen nga gjykimi i ceshtjes gjyqtaret qe nuk kane garancite e kerkuara per paanshrneri ne kuptimin objektiv. Ne shtetin e se drejtes, kjo kerkese merr rendesi teveçante ne funksion tebesimit ne dhenien e drejtesise qe duhet te krijojne ne cdo rast ne shoqerine demokratike jovetem paler ne gjykim, por cdo qytetar i thjeshte.

 

  1. Nese analizojmë neni 75 mesiper veme re se nga njëra ane kemi secilën nga palët qe ka te drejten te depozitoje nje kerkese për përjashtimin e gjyqtarit që gjykon ceshtjen dhe nga ana tjetër kemi këtë gjyqtar, të cilit I kundrejtohet kjo kërkesë. Si dhe kemi shkakun ligjor të kësaj tëkërkese pra rastet e parashikuara për heqjen dorë të gjyqtarit (që përfaqësojnë pikërisht raste kur gjyqtari në ndërgjegjen e tij ndjehet I rrezikuar në objektivitetin e vendimit të tij pikërisht për shkak të presioneve të jashtme të nxitura nga interesa të caktuar, parashikuar nga neni 72 I Kodit të Procedurës Civile)

Gjithashtu kemi dhe po të njëjtin gjyqtar që gjykon mbi bazueshmërine e kësaj kërkese.

Pra para një situate të tillë unë mbaj qëndrimin se gjendemi para një gjykimi ku nuk garantohetpaanshmëria e tupit gjykues apo të paktën ka dyshim të bazuar për njeanëshmëri.

Për analogji do te marr në shqyrtim një vendim të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut konkretisht në cështjen “Driza kundër Shqiperisë”. Nëkete rast flitet per rekursin ne interes të ligjit.

Sipas parashtrimeve te pales, kryetari i Gjykatës së Lartë, i cili paraqiti një kërkesë për rekurs në interes të ligjit në lidhje me vendimin e dhënë në favor të ankuesit, ishte gjithashtu dy herë pjesë e trupit gjykues që vendosi në disfavor të tij në procese të ndryshme.

Ndersa ne kunderargumentin e qeverise  ajo  pohoi se duke iu referuar legjislacionit të brendshëm të asaj kohe, Gjykata e Lartë gjykonte ose në kolegje me trup gjykues të përbërë nga 5 gjyqtarë (kolegj civil/penal) ose me trup gjykues të përbërë nga të gjithë gjyqtarët (kolegje të bashkuara). Kolegjet e Bashkuara mund të shprehen, ndër të tjerash, në lidhje me kërkesat për rekurs në interes të ligjit dhe për çështje të rëndësishme. Kështu që, në këndvështrimin e qeverisë, funksionimi i Kolegjeve të Bashkuara do të dëmtohej nëse gjyqtarët pjesëmarrës në kolegjin me trup gjykues prej 5 gjyqtarësh nuk do të ishin pjesë e Kolegjeve të Bashkuara.

Në lidhje me ketë cështje dhe me pjesmarrjen e Kryetarit të gjykatës së Lartë ne trupin gjykues që gjykon pikerisht kërkesën për rekurs ne interes ligjit, kërkesë që e paraqet pikërisht vete kyetari I gjykatës së lartë për gjykim ne kolegje te bashkuara, gjykata e Strasburgut ne interpretim te nenit 6 te KEDNJ ne lidhje me paanshmërinë e trupit gjykues shprehet se : Gjykata e Lartë, kryetari i së cilës ishte anëtar, së bashku me 14 gjyqtarë shqyrtuan kërkesën dhe vendosën prishjen e vendimit të formës së prerë, i cili ishte në favor të ankuesit. Gjykata është e mendimit, se kjo praktikë e Gjykatës së Lartë Shqiptare nuk ishte e pajtueshme me kriterin e “paanësisë subjektive” të një gjyqtari që shqyrton një çështje, përderisa askush nuk mund të jetë në të njëjtën çështje paditës dhe gjyqtar.14

Për analogji me këtë vendim në rastin në shqyrtim pra shqyrtimi I kërkesës për përjashtimin e gjyqtarit bëhet nga vetë gjyqtari në fjalë, në qëndrimin tim këtu kemi dyshim të bazuar për mosrespektim të parimit të paanësisë, pikerisht elementit subjektiv të testimit të paanshmërisë. Pra qëndrimi I gjyqtarit ndaj kërkesësështë I ka arsye logjike per tu dyshuar si i vesuar dheI  ndikuar nga faktorë subjektivë që shkaktojnënjeanshmëri. Pasi ne këtë rast vetë gjyqtari perfaqeson personin ndaj të cilit kundrejtohet kërkesa, pra si më sipër15 askush nuk mund të jetë edhe “I paditur” edhe gjyqtar ne te njejtin kwrkim apo çështje.Në këtë rast gjyqtari përfaqëson edhe personin ndaj të cilit kundrejtohet kërkesa edhe gjyqtarin që e gjykon këtë kërkesë. Si rrjedhim  nuk respektohet parimi I paanshmërisë ose të paktën është  një garanci më pak për personin apo palën qëparaqet kërkesën. Kjo con edhe ne dyshime të tjera serioze për mbarvajten e mëtejshme edhe për zgjidhjen ne themel te cështjes, jo vetëm për kërkesën konkrete.

  1. Po të shohim këtë cështje në vështrim krahasues me rregullimin e saj ne kodin e procedures civile para hyrjes ne fuqi të ligjit nr 8812, datë 17.05.2001,  veme re si më poshte:

Neni 75

Për kërkesën e përjashtimit të gjyqtarëve të gjykatës së rrethit vendos gjykata e apelit, për përjashtimin e gjyqtarëve të apelit vendos një kolegj tjetër I gjykatës së apelit dhe për përjashtimin e gjyqtarëve të Gjykatës së Kasacionit  vendos një kolegj I saj, I ndryshëm nga ai ku bëjnë pjesë gjyqtarët përkatës dhe kur është rasti të jenë shqyrtuar provat e dhëna. Vendimi I  dhënë është I paankimueshëm.

 

Sic vihet re me lart rregullimi I bërë në këtë dispozitë garanton paanshmërinë subjektive (e cila prezumohet) duke mos ngjallur dyshime te bazuara rreth anshmërisë së trupit gjykues që gjykon kërkesën përkatëse.

 

Po ashtu po ti hedhim një vështrim edhe procedurës në gjykimet penale, pra Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Shqipërisë do vëmë te si më poshte:


Neni 21

Kompetenca për të vendosur përjashtimin

  1. Kërkesa për përjashtimin e gjyqtarëve shqyrtohet në seancë nga një gjyqtar tjetër I së njëjtës gjykatë. Ndaj vendimit për pranimin ose rrezimin e kërkesës për përjashtimin lejohet ankim së bashku me vendimin përfundimtar

 

Vihet re qartë që në këtë kod kemi një parshikim të ndryshëm nga ai I procedurës civile në lidhje me shqyrtimin e kërkesë për përjashtimin e gjyqtarit.Edhe në këtë rast garancitë për respektimin e parimit të paanshmërisë dhe atij të procesit të rregullt gjyqsor parashikuar nga neni 42 I kushtetutës dhe neni 6/1 I KEDNJ janë me të larta.Në këtë rast pra ka garanci më tepër për respektimin e tij.

Bazuar në argumentimet me lart, gjykoj se Neni 75 I Kodit te Porcedurës Civile, pra shqyrtimi I kërkesë për përjashtimin e gjyqtarit nga I njëtji gjyqtar I ceshtjes është I papajtueshëm me nenin 42 te Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.



14 Driza kunder Shqiperise  dhe Svetlana Naumeko v. Ukraine nr.41984/98, § 97. datës 9 nëntor 2004

15 Driza kundër Shqipërisë

4. Konkluzione

Parimi i paanesise se gjykatave eshte nje parim shume i rendesishem dhe madje shume problematik per shoqerine tone ku besimi ndaj gjyqesorit nuk eshte ne nivelet e deshirueshme, Respektimi i ketij parimi eshte nje garanci me teper e "gjykimit te drejte" duke mundesuar keshtu krijimin e besimit qe gjykatat duhet te gezojne ne nje shoqeri demokratike.

Ky punim paraqet edhe vlera akutale pasi Gjykata e Vlorës i është drejtuar Kushtetueses për të kërkuar shfuqizimin e Neni 75 te Kodit të Procedurës Civile.Kerkuesit pretendojnë se shqyrtimi i kërkesës për përjashtimin e gjyqtarëve nga po e njëjta trupë, është në kundërshtim me ligjit themeltar që flet për një proces të pavarur.Sipas tyre, kushdo, për mbrojtjen e të drejtave, të lirive dhe të interesave të tij kushtetues dhe ligjorë, ose në rastin e akuzave të ngritura kundër tij, ka të drejtën e një gjykimi të drejtë dhe publik brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme e caktuar me ligj. Ky fakt sipas tyre bie ndesh me përcaktimet që janë në kod, ku thuhet se “kërkesapër përjashtimin e gjyqtarëve shqyrtohet në seancë nga i njëjti trup gjykues që gjykon çështjen”. Seanca e dëgjimit të palëve pritet të zhvillohet,ne te cilen ku do të marrin pjesë edhe Kuvendi dhe përfaqësuesit e Këshillit të Ministrave.

 

Pritshmëria e këtij vendimi është e larte dhe qëndrimi përkatës i kësaj gjykate do sjellë efekte në veprimtarinë e aktorëve të ndryshëm në fushën e drejtësisë e sidomos në praktikën gjyqësore.

© Suela Zeneli

  • 1 votë. Mesatarja e 3.00 të 5.

Shto një koment

You're using an AdBlock like software. Disable it to allow submit.