Like faqes ☞ Prof Asoc Dr Jordan DACI per Avokat Populli 

Roli i faktorit njeri, respektivisht i shoqërisë, në transformimin e administratës

ESSE - Lënda :E drejta Administrative

Lirigzon KastratiNga Lirigzon Kastrati

Njëra nga veprimtarit që ushtron pushteti shtetrorë është edhe ajo administrative e cila paraqet një instrumentet të rëndsishëm në shoqërinë bashkohore që i ka veçorit e saj specifike  si çdo veprimtari e pushtetit.

Faktori njeri ose shoqëria në përgjithësi kanë qenë primare për themelimin e  administratës, kurse ndër elementet që kanë luajtur rol të rëndësishëm në transformimin e administratës janë ato që njeriu i ka vendosur në ndryshimin e saj që janë në të mirë të shoqërisë.

Shoqëria në njëren anë dhe administrata në anën tjetër kanë raport mjaft të ndërlidhur mes vete sepse vetë administrata është pjesë e shoqërisë, ka dalë nga kjo shoqëri për ti shërbyer kësaj shoqërie, mirpo funksionimi i saj më efikas dhe më i mirë si dhe organizimi i saj, puna dhe kordinimi varet se sa një shoqëri e organizuar kujdeset që të jetë si e tillë, po ashtu që edhe masat që i merr të ndikojnë në mënyrë të drejtëpërdrejtë në punën e administatrës dhe në efikasitetin e saj.

Roli i faktorit njeri respektivisht shoqërisë në transformimin e administratësNë veçanti se sa mund të ndikoj shoqëria në administratë është diçka që mund të përcaktohet, duke u bazuar në problemet që hasim nëpër administrata që si të tilla janë të përgjithshme dhe konkrete. Si shembull… ndonjëherë përballemi në situata admnistrative që kanë të bejnë me mos ekzistimin e një ligji të mirfilltë që do të koordinonte mirë punët administrative, pra krejt ajo çka mund të bëjë shoqëria është se duhet ta reformoj legjilacionin më qëllim të kordinimit të punëve për të krijuar përshtypje më ndryshe në përformancën e administratës në tërësi.

Një çeshtje tjetër që mund ta bëjë shoqëria me rolin e saj të rëndësishëm që ka në admninistratë është edhe ajo që përflitet dhe që në disa vende është aplikuar dhe ka dhëne frytet e veta, për më tepër është fjala për reformimin e admministartës ndryshmin e saj për t´ia dhënë një formë më bashkëkohore e cila formë duket më e shpejt, efikase dhe shumë më racionale si dhe sa me teknologjike, që nënkupton kryerja e punëve më lehtë dhe më shpejt, pikërisht ateherë kur kërkohet të bëhet shërbimi.

Përderisa flitet për transformimin e administratës, kam mendim se shoqëria duhet të ketë edhe obligim që vetvetes t´i krijoj kushte të mira jetësore, dhe çdo herë duke kërkuar që admministrata t´i përshtatet parimeve me të cilat punon, pra me një fjalë të punoj ndershmërisht dhe drejtësisht, kur bëjmë fjalë për ndershmërinë dhe drejtësinë atëherë e kam fjalën për luftimin e paraqitjes së disa faktorëve që i japin pamje dhe përshtypje të keqe shoqërisë për administratën në tërësi. Dhe si të tillë janë forma e korruptimit të nënpunësve që kjo dokuri është paraqitur edhe në vendin tonë, që shpreh një shqetësim mjaft të madh sa që nxit edhe shoqërinë që të ndërmarr diçka për parandalimin e saj.

Ndërsa politizimi i administratës apo ndikimi politik në të ka efekt negativ për një shoqëri që kërkon maturi të madhe për luftimin e kësaj dukurie shqetësuese sepse po ndikon direkt në pasqyrën e punës së administratës.

Një ndër faktorët e tjerë që ka rol të madh dhe që shoqëria duhet angazhohet t´i përshtatet patjetër sepse është në të mirën e saj nënkupton kompjuterizimin e admnistratës në aspektin e shërbimeve me palë të qytetarëve si përshembull me rastin e pagesave nëpër institucione të ndryshme në këtë rast evitohen pritjet e gjata me radhë të qytetarëve që iu lënë përshtypje të pa pranueshme dhe që kërkon zgjidhje.

Nga e gjithë kjo që u tha si më lart shpreh preokupimet dhe në aspektin tjetër bënë apel tek shoqëria, sepse duke e ditur rolin e shoqërisë si primar në ndryshmin e administratës në të mirë të saj, ajo ka mundesitë dhe kapacitetet e saja që punoj dhe merr masa që ndikojnë që kjo administartë të jetë thjeshtë efikase dhe e dobishme për vetë atë shoqëri.

7 vota. Mesatarja e 3.29 të 5.