Like faqes ☞ Prof Asoc Dr Jordan DACI per Avokat Populli 

Leksione

  • Koncepti për aktin administrativ

    Termi akt i referohet në çdo rast një veprimi njerëzor, të qëllimshëm ose jo. Kur ky akt a veprim është i destinuar për të prodhuar efekte juridike, atëherë ai shndërrohet në një akt juridik. Vetëm brenda spektrit të së drejtës dhe për efektet juridike që prodhon, akti juridik merr vlerën e vet.
  • Veçoritë e aktit administrativ

    Veprimtaria e administratës publike është e gjithanshme dhe paraqitet në forma të ndryshme. Nëpunësit publikë dhe organet e administratës publike kryejnë veprimtarinë e përditshme administrative, e cila përfshin që nga veprimet e thjeshta të karakterit teknik dhe deri në ato që kanë të bëjnë me sigurimin e funksionimit normal të veprimtarisë së saj...
  • Fuqia juridike e aktit administrativ

    Qëllimi i nxjerrjes së një akti administrativ është krijimi i efekteve juridike për subjektet të cilëve ai u drejtohet. Nuk mund të kuptohet nxjerrja e aktit administrativ nga një organ kompetent, pa fuqinë e tij juridike....
  • Vlefshmëria e aktit administrativ

    Kusht i domosdoshëm që akti administrativ të krijojë efektet juridike është vlefshmëria e tij. Ligji detyron organet e administratës publike, të cilat merren me ushtrimin e veprimtarisë ekzekutive urdhërdhënëse, të zbatojnë urdhërimet e tij...