Gjuha normative te metodologjia e shkrimit ligjor

“Të shkruash mirë, do të thotë të mendosh mirë”.

Nga Prof. Dr. sc. Kadri Bicaj*Prof. Dr. sc. Kadri Bicaj

Metodologjia dhe shkrimi ligjor trajton procesin e hartimit të teksteve me karakter normativ. Parimet e hartimit te legjislacionit mund te konsiderohen si rregullat më elementare, me të cilat duhet të përputhet hartimi i çdo norme, pavarësisht nga pikësynimi ose subjekti. Qëllimi kryesor i këtyre parimeve është cilësia e lartë e tekstit ligjor për ka aspekti i gjuhës normative. Ndonëse secili prej nesh shkruan në një mënyrë të veçantë, ka një stil të tij individual, gjatë hartimit të një teksti duhet tu përmbahet disa rregullave të caktuara gjuhësore me një shkathtësi e cila kryesisht fitohet me anë të përvojës. Nuk ka ndonjë mënyrë të saktë universale për hartimin e legjislacionit, por ka stile dhe forma të pëlqyera, të cilat e udhëheqin hartuesin në mënyrë që produkti përfundimtar të adresojë dhe të nënvizojë çështjet e politikave në mënyrë të qartë, koncize dhe efektive. Parimi themelor i hartimit modern të legjislacionit është të shkruhet në mënyrën sa ma maksimalisht kuptueshmërie për lexuesin Gjuha e ndërlikuar dhe tejet ligjore duhet të shmanget, sepse nuk është e kuptueshme për njerëzit që nuk kanë njohuri në këtë lloj fushe. Mënyra më e thjeshtë dhe e drejtpërdrejtë për ta shpjeguar një dispozitë është zakonisht më e mira e shkruar për nga gjuha normative e shkruar tamam shqip.

GJUHA NORMATIVE GJATË HARTIMIT LEGJISLATIV

Metadologjia dhe shkrimi ligjorGjuha dhe të folurit si mjetë komunikimi e ka nismën që nga kohërat shumë të lashta antikiteti e botës së vjetër. Me këtë nënkuptojmë se të folurit ka ekzistuar para se të arrinin shkrimet që ne sot posedojmë nga arkeologet dhe antropologet. Fillimet e saj me shenja apo hieroglife (shkrim i pakuptueshëm) që lexohen më shumë vështirësi dhe duhen njohuri të sakta deshifrimi ngase mos saktësia të shpie shumë lehtë në rrugë të gabuar dhe pa përfundime.

Gjuha normative është shprehje e mendimit në komunikim, sistem i rregullave gramatikore të domethënies, që bartë mundësinë e realizimeve numerikisht të pakufishme e të ndryshme në të folur, sistem i shprehjeve të mendimeve, mjet komunikimi midis njerëzve që në parim nuk ka karakter klasor për të shprehur mendime. Gjuha dallon për kah terminologjia dhe shprehja gjuhësore që nuk është pa rëndësi për vet mendimin, nuk është lëvozhgë e rastit, pa të cilën mendimi do të mund të mbetej ai që është – sepse vetëm nëpërmjet gjuhës mendimi subjektiv i hartuesit ligjor të teknikat legjislative krijon një të mirë publike për të tjerët dhe i shtrohet gjykimit dhe verifikimit shoqëror. Kanë rëndësi të madhe në veprimtarinë ligjvënëse për hartuesin legjislativ në shkencën juridike. Fjala vjen,gjuha në të cilën formulohen normat juridike duhet të synojë drejtë një saktësi sa ma të madhe”, e kjo nënkupton një ndarje të kompetencave, e cila d.m.th., edhe varfërimin e tyre.

Mirëpo,gjuha nuk është e papërsosur në fushën e së drejtës edhe atëherë kur shpreh diçka, jep ndonjë urdhëresë, ngase një vistër fjalësh nuk janë të lidhura vetëm për një domethënie, nuk kanë vetëm një kuptim. Shpesh ndodh që disa fjalë, të cilat përdoren në lëmin juridik, të kenë një kuptim, kurse një fjalë shumë kuptime pasi që pos kësaj gjuha nuk është e përkryer, pa dyshim, ndodhet në zhvillim të vazhdueshëm dhe shumë dispozita juridike janë të paqarta nga abstraktësia e normave juridike, pasi synohet që ato të shprehen në formulime të atilla, që do të ngërthenin në vetvete sa ma shumë raste konkrete.

Efektiviteti dhe suksesi i punimit të projektligjit shihet edhe në respektimin e normave standarde të gjuhës me terminologjinë juridike shqipe (si pjesë përbërëse e terminologjisë profesionale dhe shkencore në përgjithësi) bashkë me leksikun dhe semantikën e gjuhës shqipe, në përputhje me normën e  gjuhës letrare.

Kultura gjuhësore, e cila zbatohet në shkrimin ligjor e projektligjeve dhe të teknikave legjislative, paraqet një element thelbësor. Do të ishte e papëlqyeshme që gjatë përgatitjes të projektligjit të përdoren forma gjuhësore të folura ose gabime drejt shkrimore, në atë rast ulet vlera e punimit. Fjalitë duhet të shkruhen qartë, nuk duhet pasur zgjedhje të papërshtatshme të fjalëve, sidomos gjatë përdorimit të fjalëve të huaja të cilat fjalë nuk lakohen në gjuhen shqipe. Në pjesët përbërëse te teknikat legjislative, fjalitë e gjata nuk rekomandohen gjatë shkrimit të projektligjit, meqë në këso rastesh, për shkak të përvojës jo të mjaftueshme të fillestarëve, ekziston mundësia e humbjes së kuptimit të mendimit.

Parime të përgjithshme të shkrimit dhe  drejtshkrimit të shqipes në teknikat legjislative

Shkrimi është paraqitja pamore e sendeve dhe mendimeve të shprehura në një gjuhë, duke përdorur shkronjat apo shenja të tjera. Shenjat e shkronjave janë shënime tingujsh, apo grup tingujsh, që përmblidhen në një alfabet.  Pas përkthimit gojor, shkrimi është mënyra e parë e komunikimit mes njerëzve, dhe mjeti i parë i përdorur për ruajtjen dhe përçimin e të dhënave dhe informacionit.

Drejtshkrimi i njësuar i gjuhës shqipe ndihmon shumë shkrimin ligjor me teknikat legjislative dhe është shprehje e kristalizimit të normës ligjore në të gjitha hallkat kryesore të strukturës fonetike, gramatikore, fjalëformuese e leksikore. Ai pasqyron gjendjen e sotme dhe prirjet e përgjithshme të zhvillimit të gjuhës, e cila mbështetet gjerësisht në gjuhën e folur të popullit. Parimi themelor i drejtshkrimit të shqipes është parimi fonetik: në përgjithësi fjalët dhe pjesët e tyre të kuptimshme shkruhen ashtu siç shqiptohen në ligjërimin letrar. Thelbi i parimit fonetik në drejtshkrimin e shqipes, që mbështetet në një sistem grafik ku ka një lidhje të drejtpërdrejtë midis shkronjës dhe tingullit-fonemë, është aspekti fonologjik, domethënë përdorimi social i tingujve të gjuhës në procesin e marrëdhënieve midis njerëzve. Parimi fonetik synon vendosjen e një lidhjeje sa më të ngushtë midis trajtës së shkruar dhe trajtës së folur të gjuhës letrare. Prandaj, kur në shqiptimin letrar ka variante të lejuara nga norma e sotme, drejtshkrimi mbështetet tek ajo trajtë që është më e përgjithshme dhe që pajtohet me prirjen e zhvillimit të sistemit fonetik të shqipes letrare. 

Drejtshkrimi i njësuar i gjuhës shqipe kurorëzon një shkrim të mirë të shkrimit ligjor për gjithë popullin shqiptar dhe çel rrugën për ta përmirësuar më tej normën drejtshkrimore juridike të kësaj gjuhe në pajtim me zhvillimin e mëtejshëm të gjuhës e të kulturës juridike kombëtare. 

Gjuha e shkrimit ligjor në Teknikat Legjislative

 “Gjuha e ligjeve është një ligjërim sektorial, tërësia e të cilit, me rregullsinë e vet të detyrueshme, sendërton të ashtuquajturin “ligjërim të së drejtës”. Në rastin konkret, duke qenë se bëhet fjalë për hartimin e një projekt ligji në gjuhen shqipe të një legjislacioni të përbashkët, sipas një rregulli që shfaq një mendim (acquis communautaire), që përcaktohet më së pari nga standardet e vendosura unanimisht në gjuhët origjinale prej nga kryhet hartimi i një projektligji nga kërkesat themelore të parashtruara me rregullat dhe normat juridike. Por, përpos besnikërisë për origjinalitetin dhe fjalë të njëtrajtshme sa i përket aspektit terminologjik, hartuesit e projektligjeve duhet të kenë gjithnjë parasysh edhe faktorin gjuhësor vendas, pra kuptueshmërinë që përcakton modeli gjuhësor i shqipes për hartimin e ligjeve. Sa i përket zgjedhjës së terminologjisë së duhur, është e nevojshme që në kushtet e një trualli gjuhësor ende të lëkundshëm, grupi i punës i ngarkuar me këtë detyrë rreth hartimit të një projektligji të kryejë një matje e përmasave dhe paraqitjeve të përdorimeve të terminologjisë juridike në shqip gjatë këtyre viteve. Aty ku këto terma rezultojnë të shpeshta dhe mirë të përqendruara e në pajtueshmëri të kërkesave evropiane, çështja rezulton e zgjidhur vetiu. Përkundrazi, aty ku këto përdorime terminologjike paraqiten si keqtingëllim i keq kakofonike e të çrregullta, duhet parë cili është përdorimi më i shpeshtë. Nëse edhe ky rilevim nuk lehtëson punën, atëherë, në kushtet e një përcaktimi sipas terminologjisë ligjore, mund të rezultojë më një përfundim të dobishëm hulumtimi në arkivat juridike të periudhës së shekullit të kaluar, të cilat mund të ofrojnë një zgjidhje tradicionale të shqipes me terminologji juridike, por edhe që ka marr trajtë të përcaktuar mirë e të qëndrueshme në aktet apo dokumentet juridike të asaj periudhe, të cilat shpesh sot sillen për rishqyrtim.Gjithësësi në punimin e një projektligji, kriteret bazë mbeten: - Kuptueshmëria dhe saktësia e ligjit, me terminologji në tërësinë e tij të rëndësishme që lehtëson të shprehurit, duke iu shmangur emërtimeve të stërholluara dy ose disa madhësive, të cilat për nga forma janë të papranueshme nga ligjërimi i së drejtës. - Qëndrueshmëria, unifikimi dhe njëtrajtësia në përdorimin e termave juridike, është parakusht kryesor dhe shumë i rëndësishëm për t’iu shmangur ndryshimeve terminologjike, gjithë duke respektuar formulimet më te përdorshme dhe e përmbledhur duke rrokur anët më të rëndësishme e më të përgjithshme.- Shmangia nga grumbullimi i tepërt i emrave të përveçëm, në mënyrë që të mos kufizohen më kot fushëveprimet e rregullave apo ligjeve të hartuara.- Ruajtja e strukturave gramatikore, stilistike dhe semantike të gjuhës shqipe, pa i zëvendësuar ato me kalime të kota nga gjuhët origjinale, pasi një gjë e tillë vështirëson të kuptuarit e ligjeve dhe kërkon interpretim të mëtejshëm të tyre.- Mungesa e ekspresionit, çka nënkupton që ligjërimi i së drejtës i përjashton shprehjet ekspresive apo arkaike. Sa i përket drejtshkrimit, hartuesi i një projektligji, natyrisht që duhet të orientohet nga rregullat e drejtshkrimit të shqipes, ndërsa sa i përket shkronjës së madhe dhe kursive, vendosja e titujve, hapësirat midis rreshtave duhet renditur sistematikisht pasi që nuk respektohet vetëm formati dyshkallësh. Nuk lejohet gjithashtu që të ndryshohet struktura bazë origjinale e cilit do qoftë ligj, paraqitja e tekstit, ndarja në kapituj, nene, etj. Në tekstet  e projektligjeve, shpeshherë shfaqen shprehje të gjata dhe pothuajse shpesh jo transparente apo i tejdukshëm. Shprehje të tilla duhen shmangur që të mos dëmtohet kuptueshmëria e tekstit. Nuk lejohet që fjalitë të ndahen ose të bashkohen. Gjithashtu, në përdorimin e shenjave të pikësimit lypet që t’i përmbahemi pikësimit në origjinal, po qe se ky konservatorizëm nuk cenon rregullat e drejtshkrimit të gjuhës shqipe ose rregullat e teknikave legjislative. Te gjuha e shkrimit ligjor në disa raste është e pashmangshme të ndryshohet struktura e fjalisë, që ajo t’i përgjigjet kërkesave të gramatikës dhe stilistikës shqipe, duke mëtuar me kërkesa të tepruara sendërtimin e një projektligji të rrjedhshëm e të kuptueshëm. Thonjëzat, sipas rregullave të gjuhës shqipe,fiksohen në të dyja skajet nga lart(ndryshe nga varianti i vjetër drejtshkrimor).Gjithashtu data shkruhet sipas po atyre rregullave,domethënë plotësohet data në trajtë dyvendëshe, duke shënuar edhe vendin sipas shenjës ku siglohet dokumenti.

Terminologjia juridike

Shkrimi ligjor kërkon përdorimin e terminologjisë adekuate kushtetuese dhe ligjore. Terminologjia juridike është tërësia e shprehjeve(termave),të cilat përdorën për të treguar konceptet, sendet dhe veprimet të hartimi legjislativ,që janë në interes të veçantë në lëmin e të drejtës.

Disa udhëzime terminologjike për hartues të ligjeve: për një konceptkonkret zgjidhni termin i cili e shpreh atë në mënyrën më të saktë, dukepasur në konsideratë në radhe të parë legjislacionin në fuqi. Termat jotërësisht juridike duhet të përdoren në kuptimin e tyre të zakonshëm (tëpërditshëm). Si dhe termat nga gjuha juridike ose nga një gjuhë teknikeduhet të përdoren në mënyrë të përshtatshme, duke pasur në konsideratëkuptimin që i është dhënë atyre nga shkenca ose teknika që i mbulon(trajton).Në veçanti, për termat juridike duhet mbajtur në konsideratë:                                 -  kuptimi ityre “ligjor” i dhënë në kode apo ligje të tjera;                                - kuptimi që i është dhënënga teoria e jurisprudencës së konsoliduar dhe nga doktrinambizotëruese.Nëse një term tekniko-juridik ka një kuptim të ndryshëm nga ai që ka nëgjuhën e përditshme, duhet qartësuar që jetë  i qartë nga konteksti, se në cilin kuptimështë përdorur. Mandej, të njëjtat koncepte duhet të shprehen me tënjëjtat terma, ndërsa termat e njëjtë nuk duhet të përdoren me përdorime(kuptime) të ndryshme. Kjo gjë vlen jo vetëm për dispozitat e të njëjtit  tekst, por edhe në tekste të tjera të ngjashme (në veçanti tekste të cilatrregullojnë të njëjtën fushe ose që duhet të ndryshohen apo të integrohenme tekstin në fjale. Ndërsa, kur ndryshohen ose kur i referohesh tekstevetë vjetra (që u ka kaluar koha) në terminologji ose edhe në stilin epërdorur, parapëlqehet të procedohet me riformulim të tekstit në tërësime terma më të qarta. Duhet të shmangni përdorimin e termave të huaj,përveç rastit kur kanë hyrë në përdorimin e përditshëm të gjuhës shqipedhe nuk kanë fjalë të tjera përkatëse në shqip. Aty ku është enevojshme, edhe për termat e huaj jepni përkufizimin përkatës. Fjala ehuaj, e pranuar nga gjuha shqipe nuk lakohet, përveç rastit kur një gjë etillë është bërë e përdorshme në gjuhën e përditshme.

Përndryshe,terminologjia juridike përbëhet nga tërësia e termave profesionale dhe shkencore në fushën e të drejtës. Mirëpo, shumë e shumë terma janë të njëllojta në terminologjinë profesionale dhe në atë shkencore në përgjithësi,gjë që vlen edhe për fushën e së drejtës. Lidhur me këtë mund të shtohet se termi juridik është fjalë që shpreh një koncept a veprim të caktuar në lëmin e të drejtës. Ai është shprehje profesionale juridike,fjalë speciale që përdoret në kuadrin e të drejtës”.

Termat juridikë ose teknikë

Termat nga gjuha juridike ose nga një gjuhë teknike duhet të përdoren në mënyrë të përshtatshme, duke pasur në konsideratë kuptimin që i është dhënë atyre nga shkenca ose teknika që i mbulon (trajton).

Në veçanti, për termat juridikë duhet mbajtur në konsideratë:

1. kuptimi i tyre “ligjor” i dhënë në kode a ligje të tjera;

2. kuptimi që i është dhënë nga teoria e jurisprudencës së konsoliduar;

3. nga doktrina mbizotëruese.

Termat me kuptim të ndryshëm

Nëse një term tekniko-juridik ka një kuptim të ndryshëm nga ai që ka në gjuhën e përditshme, duhet të qartësohet nga konteksti, se në cilin kuptim është përdorur.

Njëllojtësia homogjene e terminologjisë juridike

Të njëjtat koncepte duhet të shprehen me të njëjtat terma, ndërsa termat e njëjtë nuk duhet të përdoren me përdorime (kuptime) të ndryshme. Kjo gjë vlen jo vetëm për dispozitat e të njëjtit tekst, por edhe në tekste të tjera të ngjashme (në veçanti tekste të cilat rregullojnë të njëjtën fushë ose që duhet të ndryshohen  a të integrohen me tekstin në fjalë. Kur ndryshohen ose kur u referohesh teksteve të vjetra (që u ka kaluar koha) në terminologji ose edhe në stilin e përdorur, parapëlqehet të procedohet dhe të ripunohet me riformulim të tekstit në tërësi me terma më të përditshme.

Termat e huaj

Ligjet janë dokumente publike të cilat shkruhen jo vetëm për juristët dhe zyrtarët e qeverisë, por edhe për popullsinë e përgjithshme. Për shkak se ligjet shpesh trajtojnë çështje të ndërlikuara të politikave, është e rëndësishme që ato të jenë gramatikisht të sakta. Kjo paraqet një problem të veçantë për Kosovën, për shkak të kërkesës që të gjitha ligjet të botohen në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze. Secila gjuhë ka rregullat e saj gramatikore të cilat dallojnë nga tjetra dhe të cilat duhet të aplikohen në mënyrë të saktë për secilin ligj. Sidoqoftë, ka disa tema të përgjithshme gramatikore të cilat hartuesi duhet t’i merr parasysh.

Shmangni përdorimin e termave të huaj, përveç rastit kur kanë hyrë në përdorimin e përditshëm të gjuhës shqipe dhe nuk kanë fjalë të tjera e të folurit në shqip. Aty ku është e nevojshme, edhe për termat e huaj jepni përkufizimin përkatës si p.sh., te konfirmimi i aktakuzës në cilëndo Gjykatë të qarkut në Republikën e Kosovës, sipas gjuhës, në thelb si fenomen shoqëror, duhet të shkruhet saktësisht shqip: vërtetimi i aktakuzës te procedura paraprake, sepse të lexuesi i vëmendshëm lidhur me përdorimin e terminologjisë juridike tërheqin vëmendjen ndaj shkencës të së drejtës.

Fjala e huaj, e pranuar nga gjuha shqipe nuk lakohet, përveç rastit kur një gjë e tillë është bërë e përdorshme në gjuhën e përditshme. Gjuha dhe domethënia e fjalëve në shkrimin juridik, pa dyshim, është në interes edhe për gnoseologjinë juridike të shkrimit juridik si pjesë e filozofisë së të drejtës.

Domethënia (kuptimi) i shkrimit juridik është kategori themelore midis objektit, mendimit dhe gjuhës juridike të cilën e karakterizojnë: - shenjat, simbolet dhe fjalët. Çfarë përmban vetë domethënia e shenjave e sidomos e simboleve dhe e fjalëve? Shkurt, si përgjigje mund të thuhet se relacionet: shenja e gjë sendit dhe shenja për dikë janë komponentë thelbësore të shenjës dhe të domethënies.




* Autori është ligjërues universitar 

Prishtinë, shkurt  2013.

20 vota. Mesatarja e 3.75 të 5.

Shto një koment