Sistemet rajonale të mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut

1. SISTEMI EUROPIAN I MBROJTJES SË TË DREJTAVE TË NJERIUT

Eralda Methasani ÇaniSistemi Evropian i mbrojtjes së të drejtave të njeriut është një ndër sistemet më të zhvilluara rajonale të mbrojtjes së të drejtave të njeriut.  Në këtë sistem ekzistojnë disa nivele të mbrojtjes, garantimit dhe promovimit të të drejtave të njeriut.  Ky sistem përfshin disa organizata ndërqeveritare, disa prej të cilave kanë si prioritet çështjen e të drejtave të njeriut, e të tjera e trajtojnë këtë çështje ndër çështjet e tjera që ato kanë në konsideratë.  Në kuadrin e këtyre organizatave janë miratuar shumë dokumenta dhe gjithashtu organe për të drejtat e njeriut.  Ndër këto përmendim Këshillin e Evropës, Organizatën për Sigurim dhe Bashkëpunim në Evropë dhe Bashkimin Evropian.

1. Këshilli i evropës dhe veprimtaria e tij për mbrojtjen e të drejtave të njeriut

     Ideja fillestare e krijimit të një organizmi ndërkombëtar rajonal siç është Këshilli i Evropës si dhe përgatitja e një konvente për mbikqyrjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut lindi gjatë kongresit të Evropës, që u zhvillua në Hagë në maj të 1948. Në shumë rezoluta të miratuara nga Kongresi i Evropës u vendos të krijohej një bashkim politik dhe ekonomik, por edhe të adaptohej një Kartë e të Drejtave të Njeriut si dhe një Gjykatë e Drejtësisë me pushtetin e përshtatshëm sanksionues. Më 5 maj 1949 u nënshkrua në Londër Statuti i Këshillit të Evropës, në të cilin theksohej se synohej një bashkëpunim më i ngushtë mes anëtarëve pjesëmarrës.[1] Dëshira e shqetësimi i shteteve evropiane shprehet që në preambulën e Statutit të Këshillit të Evropës ku riafirmohet “përkushtimi i [shteteve anëtare] ndaj vlerave morale dhe shpirtërore të cilat janë trashëgimi e përbashkët e popujve të tyre dhe burim i vërtetë i lirive individuale, lirisë politike, dhe shtetit të së drejtës, parime këto që formojnë bazën e regjimeve të vërteta demokratike".[2] Gjithashtu, shqetësimi në lidhje me të drejtat e njeriut shprehet edhe në disa nene të këtij Statuti.[3]

     Një prej mjeteve për të arritur këtë qëllim ishte mbikqyrja dhe zhvillimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Në Këshillin e Evropës u bashkuan të gjithë shtetet evropiane të cilët kishin një koncept të përbashkët për demokracinë e bazuar në pluralizëm, për përparësinë e së drejtës dhe të mbikqyrjes së të drejtave të njeriut. Çdo shtet evropian që pranon këto parime mund të kërkojë që të bëhet anëtar i Këshillit të Evropës.[4] Këshilli i Evropës është një oraganizatë rajonale veprimtaria e të cilës ka patur një ndikim të madh për zhvillimin e të drejtave të njeriut, si dhe të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Mbrojtja e të drejtave të njeriut është një nga qëllimet kryesore të Këshillit të Evropës e cila arrihet nëpërmjet kontrollit dhe mbrojtjes efektive të të drejtave dhe lirive themelore, identifikimit të kërcënimeve të reja që mund t’i bëhen të drejtave të njeriut e dinjitetit njerëzor, zhvillimit të ndërgjegjësimit publik për rëndësinë e të drejtave të njeriut; dhe promovimit të edukimit të të drejtave të njeriut dhe trajnimi profesional.

     Këshilli i Evropës është organizata politike rajonale më e vjetër në Evropë.  Kjo organizatë përbëhet nga 45 vende, prej të cilave 21 janë nga Evropa Qendrore e Lindore.[5]  Ndër qëllimet e Këshillit të Evropës janë mbrojtja e të drejtave të njeriut, demokracisë parlamentare dhe e shtetit të së drejtës. Që nga viti 1989, detyrat e tij kryesore janë bërë vëzhgimi i të drejtave të njeriut në vendet e Evropës post-komuniste duke i dhënë ndihmën e duhur për realizimin e reformave të duhura politike, ligjore e kushtetuese si dhe ekonomike për të realizuar këto të drejta sa më mirë të jetë e mundur. Samiti i vitit 1993 i mbajtur në Vjenë përcaktoi që qëllimi kryesor i Këshillit të Evropës është të veprojë si ruajtës i sigurisë demokratike – e themluar kjo mbi të drejtat e njeriut, dmokracinë dhe shtetin e së drejtës. Siguria demokratike konsiderohet si element thelbësor për paqen dhe stabilitetin në kontinent.  Gjithashtu, në Samitin e Strasburgut në vitin 1997, Krerët e Shteteve miratuan një plan veprimi për të forcuar veprimtarinë e Këshillit të Evropës në katër fusha: demokracia e të drejtat e njeriut, kohezioni social, siguria e qytetarëve dhe vlerat demokratike dhe diversiteti kulturor. Sot, organizata vazhdon të rritet ndërkohë që siguron që të gjithë anëtarët e saj të resprektojnë detyrimet dhe angazhimet e marra.

 

1.1. Institucionet e Këshillit të Evropës

     Organet kryesore të Këshillit të Evropës janë Komiteti i Ministrave e Asambleja Parlamentare, organe këto të krijuara nga Statuti i Këshillit të Evropës, si dhe Kongresi i Autoriteteve Lokale e Rajonale, Sekretariati i Këshilli të Evropës, Komisioneri i të Drejtave të Njeriut.  Gjithashtu, janë edhe organet e krijuara nga Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut dhe Karta Sociale Evropiane të cialt do të trajtohen në nënpjesën mbi dokumentat përkatës.

a.  Asambleja Parlamentare: është përfaqësuese e forcave politike në vendet anëtare të Këshillit të Evropës. Ajo ka 626 anëtarë (313 përfaqësues dhe 313 zëvendësues). Asambleja Parlamentare është një organizëm këshillues e privuar nga pushteti legjislativ. Anëtarët e saj zgjidhen nga parlamentet kombëtare prej anëtarëve të tyre. Kjo mblidhet katër herë në vit në Strasburg. Pas rekomandimeve të marra nga Asambleja Parlamentare, Këshilli i Evropës ka adaptuar shumë konventa mes të cilave: Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Karta Sociale Evropiane, Konventa Evropiane mbi Parandalimin e Torturës e të Dënimeve ose të Trajtimeve Çnjerëzore dhe Degraduese, Konventa mbi Luftën kundër Terrorizmit, Konventa mbi Kushtet e Punëtorëve Migrantë, Konventa mbi Mbrojtjen e të Dhënave Personale, etj.

b. Komiteti i ministrave: është i përbërë nga 45 ministra të jashtëm apo deputetë dhe funksionon si organi vendim-marrës i organizatës. Ky organ konsiderohet si organi tjetër i cili ka rol të rëndësishëm në zbatimin e Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.  Kjo është kështu për arsye se Komiteti nuk ishte aq aktiv sa Gjykata dhe Komisioni Evropian të cilat ndanin përgjegjësinë për të parë nëse shtete anëtare zbatonin detyrimet e konventës.  Kjo për arsye se veprimtaria e Komitetit ishte e mbyllur për publikun dhe madje u vendos edhe një rregull që rastet e të drejtave të njeriut që trajtoheshin nga Komiteti nuk mund të bëheshin publike pa kaluar 30 vjet nga koha e shqyrtimit të tyre. Megjithatë Komiteti ishte element i rëndësishëm në sistemin zbatues të Konventës ashtu siç ai funksiononte në vitet 80të.  Çdo rast që raportohej nga Komisioni i të Drjetave të Njeriut shkonte tek komiteti i ministrave prë gjykim, ekzekutim apo të dyja së bashku. Komiteti i Ministrave mblidhet dy herë në vit për të adaptuar deklaratat ose rezolutat të karakterit politik apo ndërkombëtar. Në mënyrë të vazhdueshme Komiteti i Ministrave ka nxjerrë deklarata mbi zbatimin e Konventës së të Drejtatve të Njeriut.[6] Komiteti ushtron një rol të konsiderueshëm në kontrollin e zbatimit të vendimeve të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Komiteti i Ministrave vëzhgon ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut nga shtetet anëtare.  Gjithashtu, sipas Protokollit 11 të KEDNJ-së ai i kërkon Gjykatës së të Drejtvve të Njeriut opinione këshilluese mbi Konventën sa herë që e sheh të nevojshme.[7]

c. Kongresi i Autoriteteve Lokale e Rajonale i themeluar në vitin 1994 si një organ këshillimor zëvendësoi Konferencën e Autoriteteve Lokale dhe Rajonale. Ai përbëhet nga 45 parlamentet kombëtare dhe delegacionet e të ftuarve të vecantë nga shtetet kandidate.  është i organizuar në dy dhoma:  Dhoma e Autoriteteve Lokale dhe Dhoma e Rajoneve.[8] Ky Kongres është shprehje e rëndësisë vitale që ka demokracia lokale.[9]  Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonlae është një forum ku përfaqësuesit në niel loakl apo rajonal diskutojnë provblemet e prëbashkëta.  Çështja e të drejtave të njeriut për këtë institucion është mjaft e rëndësishme dhe madje kjo është shprehur edhe në një sërë dokumentash të miratuara që lidhen me demokracinë lokale dhe respektimin e të drejtave të njeriut në nivel loakl apo rajonal. Ndër këto dokumenta, mund të përmendim:

  • Karta Evropiane e Vetqeverisjes vendore (1985) përcakton parime për një qeverisje efektive në nivel lokal
  • Konventa Evropiane mbi pjesëmarrjen e të huajve në jetën publike në Nivelin Vendor  (1992) përcakton parime sipas të cilave të drejta civile e politike mund ti jepen edhe të huajve rezidentë në mënyrë progresive përfshirë edhe të drejtën për të votuar.
  • Karta Evropiane për Gjuhët Rajonale apo të Minoritetit (1992) synon të ruajë gjuhët e minoritetev apo ato rajonale
  • Karta Evropiane Urbane (1992) përcakton të drejtat e qytetarit në qytete dhe qytezat evropiane.
  • Karta për Pjesëmarrjen e të Rinjve në Jetën Rajonale e Bashkiake (1992), inkurajon që të rinjtë të luajnë rolin e tyre në vendimet që kanë të bëjnë me ta.

d. Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës vepron si ruajtës i Konventës Evropiane dhe i konventave të tjera të adaptuara nga Këshilli i Evropës. Gjithashtu, siç do të shohim më vonë, mund të kërkojë që shtetet palë të paraqesin raportet mbi realizimin e Konventës.

e. Komisioneri i të Drejtave të Njeriut: Ky institucion u krijua në vitin 1999.[10] Komisioneri i të Drejtave të Njeriut zgjidhet nga asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës për një periudhë të parinovueshme 6 vjeçare. Kandidatët janë shtetas të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës. Komisioneri është përgjegjës për promovimin e të drejtave të njeriut.  Ai me veprimtarinë e tij synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe respektimin për të drejtat e njeriut në shtete anëtare dhe të sigurojë përputhje të veprimtarisë apo politikave të këtyre shteteve me standartet e Këshillit të Evropës. Komisoneri luan në të njëjtën kohë rol mbështetës dhe parandalues, pa pasur mjete ligjore në duart e tij për këtë.[11] Ai nuk merret me ankesa individuale, megjithatë mundet, nisur nga çështje individuale të arrijë në konkluzione apo krijojë opinione lidhur me respektimin apo jo të të drejtave të njeriut dhe jep rekomandime.  Për të kryer punën e tij ai bashkëpunon ngushtë me qeveritë e shteteve anëtare, me institucione të posaçme të tyre si Ombudsmani, apo edhe me shoqërinë civile të këtyre vendeve.

1.2. Dokumentat e Këshillit të Evropës mbi të drejtat e nejriut

     Këshilli i Evorpës ka miratuar një sërë dokumetnash mbi të drejtat e njeriut.  Ndër këto dokumenta pa diskutim vendin kryesor e zë Konventa Evropiane mbi të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut.  Kjo Konventë është përmbledhje të drejtash e lirish civile e politike. Gjithashtu, me shumë rëndësi është Karta Sociale Evropiane e cila në plotësim të KEDNJ-së është përmbledhje të drejtash e lirish sociale e ekonomike.  Në vazhdim të këtyre, disa prej të drejtave apo lirive, Këshilli i Evropës i ka trajtuar më në detaje duke ofruar një mbrojtje më specifike në konventa të veçanta, si Konventa Evropiane për Parandalimin e Toruturës dhe Trajtimit apo Ndëshkimit çnjerëzor apo degradues, Karta Evropiane për Gjuhët e Minoritetit apo rajonale, Konventa Kornizë për mbrojtjen e Minoriteteve Kombëtare.

a. Konventa Evropiane e Të Drejtave të Njeriut

     Konventa Evropiane mbi të Drejtat e Liritë Themelore të Njeriut dhe protokollet e saj janë ndër dokumentat më kryesorë të miratuar nga Këshilli i Evropës për të mbrojtur të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. KEDNJ u nënshkrua në nëntor 1950 dhe hyri në fuqi në shtator 1953. Deri tani atë e kanë ratifikuar 45 shtetet anëtare të Këshillit të Evropës.[12]  KEDNJ konsiderohet më e fundit në listën e gjatë të dokumentave të mëparshëm të miratuar në Evropë që fillon që me Magna Carta në vitin 1215[13]. Nëpërmjet kësaj Konvente, qeveritë nënshkruese, anëtare të Këshillit të Evropës, riafirmojnë “përkushtimin e tyre të thellë ndaj këtyre të drejtave e lirive themelore që pëbëjnë themelet e drejtësisë dhe të paqes në botë dhe ruajtja e të cilave mbështetet kryesisht mbi një regjim politik me të vërtetë demokratik, nga njëra anë, dhe, nga ana tjetër, mbi një koncept dhe respekt të përbashkët të të drejtave të njeriut që ato kanë marrë përsipër të mbrojnë.” Gjtihashtu këto palë deklarojnë që: “të vendosura, si qeveri të shteteve evropiane që shtyhen nga e njëjta frymë dhe që kanë një pasuri të përbashkët të idealeve dhe të traditave politike, të respektimit të lirisë dhe të epërsisë të së drejtës, të marrin masat e para të përshtatshme për të siguruar garancinë kolektive të disa prej të të drejtave të shpallura në Deklaratën Universale”.

     Të drejtat e përfshira në këtë Konventë i garantohen kujtdo brenda juridiksionit të shteteve palë.[14] Konventa i cili detyron shtetet pjesëmarrëse të respektojnë nenet e saj duke patur kështu karakter detyrues për palët. Në fakt, të gjtha vendet nënshkruese me përjashtim të Irlandës dhe Norvegjisë e kanë përfshirë Konventën në legjislacion e tyre të brendshëm.

     Konventa krijon një sistem kontrolli mjaft të veçantë. Janë disa nene si dhe disa protokolle[15] të cialt i kushtohen këtij sistemi. Ndryshe nga konventa të tjera, Konventa në fjalë nuk parashikon një sistem të raporteve periodike shtetërore.[16] Fillimisht, ky sistem parashikonte krijimin e një Gjykate Evropiane të të Drejtave të Njeriut si dhe Komisionin Evropian mbi të Drejtat e Njeriut të cilat do të shqyrtonin akesat në lidhje me abuzimet e të drejtave të njeriut.  Tashmë, me ndryshimet e bëra nga Protokolli 11 që synonin një kontroll më efektiv të zbatimit e respektimit të Konventës, ekziston vetëm Gjykata Evropiane mbi të Drjetat e Njeriut.  Juridiksioni i Gjykatës është i detyrueshëm për shtetet palë në lidhje me interpretimin dhe zbatimin e Konventës.  Konvetnta mundëson paraqitjen e ankesave ndër-shtetërore, ashtu si dhe individuale. Kështu, ankesa në lidhje me shkelje të të drejtave të njeriut mund të paraqesë çdo shtet anëtar, çdo individ, çdo organizatë joqeveritare si dhe çdo grup individësh.[17] Një ankesë mund të pranohet vetëm nëse plotësohen kushtet e parashikuara nga neni 34 e 35 i Konventës.  Ankesat nuk duhet të jenë anonime dhe çështjet nuk duhet të jenë të gjykuara më parë apo të jenë në shqyrtim e sipër, nuk duhet që ankesat të jenë të papajtueshme me dispozitat e Konventës apo protokolleve apo që ato të jenë qartësisht të pabazuara apo të jenë të abuzimit të së drejtës për ankim.[18] Më tej, një çështje mund të shqyrtohet vetëm nëse janë shterruar më parë të gjitha mjetet e brendshme ligjore për rivendosjen e së drejtës, qofshin këto mjete adminstrative apo gjyqësore.  Sigurisht këtu bëhet fjalë për ato mjete ligjroe që ekzistojnë si e drejtë e palëve dhe ato mjete ligjore që janë efektive. Gjithashtu, palët ankuese duhet të paraqesin ankesat e tyre brenda gjashtë muajve në gjykatë nga data e vendimit përfundimtar të marrë brenda vendit për çështjen në diskutim. 

     Konventa edhe pse është garantim i të drejtave civile e politike, parashikon që këto të drjeta e liri mund të kufizohen.  Në nenet 8 deri 11, dhe nenet 17 e 18, si dhe në nenin 2 të Protokollit 4, ajo parashikon arsyet për të cilat një e drejtë apo liri mund të kufizohet.  Së pari, në lidhje me këtë ka ekzistuar doktrina e kufizimeve të vetvetishme sipas të cilës në situata të caktuara mund të rrjedhin disa kufizime të vetvetishme të të drejtave për një individ.  Gjykata, edhe pse ky argument është pranuar në disa raste nga Komisioni Evropian i të Drejtave të Njeriut e ka hedhur poshtë këtë argument.  Së dyti, klauzolat kufizuese duhen interpretuar në mënyrë strikte, pra që nuk munt të shtohen argumenta të tjerë për kufizimin e të drejtave përveç atyre të parashikuara në Konventë.[19]  Çdo kufizim duhet të jetë në përputhje me ligjin dhe të jetë i parashikuar nga ligji.  Kjo, gjithashtu, kërkon që kufizimet të bëhen për qëllime të ligjshme.  Kufizimet duhet të konsiderohen si të nevojshme në një shoqëri demokratike gjë që do të thotë një liri vlerësimi nga ana e shtetit për kufizimin e të drejtave apo lirive të konventës.[20]

Shtetet palë munden gjithashtu që të bëjnë rezerva, pra të përjashtojë apo ndryshojë efektin juridik[21] të ndonjë dispozite të caktuar të Konventës (neni 57 i Konventës). Po ashtu, shtetet mund të ushtrojnë pushtetin e derogimit të parashikuar nga neni 15, por vetëm “në rast të luftës ose të ndonjë rreziku tjetër publik që kërcënojnë jetën e një vendi” (këtu përjashtohet neni 2 që flet për të drejtën e jetës, me përjashtim të rastit kur vdekja vjen si rezultat i akteve ligjore të luftës, si dhe neni 3 - ndalimi i torturës, neni 4 paragrafi 1- ndalimi i skllavërisë dhe i punës së detyruar, neni 7- e drejta e mos dënimit pa ligj).

 

a.1. Të drejtat e garantuara nga Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut

     Konventa Evropiane mbron, në thelb, të drejtat civile dhe politike. Fillimisht ajo përfshiu një listë të caktuar të drejtash e lirish e cila u zgjerua më tej më pas nëpërmjet një sërë protokollesh të miratuara, si Protokolli i Parë Shtesë, që hyri në fuqi më 18 maj 1954, normat e të cilit për më tepër, u bënë pjesë të vetë Konventës dhe që i nënshtrohen regjimit të dispozitave të përfshira në të.  Të drejta të tjera u përfshinë më vonë në tre Protokollet shtesë 4, 6 dhe 7. Të drejtat e liritë e mbrotjura nga Konventa janë si më poshtë:

E drejta e jetës (neni 2 i Konventës dhe Protokolli 6 dhe 13 i KEDNJ-së): kjo është një nga të drejtat më themelore të njeriut.  KEDNJ synon të mbrojë individin ndaj çdo shkaktimi arbitrar të vdekjes nga shteti. Me Protokollin 6 parashikohej heqja e dënimit me vdekje, ndërsa Protokolli 13 (i hyrë në fuqi më 1 korrik 2003) synon heqjen e dënimit me vdekje në çdo rrethanë.[22] 

Ndalimi i torturës dhe trajtimeve çnjerëzore dhe degraduese (neni 3 i Konventës): kjo e drejtë lidhet me dinjitetin njerëzor dhe integritetin personal.

Ndalimi i skllavërisë, i robërisë dhe i punës së detyruar (neni 4 i Konventes): Ky nen përshkruan forma të kontrolllit mbi individin dhe përshkruajnë gjendje shtypjeje jo të vullnetshme të personit dhe që ai nuk mund t’i ndryshojë. Ndërkohë, ashtu si çdo e drejtë që nuk është absolute, edhe në këtë rast neni përshkruan situata kur puna e detyruar apo me shtrëngim nuk përbën shkelje të të drejtës të parashikuar në këtë nen.

E drejta për liri dhe siguri (neni 5 i Konventës dhe neni 1 i Protokollit 4): Ky nen garanton lirinë dhe sigurinë e personit dhe veçanërisht neni synon të mbrojë lirinë fizike dhe atë nga ndalimi apo arrestimi arbitrar.  Neni përshkruan në të njëjtën kohë rrethana shterruese të cilat mundësojnë që kjo e drejtë të kufizohet me kushtin që këto të jenë parashikuar nga ligji.  Në lidhje me këtë të drejtë parashikohet që një person nuk mund të burgoset nëse ai nuk mund të përmbushë detyrimet kontraktuale, një shtesë kjo e nenit 1 të Protokollit 4. Nga e drejta e parashikuar nga ky nen nuk mund të hiqet dorë, pra nëse një person i vetëdorëzohet autoriteteve shtetërore apo jep pëlqimin që të ndalohet, nëse ndalimi nuk është bërë në prëputhje me nenin 5 atëherë mund të jetë i paligjshëm.  Neni 5 është mjaft i rëndësishëm pasi përshkruan një sërë garancish pocedurale për të ndaluarin, si p.sh. e drejta për tu vënë në dijeni për akuzën, detyrimi që i ndaluari të paraqitet para një gjyqtari brenda një afati sa më të shkrutër, e drejta për të kundërshtuar ligjshmërinë e masës së arrestit apo ndalimit para një gjyqtari, ashtu edhe e drejta për të përfituar kompensim në rast se individi ka qenë viktimë e një arrestimi apo ndalimi në kundërshtim me nenin.

E drejta për një proces të drejtë (neni 6 dhe nenet 2-4 Protokoli 7): Ky nen garanton për këdo që është palë në një çështje civile a penale në gjykatë një roces të hapur, të drejtë, të paanshëm, brenda një afati të arsyeshëm, apo edhe parime të tjera të rëndësishem si prezumimi i pafajësisë, apo edhe të drejta të tjera procedurale si të drejtën për tu njohur me akuzën, për tu gjykuar në një gjuhë që e kupton, për tu mbrojtur nga një gjyqtar. Gjithashtu Protokolli 7, nenet 2-4 parashikojnë të drejtën e ankimit, si dhe të drejtën e kompensimit në rastet kur një dënim i dhënë është dhënë në keqadministrim të drejtësisë.  Po kështu, parashikohet edhe mos dënimi dy herë për të njëjtën vepër penale.  Pra, siç shihet, ky nen bashkë më Protokollin 7 numërojnë një sërë elementësh që kanë të bëjnë me adminsitrimin e mirë të drejtësisë dhe me mirëfunksionimin e shtetit ligjor. 

Liria nga legjislacioni penal prapaveprues (Neni 7): ky nen garanton që askush të mos dënohet me anë të një ligji i cili parashikon si vepër penale një veprim apo mosveprim që nuk ishte i tillë në kohën kur u krye apo e ndëshkon më rëndë atë.  Përjashtimi i vetëm ka të bëjë me rastet që në bazë të parimeve të përgjithshme të së drejtës të pranuara këto veprime apo mosveprime konsiderohen kriminale nga kombet e qytetëruara.

E drejta për të gëzuar privatësi, për respektimin e jetës private dhe familjare, e vendbanimit dhe e korrespondencës (Neni 8, 12 dhe Neni 5 i protokollit 7): Këto nene mbrojnë një sërë të drejtash që ndërthuren me njëra-tjetrën por që të gjitha kanë të bëjnë me jetën private të individëve.

Liria e mendimit, ndërgjegjëes dhe fesë (Neni 9): ky nen lidhet me të drejta që njeriu i ushtron më shumë brenda vetes së tij.  Momeneti i shfaqjes së tyre është momenti që synon ky nen të mbrojë nga abuzimi shtetëror.  Edhe pse lejohet që edhe në lidhje me këtë të drejtë të ketë kufizime, nuk mundet që këto të jenë për arsye të sigurisë kombëtare, ndryshe nga nen të tjerë që lejojnë kufizime për këtë arsye.

Liria e shprehjes dhe e informimit (neni 10 i Konventës): liria e shprehjes është një element i rëndësishëm për demokracinë në një vend, ashtu si edhe është kusht paraprak për gëzimin e të drejtave të tjera.   Këtu përfshihet edhe e drejta për informim, e cila përfshin si të drejtën për të marrë ashtu edhe të drejtën për të dhënë informacion. Gjithashtu, në rastet kur transmetimet radio-televizive kërkojnë shfrytëzimin e burimeve të kufizuara pasuri kombëtare, shtetet lejohen të rregullojnë nëpërmjet licensimit këtë veprimtari.

Liria e tubimit dhe e drejta për të formuar shoqata dhe sindikatë (neni 11 i Konventës): kjo e drejtë ka të bëjë me vlerat politike e shoqërore në një shoqëri demokratike. Gjithashtu ky nen garanton të drejtën për të formuar sindikata që do të thotë mbrojtje e të drejtave ekonomike e shoqërore.

 E drejta e mbrojtjes së pronës (neni 1 i Protokollit 1): ky nen garanton të drejtën për respektimin e mbrojtjen e pronës duke parashikuar edhe mundësinë e kufizimit të saj.

e drejta për arsim dhe e respektimit të bindjeve fetare dhe filozofike të prindërve (neni 2 i Protokollit 1):  në këtë nen së pari garantohet kjo e drejtë për këdo, së dyti i lë hapësirë shtetit të sigurojë këtë të drejtë sipas mundësive që ai ka, dhe së treti në respektimin e kësaj të drejte garantohet edhe e drejta për të ushtruar bindjet fetare.

e drejta për zgjedhje të lira politike (neni 3 i Protokollit 1): ky nen nuk shpreh një të drejtë apo liri por parashikon një detyrim për shtetin. Siaps këtij neni shtet detyrohen të organizojnë zgjedhje të lira, të fshehta, e që sigurojnë shprehjen e lirë të mendimit të popullit në periudha të arsyeshme kohe.

Ndalimi i diskriminimit në gëzimin e të drejtave dhe të lirive të njohura nga Konventa dhe nga Protokollet e saj Shtesë (neni 14 i Konventës dhe Protokolli 12): ndalohet diskriminimi në gëzimin e këtyre të drejtave për arsye të seksit, racës, ngjyrës, gjuhës, fesë, opinionit politik apo të tjera, prejardhjes shoqërore ose kombëtare, përkatësisë në një pakiscë kombëtare, statusit pasuror, lindjes apo çdo statusi tjetër.

Të drejtat e të huajve (Neni 16, Neni 4 i Protokollit 4 dhe Neni 1 i Protokollit 7): Këto nene sigurojnë disa të drejta për të huajt si ndalimi i dëbimit kolektiv të të huajve, ndalimi i dëbimit të një të huaji rezident i ligjshëm në një shtet pa një vendim të ligjhshëm.

Liria e lëvizjes dhe e qëndrimit (Neni 2, 3 i Protokollit 4 dhe neni 1 i Protokollit 7): parashikojnë që kushdo ka të drejtë të lërë vendin e tij s idhe të lëvië lirisht brenda vendit, ashtu sikurse nuk lejohet dëbimi i shtetasve nga vendi i tyre.

E drejta për mjete ligjore efektive vendase për rivendosjen e së drejtës (neni 13): Ky nen kërkon që për këdo që i janë shkelur të drjetat e liritë e parashikuara në Konventë të sigurohen nga legjislacioni vendas mjete ligjore të cilat të jenë të efektshme që të synojnë vendosjen e së drejtës së shkelur në vend.

a.2. Organet që garantojnë respektimin e zbatimin e Konventës

Komisioni Evropian i të drejtave të NJeriut

     Komisioni Evropian i të Drejtave të Njeriut u krjiua nga KEDNJ-ja së bashku me Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut si mekazima për të mundësuar zbatimin e të drejtave e lirive të përfshira në Konventë. Neni 19 i KEDNJ-së kërkonte krijimin e një Komisioni dhe Gjykate për të Drjetat e Njeriut "për të siguruar që angazhimet e ndërmarra nga shtetet anëtare në Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut të respektoheshin.  Tashmë ky institucion së bashku me këtë Gjykatë janë shkrirë në një Gjykatë të vetme të të Drejtave të Njeriut. Veprimtaria e organizmi i këtij Komisioni rregullohej nga Seksioni III i KEDNJ-së, nenet 20 – 37 të KEDNJ-së.[23] Komisioni Evropian i të Drejtave të Njeriut ishte një nga elementët kryesorë të sistemit të të drejtave të njeriut të Evropës bazuar kjo në Konventën Evropiane dhe ai ishte në krye të përpjekjeve të viteve 80të për të bërë që standartet e KEDNJ-së të shndërroheshin në ndërkombëtare.  Neni 22 përcakton mandatin e anëtarëve të Komisionit për gjashtë vjet, me të drejtën e rizgjedhjes.

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut

     Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut është krijuar nga Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut.  Konventa duke përfshirë të drejta e liri themelore civle e politike për këdo, përcakton edhe mekanzima për mbrojtjen e këtyre të drejtave. Neni 19 i KEDNJ-së përcakton që një Gjykatë Evropian për të Drejtat e Njeriut do të krijohet për të siguruar që angazhimet e shteteve pjesëmarrëse në këtë Konventë do të respektohen.  Nëpërmjet kësaj Gjykate individët pavarësisht nga shtetësia, organizatat joqeveritare apo grupe individësh që pretendojnë se janë viktima të një shkeljeje të të drejtave të njeriut të parashikuara në KEDNJ apo protokollet e saj, nga shtetet anëtare mund të paraqesin ankesa kundër shteteve nënshkruese të Konventës që shkelin këto të drejta e liri. Gjykata filloi punën e saj në vitin 1959 edhe pse u krjiua që me Konventën Evropiane në vitin 1950.[24]  Fillimisht kishte pak ankesa që paraqiteshin para kësaj Gjykate por më pas numri i tyre filloi të rritej.[25]  Juridiksioni i saj është i detyrueshëm për shtete kontraktuese. Gjykata është e përhershme dhe trajton çështjet që nga fazat e tyre paraprake e deri në dhënien e vendimit.

     Gjykata përbëhet nga një numër i njëjtë gjykatësish me atë të anëtarëve të Konventës.[26] Këta gjyqtarë nuk përfaqësojnë shtetet e tyre në postin që kanë. Ata janë plotësisht të pavarur. Anëtarët e Gjykatës, gjatë veprimtarisë së tyre nuk mund të ushtrojnë asnjë veprimtari që nuk pajtohet me kërkesat e pavarësisë, paanësisë ose të disponibilitetit për një veprimtari me kohë të plotë (neni 21). Gjykatësit zgjidhen nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës mbi bazën e një liste të paraqitur nga secili shtet për një periudhe 6 vjeçare me të drejtën e rizgjedhjes.[27]  Kandidatët duhet të kenë cilësi të larta morale si dhe të plotësojnë kushtet e kërkuara për ushtrimin e funksioneve të larta gjyqësore ose të jenë të njohur për kompetencën e tyre në të drejtën kombëtare ose ndërkombëtare (neni21 paragrafi 1).

     Një ndryshim të madh në lidhje me organizimin e gjykatës solli Protokolli 11 i KEDNJ-së mbi mekanizmin e kontrollit të KEDNJ-së. Ky protokoll shkriu në një Gjykatë të vetme të të drejtave të njeriut Komisionin dhe Gjykatën Evropiane. Zakonisht gjykata shqyrton rastet me shtatë gjyqtarë.  Një grup prej tre gjyqtarësh mund të deklarojë rastet të papranueshme për arsye të themelimit të tyre të keq. Në rastet kur një ankesë pranohet, gjykata vazhdon me shqyrtimin e çështjes duke ndërmarrë hetime po qe nevoja. Gjykata përpiqet të arrijë një marrëveshje miqësore fillimisht mes palëve.  Brenda tre muajve nga data e gjykimit, palët munden në raste të veçanta të kërkojnë gjykim nga Dhoma e Madhe e Gjykatës. Nëse kërkesa pranohet, vendimi i kësaj dhome është përfundimtar. Përndryshe, vendimet marrin formë përfundimtare nëse palët deklarojnë që nuk do të dërgojnë çështjen tek dhoma e madhe apo nuk kanë bërë kërkesë për këtë brenda tre muajve, ose kur kjo kërkesë është refuzuar. Komiteti i Ministrave nuk merret më me themelin e çështjes edhe pse ka ruajtur rolin e tij për të siguruar që qeveritë zbatojnë vendimin e gjykatës.

b.  Karta Sociale Evropiane

     Karta Sociale Evropiane[28] e nënshkruar në Torino konsiderohet si plotësuese e Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Ajo, në plotësim të KEDNJ-së që përfshin të drejta civile e politike, përfshin një sërë të drejtash ekonomike e sociale si dhe përkcakton mekanizmin kontrollues që garanton respetkimin e saj nga shtete anëtare. Tre Protokolle iu shtuan Kartës në vitet 1988, 1991, dhe 1996.  Pas disa ndyrshimeve që pësoi, u rimiratua si Karta e Rishikuar Sociale në vitin 1996 dhe hyri në fuqi në 1999. Karta e Rishikuar Sociale gradualisht po zëvendëson Kartën Evropiane Sociale të vitit 1961.

b.1Të drejtat e garantuara nga Karta

Karta përfsin një sërë të drejtash që mund të grupohen si vijon:

Strehimi:
- ndërtimi i shtëpive në përputhje me nevojat e familjeve;
- zvogëlimi i numrit të personave pa shtëpi; sigurimi i aksesit për një shtëpi të rehatshme;
- akses i njëjtë për strehim social për të huajt;

Shëndeti:
- lehtësira efektive dhe që mund të jenë për këdo në lidhje me kujdesin shëndetësor për të gjithë popullsinë;
- politika prë parandalimin e sëmundjeve duke siguruar veçanërisht një mjedis të shëndetshëm;
- eliminimi i mbetjeve profesionale me qëllim që të sigurohet një mjedis i shëndetshëm e i sigurt në punë si nga ligji ashtu dhe në praktikë;

  • mbrojtja e mëmësisë;

Shkollimi:

  • ndalimi i punës së fëmijëve nën 15;
  • shkollim fillestar e tetëvjeçar falas;
  • informacion falas për punësim;
  • trajnim fillestar e i vazhdueshëm profesional;
  •  masa të veçanta për rezidentë të huaj;

Punësimi:

  • e drejta për të siguruar jetesën  nëpërmejt një pune gjë është gjetur lirisht;
  • politika ekonomike e sociale të hartuara për të siguruar punësim të plotë;
  • kushte pune të ndershme në lidhje me pagesën dhe orët e punës;
  • veprime për të luftuar ngacmimin seksual dhe psikologjik;
  • ndalimi i punës me dhunë;
  • liria për të krijuar sindikata dhe organizata punonjësish për të mbrojtur intersat ekonomike dhe sociale; liri individuale për tu bashkuar apo jo me to;
  • promovimi i këshillimit të përbashkët, marrëveshjeve kolektive, arbitrazhit vullnetar dhe pajtimit;
  • mbrojtja në rast largimi nga puna;
  • e drejta për të bërë grevë;

Mbrojtja Sociale:

  • e drejta për sigurime shoqërore, mirëqënie sociale dhe shërbime sociale;
  • e drejta për tu mbrojtur kundër varfërisë dhe përjashtimit social;
  • masa të veçanta që tregojnë kujdes për të moshuarit, familjet, personat me paaftësi sdhe të rinjtë;

Lëvizja e personave:

  • e drejta për tu bashkuar me familjen;
  •  e drejta për tu larguar nga vendi;
  •  masa mbrojtëse procedurale në rast përjashtimi;
  •  thjeshtësimi i formaliteve të emigrimit për punëtorët evropianë;

Mos diskriminimi:

  • e drejta e burrave dhe grave për të patur trajtim të njëjtë dhe mundësi të njëjta punësimi;
  • garantohen të gjithë vendas e të huaj se të drejtat e parashikuara në Kartë do ti sigurohen të gjithëve pavarësisht nga raca, gjinia, ngjyra, gjuha, feja, opinonet, kombësia, prejardhja sociale, gjendja shëndetësore apo përkatësia në një minoritet kombëtar.

Institucionet që garantojnë respektimin e Kartës: Komiteti Evropian për të Drejtat Sociale

     Komiteti Evropian për të Drejtat Sociale siguron që vendet pjesëmarrëse të respektojnë angazhimet e kësaj Karte. Përbëhet nga 13 anëtarë të pavarur që zgjidhen nga Komiteti i Ministrave i Këshillit të Evropës për një periudhë gjashtë vjeçare, të rinovueshme një herë. Ky Komitet vendos nëse legjislacioni dhe praktika kombëtare është në përputhje me Kartën. Komiteti shqyrton raportet që çdo shtet pejsëmarrës pregatit mbi gjendjen e legjislacionit dhe atë praktike në lidhje me Kartën. Konkluzionet që nxjerrr nga këto raporte botohen çdo vit. Nëse shtetet nuk marrin masa për rekomandimet e KEDS-së, atëherrë Komiteti i Ministrave i KE-së miraton një rekomandim për këtë shtet.  Nëse ka ankesa për shkelje të kësaj karte, këto paraqiten pranë KEDS-së. Ankesa të tilla mund të paraqesin edhe ETUC, UNICE dhe IOE, si dhe ojq-të që kanë statusin e pjesëmarrësit në Këshilllin e Evropës, sindikatat apo organiatat e punonjëse në vendet përkatëse apo edhe ojq-të vendase.   Nëse ankesat pranohen, Komiteti pasi shqyrton çështjen merr një vendim i cili i referohet Komitetit të Ministrave. Ky i fundit miraton një rezolutë apo edhe rekomandim duke orientuar shtetin mbi masat që duhet të marrë për të sjellë situatën në linjë me Kartën.

 

c.  Konventa për parandalimin e Toruturës

     Konventa Evropiane për parandalimin e Torturës dhe Trajtimit apo Ndëshkimit çnjerëzor apo degradues hyri në fuqi në vitin 1989.  Konventa plotëson mbrojtjen që siguron Konventa Evropiane për të Drejtat e NJeriut duke krijuar një Komitet Evropian për Parandalimin e Torturës (KPT).  Ky Komitet viziton vendet e ndalimit për të parë se si trajtohen personat e privuar nga liria. Qëllimi i punës së Komitetit është të forcojë mbrojtjen e të ndaluarve nga torturat dhe trajtimet apo ndëshkimet degraduese apo çnjerëzore më shumë se sa të ndëshkojë shtetet për abuzimet e tyre. Pas çdo vizite KTP harton një raport që përshkruan situatën dhe jep rekomandime,tëi cilat i dërgohen shtetit përkatës.

d.  Mbrojtja e minoriteteve kombëtare

Këshilli i Evropës ka miratuar dy dokumenta të rëndësishëm mbi të drejtat e minoriteteve kombëtare.  Në vitin 1994 u miratua Konventa Kornizë mbi Minoritetet në të cilën shtete përkatëse marrin përsipër të zbatojnë angazhimet e Konventës, si barazia para ligjit, ruajtja e zhvillimi i kulturave, ruajtja e identiteteve, fesë, gjuhës dhe tarditave të minoriteteve, nëpërmjet politikave të tyre kombëtare. Gjithashtu në vitin 1992 shtetet evropiane konfirmuan përkushtimin e tyre për mbrojtjen e gjuhëve rajonale apo të minoriteteve nëpërmjet nënshkrimit të një Karte Evropiane për këtë.

 

Komisioni Evropian kunër Racizmit dhe Intolerancës (EKRI) u krjiua në vitin 1993. Ky është një mekanizën i pavarur monitorues që synon të luftojë racizmin, ksenofobinë, antisemitizmin dhe intolerancën në të gjitha vendet anëtare të Këshillit të Evropës parë ky nga këndvështrimi i mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Veprimet e saj përfshijnë të gjitha mjetet e nevojshme për të luftuar dhunën, diskriminimin dhe paragjykimet që përballojnë persona apo grupe personash, mbi bazën e racës, ngjyrës, fesë, kombësisë apo origjinës etnike.

 

Listë konventash të miratuara nga Këshilli i Evropës në lidhje me të drejtat e njeriut

  • Konventa për mbrojtjen e të drejtave e lirive themelore dhe Protokollet e saj (13 dhe i 14ti është hartuar por ende ne fuqi)
  • Karta Sociale Evropiane dhe protokkollet e saj si dhe Karta e Rishikuar Sociale
  • Marrëveshja Evropiane në lidhje me personat që marrin pjesë në procedimet para Komisionit apo Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut
  • Konventa Evropiane për parandalimin e Torturës dhe Trajtimit apo Ndëshkimit çnjerëzor apo degradues
  • Karta Evropian për Gjuhët e Minoritetit apo rajonale
  • Konventa Kornizë për mbrojtjen e Minoriteteve Kombëtare
  • Protokolli Shtesë i Konventës mbi Krimin Kibernetik, në lidhje me kriminializimin e akteve të një natyre raciste dhe ksenofobike përmes sistemit kompjuterik

 

OSBE dhe të drejtat e njeriut

     Organizata për Bashkëpunim dhe Sigurim në Evropë[29] është një organizatë rajonale me karakter politik e përbërë nga 55 shtete qëllimi i së cilës është të paralajmërojë konflikte, të menaxhojë krizat si dhe të merret me rehabilitimin e situatave të tilla.[30]  Kjo organizatë është më e madhja organizatë rajonale që ekziston.  Procesi që më pas çoi në krijimin e kësaj organizate filloi në vitin 1973 në Helsinki me mbledhjen e disa shteteve në një konferencë mbi sigurinë dhe bashkëpunimin në Evropë në periudhën e luftës së ftohtë mes kampit komunist e atij kapitalist.[31]  Dy vjet pas fillimit të kësaj konference u miratua Akti Final i Helsinkit (gusht 1975) në të cilin të drejtat e njeriut zinin një vend të posaçëm.  Pas rënies së komunizmit në vendet e evropës jug-lindore KSBE-ja u shndërrua në një organizëm të përherhëm dhe veprimtaria e saj u përqëndrua edhe më shumë në dimensionin humanitar.  Ishte viti 1992, kur KSBE-ja u shndërrua në një organizim rajonal në kuptimin e kapitullit 7 të Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe viti 1994 kur ky organizim rajonal u quajt Organizata për Bashkëpunim dhe Sigurim në Evropë - OSBE.[32] Sot OSBE-ja zë një vend të rëndësishëm ndër organizatat ndërkombëtare e sidomos evropiane. Synimi kryesor i saj është të konsolidojë vlerat e një shoqërie demokratike dhe të shtetit të së drejtës në vendet pjesëmarrëse të saj.

     Të drejtat e njeriut konsiderohen si element kyç për sigurinë dhe kështu janë shndërruar në çështje me shumë rëndësi për këtë organizatë. Që me krijimin e KSBE-së, çështja e të drejtave të njeriut ishte një ndër tre çështjet që do të trajtonte ky organizim.  Kështu, parimi 7 i Aktit Final të Helsinkit deklaron që shtetet pjesëmarrëse ‘do të respektojnë të drejtat e njeriut dhe liritë themelore duke përfshirë edhe lirinë e mendimit, ndërgjegjes, fesë apo besimit për të gjithë pa dallim race, gjinie, gjuhe apo feje.’ Gjithashtu, në këtë Akt, u përcaktuan 25 standarte sepcifike që lidheshin me këtë çështje. Më pas katalogu i të drejtave të njeriut të deklaruara u shtua çdo herë duke bërë që gama e kësaj çështje të jetë mjaft e gjerë brenda OSBE-së.    Impakti që kjo organizatë me veprimtarinë e saj në lidhje me të drejtat e njeriut ka në vendet pjesëmarëse është mjaft i madh. Kjo për disa arsye. Së pari veprimtaria e organizatës është e konsiderueshme në fushën e të drejtave të njeriut.  Së dyti, numri i vendeve pjesëmarrëve në OSBE është edhe më i madh se ai në organizimet e tjera rajonale në Evropë, përfshirë edhe Këshillin e Evropës. Së treti, niveli në të cilin kjo organizatë ndikon me veprimtarinë e saj, duke qenë politik dhe metodat e saj duke qenë mjaft diplomatike, bën që shtetet përkatëse të reagojnë politikisht për të drejtat e njeriut në vendet e tyre, gjë e cila është shumë e rëndësishme për mbrojtjen, sigruimin dhe promovimin e të drejtave të njeriut. [33]

Duke patur çështjen e të drejtave të njeriut si një nga prioritetet e saj, OSBE-ja ka krijuar disa institucione brenda saj të cilat merren posaçërisht me të drejtat e njeriut.  Kështu, mund të përmendim Zyrën për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut – ODIHR, i cili trajton çështjet e të drejtave të njeriut në tërësi si dhe dy të tjera që merren me çështje të posaçme të të drejtave të njeriut, Komisioneri i Lartë mbi Minoritetet Kombëtare dhe Përfaqësuesi mbi Lirinë e Medias.

 

Zyra për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut – ODIHR[34] - është institucioni që merret me promovimin e të drejtave të njeriut dhe demokracinë në vendet pjesëmarrëse të OSBE-së. Fillimisht u krijua si një zyrë vetëm për çështjet e zgjedhjeve në vitin 1990 me Kartën e Parisit për një Evropë të Re.  Më pas, në vitin 1992, mandati i kësaj zyre u zgjerua për të trajtuar edhe të drejtat e njeriut në përgjithësi. ODIHR merret me vëzhgimin e zgjedhjeve në vendet pjesëmarrëse të OSBE-së[35] duke i ofruar edhe ndihmën teknike këtyre të fundit gjatë zgjedhjeve, ndihmon shtetet të konsolidojnë demokracinë në vend dhe të zhvillohet shoqëria civile, dhe monitoron nëse shtetet pjesëmarrëse respektojnë të drejtat e njeriut në vendet e tyre.[36]

 

Komisioneri i Lartë mbi Minoritetet Kombëtare – synon zgjidhjen e shpejtë të tensioneve etnike që mund të rrezikojnë paqen, stabilitetin apo marrëdhëniet miqësore mes shteteve të OSBE-së. Kjo zyrë është krijuar në vitin 1992 dhe ka qendrën në Hagë.  Komisioneri i Lartë ka si qëllim të identifikojë dhe zgjidhë konfliktet me minoritetet kombëtare në fazën e tyre sa më të hershme të jetë e mundur.  Këtë e realizon nëpërmjet misioneve që dërgon në vendet ku ka tensione të tilla dhe pas hetimit të çështjes mund të paraqesë një raport me rekomandime në shtetin përkatës për zgjidhjen e çështjes.[37]

 

Përfaqësuesi mbi Lirinë e Medias – vëzhgon zhvillimin e medias në shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së dhe paralajmëron sa herë që ka shkelje të lirisë së shprehjes në këto vende.  Ky organ u krijua zyrtarisht në vitin 1997 dhe ka qendrën në Vjenë.  Ai ka detyrë kryesore të asistojë dhe bashkëpunojë me shtetet pjesëmarëse për të përmirësuar median e lirë, të pavarur dhe pluraliste në vend, gjë që është kryesore për një shoqëri të hapur dhe një sistem qeveritar që jep llogari para qytetarëve të vet.[38]

 

Bashkimi Evropian dhe të Drejtat e Njeriut 

     Bashkimi Evropian[39] i njohur më parë si Komuniteti Evropian, është korniza institucionale për krijimin e një evrope të bashkuar.[40] Deri në fillim të vitit 2004, Bashkimi Evropian ishte i përbërë nga 15 shtete anëtare të cilat u shtuan në 25 në këtë vit.  Këto shtete ndajnë qëllimet e përbashkëta për të respektuar parimet e lirisë, demokracisë, respektit për të drejtat e njeriut dhe liritë themelore si dhe shtetit të së drejtës, parime këto që janë të përbashkëta për të gjitha shtetet anëtare, liritë themelore ashtu siç garantohen nga Konventa Evropiane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore e nënshkruar në Romë në vitin 1950 si dhe ato të drejta që janë pjesë e traditave kushtetuese të përbashkëta për shtetet anëtare, si parime të përgjithshme të së drejtës së komunitetit evropian, identitetit kombëtare të anëtarëve të vet, duke siguruar mjetet e nevojshme për të arritur objektivat e veta dhe përmbushur politikat e veta.[41]  Fillimisht veprimtaria e Komunitetit Evropian i jepte prioritet çështjeve të ekonomisë dhe tregtisë ndërsa tani prioritet kanë gjithashtu edhe çështje të tjera si të drejtat e qytetarëve, sigurimi i lirisë, sigurisë dhe drejtësisë për këdo, zhvillimi rajonal apo mbrojtja e mjedisit e kështu me rradhë.[42]

Bashkimi Evropian përbëhet nga pesë institucione të rëndësishme: Parlamenti Evropian[43] - i zgjedhur nga qytetarët e shteteve anëtare, Këshilli i Bashkimit Evropian[44] - përfaqësues i qeverive të shteteve anëtare, Komisioni Evropian[45] - organ ekzekutiv i Bashkimit Evropian, Gjykata e Drejtësisë[46] - e cila siguron që ligji të jetë zbatuar si duhet, dhe Gjykata e Llogarive[47] - organ kontrollues dhe menaxhues i buxhetit të BE-së.   Secili prej këtyre institucioneve në mënyrë të drejtpërdrejtë apo jo trajton çështjen e të drejtave të njeriut. Kështu, Parlamenti Evropian, në një rezolutë të tij, ka vendosur që të ketë një temë të caktuar mbi respektimin e të drejtave të njeriut në Bashkimin Evropian në debatet e vazhdueshme që ai zhvillon.[48] Kështu, këtë çështje Parlamenti e ka trajtuar vazhdimisht, duke shprehur madje edhe dëshirën që Komuniteti Evropian të ratifikonte Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut,[49] apo ka shprehur shqetësimin që vendet anëtare të Bashkimit Evropian janë radhitur në raportin e Amnesty International si vende ku ka abuzime me të drejtat e njeriut, duke theksuar se Bashkimi Evropian duhet të refuzojë nga të bërit anëtar të tijin çdo vend në të cilin ka abuzime me të drejtat e njeriut.[50]

     Po kështu Gjykata Evropiane e Drejtësisë ka luajtur një rol të rëndësishëm në ruajtjen e të drejtave të njeriut edhe pse nuk ka patur një legjislacion mbi të drejtat e njeriut në Komunitetin Evropian.  Ajo ka krijuar një jurisprudencë të tërë në të cilën të drejtat e njeriut janë konsideruar pjesë integrale e parimeve të përgjithshme të përbashkëta për sistemet ligjore të shteteve anëtare.   Kjo gjykatë në vendimet e saj ka theksuar se të drejtat e njeriut janë të bazuara në traditat e krijuara, duke iu referuar shpesh herë Konventës Evropiane për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut, e cila hyri në fuqi në vitin 1953.

Të drejtat e njeriut në traktatet e Bashkimit Evropian

     Të drejtat e njeriut u prezantuan për herë të parë në një traktat të Komunitetit Evropian në Aktin e një Evrope të Vetme.[51] Në preambulën e këtij traktati thuhet se shtetet anëtare të komunitetit evropian janë të vendosura të punojnë së bashku për të promovuar demokracinë në bazë të të drejtave themelore të njohura në kushtetutat e vendeve anëtare, KEDNJ dhe Kartën Sociale Evropiane.  Në Traktatin e Romës përmendet thjesht barazia mes burrit e gruas dhe nuk renditet asnjë e drejtë tjetër.  Në Traktatin e Mastrihtit, pra traktatin që krijoi Bashkimin Evropian, të vitit 1993, për herë të parë të drejtat e njeriut nuk përmenden më thjesht në preambul por trajtohen në dispozita të veçanta.  Ky traktat prezantoi konceptin e qytetarit evropian i cili ishte i veshur me një sërë të drejtash. Gjithashtu neni f i këtij traktati përcakton që Bashkimi do të respektojë të drejtat themelore ashtu siç garantohen në Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.[52]  Më pas në vitin 1999 një traktat i ri për bashkimin evropian, Traktati i Amsterdamit,[53] vuri të drejtat e njeriut në zemër të Bashkimti Evropian me nenin 6 të tij që është një ndryshim i Nenit f të Traktatit të Mastrihtit.[54] Kjo çështje ishte një ndër katër objektivat kryesorë të këtij traktati. Neni 6 i këtij traktatit riafirmon shprehimisht se Bashkimi Evropian është i vendosur të respektojë e mbrojë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Një shprehje e tillë nuk ekzistonte në traktatin themelues të Bashkimit Evropian.  Traktati i Amsterdamit gjithashtu përcaktoi procedura që synojnë mbrojtjen e këtyre të drejtave duke theksuar në nenin 7 që do të ketë sanksione në rast së shkelen të drejtat.  Sipas Traktatit të Amsterdamit, BE-ja ka marrë masat e duhura që të luftojë diskriminim në bazë të gjinisë, racës apo origjinës etnike, fesë, besimit, paaftësisë, moshës apo orientimit seksual. Në këtë traktat përcaktohet që liria, demokracia dhe shteti i së drejtës janë objektiva edhe të politikës së jashtme si dhe të bashkëpunimit për zhvillim të BE-së.[55]  Zhvillimi më i fundit dhe më i qartë në dokumentet e BE-së mbi të drejtat e njeriut është Karta e të Drejtave Themelore të BE-së e konkretizuar nga Këshilli Evropian i Kolonjës dhe Tamperes të qershorit dhe tetorit 1999.

 

Karta e të Drejtave Themelore të Bashkimit Evropian

     Karta e Drejtave Themelore të Bashkimit Evropian e shpallur në Këshillin Evropian në Nisë në dhjetor 2000 përfshin vlerat e përbashkëta të shteteve anëtare të BE-së.  Preambula e kësaj karte përcakton qëllimin e Kartës për të forcuar mbrojtjen e të drejtave të njeriut duke patur parasysh ndryshimet në shoqëri, zhvillimin cosial dhe shkencor dhe ato teknologjike duke i bërë të drejtat për qytetarët evropianë më të dukshme në një kartë. Karta rrit siguri për mbrojtjen e të drejtave të njeriut të cilat më parë garantoheshin vetëm nga jurisprudenca e Gjykatës së Drejtësisë dhe neni 6 i Traktatit të Amsterdamit.

Karta përfshin të drejtat themelore që lidhen me dinjitetin, lirinë, barazinë, solidaritetin, qytetarinë dhe drejtësinë, të trajtuara në kapituj më vete. Karta përmend edhe të drejta të veçanta si ajo e mirëadministrimit, apo e mbrojtjes së të dhënave, apo të drejta bioetike apo edhe njeh mënyra të tjera të krijimit të familjes përveç asaj tradicionales, martesës, madje martesës nuk i referohet si një marrdhënie burrë grua.

Karta është e zbatueshme për institucionet e BE-së dhe shtetet anëtare kur zbatojnë ligjin e komunitetit evropian.  Po kështu, Gjykata e Drejtësisë ka përcaktuar detyrimin e shteteve anëtare për të zbatuar këtë kartë.[56]  Pas vitit 2001, me memorandumin e Komisionit Evropian të marsit të këtij viti, është vendosur që çdo ligj apo akt ligjor të përmbajë detryimin për të respektuar të drejtat e liritë themelore të Kartës.  Zhvillimi i fundit në lidhje me këtë Kartë është që ajo të përfshihet si pjesë e Kushtetutës së BE-së në një kapitull të veçantë të saj.

 

2.  Sistemi Ndër-amerikan për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut

Hyrje

     Shtetet e kontinentit amerikan kanë krijuar një sistem rajonal për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, në formën e një organizate, Organizata e Shteteve të Amerikës (OSHA).  Organizata ishte rezultat i përpjekjeve të vazhdueshme për të krijuar një bashkim shtetesh të kontinentit amerikan.  Në vitin 1890 u mbajt për herë të parë një Konferencë e Shteteve të Amerikës, i cili në mbledhjen e nëntë të tij, më 30 prill 1948, në Bogota të Kolumbisë, miratoi Kartën e Organizatës së Shteteve të Amerikës.[57] Në të njëjtën mbledhje u miratua edhe Deklarata Amerikane e të Drejtave dhe Detyrimeve të Njeriut, e cila, u miratua pak muaj para Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, duke qenë pra dokumenti i parë ndërkombëtar që deklaron parime të të drejtave të njeriut.[58]   Karta e Organizatës së Shteteve të Amerikës përfshin fusha të ndryshme që synojnë promovimin e të drejtave të njeriut: demokracia, të drejtat ekonomike, të drejta mbi shkollimin, dhe barazia. Karta krijon dy institucione bazë për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut: Komisioni Ndër-Amerikan mbi të Drejtat e Njeriut dhe Gjykata Ndër-Amerikane e të Drejtave të Njeriut. 

 

Organizata e Shteteve të Amerikës

     Organizata e Shteteve të Amerikës ka pesë fusha kryesore në qendër të vëmendjes së saj.  Së pari, ajo synon të zhvillojë më tej demokracinë. Së dyti, synon të promovojë të drejtat e njeriut, duke theksuar kryesisht të drejtat e grave, të fëmijëve dhe të drejtat kulturore.  Së treti, synon të përhapë më tej paqen dhe sigurinë në rajon. Së katërti, përqëndrohet në përmirësimin e shtetit të së drejtës dhe së fundi synon të forcojë ekonominë rajonale. Të gjitha shtetet e kontinentit Amerikan e kanë ratifikuar Kartën dhe janë anëtare të organizatës.[59]

 

Organet kryesore të Organizatës  së Shteteve të Amerikës

Karta përcakton strukturën e Organizatës së Shteteve të Amerikës. Kjo Organizatë ka gjashtë lloje kryesore institucionesh: Organet Qeverisëse; Komitetet dhe Komisionet; Seretariati i Përgjithshëm; Fondi Ndër-Amerikan i Ndihmës Emergjente; Organizatat e Specializuara dhe Agjencitë e tjera.

Organet Qeverisëse

Ka tre organe të ndryshme qeverisëse në OSHA: Asambleja e Përgjithshme është organi më i lartë vendimmarrës.  Ai takohet çdo vit dhe përbëhet nga ministrat e jashtëm të vendeve anëtare;   Këshilli i Përhershëm i cili kryesisht trajton çështjet politike dhe administrative të organizatës dhe që përbëhet  nag një ambasador i caktuar nga çdo shtet; dhe Këshilli Ndër-Amerikan për Zhvillimin Integral që merret me zhvillimin ekonomik dhe lufton varfërinë.

Komitetet dhe Komisionet Ndër-Amerikane

Ka shtatë komitete dhe komisione të ndryshme brenda organizatës që janë: Komiteti Ndër-Amerikan kundër Terrorizmit, Komiteti Ligjor Ndër-Amerikan, Komisioni Ndër-Amerikan i të Drejtave të Njeriut, Komisioni Ndër-Amerikan për kontrollin e abuzimit me drogën, Komisioni Ndër-Amerikan i Telekomunikimit, dhe Komiteti Ndër-Amerikan i Porteve.  Këto organe janë më të rëndësishmet për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe synimeve të tjera të OSHA-s.

Sekretariati i Përgjithshëm

Sekretariati i Përgjithshëm zbaton programet dhe politikat e vendosura nga Asambleja e Përgjithshme dhe Këshilli i Përhershëm e Këshilli Ndër-Amerikan për Zhvillimin Integral.

Fondi Ndër-Amerikan i Ndihmës Emergjente

Fondi Ndër-Amerikan i Ndihmës Emergjente përbëhet nga gjashtë organe: Asambleja e Përgjithshme Model e OSHAs; Sekretariati për Punët Ligjore; Departamenti i të Drejtës Ndërkombëtare i Komitetit juridik Ndër-Amerikan, Departamenti i Bashkëpunimit Ligjor dhe Sistemi Ndër-Amerikan për Informacionin Ligjor; Sekretariati për Menaxhimin e Zhvillimit të Shërbimeve Fiskale; dhe Agjencia Ndër-Amerikane e Besimit e Shteteve të Amerikës për Bashkëpunim dhe Zhvillim.

Organizatat e Specializuara

Këto organizata përfshijnë: Organizatën Pan Amerikane, Instituti Ndër-Amerikan për Fëmijët; Komisioni Ndër-Amerikan për Gratë, Instituti Pan Amerkian i Gjeografisë dhe Historisë, Instituti Ndër-Amerikan për Njerëzit Vendas, dhe Instituti Ndër-Amerikan për Bashkëpunimin për Bujqësinë.

Agjenci dhe Ente të Tjera

OSHA ka krijuar edhe një Tribunal Administrative, një Bord Mbrojtjeje Ndër-Amerikane dhe Fondacionin Ndër-Amerikan për Zhvillimin.

 

Organet e të Drejtave të Njeriut të Organizatës së Shteteve Amerikane

Institucionet kryesore për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut në të gjithë hemisferën amerikane janë  Komisioni Ndër-Amerikan i të Drejtave të Njeriut dhe Gjykata Ndër-Amerikane e të Drejtave të Njeriut.

Komisioni Ndër-Amerikan i të Drejtave të Njeriut

     Komisioni Ndër-Amerikan i të Drejtave të Njeriut ishte institucioni kryesor i krijuar nga Karta e OSHA-s për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Gjithashtu, mandati i tij, promovimi dhe vëzhgimi i mbrojtjes së të drjetave të nejriut në shtetet e Kontinetit Amerikan, gjendet edhe në Konventën Amerikane të të Drejtave të Njeriut dhe Statutin e Komisionit.[60] Ky Komision u krijua në vitin 1959 dhe mbajti sesionin e tij të parë në vitin 1960.  Ai trajton rastet e shkeljeve të të drejtave të njeriut të raportuara nga individë apo përfasëues të organizatave të ndryshme.  Detyra kryesore e këtij Komisioni është të dëgjojë dhe vëzhgojë rastet e shkeljeve të të drejtave të njeriut që pretendohen se janë bërë ndaj një shteti anëtar i OSHA-s.  Të drejtat e njeriut të mbrojtura nga Komisioni dhe pra që mund të pretendohen se janë shkelur para tij, janë ato të drejta që gjenden në deklaratën Amerikane të të Drejtave dhe Detyrimeve të Njeriut.  Gjithashtu, edhe ndaj shteteve që kanë ratifikuar Konventën Amerikane të të Drejtave të Njeriut mund të pretendohen shkelje të të drejtave të parashikuara në këtë Konventë para këtij Komisioni. Megjithatë procedurat që ndjek Komisioni janë pothuaj të njëjta si në rastin kur pretendohen shkelje të të drejtave të Deklaratës ashtu edhe të atyre të parashikuara në Konventë.  Ndryshimi qëndron në vendimin e Komisionit në përfundim të këtyre procedurave: në rastin kur pretendohet shkelje e një të drejte të parashikuar në Konventë, komisionit i kërkohet të dalë me një ‘deklarim miqësor’, ndërsa nuk është bërë një specifikim i tillë për shtetet që nuk kanë ratifikuar Konventën.

     Çdo individ, grup njerëzish, apo organizatë jo qeveritare e njohur ligjërisht të paktën në një nga vendet anëtare të OSHA-s mund të paraqesë ankesa pranë Komisionit. Këto ankesa mund të paraqiten si nga viktimat apo nga palë të treta me ose pa dijeninë e viktimës. Ankesa mund të jetë e përgjithshme ose kolektive. Ankesa e përgjithshme mund të paraqitet kur ka patur forma të përgjithshme shkeljeje të të drejtave të njeriut që nuk janë të kufizuara tek një grup i caktuar individësh dhe të përsëritura.  Ankesa kolektive paraqitet kur ka viktima të shumta të një incidenti apo praktikë të veçantë që shkelin të drejtat e njeriut.   Ankesa duhet të përmabjë sa më shumë informacione mbi shkeljen e pretenduar dhe sidomos duhet të përmbajë informacion për mënyrën si qeveria është e përfshirë në këtë shkelje të pretenduar, meqë Komisoni është i autorizuar të hetojë pretendimet kundër qeverive të shteteve anëtare të OSHAs.  Përfshirja e qeveisë mund të jetë e drejtpërdrejtë ose jo, por duhet që ajo të mos ketë marrë masa që shkelja e të drejtave të njeriut të ndalohet.  Gjithashtu, ankesa pranohet kur pala ankuese i ka shfrytëzuar të gjitha mjetet ligjore vendase, me përjashtim të rasteve kur aksesi në këto mjete është mohuar, ka patur vonesa në dhënien e vendimeve, është mohuar e drejta për të patur një këshillë ligjore të përshtatshme, apo kur sistemi ligjor vendas nuk siguron një proces të rregullt për të mbrojtur të drejtat e shkelura. Peticioni duhet të paraqitet brenda gjashtë muajve nga data e vendimit përfundimtar, me përjashtim të rasteve kur shtete kanë ndërhyrë në proces. 

     Komisioni pasi përfundon shqyrtimin e çështjes, i jep rekomandime shtetit përkatës, në formën e  një deklarate miqësore nëse shteti është palë e Konventës Amerikane si dhe paraqet një raport për palën ankuese.  Vendimet e Komisionit nuk janë ligjërisht të detyrueshme.  Komisioni gjithashtu paraqet një raport pranë Asamblesë së Përgjithshme të OSHAs me informacion mbi zgjidhjet e rasteve të veçanta, situatën e të drejtave të njeriut në vende të veçanta, si dhe diskuton mbi fushat e të drejtave të njeriut që kanë nevojë për promovim apo mbrojtje të veçantë.[61]

 

Gjykata Ndër-Amerikane e të Drejtave të Njeriut

     Krijimi i Gjykatës Ndër-Amerikane të të Drejtave të Njeriut është parashikuar në Konventën Amerikane të të Drejtave të Njeriut, e cila hyri në fuqi më 1978. Kjo gjykatë përbëhet nga gjashtë gjyqtarë të përcaktuar dhe zgjedhur nga shtetet palë të Konventës Amerikane. Gjykata është e vendosur në San Hoze (Kosta Rika).  Gjykata ka juridiksion të kufizuar. Ajo mund të dëgjojë një çështje kur: 1. është përfshirë një shtet që ka ratifikuar Konventën Amerikane të të Drejtave të Njeriut; 2. shteti palë e ka pranuar juridiksionin e Gjykatës; 3. Komisioni Ndër-Amerikan mbi të Drejtat e Njeriut ka përfunduar hetimin e vet; 4. çështja është paraqitur para gjykatës nga Komisioni ose shteti përkatës brenda tre muajve pasi Komisioni ka nxjerrë raportin e vet.  Një individ apo një ankues nuk mund të çojë një çështje para Gjykatës vetë. Zakonisht gjykimi është i hapur dhe publik.  Procesi është gojor dhe me shkrim.  Pala e përfshirë në çështjen përkatëse ka mundësinë të kërkojë marrjen e masave të nevojshme për mbrojtjen e interesave të saj edhe pse vetë nuk mund të paraqesë ankesë pranë kësaj gjykate.   Diskutimet e gjykatës janë sekrete, ndërsa arsyetimi përfundimtar dhe vendimi i saj botohet.  Kur Gjykata vendos që ka patur shkelje të të drejtave të njeriut, kërkon që situata të rregullohet. Ajo mund të vendosë që individi të kompnesohet për dëmet e shkaktuara, dëmin emocional, koston e gjykimeve.[62]

 

Traktatet dhe Deklaratat Kyresore të të Drejtave të Njeriut

OSHA ka miratuar një sërë traktatesh e deeklaratash mbi të drejtat e njeriut, ndër të cilat përmendim si më poshtë:

Deklarata Amerikane e të Drejtave dhe Detyrimeve të Njeriut  (1948)

Deklarata Amerikane e të Drejtave dhe Detyrimeve të Njeriut e miratuar në prill të vitit 1948, është dokumenti i parë ndërkombëtar i cili liston të drejtat e enjriut dhe që shpall nevojën për t’i mbrojtur ato.  Konventa ësahstë e zbatueshme për të gjithë vendet anëtare të OSHAs edhe pse që kur është nënshkruar është zbatuar edhe në vendet që nuk e kanë nënshkruar atë. 

Deklarata është unike sepse ndryshe nga dokumenta të tjera të ngjashme, jo vetëm përfshin të drejtat e njeriut si të drejta që duhen mbrojtur por flet edhe për detyrimin që individët kanë përkundrejt shoqërisë. Të drejtat e përfshira në Deklaratë janë të drejta politike e civile, ekonomike, shoqërore dhe kulturore, të tilla si prona, kultura, puna, koha e lirë, dhe siguria sociale. Detyrimet janë renditur pas të drejtave dhe përfshijnë detyrime ndaj shoqërisë, fëmijëve, prindërve, detyrimin për të votuar, për t’iu bindur ligjit, për t’i shërbyer komunitetit dhe kombit, për të paguar taksat, për të punuar, etj.

Deklarata gjithashtu përfshin një klauzolë e cila përcakton që të drejtat e njeriut janë të kufizuara nga të drejtat e të tjerëve, nga siguria e të gjithëve, si dhe nga kërkesat e drejta të mirëqënies së përgjithshme në një shoqëri demokratike, duke patur pra më shumë arsye për kufizimin e të drejtave të njeriut se ato që përcaktohen në dokumentat e Kombeve të Bashkuara.

 

Konventa Amerikane e të Drejtave të Njeriut (1969)

     Ky traktat u miratua në vitin 1969 dhe hyri në fuqi në vitin 1978. Ai përforcon shumë nga konceptet e Deklaratës Amerikane të të Drejtave dhe Detyrimeve të Njeriut. Ai përqëndrohet kryesisht tek të drejtat civile e politike, duke përfshirë më shumë përkufizime se ato të Deklaratës Amerikane të të Drejtave dhe Detyrimeve të Njeriut. Ky traktat ka krijaur Gjykatën Ndër-Amerikane të të Drejtave të Njeriut. Ashtu si Deklarata përfshin një klauzolë të kufizimit të të drejtave të njeriut për shkak të të drejtave të të tjerëve, sigurisë së të gjithëve, si dhe nga kërkesat e drejta të mirëqënies së përgjithshme në një shoqëri demokratike.  Konventa, gjithashtu përfshin arsye të tjera shtesë për kufizimin e të drejtave si siguria kombëtare, siguria publike, rregulli publik, shëndeti apo morali publik si dhe të drejtat apo liritë e të tjerëve. 

Përveç këtyre dy dokumentave, OSHA ka miratuar edhe deklarata apo traktate të tjera mbi të drejtat e njeriut, si:

Deklarata e Kartagjenës mbi Refugjatët (1984), e cila është shndërruar në bazën kryesore në rajon për bërjen e poltikës mbi refugjatët dhe është përfshirë në legjislacionin e shumë prej vendeve anëtare;  

Konventa Ndër-Amerikane prë Parandalimin dhe Ndëshkimin e Torturës (1985), e cila përcakton që përdorimi i torturës është jo i ligjshëm.

Protokolli i San Salvadorit: Protokolli Shtesë i Konventës Amerikane të të Drejtave të Njeriut në fushën e të Drejtave Ekonomike, Shoqërore, dhe Kulturore (1988)

Protokolli i Konventës Amerikane të të Drejtave të Njeriut për Shfuqizimin e Dënimit me Vdekje (1990)

Konventa Ndrër-Amerikane mbi Zhdukjen e Detyruar të Personave (1994) e cila ndalon zhdukjen e detyruar të personave dhe e konsideron krim duke kërkuar ndëshkimin e atyre që kryejnë këtë krim.

Konventa Ndër-Amerikane mbi Parandalimin, Ndëshkimin dhe Zhdukjen e Dhunës kundër Grave  (1994)  e cila përcakton të drejtat e grave dhe ndalon përdorimin e dhunës kundër gruas në ambjente publike e private.

Konventa Ndër-Amerikane për Elimiminim e të gjitha Formave të Diskriminimit kundër Personave me paaftësi (1999) e cila synon integrimin e plotë në shoqëri të personave me paaftësi.  Konventa krijon edhe një Komitet për Elimiminin e të gjitha Formave të Diskriminimit kundër Personave me paaftësi.

Deklarata e Propozuar Amerikane mbi të Drejtat e Vendasve (1997) e miratuar nga Komisioni Ndër-Amerikan mbi të Drejtat e Njeriut, e cila shpall se vendasit gëzojnë të gjitha të drejtat e njeriut, përfshirë këtu edhe të drejta të veçanta që i përkasin vendasve.

Të Drejtat e Njeriut dhe Mjedisi (2003) e cila është një deklaratë që inkurajon bashkëveprimin mes OSHAs dhe organizatave të tjera ndërkombëtare në fushën e mjedisit. 

 

3 - Sistemi Afrikan: Karta Afrikane e të Drejtave të Njeriut dhe Popujve

     Çështja e të drejtave të njeriut në Afrikë thuhet se nuk ka qenë veçanërisht e sukseshme. Kjo sepse kushtet politike kanë bërë që të jetë e vështirë për të zbatuar e respektuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.  Vendet afrikane, edhe pse kanë shprehur përkushtimin dhe dëshirën për të përmirësuar standartet e të drejtave të njeriut dhe cilësinë e jetës së popujve të tyre, përsëri kanë adoptuar vetëm minimumet e standarteve ndërkombëtare mbi të drejtat e njeriut.[63]   Pretendohet që kultura dhe historia e Afrikës është unike dhe për këtë edhe trajtimi i të drejtave të njeriut duhet të jetë i tillë.  Kështu, e drejta për zhvillim është e drejta kryesore që duhet promovuar në Afrikë. Gjithashtu varfëria në Afrikë është në nivel të tillë që e bën të vështirë respektimin e të drejtave të njeriut.  Së treti, pretendohet se meqë historia e shoqërisë afrikane është kolonialiste, atëherë të drejtat e njeriut, të cilat kryesisht janë të drejta individuale, duket se nuk kanë shumë vend, sepse në Afrikë janë të drejtat e grupit që duhen respektuar kryesisht.  Më tej, ekziston një debat lidhur me atë që standartet ndërkombëtare të të drejve të njeriut janë një kërcënim për sovranitetin kombëtar të vendeve afrikane. 

     Ekzistojnë dy shkolla themelore mendimi në lidhje me të drejtat e njeriut në afrikë.  E para përfaqëson një mendim radikal, i cili bazohet në një bazë filozofike krejt të ndryshme nga ajo e vendeve Perëndimore.  Meqë në kulturën Afrikane mungon trajtimi individual, shumica e të drejtave të njeriut janë të pazbatueshme atje.  Shkolla e dytë përfaqëson mendime të ndryshme që variojnë nga një ideal krejtësisht universal tek vështrime krejtësisht relativiste.  Ndërkohë ka disa autorë afirkanë që argumentojnë se ka një koncept të të drejtave të njeriut që bazohet në konceptin se vendet afrikane kanë një orientim komuniteti apo grupi më shumë se individi, kështu që të drejtat e individit nuk kanë vend në këto vende.[64] Gjithsesi, këto shkolla mendimi kritikohen si jo të përshtatshme tashmë. Jo vetëm sepse shoqëria afrikane ka pësuar ndryshime por edhe sepse argumenti i shoqërisë ku grupi ka shumë rëndësi vlen edhe për shumë vende të tjera.  Gjithashtu, në shoqërinë afrikane tre kultura të mëdha kanë ndikuar mjaft, kristianizmi, muslimanizmi dhe animizmi.  Të treja, kanë krijuar diversitet i cili është i vlefshëm edhe për shoqëritë e vendeve Perëndimore ku standartet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut janë pranuar e përkrahur shumë.  Pra, mund të thuhet se konceptet e standartet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut nuk janë aspak të huaja për shoqërinë afrikane. Në Afrikë është krijuar një mënyrë e caktuar e respektimit të të drejtave të njeriut, ku ndërsa standartet ndërkombëtare janë pranuar në teori, në praktikë zbatimi i tyre ka qenë i ndryshëm dhe një zbatim i cili reflekton vlerat, traditat dhe kulturën e vendeve afrikane.[65]

     Një ngjarje me shumë rëndësi për çështjen e të drejtave të njeriut për afrikën është Konferenca e Lagos, Nigeri, e mbajtur në janar 1961.[66] Konferenca rezultoi në miratimin e një rezolute e njohur me emrin Ligjet e Lagos, me anën e së cilës i kërkohej shteteve afrikane të miratonin një Konventë Afrikane mbi të Drejtat e Njeriut

Karta Afrikane mbi të Drejtat e Njeriut dhe Popujve

Procesi i hartimit dhe miratimit të Kartës Afrikane mbi të Drejtat e Njeriut dhe Popujve edhe pse filloi pas Konferencës së Lagos zgjati deri në vitin 1981 kur kjo kartë u hartua.[67] Karta Afrikane hyri në fuqi në vitin 1986, dhe është ratifikuar nga më shumë se 40 shtete afrikane duke u bërë kështu Karta më e pranuar në nivel rajonal.  Kjo kartë njihet edhe si Karta e Banjulit, Gambia, meqë u nënshkrua në këtë vend.

     Kjo Kartë përfshhin të drejta ekonomike, sociale, kulturore, civile e politike së bashku.   Gjithashtu, kjo Kartë përfshin edhe të drejta të brezit të tretë, si dhe përfshin edhe detyrime duke theksuar se njeriu ka detryime si dhe të drejta në shoqëri.   Karta i jep të njëjtën mbrojtje të drejtave civile e politike si edhe Kartat e tjera rajonale apo instrumentat e tjerë ndërkombëtarë, me disa përjashtime si liria nga skllavëria, nga puna e detyruar, ndalimi i dënimit me vdekje, e dretja për tu martuar dhe barazia gjatë martesës, si dhe e drejta e privatësisë, të cilat gëzojnë më pak mbrojtje. Karta, gjithashtu, përfshin të drejta të individëve si dhe të popujve.   Kjo kartë përfshin edhe nene mbi mënyrën se si të drejtat që ajo përfshin do të mbrohen.[68]

 

Bashkimi Afrikan

     Organizata e Bashkimit Afrikan u themelua në maj të vitit 1963 me nënshkrimin e Kartës së Organizatës së Bashkimit Afrikan, nga përfaqësues të 32 vendeve afrikane. 21 shtete u bashkuan më vonë me këtë organizatë dhe në vitin 1994 Afrika e Jugut u bë vendi i 53të anëtar i saj. Edhe Organizata e Bashkësisë Afrikane, ose e Bashikimit Afrikan e ka trajtuar pak çështjen e të drjetave të njeriut.  Karta e kësaj organizate u përqëndrua në konceptin e Pan-Afrikanizmit dhe i referohej të drejtës për vetvendosje dhe mbrojtjes së shteteve afrikane që e kishin fituar së fundi pavarësinë. Pra, kjo kartë nuk iu referua shumë çështjes së të drejtave të njeriut, duke u përqëndruar më shumë në sovranitetin shtetëror dhe mosndërhyrjen në punët e brendshme të shteteve. Gjithsesi, ishte kjo organizatë e cila në vitin 1981 miratoi Kartën Afrikane mbi të Drejtat e Njeriut që u shndërrua në instrumentin kryesor në kontinent në lidhje me të drejtat e njeriut. 

     Në vitin 1999 filloi lëvizja për shndërrimin e kësaj organizate në Bashkimin Afrikan,[69] i cili u shpall në vitin 2002.  Bashkimi Afrikan, konsideron edhe çështjen e të drejtave të njeriut si një ndër çështjet e veta.  Tashmë mbetet që Bashkimi Afrikan të shndërrohet në një mjet të rëndësishëm për mbrojtjen e promovimin e të drejtave të njeriut në Afrikë.[70]

 

Instrumenta Afrikanë mbi të Drejtat e Njeriut[71]

  • Karta Afrikane mbi të Drejtat e Njeriut, miratuar në Qershor 1981dhe hyrë në fuqi në tetor 1986
  • Rregullat Porcedurale të Komisionit Afrikan mbi të Drejtat e Njeriut dhe Popujve miratuar në tetor 1995
  • Proptokolli i Kartës Afrikane mbi të Drejtat e Njeriut dhe Popujve hyrë në fuqi në janar 2004
  • Proptokolli i Kartës Afrikane mbi të Drejtat e Njeriut dhe Popujve mbi të Drejtat e Grave në Afrikë, miratuar në korrik-gusht, 2003
  • Proptokolli i Kartës Afrikane mbi të Drejtat e Njeriut dhe Popujve mbi themelimin e një Gjykate Afrikane mbi të drejtat e njeriut dhe popujve, qershor 1998
  • Karta e Organizatës së Bashkimit Afrikan, hyrë në fuqi në shtator 1963
  • Karta Afrikane mbi të Drejtat dhe Mirëqënien e Fëmijëve, hyrë në fuqi në nëntor 1999
  • Akti i themelimit të Bashkimit Afrikan, hyrë në fyuqi në maj 2001
  • Dokumenti i Addis Ababa mbi refgugjatët dhe Lëvizjen me Dhunë të Popullsisë në Afrikë, miratuar në shtator1994
  • Konventa Afrikane mbi Konservimin e Burimeve Natyrore dhe Natyrës
  • Konventa që Rregullon Aspekte të Veçanta të Problemeve të refugjatëve në Afrikë, hyrë në fuqi në qershor 1974
  • Deklarata mbi një kod Sjelljeje për Marrëdhëniet Ndër-Afrikane, miratuar në qershor 1994
  • Deklarata Da es Salaam mbi lirinë Akademike dhe Përgjegjësinë Sociale të Akademikëve 1990
  • Deklarata e Kampalas mbi Lirinë Intelektuale dhe Përgjegjësinë Sociale, 1990
  • Deklarata e Kartumit mbi Krizat e Refugjatëve në Afrikë, shtator 1990
  • Konventa e OBA-së për Elimiminim e Mercenarëve në Afrikë

 

4. Lidhja Arabe

     Lidhja e Shteteve Arabe, ishte rezultat i mbledhjes së shteteve arabe, e përfunduar në Aleksandri, më 7 tetor 1944.[72] Shtet pjesëmarrëse shprehën vullnetin dhe dëshirën për të krijuar një organizatë të përbashkët, e cila u krijua me synimin që të forconte lidhjet mes tyre, të përmirësonin mirëqënien, kushtet e jetesës, dhe të realizonin shpresat e asiparatat e vendeve të tyre. Marrëveshja e arritur njihet me emrin Protokolli i Aleksandrisë.  Lidhja e Shteteve Arabe u krijua si një aleancë politiko-ekonomiko-ushtarake me qëllim koordinimin e veprimtarisë dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes shteteve anëtare. Lidhja e Shteteve Arabe është e organizuar e funksionon mbi bazën e Kartës së Lidhjes Arabe, të marsit të vitit 1945.[73]  Karta krijoi disa organe si Këshilli apo edhe Sekretariati i Përgjithshëm.

     Këshilli është organi që merret me realizimin e objektivave të Lidhjes dhe kontrollin e zbatimit të marrëveshjeve të shteteve anëtare. Këshilli vendos për mjetet nëpërmjet të cilave Lidhja Arabe bashkëpunon me organet ndërkombëtare me qëllim garantimin e sigurisë dhe rregullimin e marrëdhënieve shoqërore e ekonomike. Ai është i përbërë nga disa komitete që mbulojnë fusha të ndryshme veprimtarie të organizatës.

     Sekretariati i Përgjithshëm përbëhet nga Sekretari i Përgjithshëm, Asistent-Sekretarët si dhe stafi që nevojitet. Sekretari i Përgjithshëm zbaton rezolutat e Këshillit, propozon buxhetin e organizatës, si dhe kryen çdo detyrë tjetër që vendos Këshilli.  Sekretari i përgjithsëm është plotësisht përgjegjës para Këshillit.

     Përveç këtyre dy organeve kryesore, Lidhja Arabe përbëhet edhe nga organe të tjera si organet e bashkëpunimit ekonomik dhe të mbrojtjes, si p.sh. Komanda Ushtarake e Bashkuar Arabe, apo Këshilli Ekonomik, si dhe organe të tjera si Tribunali Administrativ i Lidhjes Arabe, Fondi Arab për Asistencë Teknike për vendet Afrikane e Arabe, etj, si dhe disa organe të specializuara.

     Lidhja Arabe ka filluar të trajtojë çështjet e të drejtave të njeriut pas viteve 70-të.  Një ndihmesë të madhe në këtë aktivitet të Lidhjes Arabe ka dhënë Organizata e Kombeve të Bashkuara, e cila ka promovuar bashkëpunimin dhe shkëmbimet e informacioneve mes sistemeve rajonale për mbrojtjen të drejtave të njeriut, pra Lidhjes Arabe, Organizatës së Shteteve Amerikane, Organizatës së Bashkimit Afrikan, apo Këshillit të Evropës.

     Komisioni i OKB mbi të Drejtat e Njeriut propozoi në mesin e viteve ’70 krijimin e një Komisioni të Përhershëm mbi të Drejtat e Njeriut brenda Lidhjes Arabe i cili u formua vetëm në vitin 1998.  Komisoni Arab mbi të Drejtat e Njeriut është një organizatë e shteteve arabe e përkushtuar për të mbrojtur të drejtat e njeriut në shtetet Arabe.  Ky Komision udhëhiqet nga parimet themelore të të drejtave të njeriut. Në përgjithësi, Komisioni Arab për të Drejtat e Njeriut mund të shqyrtojë të gjitha çështjet e të drejtave të njeriut që gjejnë rregullime ligjore në vendet arabe.  Megjithatë, ky Komison kryesisht kryen një aktivitet me karakter koordinues për mbrojtjen e të drejtave të individëve dhe nxit respektimin e të drejtave të njeriut në vendet arabe. Komisioni kryesisht përgatit projekt-marrëveshje apo projekt-propozime që i paraqiten Këshillit të Ministrave të Lidhjes Arabe. Komisioni Arab njësoj si Komisioni i të Drejtave të Njeriut të OKB-së, merret kryesisht me promovimin e të drejtave të njeriut më tepër sesa me mbrojtjen e tyre.

Gjithashtu, ekzistojnë propozime të ndryshme në lidhje me adaptimin e një Konvente Arabe të të Drejtave të Njeriut e cila do të kishte si qëllim mbrojtjen e të drejtave themelore të individëve siç janë krijuar dhe interpretuar në kontekstin islamik.

 

Karta Arabe mbi të Drejtat e Njeriut

     Në vitin 1994 Lidhja Arabe miratoi Kartën Arabe mbi të Drejtat e Njeriut.[74] Kjo Kartë u hartua nga Komisioni i Lidhjes Arabe mbi të Drejtat e Njeriut.  Ajo nuk ka hyrë akoma në fuqi. Karta përcakton që hyn në fuqi pasi shtatë shtete Arabe të nënshruajnë atë.  Deri më sot i vetmi vend që e ka nënshkruar është Iraku i cili gjithsesi ende nuk e ka ratifikuar.  Karta në përgjithësi përfshin shumë komponentë të të drejtave të njeriut të përcaktuara në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut, përfshirë edhe mosdiskriminimin mes burrave e grave.  Karta gjithashtu përfshin të drejtën kolektive të vet-vendosjes dhe disa parime themelore veçanërisht në fushën e të drejtës penale, që janë të nevojshëm për mbrojtjen e të drejtave të të akuzuarit.  Megjithatë Karta ka shumë dobësi.  Ajo përfshin vetëm disa të drejta të njeriut të njohura në nivel ndërkombëtar.  Kështu mund të përmendet e drejta për të mos ndryshuar fe si dhe liria nga skllavëria.  Gjithashtu, Karta nuk parashikon mjete të mjaftueshme për mbrojtjen dhe garantimin e të drejtave që ajo përfshin.  Dallimi në tekst mes qytetarëve dhe të tjerëve lë hapësirë për shqetësim.  Së fundi, edhe mekanizmi i monitorimit të Kartës është shumë i dobët e i pamjaftueshëm.

 

Instrumenta mbi të Drejtat e Njeriut

  • Karta Arabe mbi të Drejtat e Njeriut, miratuar në vitin 1997[75]
  • Deklarata e Kajros mbi të Drejtat e Njeriut në Islam, gusht 1990[76]

 

5.  Të Drejtat e Njeriut në Azi

     Edhe pse në azi nuk ekziston një sistem rajonal për garantimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, sigurisht që zhvillohet debati mbi të drejtat e njeriut.  Në këtë vend janë zhvilluar debate të shumta në lidhje me të drejtat, shpesh duke argumentuar se ato nuk janë universale.  Kështu, ka patur kritika të një numri udhëheqësish rajonalë për konceptin ‘perëndimor’ të të drejtave të njeriut dhe përpjekjeve për të ndërhyrë në punët e tyre të brendshme.  Përfaqësues të ‘vlerave aziatike’ argumentojnë që në ekonomitë në zhvillim, të drejtat ekonomike dhe sociale janë shumë më të rëndësishme se të drejtat politike dhe civile; apo se “përkujdesja perëndimore’ për të drejtat civile e politike (individual) mund të kërcënojë traditën komunitare apo kohezionin social.

     Megjithatë, për arsye ndoshta të diversitetit të ideologjive, kulturave apo historive në rajon nuk ka konsesus mbi një përkufizim të vlerave aziatike.  Sigurisht ka edhe mendime në rajon që përkrahin karakterin unviersal të të drejtave të njeriut.[77]  Gjthashtu, ka edhe përpjekje për të deklaruar mbështetjen dhe përkrahjen e të drejtave të njeriut në këtë rajon. Këtë e tregon edhe Deklarata e Bankokut, e prillit 1993, e cila trajton çështjen e të drejtave të njeriut në këtë zonë.

     Ka një zhvillim mjaft pozitiv të kohëve të fundit në këtë rajon në lidhje me çështjen e të drejtave të njeriut që është ai i hartimit të një Karte Aziatike mbi të Drejtat e Njeriut. Ky poropozim është i vitit 1997.  Projekti hedh poshtë relativizmin kulturor dhe argumentin mbi sovranitetin e shteteve dhe mbështet konceptin e universalizmit të të drejtave të njeriut. Megjithatë, kjo Kartë ende nuk është miratuar.[78]


Komisioni Aziatik mbi të Drejtat e Njeriut[79]

     Komisioni Aziatik mbi të Drejtat e Njeriut është një organizatë e pavarur e krjiuar nga përfaqësues të disa shteteve aziatike në vitin 1996.  Ai synon të mbrojë dhe promovojë të drejtat e njeriut duke i monitoruar ato, hetuar, mbështetur, si dhe duke ndërmarrë veprime që synojnë forcimin e të drejtave të njeriut, duke pasur kryesisht synim mbrojtjen e grupeve vulnerabël të shoqërisë.  Gjithashtu, Komisioni synon ngritjen e një sistemi të shpejtë komunikimi për të inkurajuar veprime të shpejta për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, shqyrton shkeljet e të drejtave të njeriut si dhe përpiqet të parandalojë ato në të ardhmen. Ky komision gjithashtu synon të promovojë reforma administrative, gjyqësore, ligjore apo policore që të garantojnë respektimin e të drejtave të njeriut, apo edhe programe rajonale për këtë qëllim.  Komisioni Aziatik mbi të Drejtat e Njeriut siguron edhe një marrëdhënie të ngushtë me sistemet e tjera ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut sidomos me Kombet e Bashkuara.[80]

Deklarata e Bankokut mbi të Drejtat e Njeriut

     Kjo deklaratë u miratua nga dyzet shtete aziatike në përfundim të takimit rajonal të KB-së për Azinë gjatë Konferencës Ndërkombëtare mbi të Drejtat e Njeriut, në 2 prill 1993.[81] Kjo Deklaratë rikonfirmoi mbështetjen e shteteve aziatike për të drejtat e njeriut, parimet e Kartës së KB-së si dhe DUDNJ-së dhe inkurajoi ratifikimin e instrumentave të të drejtave të njeriut, veçanërisht të Paktit Ndërkombëtar mbi të Drejtat Civile e Politike si dhe atij mbi të Drejtat Ekonomike, Sociale e Kulturore. Deklarata njohu se të drejtat e njeriut janë universale për nga natyra, edhe pse theksonte se ato duhen konsideruar në kontekstin e pakicave kombëtare dhe rajonale dhe bazave të ndryshme historike, kulturore e fetare. Aty theksohej edhe njëherë ndërvarësia mes të drejtave politike e civile dhe atyre ekonomike, sociale e kulturore dhe se e drejta për zhvillim është një e drejtë universale dhe e brendshme dhe pjesë integrale e të drejtave themelore të njeriut. Deklarata konfirmonte se zhvillimi ekonomik e social lehtëson zhvillimin e demokracisë dhe promovimin e të drejtave të njeriut. Gjithashtu, shprehu përkrahjen për parimin e sovranitetit kombëtar dhe mos ndërhyrjes në punët e brendshme të shteteve dhe nxiti promovimin e të drejtave të njeriut nëpërmjet bashkëpunimit dhe konsensusit.

 

[1] Në traktatin e Londrës i cili themloi Këshillin e Evropës, u nëbnshkrua nga dhjetë shtete: Belgjika, Danimarka, Franca, Irlanda, Italia, Luksemburgu, Hollanda, Noevregjia, Suedia dhe Mbretëria e Bashkuar.

[2] Regional Human Rights: A Comparative Study of the West European and Inter-American Systems. Contributors: A. Glenn Mower Jr. – author. Publisher: Greenwood Press. Place of Publication: New York. Publication Year: 1991. Page Number: 51.

[3] Shqetësimi prë të drejtat e njeeriut është shprehur më shumë në dy nenet e para të Statutit. Neni i parë shpreh qëllimin e organizatës pt të arritur një unitet më të madh mes vendeve anëtare gjë që do të arrihet nëpërmjet, ndër të tjera, “ruajtjes dhe realizmit të mëtejshëm të të drejtave të enrjtiu dhe lirive themelore”.  Neni i dytë vë detyrimin mbi shtetet anëtare që të pranojnë parimet e shtetit të së drejtës dhe ti sigurojnë të gjithë personave ëqë jetojnë në juridiksioni e tyre gëzimin e të drejtave të njerut dhe lirive themelore." Më tej, neni 3 i statutit përcakton që “Secili anëtar i Këshillit të Evropës zotohet të njohë parimin e përparësisë së të drejtës dhe parimin në bazë të të cilit çdo person që gjendet nën juridiksionin e tij duhet të gëzojë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut …”. Gjithashtu, neni 8 i statutit përcakton që shkeljet e rënda të të drejtave dhe të lirive themelore të njeriut mund të jetë një motiv për të pezulluar ose për të përjashtuar një shtet anëtar të Këshillit të Evropës.

[4] Disa vende për shembull mundën të bëheshin anëtare të Këshillit të Eropës vetm në momente të caktuara kohore, p.sh  Portugala në vitin 1976, Spanja në vitin 1977 apo greqia u detyrua të tërehiqej nga Këshilli i Evropës në 1970 për një periudhë prej katër vitesh.

[5] Tani Monako ka aplikuar për tu bërë anëtar i Këshillit të Evropës dhe 5shtete të tjera kanë statusin e vëzhguesit: Vatikani, Shtett e Bashkuara, Kanadaja, Japonia dhe Meksika.

[6] Shih për shembullDeklarata e 8 nënëntorit 2001 "Mbi mbrojten e të Drejtave të Enjriut në Evropë - Garantimi i efektiviteti të zgjatur të Gjykatës Evropiane të të Drejtvae të Enjriut”, apo Deklarata e 7 nëntorit 2002 mbi “Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut”

[7] Sipas Protokollit 14 të KEDNJ-së i cili s’ka hyrë ende në fuqi, Komiteti i ministrave do të ketë mundësinë, nëse 2/3 e  atarëve të tij vednos kështu, të paraqesë padi para gjykatës në rastet kur një shtet refuzon të zbatojë vendimin e dhënë nga Gjykata e të Drejtave të Njeriut. Gjithashtu Komiteit i Ministrave do të ketë mundësinë të kërkojë interpretim të një vendimi të dhëbë nga gjykata me qëllim që ai të ndihmohet në punën e tij për të kontrolluar nëse vednimi i gjykatë s po zbatohet apo ajo dhe vecanërisht për të kuptuar se c’masa janë të nevojshme që vendimi i dhënë të konsiderohet i përmbushur.

[8] Ai punon mbi bazën e një Rezolute të Komiteti të Minsiitrave të këshillit ët Evropës (2000) 1. Shih http://www.coe.int/T/E/Clrae/

[9] Këshilli i Evropës ka ndërmarrë hapat e para në lidhje me çështjen e përfaqësimit të autoritetit lokal në vitin 1957, dhe që nga ajo kohë kjo çështje ka përfshirë gjithnjë e m- shumë shtete të reja.

[10] Ideja e krijimi të kësaj zyre u miratua në Samitin e Krerëve të Shteteve dhe Qeverive të Strasburgut të tetorit 1997.  Zyrtarisht ky komision u krijua, pas isht edebatuar në Asamblenë Parlamentare, në sesionin e 104rt të Komitetit të Ministrave të mbajtur në  6-7 maj 1999 në Budapest. Shih http://www.coe.int/T/E/Commissioner_H.R/Communication_Unit/

[11] Rezoluta (1999) 50 mbi Komisionerin e të Drejtave të Njeriut të Këshilli të Evropës (Miratuar nga Komiteti i Ministrave në 7 Maj 1999, në Sesionin e 104t, në Budapest)

[13] Karta e madhe e Lirive e miratuar në Angli nga mbreti John e cila parashikonte disa liri e të drejta për një kategori të caktuar individësh.

[14] Neni 1 i KEDNJ. Ky nen tregon natën universale të të drejtave të njeriut të njohura nga Konventa.

[15] Protokollet 2,3, 5, 8, 9, dhe 11.

[16] Gjithsesi, në bazë të nenit 52, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës mund të rikërkojë që shtetet palë të sjellin sqarime dhe informacione mbi mënyrën se si ata me anën e legjislacionit të tyre të brendshëm sigurojnë realizimin e Konventës. Megjithatë Konventa nuk i jep Sekretarit të Përgjithshëm asnjë fuqi veprimi në drejtim të këtyre informacioneve. Deri tani, Sekretari i Përgjithshëm e ka ushtruar këtë kompetencë vetëm në pak raste dhe gjithnjë duke i drejtuar kërkesat e saj të gjithë shteteve dhe jo vetëm një shteti të veçantë anëtar.

[17] Në bazë të ndryshimeve të bëra nga Protokollit 9 dhe 11 tashmë Shtete palë janë të deturuara të pranojnë të drejtën e ankimit individual të parashikuar nga neni 34 i Konventës madje nuk duhet të pengojnë në asnjë mënyrë ushtrimin efektiv të së drejtës për ankim individual.

[18] Neni 34 i Konventës e lë në çmimin e Gjykatës nëse një çështje përfshihet në një nga situatat e përmenduar në këtë nen.

[19] Sundy Times kundër Mbretërisë së Bashkuar, 1979.

[20] Për intrepretime të Gjykatës në lidhej me këtë shih Handyside kundrë Mbretërisë së Bashkuar- 1976, apo Dudgeob kundër Mbretërisë së Bashkuar – 1981.

[21] Kuptimi i termit ‘rezervë’ është dhënë në Nenin 2 të Konventës së Kombeve të Bashkuara mbi Ligjin e Traktateve të vitit 1969.

[22] Shqipëria ka ratifikuar Protokollin 6 por jo 13 të KEDNJ-së.

[23] Kjo pjesë e KEDNJ-së së bashku me disa nene të tjera që rregullonin Gjykatën Evropiane të të Drejtave të NJeriut janë zëvendësuar nga nene të tjera të Protokollit 11 të KEDNJ-së.

[24] stipulated by Article 56 of this instrument, the Court could not be constituted and begin to receive cases until at least eight Parties had, in the language of Article 46, declared that they recognized "as compulsory ipso facto and without special agreement the jurisdiction of the Court in all matters concerning the interpretation...

[25] To start with, the number of cases coming forward was relatively few. But from 1980, they started to grow steadily and, by 2001, the Court was receiving nearly 14,000 applications a year from people who felt they had a grievance against a signatory State.

[26] Numri i tyre tani është 45.

[27] Protokolli 14 i KEDNJ-së që ende nuk ka hyrë në fuqi përcakton që mandati i gjyqtrëve të jetë 9 vjet dhe të mos kenë të drejtën e rizgjedhjes.

[28] Shih http://www.coe.int/T/E/Human_Rights/Esc/

[29] Shih http://www.osce.org/

[30] Sekretariati i OSBE-së, OSCE Handbook, Zyra e Shtypit dhe e Botimeve e OSBE-së, Vjenë, 2000.  Shih http://www.osce.org/publications/handbook/files/handbook.pdf

[31] Ideja e një Konference mbarë ebvropiane mbi çështej të sigurisë u hidh nga Bashkimim Sovjetik në vitet 50të dhe u pasua më pas nga  zhvillime të tilla si NATo apo Organizata mbi Traktatet e Varshavës – WTO.  Konferenca, pas disa parapregatitjeve, u hap në korrik 1973, me pjesëmarrjen e Ministrave të Jashtëm të 35 vendeve Evropiane, përfshirë këtu edh eSHBA-në dhe Kanadanë.  Konferenca zgjati dy vjet dhe përfundoi me miratimin e Aktit Final të Helsinkit i cili përfshinte tre sete krysore rekomandimesh, të njohura zakonisht si ‘shporta’:  1.  Kishte lidhje me aspekte politiko-ushtarake të sigurisë; 2. Kishte të bënte me bashkëpunimin në fushën e ekonomisë, shkencës, teknologjisë, e mjedisit.; 3.  Kishte të bënte me bashkëpunimin në fushën humanitare dhe në fusha të tjera, pra me të drejtat e nejriut. Kjo konferencë me këto rekomandime i ofroi shteteve një mënyrë komunikimi e sjelljekje mes tyre.  Duke pattur parasysh se ishte periudha e Luftës së Ftohtë, kjo konferencë ishte një hap cilësor në ruajtjen e paqes e stabilitietit në rajon.  Gjithashtu, të drejtat e njeriut u shndërruan në një çështje mjaft të diskutuar mes shteteve pjesëmarrëse si rezultat e këtyre rekomanidmeve.

Shih http://www.osce.org/publications/handbook/files/handbook.pdf

[32] Ky vendim u mor në Samititn e Budapestit mbajtur në Dhjetor 1994 dhe hyri në fuqi në 1 janar 1995.

[33] Estebanez M., OSCE and Human Rights [OSBE dhe të drejtat e njeriut],

[34] Në anglisht Office for Democratic Institutions and Human Rights.

[35] Së fundi OSBE është duke vëzhguar fushatën elektorale që po zhvillohet në SHBA për postin e Presidentit të vendit.

[36] Për më shumë shih http://www.osce.org/odihr/

[37] Për më shumë shih http://www.osce.org/hcnm/

[38] Për më shumë shih http://www.osce.org/fom/

[39] Shih:  http://europa.eu.int/

[40] Për herë të parë ideja e një komuniteti evropian  të përbashkët e hedhur nga Jean Monnet u konkretizua (edhe pse me karakter ekonomik) nga Ministri i Jashtëm Francez Robert Schuman në një fjalim të tij të datës 9 maj 1950. Kjo datë festohet si dita e Evropës.

[41] Për një inforcmaion të mëtejshëm mbi të drejtat e nejriut dhe Bashkimin Evropian shih http://europa.eu.int/pol/rights/overview_en.htm

[43] http://www.europarl.eu.int/

[45] http://europa.eu.int/comm/index_en.htm

[48] Rezolutë e Parlamentit Evropian mbi respektimin e të drejtave të nejriut në Bashkimin Evropian (1995): OJ C 132, 28.4.1997. Shih: http://europa.eu.int/abc/doc/off/bull/en/9801/p102003.htm

[49] Rezolutë e Parlamentit Evropian mbi respektimin e të drejtave të nejriut në Bashkimin Evropian (1994): OJ C 320, 28.10.1996; Bull. 9-1996.  Shih http://europa.eu.int/abc/doc/off/bull/en/9704/p102001.htm

[50] Rezolutë e Parlamentit Evropian mbi respektimin e të drejtave të nejriut në Bashkimin Evropian (1997). Shih http://europa.eu.int/abc/doc/off/bull/en/200003/p102003.htm

[53] Traktati i Amsterdamit ishte një ndryshim i Traktatit të Mastrihtit dhe pati si synim të përmirësonte këtë të fundit.

[55] Shih nenet 11 dhe 177 të Traktatit.

[56] Shih gjykimin në çështjen C-292/97.

[57] Karta e OSHAs është ndryshuar dy herë, në vitin 1967 me Protokollin e Buenos Ajres dhe në vitin 1985 me Protokollin e Kartagjena e Indisë.

[58] Tom Farer, "The Rise of the Inter-American Human Rights Regime: No Longer a Unicorn, Not Yet an Ox," vol. 19, 3(August 1997

[59] Për më shumë informacion mbi OShA, shih http://www.oas.org/

[60] Raport Vjetor mbi Komisionin Ndër-Amerikan të të Drejtave të Njeiurt, 2003. OEA/Ser.L/V/II.118 Doc. 5 rev. 2, 29 Dhjetor 2003.

[61] Për më shumë informacion mbi vepripmatirnë e Komisionit Ndër-Amerikan të të Drejtave të Njeriut referohuni tek http://www.cidh.org/annualrep/2003eng/toc.htm

[62] Për më shumë informacion mbi Gjykatën Ndër-Amerikane të të Drejtave të Njeriut referohuni tek http://www.corteidh.or.cr/index-ingles.html dhe http://www1.umn.edu/humanrts/iachr/iachr.html

[63] Eileen McCarthy-Arnolds, Africa, Human Rights, and the Global System, 1994.

[64] Human Rights in Africa: Cross-Cultural Perspectives (Abdullahi Ahmed An- Na`im & Francis M. Deng eds., 1990).[Washington, D.C.: The Brookings Institution,

[65] Emerging Human Rights: The African Political Economy Context, Studies in Human Rights, Number 8 (George W. Shepherd, Jr. & Mark O.C. Anikpo eds., 1990).[New York: Greenwood Press

[66] The International Law of Human Rights in Africa: Basic Documents and Annotated Bibliography (compiled by M. Hamalengwa et al., 1988).[Dordrecht; Boston: Martinus Nijhoff, 427 pp.]

[68] U.N. Centre for Human Rights, The African Charter on Human and Peoples' Rights, U.N. Doc. HR/PUB/90/1 (1990).[New York: U.N. Centre for Hum. Rts.,

[69] Shih http://www.africa-union.org/

[70] Amnesty International, African Union: A new opportunity for the promotion and protection of human rights in Africa [Bashkimi Afrikan: një mundësi e re për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtvae të nejriut në Afrikë], Londër, 2002.

[75] ibid

[77] Kështu, Presidenti i Koresë, Kim Dae-Jung, veteran i fushës së të drejtave të njeriut, gjatë një fjalimi në Lidhjen Ndërkombëtare mbi të drejtat e njeriut në Nju Jork, në qershor 1998, thekson se “verpimet që shkelin dinjitetin e qenieve njerëzore nuk duhen toleruar më.  Karakteristikat rajonale apo kulturore nuk duhet të shërbejnë më si justifikim për shkeljet e të drejtave të njeriut.  Duhet të përkrahim historinë tashmë të konsoliduar mbi të drejtat e njeriut, se ato janë një vlerë universale.

[78] Për më shumë informacion mbi Kartën Aziatike mbi të Drejtat e Njeriut shih http://www.ahrchk.net/

[79] Shih http://www.ahrchk.net/

Postime të ngashme

Av dr jordan daci
nga-av-jordan-daci
Statusi Juridik i të Drejtave Ekonomike, Sociale dhe Kulturore…

Shekulli i 20-të mund të konsiderohet si shekulli, ku të drejtat e njeriut filluan të njihen si vlera të përbashkta të njerëzimit. Nga ana tjetër ky shekull ka qenë dëshmitar i disa nga dhunimeve më të mëdha të të drejtave të njeriut.

Këto dy zhvillime të ndryshme dhe të kundërta nga një ekstrem në tjetrin tregojnë thjesht natyrën e veçantë të të drejtave të njeriut dhe të luftës për mbrojtjen e tyre.

Asnjë vlerësim. Bëhu i pari që e jep atë!

Shto një koment

You're using an AdBlock like software. Disable it to allow submit.