Instrumentat e realizimit të Drejtave të Njeriut në Bashkimin Europian

Karta Sociale Europiane

Ma. Haseda Rragami

Human RightsMë 18 nëntor 1961 u nënshrua Karta Socile Europiane, për të hyrë në fuqi më pas më 26 shkurt 19651. Lindi nevoja e adoptimit të një dokumenti të tillë pasi Konventa Europine për të Drejtat e Njeriut nuk përmbante të drejta sociale dhe ekonomike2 dhe kërkohej një dokument që t'i përgjigjej ndryshimeve të mëdha të kohës në jetën ekonomike dhe sociale. Më 1996 është hapur për një ratifikim të një version i ri i Kartës Sociale Euripiane i cili përfshin, në një dokument të vetëm, nga njëra anë të drejtat dhe mekanizmat e kontrollit të parashikuar nga traktatet e mëparshme duke shtuar edhe të reja, siç është, e drejta për një shtëpi banimi, e drejta për mbrojtje në rast pushimi nga puna, e drejta për mbrojtje kundër dhunës seksuale, të drejtat e punëtorëve imigrante dhe të familjeve të tyre, dhe nga ana tjetër përforcon mbrojtjen e të drejtave ekzistuese3. Karta Sociale Europiane ka karakteristika të veçanta në lidhje me formulimin e saj dhe sistemin e ratifikimeve. Kështu Karta është e ndarë në dy pjesë kryesore. Në pjesën e parë jane parashikuar të drejta, realizimi i të cilave merret përsipër nga shtetet kontraktuese si objektivi i politikave të tyre. Kjo pjesë e parë përmban deklarata të ekonomisë politike por që janë të privuara nga detyrime të sakta juridike. Në këto të drejta përfshihen: e drejta e çdo personi që të ketë mundësi të fitojë për të  jetuar me një punë të zgjedhur lirisht prej tij, të drejtën e të gjithë punëtorëve për një pagë të drejtë, që t’i sigurojë atyre dhe familjarëve të tyre një nivel të kënashshëm jetese, të drejtën e çdo personi për të përfituar nga të gjitha masat që merren për të gëzuar një shëndet sa më të mirë të mundshëm etj. Ndërsa pjesa e dytë përmban detyrime specifike në lidhje me qëllimet e përfshira në pjesën e parë të cilat shtetet zotohen për t’i zbatuar me qëllim realizimin e objektivave dhe ushtrimin efektiv të të drejtave të parashikuara në pjesën e parë4. Nëpërmjet këtij formulimi është bërë e mundur që të parashikohet në të njëjtin dokument  objektiva të një kohe të gjatë. Karakteristika e dytë e kartës ka të bëjë me trajtimin  e problemit të ndryshimeve që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik dhe social të shteteve anëtare. Për shkak se shtett më pak të zhvilluara nuk mund të merrnin persipër të njëjtat detyrime si shtetet e pasura, është parashukuar një sistem ratifikimi jo i zakontë  në bazë të së cilit, çdo shtet kontraktues nuk është i detyruar të pranojë të gjitha dispozitat e parashikuara në Kartë. Sistemi parashikon që shetet kontraktuese duhet të respektojnë të paktën pesë nene të zgjedhura të cilat garantojnë të drejtën e punës, të drejtën sindikale, të drejtën e kontratës kolektive, të drejtën për sigurime shoqërore, të drejtën e asistencës shoqërore dhe mjeksore, të drejtën e familjes dhe të mbrojtjes sociale dhe ekonomike dhe së fundi të drejtën e opunëtorëve emigrant dhe të familjeve të tyre për mbrojtje dhe asistencë. Përveç kësaj shtetet kontraktuese janë të detyrurs të vezhgojnë një numër të neneve ose të paragrafeve , të zgjedhur prej tyre, të përfshira në pjesën e dytë të Kartës, me kusht që numri total i neneve dhe paragrafëve të mos jenë më pak se dhjetë nene dhe 45 paragrafë.  Respektimi i detyrimeve të marra nga shtetet kontraktuese pas ratifikimit të Kartës është sigururar nga një sistem raportesh kombëtare por të plotësuar nga komentet e sindikatave kombëtare dhe që duhet t’i nënshtrohen çdo dy vjet shqyrtimit të një Komiteti prej shtatë ekspertësh të pavarur, raport që më pas i dërgohet nga Komiteti , Komitetit të Ministrave. Por në praktikë ky sistem i shqyrtimit të raporteve është parë si joefikas. Kështu më 1 korrik 1998 protokolli shtesë i'u bashkangjit Kartës Sociale Europiane i cili parashikon një sistem kërkesash kolektive. Ai lejon që palët sociale ose organizatat joqeveritare të paraqesin kërkesa kolektive mbi realizimin e papërshtatshëm dhe të pakënaqshëm të Kartës5. Një aspekt shumë i rëndësishëm i Kartës Sociale është lidhja e saj me Bashkimin Europian. E drejta komunitare është më efikase duke patur parasysh që rregullat dhe direktivat e organeve të Bashkimit Europian janë të zbatueshme në juridiksionet e brendshme, direkt ose nëpërmjet legjislacioneve të brendshme. Megjithatë Karta Sociale e Këshillit të Europës ka një rëndësi të veçantë në rastet kur legjislacioni  BE vendos nivele mbrojtëse më të kufizuara, si psh, në rastin e pushimit të lindjes. Gjithashtu në drejtim të shtetasve të atyre shteteve që nuk janë akoma anëtare të Bashkimit Europian, por që kanë ratifikuar Kartën Sociale Europiane, kjo e fundit u jep atyre të vetmen formë garancie në nivel europian në fushën e të drejtave ekonomike dhe sociale. Gjithashtu edhe për shtetet europiane të ish-bllokut sovjetik dhe të Ballkanit të cilët kanë paraqitur lutjen për pranimin në Bashkimin Europian, Karta Sociale Europiane mund të ushtrojë funksionin e tregimit të standarteve, drejt të cilëve duhet të shtrihen në fushën e të drejtave ekonomike dhe sociale në ekonomone e tregut të lirë dhe të përbashkët.

Konventa për Parandalimin e Torturës dhe Trajtimit apo dënimit ç’njerëzor dhe poshtërues

Askush nuk mund t’i nënshtrohet torturës as dënimeve ose trajtimeve çnjerëzore ose poshtëruese6  Duke pasur parasysh këtë nen të Konventës Europiane për të Drejtat të Njeriut shtetet anëtare të Këshillit të Europës, ndërmorën përsipër hartimin dhe miratimin e kësaj Konvente. Me anë të kësaj Konvente do të sigurohej mbrojtja e personave që pretendojne se janë viktima të torturave dhe trajtimeve çnjerëzore.Kjo Konventë do të bëjë të mundur   mbrojtjen e personave të privuar nga liria, kundër torturës, dënimeve dhe trajtimeve çnjerëzore ose poshtëruese dhe do të mund të forcohet nga një mekanizëm jogjyqësor, me karakter parandalues dhe iu bazuar mbi vizita në vende të ndryshme. Kështu në kuadrin e Konventës krijohet një Komitet Europian i cili me anë të vizitave në këto vende shqyrton trajtimin e personave të privuar nga liria, duke forcuar mbrojtjen e tyre kundër torturës dhe dënimeve dhe trajtimeve çnjerëzore ose poshteruese.7 Çdo palë e Konventës është e detyruar të autorizoje vizitën, sidomon në vende ku është hequr liria nga autoritetet publike8.Pas çdo vizite Komiteti përpunon një raport mbi faktet e konstatuara, duke pasur parasysh çdo vëzhgim që mund të jëtë paraqitur nga pala e interesuar. Ai I bën të njohur kësaj të fundit raportin e tij, i cili përmban rekomandimet që ai i gjykon të nevojshme Komiteti i komunikon menjëherë vëzhgimet autoriteteve  kompetente të Palës së interesuar.  Në rrethana të veçanta, autoritetet kompetente të Palës së interesuar mund t’i bëjnë  të ditur Komitetit kundërshtimet e tyre për vizitën në momentin e parashikuar prej tij  ose për vendin e caktuar që Komiteti ka si qëllim ta vizitojë. Të tilla kundërshtime  mund të bëhen vetëm për arsye që kanë të bëjnë me mbrojtjen kombëtare ose me sigurinë publike ose për arsye të çrregullimeve të  rënda në vendet ku personat  privohen nga liria, të gjendjes shëndetësore të një personi ose për shkak të marrjes  në pyetje në mënyrë urgjente, në një hetim e sipër të një veprat të rëndë penale9.  Anëtarët e Komitetit, ekspertët dhe personat e tjerë që e asistojnë, gjatë mandatit të  tyre dhe pas mbarimit të afatit të tij, i nënshtrohen detyrimit të ruajtjes të sekretit në lidhje me faktet ose informacionet për të cilat kanë marrë dijeni gjatë kryerjes së unksioneve të tyre. Ekspertët veprojnë sipas instruksioneve dhe nën  përgjegjësinë e Komitetit. Ata  duhet të kenë kompetencë dhe eksperiencë në përputhje me fushat që përmban kjo Konventë dhe janë të lidhur me të njëjtat detyrime të pavarësisë, paanshmërisë dhe disponibilitetit ashtu si anëtarët e Komitetit.  Çdo Palë i bën të ditur Komitetit emrin dhe adresën e autoritetit kompetent që merr njoftimet e drejtuara qeverisë së tij dhe ato të çdo funksionari ndërmjetës që ajo  mund të ketë emëruar. Kjo Konventë nuk cënon dispozitat e së drejtës së brendshme ose të marrëveshjetve ndërkombëtare të cilat sigurojnë një mbrojtje më të madhe të personave të privuar nga liria10. Asnjë dispozitë e kësaj Konvente nuk mund të interpretohet si një kufizim ose derogim i kompetencave të organeve të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut ose i detyrimeve që merren përsipër nga Palët në bazë të kësaj Konvente  Komiteti nuk do t’i vizitojë vendet që përfaqësuesit ose të deleguarit e fuqive  mbrojtëse ose të Komitetit të Kryqit të Kuq vizitojnë efektivisht dhe rregullisht në bazë të Konventave të Gjenevës të 12 gushtit 1949 dhe të Protokolleve të tyre shtesë të 8 qershorit 197711.   Kjo Konventë është e hapur për nënshkrim nga Shtetet anëtare të Këshillit të Europës. Ajo do t’i nënshtrohet ratifikimit, pranimit ose miratimit. Instrumentat e ratifikimit, të pranimit ose të miratimit do të dedpozitohen pranë Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Europës.  Asnjë rezervë nuk pranohet në lidhje me dispozitat e kësaj Konvente12.  Çdo palë mund të denoncojë këtë Konventë, në çdo moment, duke i drejtuar një njoftim Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Europës. Denoncimi do të hyjë në fuqi ditën e parë të muajit që vijon mbarimin e një periudhe prej dymbëdhjetë muajsh pas datës së marrjes së njoftimit nga Sekretari i Përgjithshëm  Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Europës do t’u njoftojë Shtetet anëtare si dhe çdo Shteti jo anëtar të Këshillit të Europës palë në këtë Konventë. Më 28 shtator 1983, Asambleja Këshillimore e Këshillit të Europës ka miratuar Rekomandimin 971 (1983) lidhur me mbrojtjen e personave të privuar nga liria kundër  torturës dhe trajtimeve ose dënimeve mizore, çnjerëzore ose poshtëruese. Në këtë tekst,  Asambleja i rekomandonte Komitetit të Ministrave në veçanti miratimin e projektit të  konventës europiane mbi mbrojtjen e personave të privuara nga liria kundër torturës dhe  trajtimeve ose dënimeve mizore, çnjerëzore ose poshtëruese, bashkangjitur këtij  rekomandimi. Shembullin kjo  Konvente e ka ndjekur nga Konventa kundër torturës dhe dënimeve dhe trjtimeve çnjërëzore dhe poshtëruese të adoptuar  nga Asambleja e përgjithshme  OKB –së e cila mbron personat edhe nga tortutar e autoriteteve shteterore.

Konventa Kuadër për Mbrojtjen e Minoriteteve Kombëtare

Konventa Kuadër, e cila ka hyrë në fuqi me datën 1 Shkurt 1998, është njëra prej traktateve më te plota, hartuar për të mbrojtur të drejtat e personave që i takojnë minoriteteve kombëtare13. Palët në këtë Konventë marrin angazhimin të sigurojnë barazinë e plotë dhe efikase të personave të cilët i takojnë grupeve minoritare, në të gjitha sferat e jetës ekonomike, sociale, politikedhe kulturore, si dhe kushtet që do t’u lejojnë atyre të shprehin, ruajne dhe zhvillojnë kulturëndhe identitetin e tyre  Fjala «Kuadër» nënkupton mundësinë që Shtetet të përkthejnë dispozitat e kësaj Konvente duke u bazuar në situatën specifike të vendit të tyre, si dhe në legjislacionin dhe politikat epërshtatshme qeveritare. Kjo nuk i heq asaj aspak karakterin e detyrimit ligjor. Dispozitat e Konventës Kuadër mbulojnë një numër të gjerë çështjesh, përfshirë inter alia:

  • Mosdiskriminimin;
  • Promovimin e barazisë efikase;
  • Promovimin e kushteve që favorizojnë ruajtjen dhe zhvillimin e kulturës, fesë, gjuhës dhe traditave;
  • Lirinë e tubimit, bashkimit, shprehjes, mendimit, ndërgjegjejes dhe fesë;
  • Aksesin në dhe përdorimin e mediave;
  • Lirinë e përdorimit të gjuhes: Përdorimin e gjuhës minoritare privatisht dhe publikisht, si dhe përdorimin e saj para autoriteteve administrative; Përdorimin e emrit të vet në gjuhën minoritare; Ê Dhënies së informacioneve të natyrës private në gjuhën minoritare; Emrat topografikë në gjuhët minoritare;
  • Arsimin mësimin dhe dhënien e instruksioneve në gjuhën minoritare; lirinë e krijimit të institucioneve arsimore;
  • Kontaktet ndërkufitare;
  • Bashkëpunimi ndërkombëtare dhe nderkufitar;
  • Pjesmarrja në jetën ekonomike, kulturore dhe sociale;
  • Pjesmarrja në jetën publike;
  • Ndalimi i asimilimit të detyrueshem.

Konventa Kuadër nuk e përmban definicionin e konceptit «minoritet kombëtar»14,pasi  nuk ekziston një përcaktim i përgjithshëm, i pranuar nga të gjitha Shtetet Anëtare të Këshillit të Evropës. Çdo Pale në Konventën Kuadër megjithatë i është lënë hapësirë për të vlerësuarse cilat grupe mund të përfshihen nga Konventa brenda territorit të tyre. Ky seleksionim megjithatë duhet të bëhet me qëllim të mirë, dhenë përputhje me parimet e përgjithshme të së drejtës ndërkombëtare, dhe parimet themelore të përcaktuara në Konventën  Kuadër15.Ne mendimet e tija, Komiteti Këshilldhënëse ka shqyrtuar këtë çështje. Ai thekson në mënyrë të vazhdueshme se implementimi  Konventës Kuadër nuk duhet të jetë burim i dallimeve arbitrare dhe të pajustifikueshme. Për Komitetin Këshilldhënës, Konventa Kuadër nuk është një instrument «gjithshka ose asgjë». Për këtë arsye, ky Komitet Këshilldhënëska adoptuar një tekst te detajuar, nen për nen nëlidhje me grupet që mbulohen nga KonventaKuadër, duke pranuar se disa nene në Konventë kanë nje hapësirë më të gjerë për të përfshirë njenumër më të madhe të grupeve se sa nenet e tjera.Për shëmbull, Neni 6 mbi tolerancën dhe dialogun ndërkulturor perfshin ne hapsiren e vet nje game me te gjere grupesh se sa Neni 10 (2), i cili merret me përdorimin e gjuhës në raport me autoritetet publike. Disa persona megjithatë mund të përfitojnë nga disa nene, por jo domosdoshmerisht tëgjithë.Individët janë të lirë të vendosin nësedëshirojnë apo jo të bëjnë pjesë në një minoritetkombëtar.Kjo nuk nënkupton se çdo person mund të vendosë në mënyrë arbitrare nëse i takon ndonjë minoriteti kombëtar. Zgjedhja e individit duhet të bazohet në kritere objektive që lidhen me identitetine personit, siç janë gjuha, feja dhe kultur  Komiteti i Ministrave dhe Komiteti Këshilldhënës, të përbërë nga ekspertë të pavarur, janë të dyjatë përfshira në monitorimin e Konventes. Duke u bazuar në sistemin raportues16, procedura e monitorimit kërkon që çdo shtet të dorëzojë raportin e parë brënda një viti nga dita e hyrjes në fuqi të Konventës dhe raportet plotësuese çdo pesë vjet, ose në bazë të një kërkese specifike të Komitetit të Ministrave. Komiteti Këshilldhënës dërgon pyetësor të shkruar aty ku këkohen informacione të veçanta plotësuese. Përpilimi i raporteve Shtetërore shpesh përfshin edhe procesin e konsultimit me organizatat minoritare dhe joqeveritare, të cilat inkurajohen nderkohe që të dërgojnë raporte apo informacione alternative. Këto raporte shqyrtohen nga Komiteti Këshilldhënës, i cili mund të përdorë burime të shumta të shkruara informative nga organizma shtetërore apo jo shtetërore. Komiteti Këshilldhënës ka ndërmarrë gjithashtu praktikën e kryerjes se vizitave ne vende te ndryshme, ku takohet me zyrtarë qeveritarë, parlamentarë, përfaqesues të minoriteteve, OJQ-ve e Organeve të Specializuara si dhe me autoritete të tjera relevante. Pas analizimit te raportit të një Shteti të caktuar, Komiteti Këshilldhënës i transmeton atij Shteti mendimin e tij, i cili ka mundësi që të japë komentet e tij ne lidhje me ketë mendim. Është e hapur për Shtetet që të bëjnë publike mendimin e Komitetit Këshilldhënës, dhe kjo mundësi është shfrytezuar prej një numër shtetesh. Në përgatitjen e pergjigjes së tyre, Palët Shtetërore mund të vendosin të përfitojnë nga konsultime të mëtejshme me organizatat minoritare dhe jo-qeveritare. Pas kësaj është Komiteti i Ministrave qe adapton një rezolutë me konkluzione dhe rekomandime për Shtetin pëkatës në lidhje me zbatimin e Konventës Kuadër. Kjo rezolutë bëhet publike së bashku me komentet nga Shteti palë, dhe mendimin e Komitetit Këshilldhënës, nëse kjo nuk është bërë publike në një fazë të mëpareshme. Qeveritë janë të ftuara të informojnë rregullisht Komitetin Këshilldhënës për masat që kanë ndërmarrë, në lidhje me procesin monitorues. Një numër i madh te interesuarish inkurajohen të organizojne vazhdimisht aktivitete, në mënyrë që të promovojne një zbatim efikas.  Individët janë të lirë të vendosin nëse dëshirojnë apo jo të bëjnë pjesë në një minoritet kombëtar. Kjo nuk nënkupton se çdo person mund të vendosë në mënyrë arbitrare nëse i takon ndonjë minoriteti kombëtar. Zgjedhja e individit duhet të bazohet në kritere objektive që lidhen me identitetin e personit, siç janë gjuha, feja dhe kultura.

Karta Europiane për Gjuhët Rajonale dhe Minoritare

Karta Europiane për Gjuhët Rajonale dhe minoritare është nënshkruar nga të gjithë anëtarët e Këshillit të Europës, me qëllim arritjen e një uniteti të madh midis shteteve anëtare si dhe mbrojtjen me realizimin e idealeve dhe parimeve të trashëgimisë së përbashkët. Me anë të kësaj Karte synohet të mbrohet gjuhët historike rajonale si dhe ato të pakicës së europës, disa prej të cilëve janë në rrezik të zhdukjes së mundshme, duke kontribuar kështu në ruajtjen dhe në zhvillimin e pasurisë dhe traditave  kulturore të Europës.Përdorimi i gjuhëve rajonale dhe të pakicës kombëtare është një e drejtë e patjetërsueshme dhe është në pajtim me parimet e mëshiruara në Konventën Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike si dhe me Konventën Europiane për të drejtat e Njeriut të Këshillit të Europës. Ndërmarrja e një iniciative të tillë nga shtetet anëtate thekson vlerën e konceptit ndërkulturor  dhe shumëgjuhësor. Duhet  pasur parasysh se mbrojtja dhe inkurajimi i gjuhëve rajonale dhe të pakicave kombëtare, nuk duhet të jetë në dëm të gjuhës zyrtarë dhe të nevojës për t’i mësuar ato. Mbrojtja dhe nxitja e gjuhëve rajonale dhe pakicave kombëtare në vende në rajone të ndryshme të Europër paraqet një kontribut të rëndësishëm në krijimin e një Europe të bazuar në parimet e demokracisë dhe llojshmërisë kulturore brenda kornizës së sovranitetit shtetëror dhe integritetit territorial. Në këtë Kartë jepet përkufizimi i termit “gjuhë rajonale’ dhe pakicë kombëtare e cila nënkupton gjuhët që janë përdorur në mënyrë tradicionale brenda një territori të caktuar të një shteti nga shtetasit e atij shteti, të cilët formojnë një grup numerikisht më të vogël se pjesa tjetër e popullsisë së shtetit17. Shtetet palë në këtë Konventë angazhohen se do të zbatojnë të gjitha dispozitat e kësaj Konvente.Gjithashtu ato e saktësojnë në instrumentin e ratifimimit detyrimin e pranimit të çdo gjuhe rajonale dhe pakice kombëtare në shtetin e tyre18. Palët në Konventë kanë detyrimin të informonjë personat e interesuar për të drejtat dhe detyrimet e parashikuara në Kartë. Lidhur me gjuhët rajonale dhe të pakicës kombëtare, palët i bazojnë politikat, legjislacionin dhe praktikat e tyre ne parime dhe siç janë: parimi i pranimit të gjuhëve rajonale si shprehje e pasurisë kulturore, parimi i respektimit të zonës gjeografike, të secilës gjuhë rajonale dhe pakice kombëtare, parimi i përkrahjes së gjuhëve rajonale dhe të pakicës kombëtare, parimi i lehtësimit dhe inkurajimit të gjuhëve rajonale dhe pakicave kombëtare në të folur dhe në të shkruar në jetën publike dhe private, parimi i sigurimoit të formave dhe  mjeteve të përshtatshme për mësimin dhe studimin e gjuhëve rajonale dhe të pakicës, parimi i përkrahjes së formave të përshtatshme të shkëmbimeve ndërkombëtare, në fushat e përfshira në këtë Kartë për gjuhët rajonale dhe të pakicës kombëtare etj19. Palët në Konventë janë të detyraura të shmangnin çdo dallim, përjashtim, kufizim ose preferencë të pajustifikueshme që ka të bëjë me përdorimin e gjuhës rajonale dhe të pakicës kombëtare  Karta në fjalë përmban dispozita në lidhje me arsimin ku palët angazhohen të sigurojnë arsimimin e të gjitha cikleve shkollore në gjuhët rajonalë përkatëse dhe të pakicës kombëtare20. Gjithashtu Kartë thekson se palët angazhohen që në ato zona gjyqsore ku përdoren gjuhë rajonale dhe pakica kombëtare të krijojnë lehtësira gjyqsore me kusht që këto lehtësira të mos konsiderohen si pengesë në administrimin e drejtësisë. Neni vijues flet për autoritetet administrative dhe shërbimet publike ndaj banorëve folës të gjuhëve rojonale dhe pakicave kombëtare21. Sipas këtij neni lejohet përdorimi i gjuhëve rajonale dhe përkthimi sipas nevojës në këto sektore. Karta jep mundësi në territoret ku flitet gjuhë rajonale dhe pakica kombëtare për pavarësi në krijimin e mjeteve të komunikimit.Gjithashtu Karta i jep të drejtën që po në këto territore të zhvillohen aktivitete dhe të mbahen objekte kulturore që simbolizojnë kulturën e këtyre rajoneven..Lidhur me jetën ekonomike dhe shoqërore, palët duhet të shmagnin çdo lloj dispozite e cila ndalon ose kufizon pa arsye të paligjshme përdorimin e gjuhëve rajonale dhe të pakicës siç janë dokumentet e punësimit apo dokumenta të tjerë privatë si dhe të inkurajojnë aktivitete ekonomike dhe shoqërore për këto kategori22. Përsa i përket shkëmbimëve ndërkufitare palët angazhohen që t’i zbatojnë marrëveshjet dypalëshe dhe shumëpalëshe të cilat  lidhin ato me shtetet ku përdoret gjuhë e njëjtë ose e ngjashme si dhe të nxisin adoptimin e marrëveshjeve të tilla. Sipas Kartës palët duhet të paraqesin raporte periodike që tregojnë zbatimin e Kartës. Raportet periodike paraqiten çdo tre vjet dhe shqyrtohen nga Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Europës23. Karta është e hapur të nënshkruhet nga të gjithë shtetet anëtare të Këshillit të Europës dhe lejohet që çdo shtet të paraqesë rezerva ligjore24. Çdo shtet kontraktues gjithashtu mund të shpallë të pavlefshme këtë Kartë dukë njoftuar Sekretarin e Përgjithshëm. Adoptimi i kësaj Karte shënoi injë hap të rëndësishëm të Bashkimit Europian në mbrojtjen, respektimin, realizimin  dhe promovimin e të drejtave të njeriut, në këtë rast përkrahja e gjuhëve rajonalë dhë të pakicave kombëtare si simbol i ruajtjes së kulturës gjuhësore të trashëguar brez pas brezi, por edhe si përpjekje e shteteve anëtare për realizimin e të drejtave të këtyre shteresave.

Akti Final i Helsinkit

Akti Final i Helsinkit u nënshrua me 1 gusht 1975 nga udhëheqësit e 35 vendeve  europiane në Finlandë. Kjo deklaratë është e ndarë në tre pjesë25, ku pjesa më e rëndësishme është pjesa e parë e cila përmban parimet bazë të marrëdhënies midis shteteve pjesëmarrëse26. Kështu në pjësën e parë shtete pjesmarrëse do ti mbështesin marrëdhëniet e tyre në përputhje me qëllimet dhe parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuarasipas të cilave ndryshimet në situatat politike, ekonomike dhe shoqërore nuk duhet të pengojnë zhvillimin e bashkëpunimit ndërmjet shteteve palë. Këto parime janë:
Respekt i barabartë për të drejtat e pandara të sovranitetit. Kjo nënkupton të drejtën e çdo shtet, i për barazi juridike, tërësi territorial, liri dhe pavarësi politike. Shtetet angazhohen të respektojnë të drejtën e secilit për të zgjedhur dhe zhvilluar sistemet politike, shoqërore, ekonomike dhe kulturore, si  të drejtën për të përcaktuar vëtë ligjet e tyre.Ata njohin të drejtën për tu bashkuar në organizata dhe tractate ndërkombëtare. Shetet anëtare besojnë se kufijtë e tyre mund të ndryshojnë me mjete paqësore dhe mbi bazën e një marrëveshje.
Heqja dorë nga kërcënimi ose përdorimi i forcës. Shtete pjesmarrëse në marrëdhëniet e tyre recioproke heqin dorë nga kërcënimit dhe përdorimi i forcës.Asnjë arsye nuk mund ta përligjë atë.
Paprekshmëria e kufijve. Shtetet palë i konsoderojnë të paprekshëm kufijtë e njëri-tjetrit si dhe ato të të gjithë shteteve të Europës dhe nuk përpiqën ti sulmojnë këta kufij.
Tërësia territorial e kufijve. Shtetet pjesmarrëse nuk dotë kryejnë asnjë veprim kundër njësisë territoriale, pavarësisë territoriale dhe unitetit të njëri-tjetrit. Ata nuk do ta bëjnë territorin e njëri-tjetrit objekt i pushtimit ushtarak.
Zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve. Shtetet do ti zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre me mjete paqësore, negociata, pajtim, ndërmjetësim, arbitrazh dhe vendime gjyqsore.Ato nuk do të ndërmarrin asnjë veprim që rrezikon paqën dhe sigurinë botërore.
Mosnërhyrja në punët e brendshme. Shtete pjesmarrëse nuk do të bëjnë asnjë ndërhyrje në punët e brendshme të njëri-tjetrit, ato nuk do të ushtrojnë asnjë presion ushtarak, politik, ekonomik me qëllim nështrimin e një shteti tjetër. Ata nuk do të mbështesin terrorizmin dhe çdo aktivitet tjetër negative që do të përmbyste me dhunë rregjimin e një shteti pjesmarrës.
Respektimi i të drejtave të njeriut. Në fushën e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore vendet anëtare do të veprojnë në përputhje me qëllimet dhe parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe Deklaratës Universale e të Drejtave të Njeriut. Ata do të bëjnë të mundur realizimin dje mbrojtjen e të drejtave civile, politike, ekonomike, shoqërore dhe kulturore dhe lirive themelore duke respektuar njëkohësisht lirinë e mendimit, fesë ose besimit dhe lirinë e minoriteteve kombëtare për barazi para ligjit.
Të drejta të barabarta dhe vetvendosja e popujve. Shetet palë do të respektojnë të drejtat e popujve dhe të drejtën e tyre për vetëvendosje në përputhje me Kartën e Kombeve të Bashkuara.
Bashkëpunimi midis shteteve. Shtetet anëtare do të bashkëpunojnë midis tyre, duke u kushtuar vëmendje të veçantë fushave që hyjnë në kuadrin e Konferencës së Sigurimit dhe Bashjkëpunimit në Europë. Ato duhet të gjejnë rrugën e mirëkuptimit, besimit reciprok, marredhenieve miqësore dhe të fqinjësisë së mirë.
Plotësimi në mirëbesim i detyrimeve të së drejtës ndërkombëtare.Shtetet anëtare duhet t’i nënshtrohen detyrimeve të së drejtës ndërkombëtare ne rastin e ushtrimin e të drejtave të tyre të brendshme përfshi dhe të drejtën për të nxjerrë ligjet ë tyre. Një risi e Aktit Final të Helsinkit ka qënë koncepti dhe praktika e masave për forcimin e besimit në lidhje me sigurimin dhe çarmatimin. Shetet kanë rënë dakort që të njoftojnë për manovrat ushtarake dhe masa të tjera të ngjashme. Pjesa e dytë i referohet bashkëpinimit ne fushën e ekonomisë në fashat e tregërtisë, industrisë, shkencës dhe teknologjisë, si dhe në veprimtari të tjara ekonomike për forcimin e paqes dhe sigurisë në botë. Pjesa e tretë flet për bashkëpunimin në fushat humanitare që do të forcojnë paqen dhe mirëkuptimin midis popujve dhe pasurimin e tyre shpirtëror pa dallim race, seksi ,gjuhe apo feje, si dhe contribute të rëndësishme në fushën e kulturës, arsimit dhe informacionit. Nënshkrimi i Aktit Final ka patur shumë jehonë në vendet e lindjes dhe përmbajta e tij u përhap më tepër në këto shtete. Kjo bëri që shumë intelektualë të shumë vendeve lindore të shpresonin që dispozitat mbi të drejtat e njeriut te mos ngelnin vetëm në letër27. Shumë shpejt u pa së dipozita të tilla qëndruan në letër të vdekura pasi në këto vendë këto të drejta do të shkeleshin në mënyrë sistematike28. Përsa i përket mekanizmave të mbrojtjes dhe të kontrollit, kontributi më i madh u bë falë marredhenieve të përmirësuara mes lindjes dhe perëndimit ne mbledhjen e mbajtur ne Vjenë më 1986 ku u krijua një Mekanizëm për Dimensionin Njerëzor. Kjo do të thotë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe të gjithë problematikat të karakterit humanitar do të mund të realizoheshin nëpërmjet kanaleve diplomatike , edhe në rastin e nje rasti individual ne lidhje me shkeljen e të drejtave të njeriut në nje shtet të caktuar.

Fusnotat


1 Shqipëria e ka ratifikuar Kartën Sociale Europiane
2 Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut përmban vetem të drejta civile dhe politike
3 Versioni i reformuar i Kartës do të hyjë në fuqi pas ratifikimit të tretë
4 Në pjesën e parë janë parashikuar 19 kategori të drejtash
5 Kërkesat i dërgohen Komitetit të Ekspertëve të Pavarur i cili i dërgon raportin e tij Komitet të Ministrave
6Shih nenin 3 të KEDNJ
7 Sih nenet 1 dh 2 të Konventës  kundër trajtimeve çnjerëzore
8 Shih nenin 8 të Konventës
9 Sjih nenin 9 të Konventës
10 Shih nenin 17 të Konventës
11 Shihn nenin 17/2 të Konventës
12 Shih nenin 21 të Konventës
13 Është një ndër Konventat më të rëndësishme dhe më me prablematika që ka marrë përsipër të zgjidhë Këshilli i Europës
14 Sipas Prof. Caportorti me minoritet kuptohet një grup numerikisht inferior në krahasim me pjesën tjetër të popullsisisë së një shteti, që nuk gjendet në një pozitë dominuese, anëtarët e të cilit, shtetas të shtetit në fjalë, posedojnë karakteristika etnike, fetare dhe gjuhësore të ndryshme nga ata të pjesës së tjetër të popullsisë dhe që tregojne një sens solidariteti, i drejtuar për të ruajtur kulturën, besimin dhe gjuhën e tyre.
15 Shih nenin 3 të Konventës Kuadër
16 Mekanizmi i kontrollit i parashikuar nga Konventa është një system raportesh kombëtare që i dërgohen një Komitetii ekspertës
17 Shih nenin 1 të Kartës
18 Shih nenin 2 të Kartës
19 Shih nenin 7 të Kartës
20 Shih nenin 8 të Kartës
21 Shih nenin 10 të kartës
22 Shih nenet 11 dhe 12 të Kartës
23 Shih nenin 15 dhe 16 të Kartës
24 Shih nenet 18, 19 dhe 20 të Kartës
25 Në Aktin Final quhen “pako”
26 Shih kreu 11 “E drejta europiane” Dr. Iva Zajmi, kreu 11, botim i shtatë,2007
27 Këtu i referohet manifestit i njohur si “Karta 77” e nënshruar nga më tepër se 500 intelektualë çekosllovakënë të cilin i referohej ratifikimit të traktateve të OKB-së për të drejtat e njeriut të raatifikuara nga rregjimet komuniste dhe më pas, e më pas të konfirmuara, të paktën në letër nga nënshkrimi i Aktit Final të Helsinkit.
28 Kjo u konstatua në Bashkimin Sovjetik ku qeveria e re formoi edhe njëKomitet me detyrimin për  të kontrolluar Marrëveshjen e Helsinkit.
1 votë. Mesatarja e 5.00 të 5.

Shto një koment

You're using an AdBlock like software. Disable it to allow submit.