Vlerësim kritik për librin "Enciklopedia e Dibrës" nga R.Hoxha

Nje kontribut per publicistiken, etnologjine e historine e Shqiperise

Duke lexuar librin "Enciklopedia e Dibres"

Nga RAMAZAN HOXHA

    Kur historia e Dibres tregohet ne tere kompleksitetin e saj, nepermjet nje Enciklopedie te shkruar me mjeshterine e nje publicisti pasionant, te nje intelektuali te urte e te ditur e mbi te gjitha te nje patrioti te zjarrte, te ndihmon te shtosh njohurite per kete treve shqiptare me nje histori te tille, qe e ben ate te shndrise si margaritar ne historine e kombit shqiptar.

    Une tani e njoh Dibren me mire se perpara, jo vetem nga kominikimi i natyrshem nepermjet bisedave me dhe si dibran, si dhe nga leximi i autoreve te ndryshem per historine e saj, por ne menyre racionale dhe me te hollesishme e njoha Dibren kur lexova librin "Enciklopedia e Dibren", prej 496 faqesh te formatit te madh, te autorit Fatos Daci.

    Qe ne fillim, kur nis dhe lexonkete liber, nuk eshte e veshtire te perceptosh nivelin e admirueshem kulturor te autorit. Menyra e te shkruarit eshte mjaft e veçante. Fjalori i perdorur eshte mjaft i pasur ne aspektin gjuhesor. Materiali dhe permbajtja e tij percillen te lexuesi me nje stil te thjeshte, duke duke siguruar tek ai jo vetem njohuri te reja per Dibren dhe Shqiperine, por duke lene tek ky lexues emocione, çka e bejne me te dashur dhe me koshient per perkatesine e tij arberore-shqiptare. Ndersa ne aspektin permbajtesor dhe njohes per Dibren si treve, autori Fatos Daci argumenton dhe menyren me te qarte e me te plote karakteristikat kulturore e zakonore te treves, por edhe historine dhe perkatesine e vazhdimesise iliro-arberore te saj.

    Kush e lexon kete liber do te mesoje se pse Dibra e deshi kaq shume lirine, e vertetuar kjo ne sakrificat sublime te bera nga dibranet ne shekuj. Pse dibraneti konsideruan pushtuesit e ndryshem si armiq te perjetshem te tyre? Ose marredheniet me fqinjet lindor kane qene gjithnje armiqesore? Cila eshte lidhja e dibraneve me trevat tjera shqiptare dhe roli i tyre historik ne mbrojtje te kombit shqiptar? Pse Dibra ka qene gjoksi i qendreses kombetare shqiptare? Pergjigjen e ketyre pyetjeve e gjen ne faqet e ketij libri, nepermjet te cilit autori, Fatos Daci, shprehet: " Pushka e Dibres ne mbrojtje te tokave shqiptare e te sovranitetit kombetar eshte shkrehur kudo, ne te kater skajet e tokave shiptare, sa here e ka dashur puna, kunder te gjithe ushtrive barbare e pushtuese. Pushka e Dibres, kurdohere, eshte degjuar shume larg. Varret e dibraneve ne mbrojtje te teresise tokesore shqiptare jane kudo".

    Tek ky liber gjendet pergjigja e plote e pyetjes se :"Cila eshte perkatesia etnike e Dibres dhe e pjeseve(krahinave) perberese te saj?" Tek ky libër paraqiten jo vetëm dimensionet gjeografiko-historike te Dibres, por edhe stotusi i saj, qe e percaktonte ate me nje shkalle autonamie e lirie, veçmas pjeses tjeter te territoreve te banuara nga shqiptaret ne Ballkanin Perendimor.
Kush e lexon kete liber do te mesoj se, historia e Dibres, eshte histori e nje treve te madhe, e cila mbijetoi ne shekuj. Ajo nis ne kohen e pellazgeve dhe kultura e saj eshte e lashte, ashtu siç eshte vete kultura e kombit shqiptar ; me e lashta ne Ballkan, me e lashte se kultura helene apo latine, te cilat mbeten peng te grindjeve te dhunshme shekullore midis Romes dhe Bizantit per zoterimen e Ilirise. Etniteti arberor i dibraneve shtjellohet me mjeshteri dhe vertetesi historike, duke e shpjeguar qarte madhesine dhe shtrirjen gjeografike te Dibres, ne kohe te ndryshme historike, fshatrat qe e perbenin dikur, por edhe ato qe e perbejne sot Dibren, ndarjen administrative te saj ne kohe te ndryshme, etj.
Ne kete liber trajtohen dhe zberthehen toponime te shumta, qe autori i perdor si argumente per te provuar autoktonine dhe perkatesine pellazgo-iliro-shqiptare te dibraneve. "Krahina dibrane ka privilegjin te ruaj nje emer mali nga gjuha pellazgjishte: Pellazg - mal ne Kala te Dodes. Pra, edhe historia e Dibres nis me pellazget. Ne Diber vertetohet me se miri vazhdimesia pellazgo-iliro-shqiptare". Keshtu shprehet autori Fatos Daci ne "Enciklopedine e Dibres", ne kapitullin qe trajton lashtesine e saj.
Ky autor simpatik dibran, rrefen hap pas hapi, neper faqet e kesaj Enciklopedie, historine e treves se Dibres qe ne agimin e shoqerise njerezore per te studiuar nen driten e historise nje popull te nje treve qe nxjerr para nesh njerez kaq te mire, me tere madheshtine e tyre, ne ngjall nje nderim te vecante per punen, djersen dhe talentin e autorit. Askush, te pakten aq sa njoh une, nuk e ka shkruar aq te plote historine e Dibres. Kjo Enciklopedi eshte vertete thesar ku lexuesi mund te gjej ngjarje qe pasqyrojne momentet kyçe te historise se Dibres. Gjen fakte historike te mbledhura me durim nga autori, te cilat i gjejme te shperndara nder historiane dhe dokument e te shumeta arkivore. Kjo tregon per nje pune voluminoze, te gjate e te stermundimshme, qe kerkon, ne rradhe te pare, kapacitet intelektual, por edhe durim, kembengulje dhe vizion krijues per te morine e fakteve dhe ngjarjeve historike, shpesh kontradiktore te pasqyruara nga autor te ndryshem.
Jane te shumta prurjet dhe vlerat qe autori i "Enciklopedise se Dibres", Fatos Daci, ka sjelle ne kete punim por ndermjet tyre, per mendimin tim dalin ne pah dy argumente te fuqishme qe ndihmojne dhe hedhin drite mbi polemika te medha qe kane preokupuar njerezit e shkences se historise per universin pellazg dhe pasardhesit e tyre. Sado modeste te jene argumentet e Fatos Dacit per kete problem ato ndihmojne ne ndriçimin e pikepyetjeve qe kane preokupuar studiuesit e ndryshem vendas dhe te huaj per dy probleme: 1. A kane ekzistuar pellazget? Dhe 2. Ne qofte se po, cilet jane pasardhesit e tyre?

    Persa i perket pyetjes se pare, shkenca bashkekohore, i pergjigjet "po" kesaj pyetje. Mbas vitit 1960, numri i atyre ithtareve qe mohojne ekzistencen e pellazgeve, perball fakteve te vjetra e te reja, sa vjen e po shteron, duke i çelur rruge zgjidhjes se plote te misterit pellazg.
Duke ndjekur linjen e vezhguesve serioz dhe objektiv, konstatimi i Fatos Dacit ne kapitullin "Lashtesia e Dibres", se ne Kalane e Dodes ekziston nje ma me emrin "Pellazg" eshte nje argument me shume ne favor te hipotezes se ekzistences se pellazgeve, jo vetem ne shtrirjen e tyre te njohur gjeografike ne gadishullin e Ballkanit,Azine e Vogel, Krete, Itali, Spanje e gjetke, por tregon edhe per shtrirjen e tyre ne Dibren e penesteve. Lexuesit, nje konstatim i tille mund t'i duket i pa rendesishem, por, pikerisht ketu qendron ndryshimi mes nje studiuesi dhe te tjereve, sepse ai evidenton ate qe, qe njerezit e zakonshem e shohin gjithe diten e per çdo dite dhe nuk mund ta dallojne.
Persa i perket pyetjes se dyte se cilet jane pasardhesit e pellazgeve, ekzistenca e nje mali ne Kalane e Dodes me toponimin "Pellazg" eshte nje argument me shume ne ndriçimin e kesaj pyetje. Ky toponim, duke i rezistuar kohes per mijevjeçar te tere, ka ardhur deri ne ditet e sotme verteton me se miri ilicitetin e shqiptareve mbi substraktin e lashte pellazg, si ure lidhes mes iliro-shqiptareve ne Penesti(Diber) me shqiptaret dibrane te diteve te sotme.
Me evidentimin e ketij fakti autori Fatos Daci perpiqet te jape ndihmesen e tij ne ndryçimin e ketij problemi, duke pohuar se " Pra, dhe historia e Dibres nis me pellazget"(fq.8). Kesisoj Fatos Daci rreshtohet ne anen e atyrestudiuesve qe perkrahin tezen e origjines se lashte pellazgjike te shqiptareve, konkluzion te cilin e ka shpallur hapur 100 vite me pare, nje nder njohesit me te thelle dhe me te mpreht te se kaluares se gadishullit te Ballkanit, shkencetari hungarez Lajash Taloci (1834-1916), kur shprehet: " Nuk ekziston popull tjeter ne Ballkan, as i Greqise se re, qe te mund ta ndjek historine e fisit te vet, ashtu me rend kronologjik, qysh prej koheve me te lashta gjer ne ditet tona, sikurse populli shqitar".
Ne "Enciklopedine e Dibres" trajtohen dhe zberthehen shume toponime, qe autori i perdor si argumente per te provuar autoktonine dhe perkatesine pellazgo-iliro-shqiptare te dibraneve. Fatos Daci te bind se popullsia e krahines se Dibres karakterizohet nga tiparet me te mira te shqiptareve ne shakuj. Kjo ide argumentohet hollesisht ne temat e karakterit kulturor arberor e etnologjik, si veshtrimi i pergjithshem i etnitetit arberor te dibraneve, besimi, kenga, veshjet tradicionale, doket, zakonet, etj.
Qendresa e historise se Dibres eshte shume e rendesishme dhe e trajtuar ne menyre shkencore, me argumente te mjaftueshme. Metodologjia e perdorur per kete pjese, qe ne fakt eshte Dibra ne histori, ne balle te luftes per mbrojtjen e vatanit eshte klasike: pasqyrimi i ngjarjeve sipas etapave te ndryshme historike. Temat qe trajtohen jane ato tema qe bajne fjale per ngjarje, qe spikasin dhe kane peshe jo vetem ne historine e Dibres ne veçanti, por perbejne evenimente dhe ngjarje me rendesi ne historine e Shqiperise ne pergjithesi. Ne kete kuader flitet per tema si: Dibra si pasardhese e penesteve dhe lufterat e tyre ne periudhen e civilizimitte botes se famshme ilire; Dibra ne periudhen romake, bizantine, etj.
Nje nga faqet me te lavdishme te historise se Dibres, me gjithe Malet e saj, ka qene, padyshim, periudha e sundimit osman ne Ballkan. Perballimi me sukses i reformave osmanizuese, reforma qe synonin asimilimin e shqitareve u be nga nje popullsi legjendare dibrane me çmimin me sublim. Kjo qendrese e papare e tyre ruajti me teper se kudo tjeter lirine, duke u mbeshtetur ne traditat luftarake iliro-arberore te pasqyruara ne epoken Skenderbeane.
Kjo qendrese, si dhe misioni e qellimi i saj, i evidenton dibranet, jo vetem si perzgjedhjen me te mire te shqiptareve perballe asimilimit nga stuhite barbare turko-aziatike, por edhe si bartes te vlerave me te mire te qyteterimit europian. Per autorin Fatos Daci, Dibra dhe Skenderbeu jane te pandare. Nga 30 beteja ushtarake, te pabarabartya ne numer e armatim, qe zhvilloi Skenderbeu kunder turqeve osmane, duke dale fitimtar mbi ta, 18 prej tyre i zhilloi ne treven e Dibres.
Dibra eshte vendlindja e Skenderbeut- shprehet autori Fatos Daci, duke dhene nje kontribut me vlere ne debatin rreth prejardhjes dhe vendlindjes se Gjergj Kastriotit-Skenderbeut. Ketij debati interesant- ne mbeshtetje te tezes se Heroi Kombetar eshte nga Dibra, autori Fatos Daci, i sjelle fakte, argumente dhe te dhena te shumta per origjinen e Heroit, duke u bazuar ne burime te besueshme historike. Ai rreshton nje mori faktesh te nxjerra nga keto burime, duke cituar nje varg autoresh, duke filluar nga Marin Barleti e Gjon Muzaka, mik dhe bashkeluftetar i Skenderbeut, i cili ne kujtimet e tij shpjegon bindshem se Gjon Kastrioti kishte pasur zoterimet e tij fillimisht vetem Sinen dhe Gardhin dhe se aty e askund tjeter lindi Skender-beu:" Ta dini shprehet Gjon Muzaka - se zoti i gjyshit Skenderbe quhej Pal Kastrioti, i cili nuk kishte zoterime te tjera veç Sines e Gardhit dhe prej tij lindi Gjon Kastrioti dhe prej ti zoti Skenderbe" e duke vazhduar tek studiues te tjere, si Aleks Buda, Haki Stermilli, Haziz Ndreu, Flamur Hadri e te tjere, per te ardhur tek me i madhi skenderbean i diteve te sotme, prof. Kristo Frasheri, qe deshmon se Gjon Kastrioti thirrej dhe Gjon Dibrani" dhe se " Familja e Gjon Kastriotit banonte here ne Kastriot e here ne Sine". Mendoj se ambicja e Fatos Dacit per te argumentuar se Gjergj Kastrioti nuk ishte as nga Mati dhe as nga Hasi, por pa asnje dyshim nga Dibra, kenaqet plotesisht nga burimet e shumta historike te cituara prej tij. " Kastriotet- thekson ai,- ekzistojne qe nga shekulli XIII ne Diber dhe askund tjeter. Kastrioti ndodhet 8 km ne verilindje te qytetit te Peshkopise, ndersa qytetkalaja e Kastriotit ndodhet ne verilindje te Fushes se Kastriotit.

"Kastriotët u quajtën Kastriot- argumenton Fatos Daci - dhe nuk u quajtën as matjane as shtjefnarë. Gjon Kastrioti thirrej Gjon Dibrani dhe nuk thirrej ne asnje rast Gjon Matjani a Gjon Mazrek Hasjani".
Mbasi argumenton ne menyre bindese se edhe toponomastika verteton lidhjet e kastrioteve me Dibren, autori shprehet, i bindur, se " A ka ndokund tjeter brenda kufijve etnike, nje ansambel me te per perkryer toponomastik se sa ky, gjithçka brenda nje trekendeshi me brinje jo me te medha se 5 km, ku te jene te gershetuara organikisht vendqendresat luftarake, vendndejtjet, kopshti, ara, kroi, pusi, kisha, kalaja dhe te gjitha te lidhura me emrin e Skenderbeut dhe te Kastrioteve." "Gjergj Kastrioti, - vazhdon autori, - ka lindur ne Kastriot, ne kullen e Gjonit. Dhe, per mua, Gjergj Kastrioti ka lindur me 6 maj 1405, ate dite qe shume treva te shqiptare, nder to aq me shume malesi si Lura, Çidhna e Malet e Dibres, e festojne si diten e Shëngjergjit. Madje Lura e quan Shëngjergjin e Skenderbeut" Te gjitha te dhenat qe argumentojne se origjina dhe vendlindja e Gjergj Kastriotit - Skenderbeut eshte Kastrioti i Dibres, lexuesi mund t'i gjej edhe ne Enciklopedine Boterore On-Line, Wikipedia, me argumentet dhe faktet e pakontestueshme historike qe autori Fatos Daci rreshton ne librin e tij "Enciklopedia e Dibres".
Tema te tjera, te rendesishme, te trajtuara ne kete liber jane edhe ato qe evidentojne kontributin e dibraneve ne Lidhjen e Prizrenit, me vone ne formimin e pavaresise se Shqiperise e deri ne ditet e sotme, si dhe protogonistet e ketyre etapave historike, qe jane individe te shquar, jo vetem per Dibren, por edhe per te gjithe Shqiperine. Nje kontribut i jashtezokonshen eshte paraqitja ne kete liber e mbi 600 portreteve te dibraneve te niveleve perfaqesuese, per te gjithe etapat historike, me portrete e jeteshkrim te shoqeruar dhe me fotografine e personit. Kjo ka kerkuar nje pune te madhe e te lodhshme, por qe autori e ka perballuar me sukses. Merite e veçante e tij eshte se secilit i ka dhene vendin e vet, nuk ka bere dallime fetare, ideologjike apo politike. Ndryshe nga librat e shume autoreve te tjere dibrane, ku etapat historike dhe individet nuk jane bashke ne Enciklopedine e Dibres, e gjithe Dibra eshte bashke, siç ka qene ne lufte, ne pune e ne jeten e perditshme. Ne konkluzionin tim, per sa thashe me siper, dua te permend faktin se autori Fatos Daci, per te argumentuar çështjet kardiake qe ka trajtuar ne "Enciklopedine e Dibres" perdor jo vetem literaturen historike, por veçanerisht ai zberthen çeshtjet duke i bere ato "te flasin" me teper per lexuesin. Fatos Daci i dha Dibres "Kuranin"' historik te saj. Këto vlera e bejne "Enciklopedine e Dibres" te Fatos Dacit jo vetem interesante per lexuesin, por e them me plot bindje se eshte nje kontribut per publicistiken, etnologjine dhe historine e Shqiperise.
RAMAZAN HOXHA
© gazeta DIBRA dt. 12 tetor 2007 &
www.nuovage.it

www.juridiksi.c.la

15 vota. Mesatarja e 3.93 të 5.

Komentet (27)

Edibe

Ku mund ta gjejme kete liber per ta shfletuar.

dbanda Dir
  • 2. dbanda Dir (website) | 28/05/2012

Reading this particular I thought it was very educational

job accounting
  • 3. job accounting (website) | 28/05/2012

I am glad to catch idea from your article. It has information I have been searching for a long time. This looks absolutely perfect. All these tinny details are made with lot of background knowledge.

wild west themed event
  • 4. wild west themed event (website) | 12/05/2012

A lot of critics will certainly make people better, but, of course, criticism should be expressed with courtesy and good so that people can work better.

oscillating tool blades
  • 5. oscillating tool blades (website) | 11/05/2012

Enciklopedia është një libër i mirë për të eksploruar. Ai përmban informata shumë të rëndësishme të rreth temave të caktuara.

BO

Sok vállalkozás versenytársai látni az ellenséget, miközben valójában ők lehetnek barátok. Okos vállalatok, amelyek együttműködve hozzon létre egy erős szövetség. Képzeljük el például, két cég együtt dolgozik takarítás.

AFL Tips
  • 7. AFL Tips (website) | 08/05/2012

A lot of critics will certainly make people better, but, of course, criticism should be expressed with courtesy and good so that people can work better.

local business directory
  • 8. local business directory (website) | 07/05/2012

Definitely believe that which you said. Your favorite reason seemed to be on the net the easiest thing to be aware of. I say to you, I definitely get annoyed while people consider worries that they plainly don't know about. You managed to hit the nail upon the top as well as defined out the whole thing without having side-effects , people could take a signal. Will likely be back to get more. Thanks

San Antonio House Cleaning
  • 9. San Antonio House Cleaning (website) | 06/05/2012

A critic will certainly be one of the things a person can membangaun circumstances. However, you must select and listen to constructive criticism only.

Anchorage Sign Company
  • 10. Anchorage Sign Company (website) | 05/05/2012

There are many people who can not express criticism and build a good one. However, despite that, there are many people who do not know how to express a criticism.

Alaska Search Engine Optimization
  • 11. Alaska Search Engine Optimization (website) | 01/05/2012

Traditions of your nation should indeed be quite definitely, which usually obviously will change, and different from some various different nations. This is a thing that indicates that human being tradition is different.

junk removal near las vegas
  • 12. junk removal near las vegas (website) | 28/04/2012

One good way to respond to criticism is always behave and act with calm. There are many people who become angry and emotional when criticized.

trailer axle manufacturer
  • 13. trailer axle manufacturer (website) | 26/04/2012

Unë mendoj se, kjo është për çdo vend njerëzit "Dashuria e vendit dhe respekt për vendin e tij / saj.

Canopies
  • 14. Canopies (website) | 24/04/2012

Olimpic is a giant activity adventure. Many international locations turn out to be the contributors. They race to win gold.

Deer Valley Homes For Sale
  • 15. Deer Valley Homes For Sale (website) | 23/04/2012

That is really amazing

criminal lawyers melbourne
  • 16. criminal lawyers melbourne (website) | 23/04/2012

I like this kind mutual communication very much. I can learn much from that. The opinion that everyone gives also can be as useful information.

outdoor storage box
  • 17. outdoor storage box (website) | 23/04/2012

Peru must prove to the entire world if democracy in this region is alive and be approved through modern community.

Top VPS Hosting
  • 18. Top VPS Hosting (website) | 10/04/2012

I can see that you are an expert at your field! I am launching a website soon, and your information will be very useful for me.. Thanks for all your help and wishing you all the success.

web designer australia
  • 19. web designer australia (website) | 28/03/2012

that's true as you said i cili ne kujtimet e tij shpjegon bindshem se Gjon Kastrioti kishte pasur zoterimet e tij fillimisht vetem Sinen dhe Gardhin dhe
business website design, web design cost

payday cash loans
  • 20. payday cash loans (website) | 18/03/2012

Can I just say what a aid to seek out somebody who truly knows what theyre talking about on the internet. You definitely know how one can carry a difficulty to gentle and make it important. More folks need to learn this and understand this side of the story. I cant believe youre no more widespread since you definitely have the gift.

70-643
  • 21. 70-643 (website) | 05/02/2012

communication very much. I can learn much from that.

70-642
  • 22. 70-642 (website) | 05/02/2012

kind mutual communication very much. I can learn much from that.

70-620
  • 23. 70-620 (website) | 05/02/2012

portreteve te dibraneve te niveleve perfaqesuese, per te gjithe etapat historike, me portrete e jeteshkrim te shoqeruar dhe me fotografine e personit. Kjo ka kerkuar nje pune te madhe e te lodhshme

70-640
  • 24. 70-640 (website) | 05/02/2012

I like this kind mutual communication very much. I can learn much from that.

1018 steel
  • 25. 1018 steel (website) | 24/08/2011


I like this kind mutual communication very much. I can learn much from that. The opinion that everyone gives also can be as useful information.

mevlut
  • 26. mevlut | 24/01/2010

nje pershendetje per te gjith banoret e dibres nga mevluti qe aktualisht ndodhet ne chad te afrikes qendrore.

  • 27. | 16/11/2009

Shih më shumë komente

Shto një koment