STUDENTI I SË DREJTËS “ne jemi nën kushtetutën, por kushtetuta është ajo çfarë gjyqtarët thonë se është”. (charles evans hughes)
STUDENTI I SË DREJTËS

FORCAT BËRTHAMORE TË NATO-S NË MJEDISIN E RI TË SIGURISË

FORCAT BËRTHAMORE TË NATO-S NË MJEDISIN E RI TË SIGURISË

Nga :

MEVLUT DERTI

NATO    Që nga fundi i Luftës së Ftohtë, Aleanca ka ndërmarrë hapa që shkojnë larg për të adaptuar politikën e saj të gjithmbarshme dhe pozicionin mbrojtës në mjedisin e ri të sigurisë, i cili njeh rëndësinë e faktorëve politikë, ekonomikë, shoqërorë dhe të mjedisit. Përpos dimensionit të pazëvendësueshëm të mbrojtjes, vendet anëtare të NATO-s i kanë shfrytëzuar plotësisht mundësitë që ofrojnë përmirësimet e rëndësishme në mjedisin e sigurisë. Strategjia bërthamore e NATO-s dhe pozicioni i forcave ishin ndër fushat e para që u rishikuan. Ato janë gjithashtu fushat që u janë nënshtruar disa nga ndryshimet më radikale. Ndryshimet më të rëndësishme përshkruhen më poshtë. Gjatë Luftës së Ftohtë, forcat bërthamore të NATO-s luajtën rol qendror në strategjinë e Aleancës të përgjigjes fleksibile. Për të sprapsur luftën madhore në Evropë, armët bërthamore ishin integruar në tërë strukturën e forcave të NATO-s, dhe Aleanca mbante një larmi planesh të caqeve që mund të ekzekutoheshin me paralajmërim të shkurtër. Ky rol nënkuptonte nivel të lartë gatishmërie dhe pozicione për reagim të shpejt dhe syçelë për pjesë të rëndësishme të forcave bërthamore të NATO-s. Në mjedisin e ri të sigurisë, NATO rrënjësisht e ka zvogëluar mbështetjen në forcat bërthamore. Strategjia e saj mbetet ajo e parandalimit të luftës por nuk është më e dominuar nga mundësia e eskalimit bërthamor. Forcat e saj bërthamore nuk e kanë në thumb asnjë vend, dhe rrethanat në të cilat do të mund të merrej me mend përdorimi i tyre konsiderohen të jenë jashtëzakonisht të largëta. Forcat bërthamore të NATO-s vazhdojnë të kontribuojnë, në një mënyrë thelbësore, për parandalimin e luftës. Roli i tyre tani është më fundamentalisht politik dhe ato nuk janë të drejtuara më drejt një kërcënimi specifik. Ato mirëmbahen në nivelin minimal të mjaftueshëm për të ruajtur paqen dhe stabilitetin. Duke u mbajtur me spikamën e zvogëluar të armëve bërthamore në strategjinë e Alenacës, pozicioni bërthamor i NATO-s u zvogëlua rrënjësisht. Me përfundimin e Luftës së Ftohtë, fuqitë bërthamore të NATO-s ndërmorën hapa unilateral për të anuluar programet e planifikuara të modernizimit për forcat e tyre bërthamore. Franca shpalli ndërprerjen e hershme të manufaturimit të raketave Hadès. Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar anuluan planet për një sistem vazhdues me aftësi bërthamore për raketat tokë-tokë LANCE dhe për prodhimin e një granate të re artilerike bërthamore 155 mm. Franca, prej vitit 1991, ka zvogëluar tipet e sistemeve të livërimit bërthamor nga gjashtë në dy; sot, forcat e pavarura bërthamore frënge përbëhen vetëm nga katër nëndetëse që bartin raketa balistike të lansuara nga nëndetësja (SLBM) dhe të aeroplanëve Mirage 2000N me raketa me gjatësi të mesme qitjeje ajër-tokë. Prej vitit 1992, Mbretëria e Bashkuar ka hequr dorë nga LANCE i saj bërthamor dhe nga rolet e grykave artilerike, nga taktika bërthamore detare më parë të bazuara në anije sipërfaqsore, dhe nga të gjitha armët bërthamore të lansuara nga ajri, duke eliminuar kështu rolin bërthamor për aeroplanët e saj me aftësi të dyfishtë. Nëndetëset tri-shigjetash janë tani i vetmi sistem bërthamor i Britanisë.

    Në tetor të vitit 1991, pas një iniciative të Presidentit amerikan Bush, NATO vendosi të zvogëlonte numrin e armëve të disponueshme për forcat e saj sub-strategjike4 në Evropë për mbi 85 për qind. Ky zvogëlim u kompletua në korrik të vitit 1992. Si pjesë e këtyrë zvogëlimeve, të gjitha kokat luftarake bërthamore për forcat sub-strategjike të NATO-s të lansuara nga toka (duke përfshirë artilerinë bërthamore dhe raketat tokë-tokë) u eliminuan dhe bombat e gravitetit të lëshuara nga ajri u zvogëluan për më se 50 për qind. Përpos kësaj, të gjitha armët bërthamore për forcat detare sipërfaqësore u hoqën. Procesi i eliminit përfshinte nja 1 300 armë bërthamore artilerike dhe 850 koka luftarake të raketave LANCE. Të gjitha kokat luftarake bërthamore që u ishin caktuar këtyre forcave janë hequr nga inventari i NATO-s.

    Shumica prej tyre tashmë janë eliminuar dhe armët që kanë mbetur duhet të eliminohen në të ardhmen e afërt. Shtetet e Bashkuara gjithashtu i kanë eliminuar tërësisht sistemet detare strategjike/sub-strategjike përveç raketave kryqëzore ta lansuara nga nëndetëset, të cilat nuk janë më të dislokuara në det në kohë paqeje. Përpos kësaj, SHBA i ka dhënë fund tërësisht rolit bërthamor për aeroplan-bartësit me aeroplanë me aftësi të dyfsihtë. Sot, të vetmet armë bërthamore të stacionuara në tokë që i ka në disponim NATO janë bombat bërthamore të Shteteve të Bashkuara që mund të dergohen me aeroplanë me aftësi të dyfishtë të disa Aleatëve. Lokacionet e deponimeve bërthamore të NATO-s gjithashtu kanë pësuar reduktim masiv (rreth 80 për qind) pasi që sistemet e armëve janë eliminuar dhe numri i armëve është zvogëluar. Në të njëjtën kohë, është instaluar një sistem deponimi i armëve, i ri, më i sigurt dhe i qëndrueshëm.

Me fundin e Luftës së Ftohtë, në një ndryshim të mëtejshëm të rëndësishëm, NATO pushoi së mirëmbajturi plane të qëndrueshme bërthamore në kohë paqeje për situata të paparashikueshme dhe caqe shoqëruese për forcat e saj bërthamore sub-strategjike. Si rezultat i kësaj, forcat bërthamore të NATO-s nuk e marrin më në thumb asnjë vend. Duke e shfrytëzuar më tej mjedisin e përmirësuar të sigurisë, NATO ka ndërmarrë një numër hapash për të shkurtuar numrin dhe nivelet e gatishmërisë për aeroplanët e saj me aftësi të dyfishta. Në një iniciativë tjetër unilaterale, në dhjetor të vitit 1996, Ministrat e jashtëm dhe të Mbrojtjes të NATO-s shpallën se zgjerimi i Aleancës nuk do të kërkonte ndryshim në pozicionin e saj të reduktuar në masë të madhe dhe se NATO nuk ka

“as synim, as plan, dhe as arsye të dislokojë armë bërthamore në territorin e vendeve të reja anëtare, as kurrfarë nevoje për të ndryshuar asnjë aspekt të pozicionit bërthamor të NATO-s apo të politikës bërthamore, dhe se nuk parashikon asnjë nevojë të ardhshme për të vepruar ashtu”.

Forcat e mbetura të NATO-s sub-strategjike shumë më të vogla, në të ardhmen e parashikueshme, do të vazhdojnë t’i përmbushin kërkesat e Aleancës për sprapsje.

 

  • 3 vota. Mesatarja e 4.33 të 5.

Komentet

  • taulant
    • 1. taulant Më 09/06/2012
    Pershendetje, kush ka mundesi te me dergoj literatur per punimin me temen: 11 Shtatori nje kthese ne marredhenjet nderkombetare..konkretisht ndikimi ne arenen nderkombetare...FLM per mirkuptim....
  • jin kazuya
    • 2. jin kazuya Më 25/04/2012
    Me fundin e Luftës së Ftohtë, në një ndryshim të mëtejshëm të rëndësishëm, NATO pushoi së mirëmbajturi even të qëndrueshme bërthamore në kohë paqeje për situata të paparashikueshme dhe caqe shoqëruese për forcat e saj bërthamore gold miner jogos sub-strategjike. Si rezultat i kësaj, forcat bërthamore të NATO-s nuk e marrin më në deride asnjë vend.
  • Top Windows Hosting
    UK E KUPTOJME AQ MIRE, KJO ALEANCE QE NJIHET SI NATO VERTET ESHTE PER PAQE, APO ATY KU ESHTE INTERESI I TYRE, PSI NE DIME DHE JEMI DESHMITAR NGA MEDIAT E NDRYSHME QE KANE PUBLIKUAR SE NATO NJE VEND KA NDIHMUAR PER PAQ, POR NE NJE VEND TJETER KA NXITUR DHUNE E LUFTE, PER INTERES SE TYRE APO PER NDONJE PRETEKST SE TYRE
  • instant payday loans
    My spouse and i still cannot quite feel that I could always be one of those reading the important recommendations found on this blog. My family and I are seriously thankful for the generosity and for providing me possibility pursue our chosen career path. Appreciate your sharing the important information I managed to get from your site.
  • Patrioti shqiptar
    • 5. Patrioti shqiptar Më 30/01/2012
    TANI NJE GJE NUK E KUPTOJME AQ MIRE, KJO ALEANCE QE NJIHET SI NATO VERTET ESHTE PER PAQE, APO ATY KU ESHTE INTERESI I TYRE, PSI NE DIME DHE JEMI DESHMITAR NGA MEDIAT E NDRYSHME QE KANE PUBLIKUAR SE NATO NJE VEND KA NDIHMUAR PER PAQ, POR NE NJE VEND TJETER KA NXITUR DHUNE E LUFTE, PER INTERES SE TYRE APO PER NDONJE PRETEKST SE TYRE