Pirro Cako - Heret a vone (me tekst)

Me floket e tu kur era loz, behem xheloz,
parfumi qe leshon, me deh, me turbullon
Shtiza jane veshtrimet e tua,
finte e llastime per mua.
endrra me sy hapur pafund nis e fantazoj:
Trupin tend te brishte femeror kur ledhatoj

Ti me zigzaget e tua gracka me ngre,
mister dhe djallezi ke ne shpirt, por magjike je
Ndalem te puth hapat e tua,
sa shume te marroska nje grua
Vetem qenia jote si rob me gjunjezon,
syte nga une ti do t'i kthesh, heret a vone!

(refreni)
Heret ose vone, une e di,
ti ne "kurth" do biesh,
pre' nga dashuria
Heret ose vone, une e di,
ti do te "dorezohesh".
Ne nje shtrat ne,
etjen do ta shuajme
Heret ose vone, une e di,
do te roberohesh,
ti nga xhelozia
Heret ose vone, une e di,
ti do te jesh e imja!

Ti me kapriciot e tua, sa me tundon,
ajri qe ti prek perreth elektrizon
Une i humbur jam pa ty,
e humbur je dhe ti pa mua...
Fjalet i merr era, me kot veten mundon,
koken do ta vesh tek une heret a vone!

  • No ratings yet - be the first to rate this.