Universiteti i Tiranës

Themelimi i tij daton më 1957 por është për tu përmendur fakti se gurët e parë në themelimin e Universitetit të Tiranës janë vendosur  që me  krijimin e institucioneve të para arsimore që prej vitit 1946. Qysh atëherë kanë kaluar disa dhjetëvjeçarë dhe bashkë me ta breza të tërë pedagogësh, shkencëtarësh, punonjësish dhe studentësh. Dhe suksesi i Universitetit të Tiranës u kushtohet pikërisht atyre. Prandaj, mijëra studentë të rinj që e njohin këtë traditë dhe profesorët që punojnë me ta, ecin në gjurmët e tyre, duke u përpjekur vazhdimisht për të qenë kudo dhe në çdo kohë më të mirët.


Universiteti ynë, si çdo institucion tjetër arsimor, i ofron komunitetit një shërbim të vyer. Rritja e cilësisë së shërbimit dhe, në veçanti, përsosja e nivelit të mësimdhënies dhe kërkimit shkencor, arrihen nëpërmjet komunikimeve të vazhdueshme dhe të frytshme me studentët. Prandaj ai është promotor i elitës studentore, të cilën e ndihmon me forma nga më të ndryshmet, duke nxitur edhe funksionimin e mirë të përfaqësive studentore, që studentët, si një nga grupet kryesore të interesit në arsimin e lartë, të jenë pjesë e procesit të vendimmarrjes.

Universiteti i Tiranës

View site

  • Asnjë vlerësim. Bëhu i pari që e jep atë!

Ju duhet të keni hyrë brenda për të postuar një koment