Universiteti i Shkodrës 'Luigj Gurakuqi'

Mbi një truall të begatë e me tradita të shquara e të gjithanshme do të lindte më 2 shtator 1957 (me vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 150, datë 18. 04. 1957) Instituti i Lartë Pedagogjik i Shkodrës (ILP), duke qenë e para shkollë e lartë në vend pas asaj të Tiranës, një nga institucionet më të rëndësishme të vendit dhe qendra më e madhe mësimore, kërkimore - shkencore dhe kulturore e Veriut të Shqipërisë.
USH ka kaluar nëpër disa etapa zhvillimi
    •    Instituti Pedagogjik në periudhën 1957 - 1970 qe shkollë e lartë me afat studimi 2-vjeçar. Fillimisht pati dy degë: Gjuhë - Letërsi - Histori dhe Matematikë - Fizikë. Në vitin akademik 1962 - 1963 u hap edhe dega Biologji - Gjeografi, duke qenë kështu i vetmi institucion që përgatiste kuadrin mësues për arsimin 8 - vjeçar për gjithë Shqipërinë. Gjatë kësaj periudhe u diplomuan 4505 mësues në të dy sistemet (me dhe pa shkëputje nga puna).
    •    Gjatë viteve 1970 - 1982 ai funksionoi si Institut i Lartë Pedagogjik me afat studimi 3-vjeçar. Pati katër degë : Gjuhë - Letërsi, Histori - Gjeografi, Matematikë - Fizikë dhe Biologji - Kimi. Në vitin 1981 hapet dega e Ciklit të Ulët (që përgatit mësues për shkollën fillore). Gjatë kësaj periudhe u përgatitën 3169 mësues për të dy sistemet.
    •    Për 9 vite me radhë, 1982 /1983 - 1990/1991 vijoi të funksionojë si institut i lartë pëdagogjik me afat studimesh 4-vjeçar. Gjatë kësaj periudhe përgatiten 1912 mësues në të dy sistemet. Me vendim të Këshillit të Ministrave nr. 124, datë 01. 04. 1989, ILP i Shkodrës merr emrin e atdhetarit dhe dijetarit të shquar Luigj Gurakuqi.
    •    Me vendim të Këshillit të Ministrave nr. 124, datë 28. 05. 1991 Instituti i Lartë Pedagogjik ngrihet në nivelin e universitetit (Universiteti i Shkodrës "Luigj Gurakuqi")...

Universiteti i Shkodrës 'Luigj Gurakuqi'

View site

  • Asnjë vlerësim. Bëhu i pari që e jep atë!

Ju duhet të keni hyrë brenda për të postuar një koment