Universiteti 'Fan S. Noli' Korçë

Universiteti i Korçës, tashmë me një përvojë gati 41- vjeçare, është rritur dhe zgjeruar me fakultete e programme të reja, me personel akademik të kualifikuar, në shërbim të një numri gjithnjë e më të madh studentësh.

Universiteti i Korçës u krijua në dt. 7 janar 1992, mbi bazën e Institutit të Lartë Bujqësor të Korçës (1971-1992), me tre fakultete: i Bujqësisë, i Mësuesisë dhe i Ekonomikut. Në vitin 1994 iu dha emri “Fan S. Noli” dhe po këtë vit pranë tij u çel edhe Shkolla e Lartë e Infermierisë. Në vitin akademik 2009 - 2010 u hap në qytetin e Pogradecit Filiali i Universitetit të Korçës në programin e studimit Turizëm. Ne vitin akademik 2011-2012 Fakulteti i Mesuesise u nda ne dy fakultete:

  • Fakulteti i Shkencave Natyrore dhe Humane
  • Fakulteti i Edukimit dhe Filologjise

Në Universitetin "Fan S. Noli" të Korçës studiojnë afërsisht 7200 studentë. Në të japin mësim 130 pedagogë efektivë (mbi 70 për qind e të cilëve janë me tituj dhe grada shkencore), si dhe 115 pedagogë të jashtëm.

 Studimet në këtë universitet organizohen me kohë të plotë dhe me kohë të pjesshme në tre cikle: cikli i parë "Bachelor" cikli i dytë:"Master Shkencor" dhe "Master Profesional", dhe cikli i trete: "Doktorature" mbështetur në Deklaratën e Bolonjës

Universiteti 'Fan S. Noli' Korçë

View site

  • Asnjë vlerësim. Bëhu i pari që e jep atë!

Ju duhet të keni hyrë brenda për të postuar një koment