STUDENTI I SË DREJTËS “ne jemi nën kushtetutën, por kushtetuta është ajo çfarë gjyqtarët thonë se është”. (charles evans hughes)
STUDENTI I SË DREJTËS

Universiteti Bujqësor i Tiranës - UBT

foto rektorati

Universiteti Bujqësor i Tiranës (UBT), është qëndra e vetme e formimit universitar, pasuniversitar, kërkimit shkencor, trajnimit dhe e ekstensionit në fushën e bujqësisë dhe ushqimit (Agronomi, Hortikulturë e Mbrojtje Bimesh, Ekonomi dhe Politikë Agrare, Agromjedis dhe Ekologji, Teknologji Agroushqimore, Zootekni dhe Biznes Blegtoral, Akuakulture dhe Menaxhim Peshkimi, Inxhinieri Pyjore, Përpunimi i Drurit dhe Mjekësi Veterinare etj.)

I krijuar më 1 nëntor 1951 si Institut i Lartë Bujqësor (ILB), me statusin e një Universiteti, me 1991 u emertua Universiteti Bujqësor i Tiranës (UBT).

Eshtë Kampusi unikal universitar në Shqipëri, vendosur në një kodrinë të pyllëzuar, në periferinë veri-perëndimore të Tiranës, vetëm 7 km nga qëndra e Qytetit.

UBT ka për mision edukimin profesional dhe kërkimin shkencor në fushën e bujqësisë, ushqimit dhe mjedisit. Misioni i tij lidhet me formimin bujqësor në drejtim të zhvillimit të bujqësisë moderne dhe garantimit të ushqimit të shëndetshëm dhe cilësor. Arritja e këtij objektivi madhor fokusohet në prodhimin e nevojshëm dhe shpërndarjen e mjaftueshme, cilësinë e lartë të produkteve bujqësore e blegtorale, menaxhimin e kujdesshëm të tokës, ujit, ajrit dhe përdorimin e harmonizuar të funksioneve të hapësirës së blertë dhe të kaltër.

Universiteti Bujqësor i Tiranës - UBT

View site

  • Asnjë vlerësim. Bëhu i pari që e jep atë!

Ju duhet të keni hyrë brenda për të postuar një koment